-
Ju
Ju ishit skllevėr, por hiqeshit tė lirė, tė qeshur, tė lumtur.
Ju mbaheshit pėr trima, por dridheshit nga frika.
Ju hiqeshit mė tė ndershmit e botės, por slatė bijė dhe mbesė dhe kushurirė pa e shitur nė Itali sapo muarėt vesh se kushton sa njė lopė.
Ju ishit tė uritur, por paraqiteshit tė ngopur.
Ju ishit tė rreckosur, por mbaheshit pėr tė veshur e tė mbathur.
Ju tani jeni tė lirė, por ankoheni gjithė kohėn, si tė palumtur, tė pakėnaqur, tė robėruar, tė prangosur.
Ju votoni, por tė zgjedhurit nuk i respektoni.
Ju votoheni, por pėr zgjedhėsit nuk doni tja dini.
Ju, kishit pak botime nėpėr librarira, por lexonit shumė, romane, poezira.
Ju tani keni pafund libra, por lexoni Aventurat e Noc Rrokut.
Ju kishit pak mundėsi pėr tė parė televizion, por shihnit shumė filma.
Ju tani keni pafund televizione, por shihni pak ose aspak filma.
Ju mbrėmjeve shihni shumė programe televizive me analista dhe opinionista qė tė lenė pa ment me dijenitė dhe shkathtėsitė e tyre gjirizore, por ju skuptoni, dhe kurrė skeni pėr tė kuptuar asgjė, sepse ata duke qėnė tė shitur nuk thonė dhe nuk do thonė kurrė tė vėrtetat qė ju interesojnė juve, por rrenat qė u interesojnė padronėve kockėn e tė cilėve ata lėpijnė.
Ju qė skishit as makina as qerre por kishit shumė qef tė udhėtonit, nuk mund tė shkonit dot, pa folur pėr Gollobordėn apo Korabin ku po tė shihnin tė rrasnin menjėherė brenda, as deri nė Spille ose Patok, se quheshin zona kufitare dhe tė gjente belaja.
Ju tani keni mjete tė fuqishme tė shpejta dhe rrugė pėr tė udhėtuar, por udhėtoni fare pak ose aspak. Po tė kalosh, pėr shembull, nė njė vend magjik, nga Peqini nė Lushnje pėrmes Darsisė dhe Dumresė, sheh kodra dhe liqere me tė ikė menia e kresė, por sheh a ssheh nja dy a tre makina, edhe ato tė banorėve lokalė.
Ju thoshit se e donit atdheun kur Shqipėria dergjej nėn thundrėn e njė ēete vrasėsish qė e quanin veten ēlirimtarė e fitimtarė etj., por tani qė Shqipėria nuk ėshtė e vrasėsave por e juaja, ju nuk doni Shqipėrinė, doni Italinė, Gjermaninė, Amerikėn.
Ju njė herė e njė kohė ishit cop e ēik, qėni skishte ku tu kafshonte, por nė Shqipėrinė e uritur dhe tė rreckosur brohorisnit si tė ēmendur pėr kinse suksese nė bujqėsi, pėr bukėn e siguruar nė vend, pėr festėn e grurit etj. etj. madje merrnit dhe ēmime ndėrkombėtare tė ushqimit.
Ju tani keni tė hani, dhe hani si derrat, keni mėsuar edhe ti hidhni mbeturinat nėpėr kazana qė vjen i merr makina disa herė nė ditė, por ankohemi se jeni fukarenj, se me zor mbushni barkun etj.
Ju tė rinjtė mbaroni shkollat jashtė, por sgjeni dot punė brenda se karriket i kanė zėnė tė vjetrit dhe si lėshojnė fytin tua ēash.
Ju Kosovėn ua ēliroi NATO, por ua zaptoi mafia.
Ju Maqedoninė perėndimore nuk ua preku kush, por po ua bėjnė ēorap politikanėt hileqarė dalė prej vetė jush tė cilėt ēirren pėr Liri dhe Shqiptari derisa e kthejnė pllakėn sapo ulen nė njė kolltuk dhe nisin tė heshin si peshq.
Ju doni taksa tė ulėta, mundėsisht asnjė taksė, por doni dhe makinėn tė vijė tė marri plehrat, doni tu asfaltohen rrugėt dhe rrugicat dhe gjithato lehtėsira tė tjera, me pare tė rėna nga qielli.
Ju i telefononi tjetrit, por gjithmonė pėr hallin tuaj, kurrė pėr ndonjė hall tė tijin.
Ju e ndihmoni partinė tė vijė nė pushtet, por pothuajse gjithmonė pėr interesa tė vogla, tė ngushta, meskine, pėr shembull, pėr tju gjetur ndonjė punė.
Ju gjithė kohėn e vrisni mendjen pėr dallavere dhe hilera, por nuk leni rast pa u ankuar pėr korrupsionin e tė tjerėve, korrupsionin e administratės.
Ju hiqni spinėn e dushit, demek pėr kursim, por jeni aq tė trashė sa nuk dini dhe nuk kuptoni se heqja e spinės nuk ėshtė veprim as inteligjent dhe as kursimtar, por thjesht njė gjest prej budallai.
Ju, kur jeni shitėsa nuk ja vini kurrė ēmimin mallit, por kur jeni blerėsa jeni gjithė kohėn tė revoltuar pėr ēmimin qė mungon, dhe ēėshtė mė e bukura, me shpresė pėr tė dalė fitimtar gjatė njė lufte tė fshehtė nervash disaminutėshe me shitėsin, nuk ja vini kurrė nė dukje mungesėn e ēmimit tė produktit mbi njė copė karton, ndėrkohė qė pėr ti kėrkuar faturėn tatimore as qė bėhet fjalė.
Ju, kur jeni hallexhinj, bėrtisni nė kupė tė qiellit kundėr korrupsionit, por kur bėheni nėpunėsa shndrroheni menjėherė, gjithmonė dhe rregullisht, nga bėrtitėsa tė revoltuar nė tė korruptueshėm dhe tė korruptuar tė heshtur dhe tinzarė.
Ju kur jeni fukarenj dhe shihni ndonjėrin qė pasurohet, sju zė gjumi, jeni gati ta shqyeni dhe tė merrni kazmėn tja shembni atė qė ka ndėrtuar, por kur qėllon qė ju bie ndonjė lek nė dorė dhe nisni e majmeni, nisni ta urreni, dhe bėni ēmos qė mundėsisht edhe ta vrisni armatėn e fukarenjve, alter egon tuaj, veten e dikurshme, nga frika se mos kthehet e hakmerret pėr tradhėtinė.
Ju edhe punoni, por punėn nuk e bėni mirė, e bėni keq.
Ju dini tė punoni dhe mirė, tė keni edhe rendiment tė kėnaqshėm, por vetėm nė punėt e liga, thashethemet, intrigat, spiunimet.
Ju keni apartamente tė mėdhaja tė bollshme tė teprueshme, por, meqėnse tė jetuarit nėpėr kotecat e dikurshėm ju ka hyrė nė gjak, e pamundur tė mos ja merrni frymėn vetes duke i mbyllur ballkonet me lloj lloj vetratash dhe duraluminash pėr tu treguar mė tė squt se arkitekti.
Ju keni mbi kokė qiell dhe kaltėrsi, por nuk i ngrini kurrė kryet ti shihni.
Ju keni Histori, por nuk doni tė lodheni ta njihni, preferoni tė shihni filma ku protagonistėt dhe heronjtė nuk janė kurrė njerėz normalė, por gjithmonė ose tuhafa ose vrasėsa.
Ju keni gjeografi, por nuk doni ta shkelni.
Ju keni fshatra tė hatashėm me banorė tė mrekullueshėm qė refuzoni ti vizitoni.
Ju keni pyje tė magjishėm, tė bukur dhe tė freskėt, por i prisni.
Ju keni mes jush njerėz tė ditur dhe tė ndershėm, por nuk i respektoni.
Ju keni miq qė ju duan, por nuk i doni, i refuzoni.
Ju flisni keq me fjalė tė rėnda dhe tė hidhura pėr fqinjin, tė largėtin, tė huajin, por ngaqė ata i keni frikė, atyre u rrini larg, nuk u afroheni, u mungoni.
Ju flisni butė, me fjalė tė ėmbėla pėr tė afėrmin, mikun, familiarin, por ngaqė tė afėrmėve qė nuk nuk ua keni frikė sepse prej tyre nuk ju vjen asnjė rrezik, u afroheni jasht mase, i invadoni, i rrini ngjitur, i bezdisni, u zini gjithė hapėsirėn, u teproni.
Ju keni ligje moderne qė nuk i respektoni.
Ju jeni tė rrethuar me qytetėrim prej tė cilit nuk doni tė mėsoni.
Ju dini shkrim e kėndim, por nuk lexoni.
Ju edhe kur lexoni, nuk kuptoni.
Ju edhe po tė kuptoni, nuk ndjeni.
05/09/2014 By Edison Ypi
Mapo
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt