Tiranë, 28-vjeçari vret me armë bashkëshorten më pas i jep fund jetës së tij
TIRANË- Krimi brenda familjes godet sërish kryeqytetin. Një 28-vjeçar ka qëlluar me armë bashkëshorten, duke e plagosur, ndërsa më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij.
Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme, rreth ores 17:00 në rrugën "Tefta Tashko" në kryeqytet, ndërkohë që ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes.
Policia e mbërritur në vendin e krimit, bën me dije se viktima është identifikuar si Enton S, ndërsa bashkëshortja e plagosur është ende e paidentifikuar. Kjo e fundit është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...ij-209677.html
Krijoni Kontakt