Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 63
  1. #1
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    A është Turqia shtet mik?

    Tru shpërlarësit- oficerë të zbulimit me veladonin e hoxhallarëve e të shoqatave myslimane, përpiqen të vënë në zbatimin teorinë e Davutogllusë për ringjalljen e kufomës së osmanizmit apo fantazmës se neo-otomanizmit.

    1. Pak histori të hidhur

    Perandoria osmane gjatë pesëqind vjetësh sundimi u shqua me mizori të pashembullta ndaj shqiptarëve. Edhe në fazën e shthurjes, kur ushtria otomane tërhiqej nga tokat shqiptare, nuk tregoi mëshirë ndaj të okupuarve, por i luftonte me egërsi formacionet e armatosura shqiptare që përpiqeshin t’i dalin para ushtrive të koordinuara serbe, malazeze e greke. Në vend të mëshironte tokat e pushtuara të cilat po i braktise, duke ua lëshuar okupatorëve të rinj edhe më mizor, otomanët dogjën qindra katunde e qytete shqiptare, bombarduan me artileri lokalitete duke lënë pas vetës shkrumb e hi. Ua lehtësuan pushtimin armiqve tanë, prandaj nuk e patën vështirë trupat serbe, greke e malazeze të merrnin që në sulmet e para territoret shqiptare, sepse shqiptarët ishin dërmuar nga ushtria qyqare turke që po tërhiqej nga sytë këmbët para serbëve e grekëve më të fuqishëm.

    Perandoria turke ua fali me traktate të paqes njëzetë vjet para se të tërhiqej mbi 30 mijë kilometra katrore të territorit shqiptarë Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, pa e përfillur vullnetin e shqiptarëve. Për t’ua bërë qejfin Rusisë, Serbisë e Greqisë, Turqia, e shoi me gjak Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, sepse shqiptarët donin t’u dilnin zot tokave të tyre.

    Më dashamirës ndaj shqiptarëve nuk u treguan as qeveritë e mëvonshme civile apo juntat ushtarake që ndërroheshin njëra pas tjetrës. Turqia moderne e ndihmoi Serbinë e Greqinë të dëbonin sa më shumë shqiptarë, duke nënshkruar traktate për shpërnguljen nga Kosova e Çamëria. Traktatet e Paqes me Jugosllavinë ende nuk janë shfuqizuar, ndërsa janë shpërngulur me dhunë disa milionë shqiptarë. Në Turqi shqiptarët e shpërngulur i sistemuan kolonë në tokat kurde, duke i armiqësuar me ta për llogari të shtetit turk.

    2. Ku ndryshon Turqia e Edogani nga otomanët?

    Mendësia e qarqeve konservatore turke nuk ndryshoi as pas 100 e ca vjetësh. Edhe më tutje kanë ëndrra budallaqe për pushtimet sulltanore dhe për raja. Pas luftës së vitit 1999 në vend të futeshin në Kosovë si Perëndimi: më promovim të demokracisë, me fonde që e rindërtuan vendin, që nga themelet, Turqia promovoi mendësi mesjetare, ndërtoi qindra xhami, ndërsa i kishim me tepri, duke ua zënë vendin shkollave për të cilat fëmijët tanë patën aq shumë nevojë. Pastaj u shpërndau ndihma vetëm myslimanëve, duke i diskriminuar katolikët e protestantët, i kushtëzuan ndihmat e hurmave e bakllavave me lutjet fetare islamike, agjërim, iftarin etj. Shumica e xhamive të ndërtuara në periudhën e pasluftës nuk kanë leje ndërtimi, nuk përfillen plane urbanistike, nuk respektuan ndalesën e zhurmës së lejueshme të altoparlantëve që çirren në kupë të qiellit sa të çmendin, duke shkaktuar kaos e nervoz në mesin e popullatës shqiptare.

    Qindra shoqata islamike turke nuk ndihmuan si bota e qytetëruar, por e sollën islamizmin më të egër që e ka njohur ndonjëherë toka shqiptare. Përmes këtyre shoqatave rekrutuan e dërguan shqiptarë për luftërat fetare në Siri e Irak, që është kapitulli më i turpshëm i shqiptarëve në 100 vjetet e fundit, nxiten përçarje fetare dhe ndërsyen fundërrinat shqiptare (ish spiunë të Serbisë, UDB-ist, hajdutë e mashtrues, mercenarë me petkun e fesë, gazetarë e akademikë të shitur më parë të jugosllavët e të ri blerë nga turqit, islamikë profesionist etj) kundër shumicës shqiptare laikë e besimtarë.

    Derisa evropianët sollën ekspertë të ekonomisë, politikës e të bujqësisë, Turqia me vendet arabe sollën ekspertë të fesë e “hafuza” të kuranit. Ndërkaq, këta “ekspertë” me hoxhallarët e rekrutuar vendës më shumë ngjasonin me oficerë zbulimi që merreshin më punë të dënueshme se sa devotshmëri feje.

    3. Kur oficerët e zbulimit veshin veladonin e hoxhës

    Si shpjegohet që imami i xhamisë së Prishtinës, ku u fal kryeministri turk, dhe kryeministri i Kosovës, kapet me armë (snajperë, pistoleta me silencier, granata dore etj) që është veprimtari terroriste, ndërsa nuk gjykohet as nuk ndëshkohet. Është nën mbrojtjen e kryeministrit të Turqisë apo të shërbimit sekret të këtij shteti? Si shpjegohet që një shoqatë e “myslimanëve të Kosovës” (e mbështetur nga Turqia me ish spiunë jugosllavë) kërcënon se do t’i dëbojë shqiptarët katolik përtej detit si para 500 vjetësh, ndërsa asnjë gazetë nuk reagoi, asnjë prokuror nuk e arrestoi kryetarin e tyre. Jemi në Turqi e Serbi apo në shtetin e shqiptarëve të Kosovës? Ende do të na kërcënoj Turqia me dëbimin përtej detit përmes shoqatave myslimane? Shefat e kësaj shoqate që vazhdimisht kërcënojnë shqiptarët në shtetin e shqiptarëve, tërë ditën rrinë në xhamin ku u fal kryeministri turk e kryeministri kosovar. Kjo xhami është bërë çerdhe e antishqiptarëve më të tërbuar që veprojnë si oficerë zbulimi të disa shteteve, kryesisht të Turqisë e Serbisë.

    Shoqatat turke e arabe, nën petkun e bamirësve, me sjelljet e veprimet e tyre nuk ndryshonin nga ish- zyrtarët xhonturq: arrogantë e primitiv, fodull e me qëndrim fyes ndaj traditës, kulturës e heronjve shqiptarë. Kudo tjetër ata do të dëboheshin nga vendi, ashtu si do të dëboheshin “edukatorët” e shkollave të mesme që erdhën nga Anadolli, themeluan shkollat e tyre, ndërsa fëmijëve shqiptarë ua shpërlajnë trurin. Nxënësit e shkollave anadollake në debate ta kthejnë me cinizëm: është e dyshimtë a jemi shqiptar a jo, sepse atëbotë otomanët bënë shumë përdhunime! Fatkeqit e tillë tru shpërlarë pranojnë të jenë djem të nënave të përdhunuara e të baballarëve përdhunues që t’i bëjnë turqit vëllezër! Janë të sëmurë psikik këta djelmosha, apo ua kanë shpëlarë trurin me acid? Kthyer ndryshe kjo tingëllon sikur po supozojmë nxënësit shqiptarë qe vijojnë shkollat serbe të thoshin: serbët i kemi vëllezër, sepse serbët përdhunuan mijëra femra shqiptare!

    I kemi turqit e serbët vëllezër? Ka mjerim më të madh të shqiptarëve tru shpërlarë? Mund të ndërtohet vëllazëria mbi këto postulate monstruoze?

    4. Tru shpërlarësit

    Këtë punë të ngulmët antishqiptare, kundër interesave të vendit pos dhjetëra shkollave po e bëjnë shoqatat e hurmave e bakllavave së bashku me hoxhallarë gjysmë analfabetë, të cilët mezi e kryen medresën, sepse ishin nxënës të dobët në shkollën fillore, prandaj nuk i pranoi asnjë shkollë e mesme shqiptare. Ata s’kanë tru as vetëdije kombëtare. Ndërkaq, oficerët e zbulimit me veladonin e hoxhallarëve e të shoqatave myslimane, përpiqen të vënë në zbatimin teorinë e Davutogllusë për ringjalljen e kufomës së osmanizmit apo fantazmës se neotomanizmit. Të frymëzuar nga kjo teori, por të paguar mirë nga shoqatat islamike, disa kanë nis të vënë në kokë në falje bajrami fes turk, calik anadollak dhe dolloma qesharake. Duan t’ua bëjnë qefin turqve të Davutogllusë, ndërsa duken palaço cirku, nesër po i pagoi Serbia do ta bartnin edhe “shajkaqen” serbe.

    Trushpërlarësit pas vitit 1999 rekrutuan mijëra mercenarë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri e Maqedoni. Është e habitshme se si qeveritarët tonë i toleruan. Janë të shitur? U kanë bërë shantazhe? Apo janë nën tutelën e tyre?

    Ka edhe veprime të tjera të çoroditura në rinovimet e objekteve kulturore e të trashëgimisë. Ajo që habitë është paralajmërimi që pas rinovimit të një xhamie në Prishtinë të pagëzohet me emrin e një sulltani gjakatar. Kjo i bie sikur të kërkonte Serbia të rinovonte kishën në Prishtinë të cilën e ndali në gjysmë të ndërtimit NATO dhe ta pagëzonte me emrin e kriminelit Milosheviq. Ka absurd më të madh?
    5. Bizneset turke në Kosovë

    Çfarë të themi për bizneset turke në Kosovë? Nuk e bënë asnjë investim për të qenë. Njëqind herë më shumë investuan në Serbi e Maqedoni (në pjesën sllave) se sa në Kosovë, por e zhvatën palcën kurrizore të ekonomisë sonë: privatizuan për një shumë qesharake Elektro ekonominë e Kosovës dhe Aeroportin e Prishtinës. Kosova u shërbeu si deponi e mbeturinave: zbrazen depot e mallrave të tyre dhe i shitën të ne. Cilësia e mallrave perëndimore i nxori nga tregu, sidomos në teknikë e teknologji, por pjesa e varfër e popullatës i blen gjërat ushqimore serbe e turke, sepse janë më të lira. Cilësinë e mallrave serbe e turke nuk e kontrollin askush.

    Industria ushqimore turke e serbe ia ka zënë frymën bujqësisë në Kosovë, Shqipëri e pjesën shqiptare të Maqedonisë.

    6. Në BE apo peng i Turqisë?

    Kosova është bërë sanxhak i Turqisë. Besa edhe Shqipëria gati në këtë gjendje është, duke ia shkel syrin edhe Serbisë e Greqisë. Pjesa shqiptare e Maqedonisë është territor nën veprimin e grrmrrit-shkombëtarizimit. Sa të jenë këto kohorta islamike shkombëtarizuese, Perëndimi do ta mbështes shtetin e dhunshëm maqedonas e policinë e tyre kriminale kundër shqiptarëve.

    Deri kur do të jemi peng i Turqisë? Me veprimet turke në Ballkan (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni) dhe më servilizmin e qeveritarëve tonë, po e rrezikojmë qenien tonë shtetërore e kombëtare, po rrezikojmë të mos futemi në BE. Nëse mbesim jashtë BE-se, do të na mbërthej shtjella e kaosit lindor. Turqia e Edoganit nuk i takon Evropës, prandaj pse duhet ta lidhim fatin me te. Interesat e grupeve tona politike nuk janë interesat e shtetit e të kombit, ata janë korruptuar, prandaj na shtyjnë drejtë kaosit. Por duhet ta shkëpusim nga ky orbitë edhe pjesën shqiptare të Maqedonisë të cilën e kanë mbërthyer islamikët si qeni mishin.

    Meqë garniturat politike shqiptare të korruptuara shpejt mund të bien, Turqia duhet ta rishqyrtoj rrënjësisht qëndrimin ndaj shqiptarëve në të tri shtetet. Armiqësia që po e nxisin brenda shumicës shqiptare mund t’u hakmerret. Erdogani me Davutoglllunë nuk do ta kenë kurrë simpatinë e shumicës shqiptare me këtë lukuni mercenarësh.
    Brezi i ri i shqiptarëve Turqinë e njohin përmes oficerëve të zbulimit që sillen vërdallë xhamive, përmes ndërmjetësve që i rekrutojnë shqiptarët në Siri e Irak, përmes hoxhallarëve me mjekra e pa mjekra, në vend se ta njihnin përmes Orhan Pamukut, Aziz Nesinit, Jilmaz Gynejit, Nuri Bilge Ceylan e personaliteteve të tjera mëdha të kësaj kulture.

    7. Sërish kërkojmë ndihmën e Perëndimit
    Prandaj qe të mos lahemi në gjak në emër të islamit e neotomanizmit si në Irak e Siri, që të mos na rrëmbejë shtjella e kaosit islamik si në gjithë botën arabe, që të mos e humbasim trenin e fundit për Bashkimin Evropian, ku e kemi vendin me origjinë, traditë, kulturë e qytetërim, është e domosdoshme të shkëputemi nga orbita turke e islamike, ku na futi kasta e papërgjegjshme dhe e korruptuar. Druaj që edhe kasta që po i mpreh dhëmbët për pushtet nuk ka këllqe të na nxjerr nga bataku, prandaj duhet ta kërkojmë sërish ndihmën e SHBA-ve e të Evropë Perëndimore, ashtu sikurse kërkoi para njëzetë vjetësh Ibrahim Rugova, kur gati na mbyti okupatori serb.


    Nga GANI MEHMETAJ

  2. #2
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Për: A është Turqia shtet mik?

    Vella e kaluar vellait eshte populli bujar burreror fisnik trim Turk, pa mbrojtjen e Turkut ne do ishim bere shkavella si ty o mesia.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  3. #3
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: A është Turqia shtet mik?

    Citim Postuar më parë nga altin55 Lexo Postimin
    Vella e kaluar vellait eshte populli bujar burreror fisnik trim Turk, pa mbrojtjen e Turkut ne dgo ishim bere shkavella si ty o mesia.
    Me mire "turk" se "shkavell"!??
    Cfare ke me te mire se nje "shkavell", ti Altin?!
    Jarigas

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Për: A është Turqia shtet mik?

    Turqia na la trashegimine(murtajen) e pashembellt qe quhet -islam- dhe qe per fat te mire shumica e shqipetareve (te pakten ne rrethin tim ne njohjeve midis tyre edhe une) e kane injoruar plotesisht por dhe perfatin e keq sepse disa prej tyre :altin,nuh and co e kane marre seriozisht me pasoja shkaterruese per shq.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e -Zana-
    Anëtarësuar
    10-09-2014
    Postime
    165

    Për: A është Turqia shtet mik?

    Mik ? Pak histori e hidhur .. Kaq shpejt u harruar historia. Jo!!

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar -Zana- për postimin:

    skerdilaidas (13-09-2014)

  7. #6
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: A është Turqia shtet mik?

    Citim Postuar më parë nga -Zana- Lexo Postimin
    Mik ? Pak histori e hidhur .. Kaq shpejt u harruar historia. Jo!!
    Ne harruam atë që bëri Greku para më pak se një shekull, ne harruam atë që bëri Sllavi deri para 15 vjetësh ... imagjino a na kujtohet gjë që nga koha e baba çallmës !!?
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e -Zana-
    Anëtarësuar
    10-09-2014
    Postime
    165

    Për: A është Turqia shtet mik?

    Kush ne ?

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-08-2014
    Vendndodhja
    Drenice
    Postime
    23

    Për: A është Turqia shtet mik?

    Citim Postuar më parë nga altin55 Lexo Postimin
    Vella e kaluar vellait eshte populli bujar burreror fisnik trim Turk, pa mbrojtjen e Turkut ne do ishim bere shkavella si ty o mesia.
    Ti Turk je, dhe na trego si na mbrojten? S'kam ndegju nje Shqiptar ti thot kto fjal per Turk ndonje here. ..

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skerdilaidas për postimin:

    -Zana- (14-09-2014)

  11. #9

    Për: A është Turqia shtet mik?

    Citim Postuar më parë nga altin55 Lexo Postimin
    Vella e kaluar vellait eshte populli bujar burreror fisnik trim Turk, pa mbrojtjen e Turkut ne do ishim bere shkavella si ty o mesia.
    Sa turp!
    Sa turp qe shperdorohet e drejta e fjales..., midis halldupeve shallvaregjere...!
    Ky po me duket bash sikur ata qe sot mohojne kampet e perqendrimit...
    Aferim! o kafà jarak!!!
    Fatkeqesia kombetare qendron pikerisht ne tipa si ky e ndonje tjeter "filozof" i rendomte qe ka memorje te ngushte historike...
    Pershendetje vetem shqiptareve!
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  12. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: A është Turqia shtet mik?

    Faleminderit për përshëndetjen niko !

    Të përshëndesim edhe ne Shqiptarët e vjetër thrakas
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •