Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Rama në samitin e NATO-s në Uells (Video)

    Delegacioni shqiptar në samitin e NATO-s në Uells të Britanisë kryesohet nga shefi i qeverisë, Edi Rama dhe në përbërje të tij janë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

    Samiti, ku marrin pjesë delegacionet e nivelit të lartë të 28 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmussen, i cili nënvizoi se ky Samit do t’i shërbejë forcimit të partneritetit të Aleancës në përballje me sfidat e përbashkëta të sigurisë.

    Udhëheqësit botërorë, të mbledhur në Uells të Britanisë, po diskutojnë për rrezikun e grupit Shteti Islamik, Afganistanin dhe krizën mes Ukrainës dhe Rusisë. Si reagim ndaj atij që shihet gjerësisht si agresion rus, ata pritet të ndërmarrin hapa energjike për formimin e një force ushtarake të ndërhyrjes së shpejtë, që të mund të dislokohet me shpejtësi në zona të caktuara në Evropën Lindore.

    Takimi i sotëm filloi me një ceremoni për të nderuar forcat e armatosura të të gjitha vendeve pjesëmarrëse në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë që kanë luftuar në Afganistan. David Cameron, kryeministri i vendit mikpritës i përmblodhi sfidat madhore globale në komentet e tij në fillim të konferencës:

    “Trupat ruse janë ilegalisht në Ukrainë. Kërcënimi ekstremist islamist, është ringritur në një formë të re në Irak dhe Siri. Këto janë vetëm dy nga kërcënimet me të cilat ne përballemi. NATO-ja është spiranca e sigurisë sonë dhe gjatë këtyre dy ditëve, ne duhet ta rigjallërojmë dhe rifokusojmë aleancën për të përballuar rreziqet e reja dhe për t’u siguruar që ajo do të vazhdojë të garantojë stabilitetin në gjithë botën,” tha ai. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, para takimin e akuzoi Rusinë se po sulmon Ukrainën.

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Rama në samitin e NATO-s në Uells (Video)


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Rama në samitin e NATO-s në Uells (Video)



    Rama nga Samiti i NATO-s bën thirrje për njohje të Kosovës


    GazetaExpress E premte, 05 Shtator 2014 18:11
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë samitit të NATO-së që po mbahet në Wales të Mbretërisë së Bashkuar, ka kërkuar nga shtetet anëtare të kësaj aleance, që të njohin pavarësinë e Kosovës.

    Rama ka kërkuar nga të gjitha shtetet e NATO-s, që të lëvizin drejtë njohjes së realiteti të ri në Kosovë.

    Në ditën e dytë dhe të fundit të samitit të NATO-s, kryeministri Rama ka takuar kokë më kokë presidentin amerikan Barack Obama, takim ku është folur mbi zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, raporton Top Channel.

    Menjëherë më pas ka nisur edhe takimi me sekretarin e Shtetit John Kerry, që do vijojë bisedën e nisur mes kryeministrit shqiptar dhe shefit të Shtëpisë së Bardhë.

    Ndërkohë, në konferencën për shtyp që ka dhënë në Wales, kur është pyetur mbi takimin me homologun grek Andonis Samaras dhe interesin e palës greke për reformën territoriale, kryeministri Rama është përgjigjur se kjo çështje është atribut i Shqipërisë dhe e miratuar nga Parlamenti shqiptar.

    Sa për çështjet e pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë, Rama ka theksuar se, kjo nuk është një çështje e tillë por vetëm e Shqipërisë, për përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe minoriteteve.

    Sa për Marrëveshjen e anuluar të Detit, Rama ka shprehur gatishmërinë për ta trajtuar atë me qeverinë e Athinës. Ndërkohë, paralajmërohet një vizitë e kryeministrit grek në Tiranë, me ftesë të zotit Rama.

    Ndër të tjera, shefi i qeverisë sonë ka thënë se shqiptarët vijnë në këtë samit me kredite të rritura, përmes kontributit në misionet ndërkombëtare, “ndaj dhe Shqipëria meriton më shumë vëmendje nga NATO”.

    Rama ka folur edhe për mundësinë e anëtarësimit të Maqedonisë në aleancën e NATO-s, ku ka shtuar se, përveç kontestit të emrit me Greqinë, ky vend duhet të implementojë edhe Marrëveshjen e Ohrit, para se të bëhet një gjë e tillë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Llapi për postimin:

    mesia4ever (05-09-2014)

  5. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Rama në samitin e NATO-s në Uells (Video)

    Bravo Rama Maqedonia do te duhej te detyrohej qe te implementoje Marreveshjen e Ohrit para se te hyje ne NATO, kjo do te duhej te kushtezohej para se Maqedonia te anetaresohet ne NATO.
    Madje edhe nese Shqiperia hyn para Maqedonise ne EU do te duhej qe edhe per ne EU, Maqedonia te kushtezohej me implementimin e Marreveshjes se Ohrit. Kur Greqia anetaresimin ne NATO te Maqedonise e mban peng per nje emer, perse edhe Shqiperia te mos e bllokoje kur eshte fjala per te drejtat e bashkekombasve tane atje. Asgje tjeter, Bravo Rama kesi kryeministri i duhet Shqiperise.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •