-
FMN reagon sot për vjedhjen e Bankës dhe ecurinë ekonomike

Tiranë - Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të përmbyllë vizitën dyjavore në Shqipëri me një konferencë, ku do bëhen publike të dhënat mbi ecurinë ekonomike por edhe qëndrimi për vjedhjen e ndodhur në Bankën e Shqipërisë si dhe për arrestimin e Guvernatorit Ardian Fullani.
Takimi i fundit i ekspertëve ndërkombëtarë do zhvillohet në Ministrinë e Financave, ku do të marrin pjesë, Ministri i Financave Shkëlqim Cani, Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj si dhe Guvernatorja e komanduar Elisabeta Gjoni.
Vizita e radhës e FMN-së ka përkuar me skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë dhe pritet që kreu i misionit, Nadeem Ilahi, të mbajë një qëndrim në lidhje me këtë çështje, siç ka deklaruar edhe më parë.
Kjo vizitë e ekspertëve të një institucioni ndërkombëtar financiar është rutinë dhe zhvillohet çdo tre muaj, që pas akordimit të fondit prej 330 milionë eurosh për Shqipërinë.
Në këto vizita, ekspertë të FMN-së vlerësojnë ecurinë ekonomike në vend, por edhe disbursimin e fondeve të dhëna deri më tani. Shqipëria do të marrë këstin e radhës në shumën e 27 milionq eurove në fillim të tetorit.
Në vizitën e radhës, FMN-ja ka dhënë rekomandimet edhe për rishikim e buxhetit 2014, por edhe për hartimin e buxhetit për vitin 2015.
ORA NEWS
-
-
Për: FMN reagon sot për vjedhjen e Bankës dhe ecurinë ekonomike
Shtyhet deklarata e FMN-së, zgjaten negociatat
FMN do të mbajë qëndrim për skandalin e bankës. Diskutime për investimet dhe borxhet
Zamir Alushi
Cani FMNDeri mbrëmë vonë nuk u arrit të mbylleshin bisedimet mes delegacionit të FMN-së dhe stafit të ekspertëve të Ministrisë së Financave, të kryesuar nga ministri Shkëlqim Cani. Të pranishëm në bisedime kanë qenë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj dhe zëvendësguvernatorja e BSH-së, Elisabeta Gjoni. “Negociatat e zgjatura dhe axhenda e ngjeshur na detyrojnë që të shtyjmë publikimin e deklaratës”, tha një burim pranë grupit të ekspertëve të Financave. Mësohet se ka pasur diskutime të vështira për destinacionin e të ardhurave të krijuara. “Performanca e mirë e Tatimeve dhe Doganave ka krijuar një debat pozitiv, se ku do të përdoren këto fonde. Qeveria këmbëngul për investime publike, ndërsa FMN-ja rekomandon për t’i kanalizuar këto para në shlyerjen e borxheve të qeverisë”, tha burimi zyrtar. Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga Nadeem Ilahi kishte paralajmëruar për dje mbylljen e vizitës dyjavore në Tiranë pas një shqyrtimi të ecurisë së zbatimit të kushteve të huas së FMN-së dhe të parametrave të financave publike. Ky është një mision rutinë tashmë, në fund të të cilit i dërgohet bordit ekzekutiv të FMN-së në Uashington një deklaratë, miratimi i së cilës do të thotë dritë jeshile për këstin e radhës të huas. Që pas akordimit të kredisë prej 330 milionë eurosh për Shqipërinë, këto vizita të ekspertëve të FMN-së vlerësojnë çdo 3 muaj ecurinë ekonomike në vend. Sipas kalendarit të marrëveshjes, Shqipëria do të marrë këstin e radhës në shumën e 27 milionë eurove në fillim të tetorit. Në vizitën e fundit, FMN-ja ka dhënë rekomandimet edhe për rishikimin e buxhetit 2014, por edhe për hartimin e buxhetit për vitin 2015. Të dyja këto kërkesa janë në zbatim e sipër. Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar kreu takime me përfaqësues të Ministrisë së Financave, Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Tatimeve, Doganave, INSTAT-it etj. Në fokus të bisedimeve ishin situata makroekonomike, zhvillimet dhe perspektiva, të dhënat rreth rritjes ekonomike, inflacioni, performanca e të ardhurave, ecuria e taksave, shlyerja e detyrimeve të prapambetura, reformat në sektorët e energjisë, pensioneve etj., investimet e huaja, niveli aktual i borxhit dhe planet për vitet e ardhshme, buxheti i shtetit, shpenzimet, tavanet dhe investimet. Në përfundim të bisedimeve, pritet të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp e shefit të misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, atij të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, guvernatores së komanduar të BSH-së, Elisabeta Gjoni.
Misioni
FMN, qëndrim për skandalin e bankës
Vizita e delegacionit të FMN-së përkoi me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në thesarin e Bankës së Shqipërisë, e cila është pjesë e mbikqyrjes së këtij misioni. Vetëm disa ditë pasi ish guvernatori Fullani u takua me FMN-në në selinë e Bankës së Shqipërisë, ndodhi arrestimi I tij nga prokuroria. FMN, pas insistimit të medias, ishte shprehur se duhej pritur të përfundonte hetimi, megjithatë një qëndrim zyrtar do ta mbante në konferencvën për shtyp pas përfundimit të misionit 2-javor. Por, në konferencën e radhës do të jetë pasuesja e tij, guvernatorja në detyrë, Elisabeta Gjoni. FMN, shumë kohë më parë ka bërë vërejtje në një raport të sajin për mënyrën e auditimit të Bankës së Shqipërisë.
Shqip
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt