Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 112
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Maks Velo: Pse jam antiverior e antimusliman

    kisha respekt per Maksin, por po filloj te respektoj me shume xhaxhin....ka pas te drejte si per kete edhe per ate (Tosin)...keta o kane rrjedhur o kane qene shume te fshehur...ne vend qe te nxjerrin me emra ata qe u kane bere keq, fillojne e shajne veriun, skenderbeun, nene terezen e kompani....keta perfundimisht i dhekllaroj te deshtuar.

    p.s. kur thua jam antigeg fut percarje or tunxh....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  2. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Elian70 pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    ATMAN (09-09-2014),Sorkadhe_Kelcyre (07-09-2014)

  3. #22
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Pėr: Maks Velo: Pse jam antiverior e antimusliman

    Citim Postuar mė parė nga Wordless Lexo Postimin
    Mund tė gjente mėnyrėn e duhur pėr t'u shprehur, sepse nė kėtė mėnyrė qė ėshtė shkruar artikulli, ose e kan bėrė me qėllim qė shkrimi tė tėrheqė sa mė shumė blerės gazete, ose pėr tė nxitur debate e konflikte !!
    Edhe ti si "e ėma e Zeqos maj thanes" ??
    Titulli eshte tejet provokues, por as une nuk jam ne mendjen e intervistuesit, apo publicistit!
    Nese lexon me gjakftohtesi permbajtjen, dhe nese nuk "infektohesh emocionalisht" nga titulli "jashtekontekstual" besoj se do e kapesh esencen e gjithe ceshtjes "antiverior" Ai pohon se verioret e sotem(deri diku ne dukje subjektiv) nuk jane mė Gegėt e nje here e nje kohe, pasi ai vėren nje degradim/shkuarje mbrapa... te banoreve(pergjithesim) te kesaj zone.
    Maks Velo, eshte mbase patrioti me i flakte nga te gjithe NE qe bejme "llaka-tuka" ne kete teme, e aq me teper pseudopatriotet e islamizuar deri ne palce! Ai e do Shqiperine me te gjitha VLERAT e trashegimise, ato qe kane mbijetuar e ato qe po i "zhben" koha dhe vete NE shqiptaret apatike, moskokcares, simptoma e te infektuarit me dokrat e Islamit!!!


    Ju duket se keni padurim ndaj bedenave, miteve, Kanunit, ndėrkohė qė flisni pėr vlerat e pazėvendėsueshme tė trashėgimisė. A mos e keni fjalėn pėr njė trashėgimi vetėm tė krishterė e posaēėrisht ortodokse, pra kishat e ritit bizantin, ikonat e afresket? A mos jeni pėr njė Shqipėri paraosmane? A nuk ėshtė kjo e pamundur?

    Kėshtu si e bėni Ju pyetjen, sigurisht ėshtė e pamundur. Kur njė njėri numėron pasurinė e fillon nga ato mė me vlerė, nė fillim diamantet, pastaj florinjte, pastaj eurot dhe nė fund leket. Pasuria e njė kombi merr nė konsiderate nė radhė tė parė ato me tė ēmuarat. Kodikėt e shekullit 6 dhe 9-tė, Epitafi i Gllavenicės, ikonat ( mbi 5000 – je) dhe afresket (ndėr to edhe ato tė Rubikut ). Nėse kėto janė Ortodokse pėr mua ka pak rėndėsi, kėto janė sikurse janė katėr B–tė e mėdhenj Budi, Buzuku, Bardhi dhe Bogdani.

    Kėto vepra qė pėrmenda janė prodhim i Bizantit Ballkanik, atelietė ishin lėvizėse nėpėr manastire. Piktorėt ikonografė lėviznin nė gjithė siujdhesėn. Sot janė njė baze pėr tė bashkuar gjithė Ballkanin Perėndimor drejt Europės. Por mos harrojmė MARUBIN e madh dhe shumė tė ēuditshėm pėr nga moderniteti. Kanuni ėshtė njė nga Opuset mė madhore tė Drejtėsisė Mesjetare, ėshtė njė nga kodet bazė tė drejtėsisė botėrore. Ėshtė klasifikimi dhe kodifikimi i jetės se kaluar. Por duhet tė mbetej njė Opus shkencor. Kur aplikohet sot nė Veri, tregojmė se nuk kapėrcejmė dot Mesjetėn. Ne po bisedojmė pėr Trashėgiminė, dhe nuk zgjidhen dot kohėt, epokat, territoret, por vlerat. Onufri ėshtė nė kohėn osmane, por ka njė iluminim perėndimor.

    Mitet janė ėndrrat e popujve, pa to nuk deshifrohet dot historia.

    BEDENAT? Kemi Kalanė e Shkodrės, tė Lezhės, tė Krujės, atė tė Beratit dhe atė tė Gjirokastrės.

    Janė tė dėmtuara dhe kur shkon sikur do tė ikėsh sa mė parė, nuk po arrijmė dot t’i bėjmė tė lakmuara.

  4. #23
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Maks Velo: Pse jam antiverior e antimusliman

    Dėrguar nga arren mė 08-09-2014 nė 07:36

    jeni thjeshte nje psikopat I ngjyrosur nga sllavizmi dhe helenizimi I trojeve shqiptare,
    nuk duhet te harrosh shqiperia eshte aq e vogel sa nuk ndahet ne veri - jug, por morra si puna jote qe ju sherben apo je paguar nga sherbime te huaja fqinje per te krijuar ndasi nderfetare, kulturore,je thjeshte nje plesht me mjekerr
    ky eshte komenti im ne nje te perditshme mbi figuren e ketij pseudo intelektuali
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  5. #24
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Maks Velo: Pse jam antiverior e antimusliman

    Citim Postuar mė parė nga EXODUS Lexo Postimin
    Edhe ti si "e ėma e Zeqos maj thanes" ??
    Titulli eshte tejet provokues, por as une nuk jam ne mendjen e intervistuesit, apo publicistit!
    Nese lexon me gjakftohtesi permbajtjen, dhe nese nuk "infektohesh emocionalisht" nga titulli "jashtekontekstual" besoj se do e kapesh esencen e gjithe ceshtjes "antiverior" Ai pohon se verioret e sotem(deri diku ne dukje subjektiv) nuk jane mė Gegėt e nje here e nje kohe, pasi ai vėren nje degradim/shkuarje mbrapa... te banoreve(pergjithesim) te kesaj zone.
    Maks Velo, eshte mbase patrioti me i flakte nga te gjithe NE qe bejme "llaka-tuka" ne kete teme, e aq me teper pseudopatriotet e islamizuar deri ne palce! Ai e do Shqiperine me te gjitha VLERAT e trashegimise, ato qe kane mbijetuar e ato qe po i "zhben" koha dhe vete NE shqiptaret apatike, moskokcares, simptoma e te infektuarit me dokrat e Islamit!!!
    Epo ta thashė edhe njė herė po nuk e paske kuptuar... Maxi ka gjetur mėnyrėn e gabuar pėr tu shprehur, gjithashtu dhe intervistuesi e gazeta-shtypsi. Po t'i bėnte llogarit mirė, del qė duhet tė ishte anti-tosk e anti-ortodoks dhe jo anti-geg e anti-myslyman. Pse ? Fillo bėj llogarit se kush del mė shumė te kronika e zezė e edicionit tė lajmeve... Ja ta them unė : ē'do ditė del Fieri, pastaj njė herė nė dy a tre ditė e ka radhėn Vlora, Berati duke u pasuar me njė herė nė javė nga Koēa, Skrapari, Lazarati, Lushnja. Tirana e Durrėsi po dihet se kanė rekord vrasjesh e pedofilie, po hajde gjeje se nga janė ata qė i kryejn se emrat i kanė llesh , pjetėr e zef,, por edhe jorgo, thanas e petraq. Dalim tani te feja.... Kush ėshtė ai mysliman qė do t;ia bashkangjisė Shqiprinė Arabisė apo Tuqisė ( me pėrjashtim tė disa arabofilėve qė sot kanė vajtur nė Siri e Irak) ?? Mė thuaj tani se sa ortodoks e konsiderojnė Gėrqinė mėmėdhe tė dytė ose tė parė duke pasur parasysh dhe kėndimin ? Mė gjej njė tė parė xhamie Arab ose Turk ... e tė tė gjej unė ty njė alamet Janulle Mė thuaj njė rast tė futjes sė hundve nė punėt e brėnshme nga Arab e Turq e tė gjej unė 1 milion raste tė kishės Greke e Serbe...

    e nejse , ja kėsht i krijon konfliktet dallkauku Max biaggi
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  6. #25
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Pėr: Maks Velo: Pse jam antiverior e antimusliman

    Paska pėrmendur disa qytete tė Veriut si qendra tė krimit dhe monstruozitetit por harron tė na thotė se Lazarati nuk ishte nė veri, Zan Ēaushi dhe hordhitė e hakmarrjes pėr drejtėsi nuk ishin nė veri. Aldo Baret e lushnjarėve dhe Altin Dardhėt e Beratit nuk ishin nė Veri. A nuk e din Maks Velo qė edhe gjėma 50 vjeēare, periudha komuniste erdhi nga jugu dhe jo nga veriu.

    Krimi ska atdhe dhe nuk njeh krahinė. Pėr hatrin e njė idioti si Maksi nuk duhet tė merremi me krahinizma

    Islami sido qė tė ketė ardhur nė trojet shqiptare ėshtė fe e pjesės dėrrmuese dhe meriton respektimin dhe vendin e duhur.
    Edhe sikur tė ketė ardhur me dhunė, kjo nuk pėrbėn arsye qė tė braktiset apo urrehet. Maksi Velo nuk del dot prej injorancės sė tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Meriamun : 08-09-2014 mė 06:27
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  7. #26
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Pėr: Maks Velo: Pse jam antiverior e antimusliman

    AGRON GJEKMARKAJ
    Pak ditė mė parė, te gazeta “Mapo” lexova intervistėn
    e Maks Velos dhe nė momentin e parė nuk u besova
    syve, thashė me vete prit more se jam gabim. Por,
    pasi u ftillova dhe e rilexova, kuptova qė duhej t’i
    besoja tė zezės mbi tė bardhė. Ishte njė gjė e ndyrė.
    Fėlligėshtia vetė.
    Personalisht kam pasur njė lloj nderimi pėr Maks
    Velon, pėr burgun dhe persekutimin e padrejtė, pėr
    pikėllimin e njehsuar me siluetėn e tij, pėr veprėn piktorike dhe verbin intelektual,
    pėr ngritjen e zėrit ndaj barbarisė urbane dhe mungesės sė shijes qė ka pushtuar
    territorin shqiptar. Jam ndier keq kur kam marrė vesh se i kanė zėnė pusi dhe
    rrahur pėr hir tė opinioneve tė tij publike. Akte tė tilla shfaqin mjerimin e
    demokracisė dhe qytetarisė sonė.
    Me simpati e kam ndjekur atė kur ka ngritur zėrin ndaj ekstremizmit fetar,
    problem i cili mė shqetėson kur shfaqet nė secilin krah. Personalisht jam pėrfshirė
    nė debate tė tilla edhe vetė kur kam parė shenja dhe tendenca simpatie e nostalgjie
    pėr pushtimin otoman duke propozuar neootomanizmin si ardhmėri. Nevojėn pėr
    tė shprehur mendim e kam ndier kur nė optikėn time ėshtė konturuar flirti me
    robėrinė, kur denigrimi i Skėnderbeut dhe qėndresės sė tij nuk e toleron heshtjen.
    Gjithashtu kur feja ėshtė instrumentalizuar politikisht ose konflikti historik turkogrek
    ėshtė transformuar nė konfliktin shqiptaro-grek me sfond fetar, duke derdhur
    frustrimet tona mbi Janullatosin, pėrsėri duhej folur. Nė ēdo rast kam pasur
    bindjen qė kėto janė grupe minoritare dhe tė improvizuara, por tejet tė dėmshme
    nėse tolerohen apo stimulohen, po aq sa skuadrizmi fashist dhe nazist nė Europėn
    e viteve ‘20-‘30. Nuk i kam parė kurrė ata si pėrfaqėsues tė komunitetit mysliman
    nė Shqipėri, por si armiq tė tij. Njė pėrfshirje e tillė nuk ma ka zbehur asnjėherė
    vetėdijen se shqiptaret katolikė, ortodoksė dhe muhamedanė janė njėsoj
    shqiptarė, njėsoj europianė e njėsoj tė ngarkuar nga trashėgimia orientale,
    bashkėpėrgjegjės pėr tė gjitha dėshtimet dhe sukseset kombėtare, qofshin ata nga
    veriu apo jugu.
    Maks Velo me intervistėn e fundit nuk rri mė brenda njė opinioni intelektual, por
    heq valvulėn e siguresės dhe na spėrkat tė gjithėve me njė dalldi urrejtjeje fetare
    dhe krahinore, konkretisht ndaj myslimanėve dhe veriorėve. Ai e di se ēfarė thotė,
    ndaj hipotetizon se do ta quajnė tė ēmendur pėr t’ia hedhur paq. Duke sulmuar mė
    keq se Gjeorgjeviēi dhe Qosiēi strukturėn shoqėrore tė kombit tonė, gjeografinė e
    tij, bashkėjetesėn, pėrpjekjet e pėrbashkėta pėr integrim dhe emancipim,
    pritshmėria e tij qenka kaq modeste?! Jo! Kėsaj here askush nuk e quan veprim
    prej tė ēmenduri, qė kėqyret me habi e pak mėshirė, por teza tė neveritshme tė njė
    antishqiptari. Nė ēdo vend normal tė Europės do tė procedohej penalisht pėr
    nxitje tė urrejtjes fetare dhe krahinore.
    Maks Velo manipulon me historinė dhe me emrin e Skėnderbeut, kur e dimė fort
    mirė qė shumica dėrrmuese e shqiptarėve e njeh shpirtėrisht atė pėr Hero
    Kombėtar. Por atij i kėndet qė si pėrfaqėsues tė myslimanėve tė konsiderojė disa
    xhihadistė, pėr tė cilėt faji duhet kėrkuar te shteti dhe organet e tij tė sigurisė pėr
    njė sėrė arsyesh. Atė qė ka ndodhur nė 500 vjet, ia mbėshtjell aktualitetit duke
    injoruar ēdo fakt. Rrugėtimin e monumentit tė Skėnderbeut nė pjesėn mė
    myslimane tė kombit tonė, nė Kosovė dhe Maqedoni, e ka fshirė nga kujtesa.
    Pikėrisht atė pritje pėrtej imagjinatės me turma gjigante me mijėra makina,
    mijėra flamuj, kėnge e valle deri natėn vonė, qė “myslimanėt” shqiptarė po i bėnin
    “Atletit tė Krishtit”. Jo e jo, i do ata njė me hordhitė otomane, duke unifikuar
    qėndrimin me diplomacinė serbe te Millosheviēit dhe tezat neootomaniste.
    Sheshi kryesor i Prishtinės quhet “Nėnė Tereza” dhe ndėrtesa mė e madhe e kėtij
    qyteti ėshtė njė katedrale katolike po me kėtė emėr. Nuk i thotė asgjė Velos ky
    fakt!? Nė qytetin e tij tė prejardhjes nuk ka tė tilla.
    Epitafet, kodikėt, afresket, ikonat dhe kishat qė Velo ndershmėrisht i ka pėr zemėr,
    shumica e shqiptarėve i nderojnė po aq sa ai, ndėrsa Velo i pėrēmon tė tyret, qė
    nuk i njeh pėr tė tijat. Historia duhet lexuar nė kontekstin e tė ndodhurit tė saj dhe
    jo tė nxirret nga ai kontekst pėr tė nxitur pėrēarje dhe urrejtje nė vend. Kur ky
    veprim kryhet, atėherė ajo nuk ėshtė mė qėllim, por mjet. Tė lexuarit e saj tė
    pjesshėm ėshtė baras me gėnjeshtrėn. Tė qenėt i krishterė nė disa raste po
    shndėrrohet nė profesionin e Velos nė kėtė fazė tė jetės, meqenėse po i braktis
    profesionet e tjera, po ushtrohet nė tė riun nė variantin e tij fundamentalist.
    Ushqim mė tė mirė, sesa kjo intervistė pėr stomakun e babėzitur tė ekstremistėve
    islamikė, qė ai gjasme sulmon, nuk ka. Investim i jashtėzakonshėm pėr kauzėn e
    tyre. Ndaj kjo intervistė pėr mua ėshtė thjesht e poshtėr.
    Urrejtja spazmodike ndaj Veriut ėshtė e ngjashme dhe e argumentuar njėsoj
    ideologjikisht me atė tė jugorit Enver Hoxha, tė cilin Velo si rastėsisht e fshin nga
    historia. Maks Velo po kalon Shkumbinin me divizionin e parė sulmues si nė vitin
    1944.
    Tepri ėshtė t’i kujtohet kėtij shkumėzuesi se ēfarė ėshtė Veriu dhe veriorėt dhe sa
    kontribute kanė nė historinė e kėtij vendi, por mjaftohemi duke i kujtuar se
    Shqipėria pa Veriun ėshtė si Shqipėria pa Jugun. Perversėt dhe rrogėtarėt qė e
    duan kėtė vend nė ndasi krahinore, japin tė tilla gjykime. Velo i di kėto tė vėrteta,
    por nuk i interesojnė, sepse objekt i interesit tė tij duhet tė jetė diēka tjetėr. Nė
    Veri ka njė thėnie “Mos u zhburrnofsh nė pleqni!” Urim i fisėm, nga i cili M.Velo
    tashmė nuk pėrfiton dot prej tij.
    Por edhe ne i dimė disa tė vėrteta dhe ka ardhur koha qė pa komplekse atij dhe njė
    skalioni tjetėr kėtu nė Tiranė t’u thuhen. Shqiptarėt myslimanė e tė krishterė janė
    sjellė si asnjė komb tjetėr me vllahėt, nuk i kanė cenuar kurrė nė tė drejtat, gjuhėn
    dhe besimin e tyre. Madje, kur ata kanė dashur tė ndihen, tė sillen, tė quhen
    shqiptarė, i kanė pranuar si tė tillė vėllazėrisht pa i testuar nė u bėnė vėrtet. E
    pazakontė nė Ballkan. Shumė anėtarė tė kėtij komuniteti i kanė bėrė shėrbime tė
    vyera rilindjes sonė kombėtare, vetė Shqipėrisė, por disa tė tjerė, njė ēetė, tanimė
    nė epokėn e lirisė, ndiejnė pendesė pėr kėtė konvertim, zemėrim pėr etėrit e tyre,
    por mė shumė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt tolerantė!
    E ēuditshme, e pashpjegueshme, veē nė qoftė punė e paguar a maraz qė shqiptarėt
    ia dolėn tė kenė njė atdhe, dy shtete, gjuhė dhe kulturė tė konsoliduar, nė tė cilėn
    pėrfshinė me dashuri edhe vllahėt, tė cilėt qenė tė pafat, qė nė raste delikate ky
    skalion nė pėrgjithėsi i lidhur me diktaturėn i ngul thika pas shpine kėtij vendi, qė
    duhej tė ishte edhe i tyre.
    Disa detraktojnė Skėnderbeun, tė tjerė duan tė vjedhin Nėnė Terezėn, por shtati i
    tyre latreth nuk ua mban peshėn e hajdutėrisė dhe ajo i zė pėrfund, ndonjė zhytur
    nė amullinė e harresės do tė ngatėrrohet te lidhėset e kėpucėve tė Kadaresė si
    atentator imazhi, tellall apo qėrues peshku, pėr t’u identifikuar.
    Maks Velo ėshtė njėri prej tyre, i cili bėn sikur i mbron kėta, por baltos dhe urren
    popullin e tyre. Si askush tjetėr e deklaron urrejtjen ndaj myslimanėve dhe
    veriorėve si kulturė, si patriotizėm, si emancipim, si moto bashkėkohėsie pa ndier
    faj dhe turp dhe as frikė nga ndėshkimi ligjor. Tė parėt godasin simbolet, ky masėn
    njerėzore. Maks Velo, si pėrfaqėsues i njohur i vllehve tė penduar qė u bėnė
    shqiptarė, i themi pa racizėm, bėji ndonjė shėrbim komunitetit tėnd, shkruaj
    ndonjė gjė pėr historinė e tyre se po bdaret, pėr gjuhėn, fenė, kishat dhe zakonet,
    grigjat, kullotat dhe karvanėt e tė parėve tė tu! Shqiptarėt, mė shumė se
    ē’parashikojnė konventat demokratike, ju krijojnė ēdo mundėsi t’i kultivoni ato,
    siē kemi bėrė ndėr mote teksa i zgjidhin vetė punėt e tyre qoftė nė Jug, qoftė nė
    Veri mes tė krishterėsh dhe muhamedanėsh, qoftė aty ku takohen dhe
    bashkėjetojnė. Njė punė e tillė nga Maks Velo, nė heshtje dhe pėr disa vite mund tė
    na ndihmojė tė harrojmė intervistėn mė tė fėlliqur tė shtypit shqiptar nė 24 vjet
    liri tė dhėnė jo nga njė i ēmendur, por nga njė shovinist vlleh, njė antishqiptar i
    pikėlluar.

  8. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Pėr: Maks Velo: Pse jam antiverior e antimusliman

    Nuk jam dakort me ato me ato qe thote Maxi por nga ana tjeter ,per fat te keq, thot hapur ate qe shume shqiptare e thone fshehur midis tyre.

  9. #28
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Pėr: Maks Velo: Pse jam antiverior e antimusliman

    Wordless, s'kam shume kohe per t'u pergjigjur, megjithese edhe pergjigja ime do te ishte e pafrytshme, pertej asaj qe tashme kam shkruar. Sdq, urdhero!
    Tani, pse na shpie neper qorrsokake?? C'eshte ky dallim i kronikes se zeze, ne ate verior e jugor, qe kerkon te na shesesh per kunderargument?! C'jane keto paralelizma kontrastesh te dhunes se cdo forme, qe kerkon t'i m'veshesh menyres sate te kundershtimit te nje opinioni, tek e fundit personal te Maks Velos, per te justifikuar te kunderten e atyre qe pohon ky? E si mund te aplikosh nje logjike kaq lakonike(shkurtabiqe) kundrejt problemeve mė relevante(s'me kujtohet shqip kjo fjale) qe e kane mbajtur vertet peng kete komb, qe Velo merr guximin ngre pamvaresisht sulmeve idiote qe jane te paevitueshme ndaj personit te tij, aq me teper ne platformen publike mediatike?

    Pse gjithe kjo mani per t'i bere gjyq nje mendimi te lire? Injorance "e pa deklaruar" valle?!

    Maks Velo, e ka theksuar: ai eshte antiverior por jo antigeg! Nese nuk arrin te kuptosh kete, qofte ti qofte te tjere, atehere jeni ju siperfaqesore dhe paragjykus, pertej nje opinioni si i Velos.

    Per ate punen e arabeve shembullore, miqve turq, islamdashesve shqiptare, pergjigjen e ke tek nje postim me lart drejtuar ati Hoxhes se komunitetit musylman!!

    p.s Maks Velo tani na duall vlleh/sllav/grek/amazonas, se na paska "shqetesuar" tekat e krenarise sone dylekshe??!! Ju qofshi per kete bir mendjeje qe "i jepni" krahe sorrash.........!

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar EXODUS pėr postimin:

    jarigas (12-09-2014)

  11. #29
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Maks Velo: Pse jam antiverior e antimusliman

    Paraleli im ishte me vėnd. Ai nuk dėnon gjestet e individėve por njė krahinė tė tėrė.. (Ai thotė: jam antiveriorė") dhe unė prandaj thashė qė po tė ishte puna pėr krahasime kriminale , jugu i'a kalon veriut me dhjetra herė. Pastaj, ē'janė kėto shprehje jo gegė por verior ?!! Jo hoxh Alia po Ali Hoxha i thionė kėsaj Maksi bėn mirė t'i riartikulojė bajgat qė nxjerr nga goja tijė, para se t'i fusin ndonjė hu nė prapanicė rrugės Njė artisti nuk i lejohet tė shprehet si njė njeri me 4 klasė. Turp tė ketė ai dhe halerat qė i publikojnė marrėzit e tija.

    Me pak fjalė: Shqetsimin e tijė e ka ngritur nė mėnyrė tė gabuar dhe mbi tė gjitha tė njėanshme. Problemi qė ai ka ngritur ekziston nė ē'do pėllėmb territor tė Shqipėrisė dhe jashtė sajė
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Wordless pėr postimin:

    Enkeleu (11-09-2014)

  13. #30
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Maks Velo: Pse jam antiverior e antimusliman

    Ē’do tė thotė tė jesh antiverior…

    Nga Llazar Kumaraku on 08/09/2014

    -Reagim ndaj intervistės sė Maks Velos

    koment foto ilustrimKy shkrim lindi nga indinjimi i thellė i deklaratave tė z. Maks Velo, qė theksonte se ai ėshtė antiverior dhe antimysliman. Autori i shkrimit, qė nuk ėshtė as verior dhe as mysliman, u ndje i ofenduar intelektualisht nga kėto deklarata dhe i konsideron ato si banale dhe ordinere.

    Tė jesh intelektual nuk do tė thotė tė kesh mbaruar arsimin e lartė. Nuk janė intelektualė as ata qė kanė vuajtur nėn diktaturėn e regjimit komunist. Statusin e intelektualit nuk ta jep as mosha e thyer. Intelektual nuk tė bėjnė as artikujt shkencorė qė mund tė kesh botuar. Titullin intelektual ta atribuojnė kur ke disa cilėsi tė tjera. Le tė analizojmė mė poshtė kėtė fjalė.

    Baza etimologjike e fjalės intelektual ėshtė e njėjtė me atė tė fjalės inteligjencė dhe tė dyja derivojnė nga bashkimi i fjalėve latine intus=brenda dhe legere=lexosh. E thėnė nė fjalė tė varfra: pėr tė qenė intelektual duhet mė parė tė jesh inteligjent, ose mė saktė, i aftė tė shikosh gjėrat nė thellėsi dhe mos tė ndalesh si gjithė tė tjerė tek aparenca. Pėr mė tepėr nuk duhet tė gjykosh i bazuar mbi opinione banale dhe ordinere. Karakteristikė tjetėr e njė personi intelektual ėshtė ajo e mospėrgjithėsimit, por analiza e rasteve tė ndarė nga njėri-tjetri. Derivon nga mė sipėr se pėr tė qenė intelektual nuk mund tė ndash kulturėn apo artin ne kategori tė mėdha si verior apo jugor. Nga njė intelektual i vėrtetė as bota nuk mund tė ndahet nė e krishterė apo islamike. Midis dhe rreth tyre ka njė pafundėsi sfumaturash dhe besimesh.

    Tė jesh antiverior do tė thotė tė mos marrėsh nė konsideratė Gjergj Fishtėn, Ndre Mjedėn, Luigj Gurakuqin, Millosh Gjergj Nikollėn. Kjo do tė thotė tė fshish njė pjesė tė historisė e kulturės kombėtare. Tė jesh antiverior do tė thotė mos tė marrėsh nė konsideratė veprat e ekspozuara nė MAXXI (Museo nazionale delle arti del XXI secolo) tė Romės nga Adrian Paēi. Kėtė tė fundit zoti Velo mundet edhe mos ta njohė sepse nuk e ka hasur nėpėr ato “galeritė artistike” nėn pjergullat me hardhi ngjitur me lokalet qė frekuenton.

    Nga ana tjetėr tė jesh antimysliman do tė thotė mos tė marrėsh nė konsideratė arkitekturėn e Taj Mahal, tė xhamisė sė madhe tė Damaskut, tė Samarras, tė Kairouan, arkitekturėn e pallatit tė Ukhaidir, arkitekturat e qytetit tė Kajros. Tė jesh antimysliman do tė thotė tė mos respektosh arkitekturėn e Iranit, tė Turqisė, tė Egjiptit apo atė tė qyteteve spektakolare tė Tunizisė. Antimyslimanit nuk i intereson arkitektura e Sinanit apo dhe e shume arkitektėve tė tjerė qė kanė punuar nė vende islamike. Mora shembuj mbi arkitekturėn sepse besoj se Maks Velo mund tė jetė kompetent nė kėtė fushė.

    Tė mohosh njė pjesė tė kulturės apo tė profesionit tėnd do tė thotė qė, o je i pakulturuar, o je joprofesional nė atė qė ushtron.

    Dua tė theksoj edhe faktin qė injorant nuk ėshtė ai qė nuk di. Ai qė nuk di ėshtė i paditur dhe si i tillė nuk mund tė jetė nė asnjė mėnyrė intelektual. Injorant ėshtė ai qė injoron kulturėn dhe faktet.

    *Autori ėshtė Arkitekt.

    http://mapo.al/2014/09/cdo-te-thote-te-jesh-antiverior/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •