-
Perjashtuar
Dorëzohet Serbia: Kosova i ka votat për pranim në Këshillin e Evropës
Kreu i delegacionit të Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandra Gjuroviq, beson se Kosova vështirë se do të mund të pranohet në Këshillin e Evropës, sepse asaj do t’i duhen dy të tretat e votave.
Megjithëse 34 vendeve anëtare nga 47 sa i ka Këshilli i Evropës e kanë njohur Kosovën, Gjuroviq, beson se anëtarët tjerë do të parandalojnë pranimin e Prishtinës zyrtare në këtë institucion evropian.
"Kur Kosova të kalon në nivelin parlamentar, atëherë vështirë se Prishtina do të fitojë mbështetjen e dy të tretave të shumicës së vendeve që janë në Këshillin e Evropës", tha Gjuroviç për TV B92.
Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, siç tha ajo, nuk është vetëm çështje e statusit por, bart në vete një mori çështjesh të tjera, të tilla, si sundimi i ligjit, demokracia, respektimi i të drejtave të njeriut dhe pakicave, ndërsa këto janë fushat ku, sipas Gjuroviqit, Prishtina zyrtare nuk ka arsye që të ndihet krenare.
Sipas saj, takimi djeshëm i Hashim Thaçit me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thobjorn Jaglandin, ishte i natyrës kuortazie pas ardhjes së Thaçit ne postin e Ministrit të Punëve të Jashtme.http://images.botasot.info/uploads/l...1418899224.jpg
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt