Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,559

    Publikohet numri i xhihadistëve në botë, 120 janë nga Kosova

    Një problem i madh pushtoi mbarë botën kur u përhap lajmi se ekzekutori që i preu kokën gazetarit amerikan James Foley ishte reper nga Londra, i kthyer në xhihad prej kohësh.

    Tashmë është i njohur fakti se të rinj myslimanë nga Amerika, Britania apo vende të tjera ndodhen në Irak e Siri dhe luftojnë duke prerë koka njerëzish në emër të xhihadit.

    CNN ka bërë publike një listë me numrin e të rinjve që kanë përqafuar xhihadin e që luftojnë tani në këto vende.

    Në listë shkruhet shteti, popullsia myslimane e vendit përkatës, numri i xhihadistëve dhe numri i atyre që kanë shkuar për të luftuar në Siri.

    Në Listën prej 25 vendesh renditet e 11-ta Kosova, me 100 deri 120 xhihadistë.

    Sipas të dhënave deri më tani rreth 11 mijë persona në të gjithë botën kanë udhëtuar drejt Sirisë, shumë prej të cilëve janë vrarë, disa janë kthyer në shtëpi e disa të tjerë vazhdojnë të luftojnë në radhët e ekstremistëve islamikë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •