Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Ky është njeriu me kokë mbrapsht

    Ky është njeriu me trupin më të çuditshëm në botë.

    Quhet Claudio Vieira de Oliveira dhe është 37 – vjeç.

    Ai ka lindur me një deformim fizik si pasojë e të cilit koka e tij është e kthyer mbrapsht, këmbët e deformuara me krahë dhe duar thuajse jashtë funksioni.

    Kur ishte i porsalindur, doktorët i thanë nënën së tij që të mos e ushqente pasi besonin se nuk kishte shance për të mbijetuar.

    Por Claudio, nga Monte Santo e Brazilit, ia doli që t’i tejkalonte disavantazhet ekstreme fizike dhe sot ai është i diplomuar dhe punon.

    Vetë 37- vjeçari thotë se gjithnjë i ka pëlqyer të punojë dhe të jetë i pavarur.

    Claudio është i aftë të hapë televizorin, të përgjigjet në telefon, të ndezë radion, të përdorë kompjuterin etj.

    Ai shkruan me anë të një stilolapsi që e mban dhe e lëviz me gojë, ndërsa me anë të buzëve ai lëviz mous-in e kompjuterit dhe përdor telefonin.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Ky është njeriu me kokë mbrapsht

    Jam kurioz te di nese gjen rehat nje njeri i tille. Ndoshta ndoshta per ate pas tere asaj periudhe te gjate kohore, plot 37 vite ne te njejten menyre, mund ti duket e sikletshme edhe te kthehet ne pozicionin e nje njeriu normal. Zoti e ndihmofte gjithsesi.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •