Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Si e vleresoni punen e diplomacise shqiptare MPJ ???

    Ne kete jave te nxehte nga tensionet me SB, si e vleresoni ju punen e diplomacise shqiptare ose te MPJ?
    Po mbron ajo denjas, interesat e shqiptarve ne arenen nderkombetare?
    Po i kundervihet ajo me profesionalizem e me risultate, sulmit te diplomacise SB?
    Ishte ajo e gatshme per te qeverisur situatat e papritshme te krijuara kete jave?
    E ka pergatitutur ajo mire sic duhet terrenin e nisjes se bisedimeve AL-SB, sepse sic dihet nisja e mire eshte gjysma e punes? Apo ja ka lene kete ne dore rastesise ose edhe me keq "rivaleve" ?

    Personalisht me duket se diplomacia eshte ne gjume te thelle ne kete periudhe.
    Degjuam disa deklarata as mish as peshk te ministrit te jashtem dhe shume nuk kuptuam.
    Duket sikur MPJ eshte e frenuar per "te mos prishur pune". Per te mos "lenduar" a "fyer" askend. A eshte kjo strategjia e duhur?! Me siguri jo.
    Asgjekundi nuk degjova ndonje deklarate te qarte te MPJ, qe flamuri/harta e shume folur, zbritur nga qielli nga nje patriot qe meriton respekt - (beri me shume ai, se sa i gjithe
    departamenti i MPJ prej dhjetra vitesh, por ky eshte topic tjeter).
    E pra ky harte/flamur, hic te re nuk paraqet.
    Vec territoret e ballkanit ku shqiptaret jetojne si autoktone.
    Asgje kjo nuk ka te beje me projektin e Shqiperise se madhe, te cilin neve shqiptaret nuk e kemi ne liste.
    Askush nga MPJ nuk foli per kete dhe nuk morri ne mbrotje harten/flamurin.

    Na u desh te degjonim pordhet e "UEFA"s- Askush ama nuk beri proteste qe ndeshja duhet te ishte bllokuar qe me perpara,
    qe ne fillim te klithmave antishqiptare ne stadium, lojtaret tane nuk duhet te detyroheshin te luanin ne nje klime te tille. Kjo nuk eshte loje, jo per standartet nderkombtare.
    Ishte pergjegjesi e UEFA, Federates Serbe dhe shtetit serv qe kjo mos ndodhte. Askush nuk ua kujtoj, as u kerkoi llogari.

    Na u desh te degjonium akoma pretendimet e UEFAs se lojtaret shiptare, refuzuan te rifillonin lojen.
    Askush nuk u kujtoj se ata moren grushta, karrige ne koke nga tifoze e steward serbe. Ata u lenduan fizikisht dhe ne moral. Ata jane njerez dhe jo copa druri.
    Ata nuk duheshin lene deri ne ate pike. FshF duhet zeruar pasi mban pergjegjesi per mungesat/rreziqet e krijuara (por edhe kjo eshte topic tjeter)
    Askush nuk u kerkoi llogari per kete.

    Na u desh te degjonim zyrtaret serb te na kujtonin shqiptaret qe kane shkuar te luftojne per kalifatin ne Siri.
    Askush nga MPJ nuk na kujtoi se shqiptaret po luftojne prej disa vjetesh ne Irak e Afganistan perkrah Natos.
    Se qeveria a AL, ne menyre konkrete po mbeshtet Irakun/Afganistanin ne luften kunder kaosit te ekstremisteve.
    As nuk u kujtoj serbet qe po luftojne perkrah filoruseve ne Ukraine.
    As u kujtua gjekund, pacavurja qe serbet krijuan ne Kroaci/Bosnje/Kosove, pra ne Balkan.

    E pra, diplomacia shqiptare eshte me te vertet ne gjendje te mjeruar dhe fare e paafte per te perballuar me profesionalizem
    "rivalet" e saj, te cilet po e "hane te gjalle".
    Ne kete "lufte" mediatike, faktet, historirat, eventet jane vec gjysma e punes.
    Duhet te dish ti paraqisesh, ti kujtosh, ti radhitesh, ti pershtasesh, ti flasesh ne gjuhen qe Europa kupton me mire, per ti trasformuar ne "realitete".
    E pra, diplomacia jone me mermeritje, me fjale te pathena, me krekosje te panevojshme, me mungese pergjegjesie, me frike per te folour, nuk din ta perballojne.
    Une uroj qe dikush atje siper, ta vere re kete dhe pergjegjesin tja faturoje atij qe eshte ne krye te ketij departamenti. Keshtu nuk ecet perpara dhe "luften e kemi te humbur"
    jo per faj te BE ose USA ose Rusise, por per faj te paaftesise tone per te krijuar profesionalitete te afta dhe venien e tyre ne krye te vendeve te duhura.


    Tung.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shaboni : 19-10-2014 mė 09:03

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Pėr: Si e vleresoni punen e diplomacise shqiptare MPJ ???

    Shqiptaret e lenduar fizikisht/shpirterisht (reagim plotesisht normal) dhe ata qe tentojne ta politizojne kete ceshtje duhet te kuptojne se Rama nuk shkon ne Beograd per t'i kerkuar "te falur" popullit serb e aq me pak Vucic! Rama disa dite me pare e shprehu qarte qendrimin e tij ne lidhje me situaten e ndezur... Ai pohoi: "Shqiperia e madhe eshte makthi i serbve, jo projekti yne(i Shqiperise)" Rama shume mire mund t'ja percjelle kete mesazh, Presd. te atjeshem duke e pare ne sy. Njekohesisht, duke e pare serish ne sy, eshte nje mundesi ideale per t'i kerkuar llogari atij per sjelljet kafsherore te asaj 'pjese' te popullit qe ai perfaqeson njemend, gjate ndeshjes ne Beograd.
    Nese Shqiperia do te luaj rolin e "te sfumuarit" dhe hape rruge nje "lufte nderkufitare" kjo s'ka per t'i sherbyer aspak Shqiperise, thjesht do te behet pengese e panevojshme per aspiratat e Shqiperise per te ardhmen e saj ne BE. Shqiperia dhe politikanet qe e perfaqesojne s'mund te bejne hapa mbrapa, duke u sjelle po aq tinezisht sa edhe "futbolldashesit" serb! Brenda kornizave te diplomacise qe te ofron politika e jashtme, situates se tensionuar duhet t'i jepet vemendje maksimale dhe jo injorim te problemit.
    Cfare avantazhesh do t'i sillte Shqiperise anulimi i vizites se 22 Tetorit? Do te krijoheshin perceptime te pa qėna per te dy palet ndaj njera-tjetres dhe do te vertetoheshin akuzat dhe kunder akuzat, per me teper do te ndikonte per mė keq ne te ardhmen e te dy popujve me histori tashme konfliktuoze!!
    Eshte tjeter gje nese vizita anulohet prej pales serbe. Atehere, ata do te linin te kuptohej se s'do te kishin fytyre te shihnin ne sy nje politikan te rangut te larte te erdhur nga Shqiperia, ose per interesa serbo-ruse e dikujt tjeter, do te luanin rolin e agresorit qe ben viktimen! Serbia egzekutive duhet mbajtur pergjegjese dhe jo t'ja lehtesojme barren duke derguar sinjale perceptimesh si "super te ndjeshem" dhe rrjedhimisht te dobet!!

  3. #3
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Pėr: Si e vleresoni punen e diplomacise shqiptare MPJ ???

    Shabon, me ēfarė duket MPJ dhe tėrė qeverisė Rama akoma si kanė ardhur direktivat e duhura prej znj. Merkel dhe zt. Toni Bler. Prandaj qė mos u habit sepse qeveria ėshtė vigjilente dhe jo nė gjumė tė thellė ashtu sic pretendon ti. Por pikėsėpari duhet merret mendimi i shokėve anglezė dhe gjermanė.

    Unė jam kundra shkuarjes sė tij nė serbi. Mė e arsyeshmja do ishte tė vijė km serbisė nė Shqipėri, kuptohet nėse ata duan tė hapin njė kapitull tė ri nė rajon. E pėrsėris edhe njėherė njė km i popullit shqiptar nuk e ka pėr detyrė as morale dhe as protokollore tė vizitojė serbinė. Ata duhet tė vinė dhe me vizitėn e tyre duhet tė ndihmojnė nė shkrirjen e akujve dhe nė njėfarė mėnyre tė kėrkojnė ndjesė tėrthorazi.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Si e vleresoni punen e diplomacise shqiptare MPJ ???

    MPJ = Marrja Popullit Jane
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Si e vleresoni punen e diplomacise shqiptare MPJ ???

    O Shabano,

    Sa merr vesh dhia nga tagjia, merr vesh edhe Edi Rama nga diplomacia!

    Diplomacia shqiptare jo vetem ka deshtuar totalisht, por sot ajo e gjen veten ne te njejtat pozita si ne 1939: Shqiperia nuk ka me diplomaci pasi Shqiperia nuk eshte me e lire, eshte e pushtuar. Me viziten e tij ne Berlin, Edi Rama ia shiti sovranitetin e diplomacise shqiptare Angela Merkel dhe austriakeve. Dhe gjithe interesat e atij vendi qe kryeministri i vendit duhet te ruaje e perfaqesoje, i shkeli me kembe. E perse do te thuash ti? Per nje foto te bukur ne krah te kancelares gjermane, me te cilen mund te beje politike ne Shqiperi, qe ti rrisi ca pike vetes. Pra interesat personale, triumfojne mbi ato kombetare.

    Situata ne te cilen e ka futur Shqiperine kjo qeveria e re ne nje kohe rekord, eshte shume e frikshme.

    - E mban mend diplomacine e "Turqia Vellai i Madh", qe alarmoi gjithe vendet e rajonit dhe partneret nderkombetare?
    - Po diplomacine e "armeve kimike te Sirise" qe na prishen me amerikanet, e mban mend?
    - Po diplomacine e "na jepni statusin e vendit kandidat se kjo eshte pilul antidepresion per popullin shqiptar", a e mban mend?
    - Po viziten e shokut Rama ne Gjermani tek Angela Merkel dhe "Konferencen e Ballkanit" te mbajtur ne Berlin, ku shoku Rama na u betua se do vizitonte Serbine e se te gjitha problemet e Ballkanit zgjidhen me integrimin ne BE, a e mban mend?
    - Po deklaraten e ministrise sone te jashtme kunder Rusise kur Krimea shpalli pavaresine e saj, a e mban mend?

    Deshtimi i diplomacise shqiptare nuk eshte se "nuk ngre zerin" apo "nuk u pergjigjet" sulmeve te vendeve fqinje, por deshtimi i saj total eshte situata ne te cilen ajo tashme e gjen veten. Ajo jo vetem ka humbur sovranitetin e kontrollin e saj, por ajo po ve sot ne rrezik me shume se kurre interesat tona kombetare: sigurine e jetes, sigurine e paqes te gjithe shqiptareve ne Ballkan! Maredheniet e tensionuara me te gjitha vendet fqinje, perdorimi nga BE si nje mashe per te trazuar zjarrin e interesave ruse ne Ballkan, si nje menyre per ti bere presion Putinit, garanton vetem nje gje: garanton qe shqiptaret sot e gjejne veten nen shenjester e nen kercenim, si pjese e lojes se superfuqive te kohes.

    Ne kish nje arritje qe diplomacia shqiptare kish bere ne keto 20 vjetet e fundit, ajo ishte perkushtimi ndaj ruajtjes se paqes e fqinjesise se mire me te gjitha vendet e rajonit e botes. Fale kesaj politike u arriten anetaresimet ne KE, NATO, clirimi i Kosoves, vizita e presidentit Bush ne Tirane, pavaresia e Kosoves dhe liberalizimi i vizave me BE. Me keto qendrime qe ka mbajtur kjo qeveria e re ne vetem 1 vit ne pushtet, i ka rene me shkelm gjithckaje te arritur ne 20 vjet.

    Diplomacia shqiptare vdiq. Sovraniteti i Shqiperise vdiq. Po doni te pyesni per diplomacine shqiptare, mos shkoni e pyesni ne MPJ, por shkoni e pyesni ambasadorin gjerman ne Tirane.

    Dhe me e bukura fare eshte se keta qe kemi sot ne pushtet, bijte e denje te baballareve komuniste, dhe niperit e partizaneve komuniste te Enver Hoxhes, muajin tjeter do festojne "70 vjetorin e clirimit te vendit nga nazi-fashistet!" Kush e di se sa do te gezohen baballaret e gjysherit e tyre kur te mesojne qe nipi i tyre ia fali Shqiperine Gjermanise, pa shkrepur as nje pushke te vetme.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-10-2014 mė 23:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •