Një xhihadiste britanike ka shkruar një letër të tmerrshme online duke i bërë thirrje të gjitha femrave të reja në moshën e saj apo edhe më të vogla që t’i bashkohen ekstremistëve islamikë në Siri.
Ajo shkruan se nëse ju nuk mund të arrini të angazhoheni aty ku është fusha e betejes, atëhere përpiquni të sillni fushën e betejës në çdo vend ku ndodheni.
Aqsa Mahmood, 20-vjeç, është rritur në një familje myslimane në Britani, ka marrë edukimin privat dhe në shkollë të mesme i ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet me shkollën për tu martuar me një prej ekstremistëve islamikë, i cili lufton tani Siri.
20-vjeçarja britanike kërkon të tërheqë edhe vajza të tjera që të lënë familjet e tyre dhe t’i bashkohen ekstremistëve islamikë.
Mahmmod ka publikuar një ditar online në të cilin shkruan se njëherë që ju do të largoheni nga familjet tuaja për të shkuar në vendin e xhihadit, ju do ta kuptoni se aty ku keni jetuar deri më tani, nuk ka qënë familja juaj e vërtetë.
Në ditarin e saj të publikuar online ajo këshillon vajzat e tjera që të studiojnë tekstet e dhunshme të xhihadit për të fituar nderin e vertetë dhe për të jetuar sipas ligjeve të Sherihatit.
Krijoni Kontakt