Close
Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 112
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Pėr: Maks Velo: Pse jam antiverior e antimusliman

    Maks Velo, te paska rene per hisė te te gjykojne dhe dy-thundraket, malukatėt e trumcaket. Taksirat e ke! Jane po ato "fytyra" qe duruan ē'burrerimin 500vjet osmanllij e pesedhjete-vjet te tjere degjenerim total psiko-socialo-shpirteror ne cmendinen komuniste!! Zoti i faltė e i'u ndricofte mendjet, heret a vone!

    Tani nje analize me themel e ceshtjes("injorantit te popullit") Maks Velo:
    Nje pjese e mire e shqiptareve "te vertete" perpara se te flasin brockulla ne emer te ndjenjes se larte "te patriotizmit te castit" se pari kane nevoje per leksione ne fjalorin drejtshqiptues te fjaleve te huaja te shqiperuara me "zorr" (te pa mirestudiuara nga shumica dhe me perceptim te pranuar negativ dhe subjektiv). Kjo po qe s'u falet, aq me teper intelektualeve "kerpudha" qe mbijne mbas ndonje shiu a rrebeshi psiko-neurologjik...... Prefiksi/parashtesa "Anti" nuk eshte shqip si fjale. Nese dikush i drejtohet me "Anti" nje grupimi te caktuar, apo nje ideologjie, apo nje personi ne vecanti, nuk do te thote ky person X urren pa masė apo kerkon t'i shpalle lufte personit/grupimit/ideologjise qe perfaqeson, qofte dhe te mbjelle urrejtje me karakter/force "atomike" mes dy grupimesh me pikpamje te kunderta. Ky personi X qe shfaq/mban kete qendrim(anti.....) ndaj dikujt tjeter i cili(ne rastin Maks Velo) manifeston nje forme KUNDERSHTIMI/mos renie dakord me menyren/sjelljen/ bashkeveprimin me te tjere dhe gjithe shoqerine njekohesisht, menyre e cila U]bie ndesh[/U] me normat e lejuara/pranuara nga nje shoqeri me baza te shendosha moderne/neutrale/besnikeri barazie ligjore(mjedis ku te gjithe jane njesoj te barabarte perpara ligjit). Jo disa e zbatojne e disa te tjere, jo vetem qe s'e marrin per baze ne rregullimin e marredhenieve me pjestare te tjere te shoqerise, por kane guximin prej injoranti ta anashkalojne/shkelin ate sipas tekave!!

    Maks Velo, ti jeton ne nje tjeter bote, ndersa keta qe te dhimbsen me te teper ty(qe u tregon me gisht shejtanlleqet, prapesilleqet) sesa vetja e tyre e mjere, jetojne ne nje realitet krejt te ndryshem!

    Maks Velo une ty te mirekuptoj ne menyre perfekte. Ti je nje antiberishian sesa nje antiverior! Dhe te jap plotesisht te drejte; te jesh Antiberishian(ērregullues demokracie, aspak perhapes/themelues i saj) duhet te jete detyre e cdo shqiptari qe kerkon me te miren e atij vendi!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 09-09-2014 mė 04:08

  2. 3 antarėt mė poshtė falenderuan EXODUS pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Korcar-L1 (11-09-2014),WesternBlot (09-09-2014),xfiles (11-09-2014)

  3. #32
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Maks Velo: Pse jam antiverior e antimusliman

    maks velo eshte nje cope mishi me 2 sy dhe nuk shikon se si xhelozia I ka pushtuar egon, nese ai eshte anti verior eshte ceshtje e atij nga qe nuk I arrin dot burrerine e malesorit, le te merret me maniaket e 2 grupit.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  4. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,080

    Pėr: Maks Velo: Pse jam antiverior e antimusliman

    nuk e dija qe kur hena i afrohet shume tokes (si sonte ) i linka pasoja edhe maksit te velos

    artikulli ???

    as nuk ja vlen te diskutohet fare , cdo komb ka vlerat dhe antivlerat e veta , dhe shqiptaret nuk bejne perjashtim nga ky rregull

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ATMAN pėr postimin:

    Sayan2003 (12-09-2014)

  6. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,080

    Pėr: Maks Velo: Pse jam antiverior e antimusliman

    Denis Dyrnjaja:

    KUNDĖR NDARJES KRAHINORE E FETARE

    Kohėrat qė kalojmė dhe situata social-politiko-ekononike, nuk na japin luksin pėr ndasi krahinore e proēka fetare. Nė kėtė vend ku rrethanat krahinore e fetare janė tė miksuara, mjafton shumė pak "benzinė nė zjarr" pėr tė krijuar destabilizim.

    Para se me qenė verior ose jugor, jemi shqiptarė e para se me qenė myslimanė, katolikė apo ortodoks jemi shqiptarė. Asgjė dhe askush pėr asnjė motiv s'duhet tė harrojė sesa e brishtė ėshtė paqja sociale nė kėtė vend dhe s'duhet tė bjerė pre e asnjė propagandė fetare ose krahinore qė do tė mbillte dhunė ose diskriminim tė panevojshėm. S'duhet tė biem pre e pasthirrmave histerike e ogurzeza qė vijnė nga ēallmat e veladonėt fetare kurdo, kudo e nga kushdo qofshin ato. Mos tė biem pre e "fitilave tė shkurtėr intelektualė" qė ndizen e digjen si fishekzjarrė pėr tė turbulluar mendje njerėzore.

    Maturia, qetėsia dhe vetėpėrmbajtja janė vlera tė kombeve tė mėdha. Tė vegjėl kemi qenė gjithmonė. Ėshtė rasti tė tregohemi kur duhet edhe tė mėdhenj!

  7. #35
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Pėr: Maks Velo: Pse jam antiverior e antimusliman

    Cfarė thotė Maks Velo e ēfarė heshtin tė tjerėt

    Njė intervistė ndryshon nga njė ese, sepse ėshtė mė direkte, shpreh edhe emocionet, jo vetėm refleksionet. Dhe intervistat i duhen shoqėrisė pėr tė kuptuar pulsin e njerėzve e jo vetėm platformat e tyre tė menduara. Nė kėtė mėnyrė duhet kuptuar edhe intervista e Maks Velos nė MAPO. Po ashtu edhe reagimin e Agron Gjekmarkajt, sepse ishte flakė pėr flakė. E menjėhershmja e jep njeriun, kurse e menduara jep vetėkorrigjimin e tij, pra njėfarė kompromisi me mjedisin. Kur i analizon tė dyja, lexuesi kupton cila ėshtė gjendja emocionale nė sektorė tė ndryshėm tė kėsaj shoqėrie qė heq akoma keq pėr t’u unifikuar nė temat kryesore, pika e parė: ku dhe pėr ēfarė s’jemi nė njė mendje qė tė ndeshemi me shoshoq me transparencė. Cilėsimet nė titullin e dytė janė tė gabuara dhe shkak pėr t’u penduar. (Personalisht jam nisur qysh i vogėl me njė kult pėr thelbin arbnor tė Shqipėrisė, dhe po pėrfundoj gati tek e kundėrta: vlerat na vijnė nga “thekat” e atij thelbi, sepse thelbi vetė ka vajtur tėrė kohėn pėr kėsmet nė qendrat e fuqisė kudo ku kanė qenė. Kėshtu, shpresa jonė po largohet nga termi komb, pėr tė arritur si gjithė bota tek termi shoqėri, ku cilido qė ofron kontribute tė vlefshme ėshtė i mirėpritur).

    Dallimin mes gegė dhe verior qė bėn Maksi, unė e kuptoj si njė pėrcaktim ndjesor dhe disi arbitrar ku ai ndan dy momente, reagimin fillestar dhe tė thellė nė fėmini, qė vėrtetohet me vlerėsime nė moshė tė pjekur pėr Gegėrinė me mjaft shembuj, aq sa lejon njė intervistė, dhe katandisė ku arriti ajo mbas komunizmit dhe prej komunizmit, katandi tė cilėn e mbulon me emrin Veri. Njė artisti i lejohen tė tilla licenca. Nuk mund tė quhet assesi antishqiptarizėm njė dhembshuri pėr kėtė katandi edhe pse e ashpėr, qė fundja bazohet nė shifra. Ato shifra duan shpjegim, tė cilin duhet ta bėjnė sė pari polemistėt me tė, kurse ai vetė nuk ėshtė i detyruar ta bėjė. Asgjė e tillė nuk ėshtė bėrė. Antishqiptarizėm nuk mund tė quhet vajtimi mbi katastrofėn urbane dhe tėrbimi mbi atė morale qė e mbėshtesin me nėnqeshje OJQ-tė e panumėrta. E qeshura e tyre tė kujton vargun “Se te qante kur tė qeshnin”, mbi njė tjetėr rast atėherė kur i bihej tė drejtit dhe resti hante e pinte. Ėshtė pėr t’u habitur qė reagohet egėr ndaj kėtij “vajtimi” gati tė vetmuar, ngaqė s’gjen dot shokė me zė qė “t’ia mbajnė” nė kėtė apati horrllėku qė na ka zėnė, dhe ku kori i lashtė i tragjedisė na duhet urgjentisht. Pėr t’u habitur qė realiteti ynė nuk kuptohet si “Nėno moj vajto merr malin!”, dmth qė jemi vėrtet keq dhe qė duhet falėnderuar e pasuar ai qė ka edhe ndjeshmėrinė dhe kompetencėn ta stigmatizojė, qoftė edhe pa takt. Merret pretekst pse ai e kėrkon edhe shkakun e parė tė kėsaj katandie tek pushtuesi pesėshekullor me pasojat. A nuk e ka e tėrė elita jonė po kėtė shqetėsim dhe vetė Komuniteti Mysliman, qė tė gjejė njė qėndrim tė menduar mirė ndaj asaj perandorie qė na dėmtoi nė kockė, duke e pėrcjellė jashtė tėrė energjinė e fisit, jo vetėm, por dėmtoi rėndė edhe botėn arabe dhe vetė Islamin me antiestetizmin e saj, njė sundim me pasoja kozmo-historike tė pallogaritshme si ato qė vėrtetohen sot nė Lindjen e Mesme. I mendon elita jonė kėto, por me rehati e jo me njė emocion tė tillė si ky arkitekt e artist qė ka kaluar njė jetė tė tėrė me kėtė preokupim. Ai kėrkon tė reagohet ndaj kėsaj gjendjeje, ndaj e kalon fajin aty ku e gjen tė dukshėm, qė nga pushtuesi e turma jonė qė iu bind atėherė, e deri te ēmenduria pasionale e sotme e disa sektorėve tė rėndėsishėm tė myslimanizmit nė hapėsirėn shqiptare, qė doli fare papritmas duke rrezikuar ecjen tonė europiane. Si do t’i pėrgjigjemi, mos me skema tė njė “uniteti tė ēeliktė” etj., e duke e lėnė problemin tė qelbet nė qilim? Nga ana tjetėr, personalisht e mendoj edhe si njė lapsus tė tij termin “mysliman” pėr tė thėnė ndofta otoman ose fanatik, aq mė tepėr kur dihet (nuk e di a e di autori) se mysliman ka kuptimin “besimtar”, pra njė temė qė sot po mundon botėn islame (debati nėse myslimani, pra besimtari ėshtė baras me jo terrorist, dhe urojmė tė zgjidhet ashtu nė tėrė sferėn islame, bile Velo e hipotetizon kėtė zgjidhje kur thotė se “kur tė mos jetė mė e dhunshme kjo fe, nuk do tė jem mė antimysliman”. Opinioni mund dhe duhet t`i pranojė edhe shpėrthimet, si i sėmuri ethen; ato e sintetizojnė gjendjen si kundėrvėnie tezash; edhe pse shpesh me teprime, kjo ėshtė mėnyra qė na vjen nga shoqėritė ku liria e fjalės ėshtė konsoliduar plotėsisht dhe pasqyron gamėn reale tė opinioneve e emocioneve, pa fshehje e hipokrizira (hard talk).

    Ka 13 vjet qė ka dalė libri i Dom Simon Jubanit, me plot probleme tė ngritura me zė tė lartė nga njė autor i besueshėm sepse qe i paepur nė koherencėn e tij, por nuk po i pėrmend ato kush qysh atėherė. Mos liria e fjalės tek ne ėshtė me “sovranitet tė kufizuar”? Shpėrthimet gjenerojnė debate pėr tė prurė me anėn e tyre sqarime, pra procesin e pastrimit. Por vihet re se ka dhe mbeturina ndofta tė pavullnetshme, ndaj dhe tė vlefshme pėr vrojtuesin e nėnvetėdijes, mbetje tė sė kaluarės kur dilet nė mbrojtje tė njė uniteti tė shtirur, dmth tė diktuar, tė provuar pėr kohė tė gjatė si fasadė, sepse ka qenė i pjesshėm, i copėtuar, pra i kalbur. Uniteti pret ende tė formulohet mbas kaq traumash e njė historie tė keqformuluar. S’ka mė vend retorizmi pėr mbrojtjen e citatedelės qė ėshtė bėrė shumė herė shesh fushimi tė huaj. Pastaj jemi shtet modern, ashtu e duam tė gjithė, shtet tė qytetarėve. Konkretisht, le ta marrim si lajthitje pandehmėn e Gjekmarkajt se Maks Velo qenka vllah, gjė qė duhej verifikuar por si njė gjė krejt pa rėndėsi. Rėndėsi ka kjo: Ja dhe ėshtė vllah! E pastaj? Ē’kuptim ka tė kritikohet sinqeriteti i tij, makar gabimi i tij ose guximi i tij mbi kėtė bazė? Prononcimet e forta qenkan privilegje qė i takokan vetėm trungut shqiptar, arbėr, ndėrsa degėt u dashka tė tregohen tė matura? Jo, ky pozicion ėshtė njė gjė e papjekur mė e pakta. Liria e fjalės duhet t’i kalojė patjetėr disa shtigje tė tilla, t’i sheshojė mirė e mirė ledhet, pėr tė dalė nė atė qė u programua mė 1991 si “shoqėri e hapur”, tė cilėn nuk e shohim ende nė horizont.
    09/09/2014 • By Lekė Tasi

    Mapo

  8. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: Maks Velo: Pse jam antiverior e antimusliman

    Nuk kuptoj pse skandalizoheni nga e verteta,

    Respekte per Maks Velon qe ka guximin te thoje troē qe mbreti eshte lakuriq.

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar xfiles pėr postimin:

    jarigas (12-09-2014)

  10. #37
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Maks Velo: Pse jam antiverior e antimusliman

    1. Njehere thote veriore dhe njehere thote gege...Maksi percares
    2. Skenderbeu, Nene Tereza jane nga veriu i Shqiperise, Aii Pasha perdhunoi e vrau shqiptare dhe quhet hero...Maksi ne kontradikte me veten
    3. Laci, Fushe Kruja jane Shqiperi e mesme...Maksi tap ne gjeografi
    4. Jugu: bandat e Vlores, ajo e Zanit dhe Gaxhait, banda e Beratit e Altin Dardhes, banda e Lushnjes e Aldo Bares etj...Maksi tap ne histori
    5. Hashash ne Lazarat, hashash ne Dukagjin...Maksi tap ne kimi...ashtu s'lexon gazeta dhe nuk shikon lajmet
    6. Permend Berishen dhe harron Nanon, Ramen e kompani...Berisha shqiptar, Nano e Rama rumune...Maksi shikon vetem me nje sy si polifemi
    7. Veriu myslyman, kur gjysma e veriut jane katolike...Maksi jo-besimtar, por harram njeri
    8. Maksi nuk respekton fete e ndryshme dhe harmonine mes tyre

    Sido qe ta rrotullosh artikullin e Maks Velos lexon vetem vrer pa asnje fare lidhje apo kuptimi. Doja me gjithe shpirt t'i jepja te drejte ne ndonje pjese te shkrimit, por s'po gjeja as edhe nje te veteme. Me e bukura eshte se pretendon ta quaje veten intelektual, patriot apo atdhetar, por qe i fut te gjithe derrat ne nje thes. Per mua ky eshte me talebani nga te gjithe, nje antishqiptar dhe hic. Nuk ndertohet nje vend me te shara dhe ofendime pergjithesuese or Tunxh!

    p.s. "Liza ne boten e cudirave" mesiguri qe do jete shkruar ne shqiperi, se a ka me cudi kur Maksi thote qe ka "luftuar" ne krahe te Skenderbeut????!!!! A do ja kish hedhur qurrat valle Skenderbeu ketij intelektuali? Kush e di, me mendjen qe ka Maksi me siguri edhe do e kishte bindur Skendon
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  11. 3 antarėt mė poshtė falenderuan Elian70 pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    -Zana- (11-09-2014),Albo (11-09-2014),par (11-09-2014)

  12. #38
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: Maks Velo: Pse jam antiverior e antimusliman

    Citim Postuar mė parė nga Elian70 Lexo Postimin
    1. Njehere thote veriore dhe njehere thote gege...Maksi percares
    2. Skenderbeu, Nene Tereza jane nga veriu i Shqiperise, Aii Pasha perdhunoi e vrau shqiptare dhe quhet hero...Maksi ne kontradikte me veten
    3. Laci, Fushe Kruja jane Shqiperi e mesme...Maksi tap ne gjeografi
    4. Jugu: bandat e Vlores, ajo e Zanit dhe Gaxhait, banda e Beratit e Altin Dardhes, banda e Lushnjes e Aldo Bares etj...Maksi tap ne histori
    5. Hashash ne Lazarat, hashash ne Dukagjin...Maksi tap ne kimi...ashtu s'lexon gazeta dhe nuk shikon lajmet
    6. Permend Berishen dhe harron Nanon, Ramen e kompani...Berisha shqiptar, Nano e Rama rumune...Maksi shikon vetem me nje sy si polifemi
    7. Veriu myslyman, kur gjysma e veriut jane katolike...Maksi jo-besimtar, por harram njeri
    8. Maksi nuk respekton fete e ndryshme dhe harmonine mes tyre

    Sido qe ta rrotullosh artikullin e Maks Velos lexon vetem vrer pa asnje fare lidhje apo kuptimi. Doja me gjithe shpirt t'i jepja te drejte ne ndonje pjese te shkrimit, por s'po gjeja as edhe nje te veteme. Me e bukura eshte se pretendon ta quaje veten intelektual, patriot apo atdhetar, por qe i fut te gjithe derrat ne nje thes. Per mua ky eshte me talebani nga te gjithe, nje antishqiptar dhe hic. Nuk ndertohet nje vend me te shara dhe ofendime pergjithesuese or Tunxh!

    p.s. "Liza ne boten e cudirave" mesiguri qe do jete shkruar ne shqiperi, se a ka me cudi kur Maksi thote qe ka "luftuar" ne krahe te Skenderbeut????!!!! A do ja kish hedhur qurrat valle Skenderbeu ketij intelektuali? Kush e di, me mendjen qe ka Maksi me siguri edhe do e kishte bindur Skendon
    Tek pika 6 ke harruar me barbarin Enver Hoxhen! Mendoja se fati me i keq i Shqiperis ishin vendet fqinje, por me sa duket jane vet Shqiptaret!
    I LOVE GOD

    j&g

  13. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    24

    Pėr: Maks Velo: Pse jam antiverior e antimusliman

    Para disa muajsh, takova nje korcar si puna e Maksit ketu ne Amerike. Kish qene ne Shqiperi ne 23 qershor 2013 e kish votuar.

    - Per ke votove? - e pyeta.
    - Per Edi Ramen, per ke tjeter. Pse Sali malokut do t'ia jepja voten?! - ma ktheu.

    Une buzeqesha per momentin dhe kjo i beri pershtypje.

    - Pse qesh? - me pyet.
    - Po qesh se po pyes veten: nga ndryshon ti qe e mban veten per intelektual e burre te zgjuar, nga ai veriori i pashkolle qe voton per Saliun vetem se eshte me origjine nga Veriu?!

    I zene paksa ngushte pasi nuk i kish shkuar ndonjehere kjo gje ne mendje, ma kthen si per te dale nga situata:

    - Po une nuk jam malok, une jam korcar!

    E qeshura ime u be paksa me e theksuar ne fytyre, dhe i thashe shkurt e qarte:

    - Ne syte e mi, si ti qe e mban veten per burre te zgjuar e me shkolle, edhe ai veriori i pashkolle qe ti perbuz ne kete menyre, jeni dy kokat e te njejtes monedhe. Ajo qe ju identifikon ju si njerez nuk eshte identiteti shqiptar, por identiteti krahinor, i qytetit, fshatit, krahines se origjines.

    - Ti qenke salist i keq! - dhe me keto fjale u largua. Ishte menyra e tij si per te thene: Si guxon ti qe te me barazosh mua me ate "malokun" e pashkolle dhe te thuash qe kemi te njejtin mentalitet! Pune e madhe se une e vura gishtin atje ku dhemb, tek e verteta.

    Maksi eshte krenar qe eshte korcar dhe kujton se duke qene korcar, ai eshte me i mire, me i bukur, me i zgjuar se gjithe shqiptaret e tjere.

    O Maksi, edhe Jisu Krishti kete urdher u dha pasuesve te vete: "Krijoni sa me shume vlera dhe urreni sa me shume fqinjin tuaj." apo jo? Te ka shkelur ndonjehere kemba ne ato meshat qe mbahen ne Katedralen e Korces?

    Maksin e kemi "mik te mire e te ngushte" te kryeministrit Rama, keshtu qe mos ma shani shume ju lutem, se u mbetet qejfi 1 milion votuesve te Rilindjes qe ia dhane voten shokut Rama!

    Po shokun Rama e kane pyetur se cfare ka per te thene per komentet e mikut te tij te ngushte?

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 11-09-2014 mė 14:22

  14. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Albo pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Sayan2003 (12-09-2014),skender76 (12-09-2014)

  15. #40
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Pėr: Maks Velo: Pse jam antiverior e antimusliman

    qe je salist ate mbaje..

    Maksi eshte krenar qe eshte korcar dhe kujton se duke qene korcar, ai eshte me i mire, me i bukur, me i zgjuar se gjithe shqiptaret e tjere.
    Ne nje menyre apo tjetren, ti vet e konfirmon me keto qe korcaret jane me te miret......nejse gjera qe dihen
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •