Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Historia Sunnite-shiite në pak fjalë

    Historia Sunnite-shiite në pak fjalë

    Dr Muhamed Amare

    Një ndër iluzionet e fiksuar tek një shtresë e të rinjve, të cilët në fakt nuk e njohin historinë islame, është edhe lidhja historike që bëjnë mes shiizmit dhe revolucionit dhe rezistencës ndaj diktatorëve, se sunitët kanë qenë të nënshtruar dhe më pak rezistentë sesa shiitët, përgjatë gjithë historisë islame!!!
    Këtë deklaratë të vrerosur që e bëjnë persona të painformuar dhe të paditur, është një nga iluzionet e cila bie ndesh me të vërtetat e forta me të cilat gëlon historia islame.
    Myslimanët e parë, brenda tetëdhjetë viteve morën territore më shumë sesa kishin marrë romakët për tetë shekuj. Ata triumfuan ndaj perandorive të mëdha të cilat e kishin kolonizuar Lindjen, e kishin shtypur dhe dhunuar si kulturalisht dhe fetarisht, ashtu dhe në aspektin gjuhësor dhe civilizues, për më shumë se dhjetë shekuj, që nga Aleksandri i madh 356-324 p.e.s, e deri tek Herakliu 610-641 e.s.
    Falë këtij triumfi kaq të madh, myslimanët e kishin rrugën të hapur tashmë për përhapjen e islamit nga Afrika Veriore në perëndim, e gjer në Kinë në Lindje, nga lumi Volga në Veri e gjer në jug, në vijën e ekuatorit.
    Të gjithë këta triumfatorë dhe çlirues, ishin nga brezi i kalifëve dhe sahabëve të nderuar, të cilët hyjnë tek sunitët. Ata ishin themeluesit e parë të civilizimit slam, i cili ndriçoi mbarë botën.
    Sakaq shiat, me përjashtim të zejdive, e privuan veten e tyre nga i gjithë ky kontribut historik i lavdishëm dhe kjo, që në çastin kur e gjykuan brezin e lavdishëm të sahabëve për kufër (mosbesim) dhe braktisje të islamit. Madje, ia kanë bërë detyrë vetes që ti mallkojnë dhe të distancohen prej tyre, Zoti na ruajt.
    Prandaj dhe duhet ditur se këto zgjerime territoresh dhe këto fitore të lavdishme, të cilat u bënë shkak që popujt tanë të përqafojnë islamin, janë një kredit i historisë suite. Ata ishin heronjtë e vërtetë të historisë islame, të cilët çliruan tokat dhe ndërgjegjen njerëzore, por që për fat të keq, efekti dhe ndikimi i tyre është fshirë tek historia e shiitëve.
    Omer ibnul Hattab (584-744) është ai që hodhi themelet e shtetit islam, ai udhëhoqi fitoret legjendare të cilat i dhanë fund perandorive perse dhe të bizantit. Pas caktimit të Zotit dhe ndihmës së Tij, ishte kontributi i këtij kolosi në përhapjen e islamit anembanë. Në të kundërt, shiat e sotëm do të adhuronin akoma zjarrin që adhuronin gjyshërit e tyre mexhusë. Omer ibnul Hattab, në doktrinën sunite, është ai që ndau të mirën nga e keqja, është i frymëzuari siç e pati etiketuar vetë profeti Muhamed a.s, një nga kolosët e islamit. Sakaq, në doktrinën shiite, ai është qafir, felëshues, dobiç dhe bir i shejtanit. Aq shumë është e ngulitur urrejtja ndaj këtij heroi, saqë në Iran i është ngritur një tyrbe vrasësit të hazreti Omerit, persit Ebu Lulue Mexhusij, tyrbe e cila vizitohet nga shiat çdo vit.
    A s’më thoni; Ku është lavdia historike e tyre? Ku është varfëria, mjerimi dhe boshllëku? Mos është në historinë e sunitëve, apo në historinë e shitëve të cilët e privuan veten nga pjesa më e lavdishme e historisë islame!
    Kjo ishte një, vetëm një nga të vërtetat të cilat të rinjtë tanë, të cilëve u hidhet hi syve, duhet ti dinë dhe të ndërgjegjësohen për të. Ata duhet ta njohin trashëgiminë historike të sunitëve, e cila në fakt, është trashëgimia e islamit dhe civilizimit islam. Kurse ata që i nxjerrin nga feja shumicën e sahabëve dhe i mallkojnë ata, janë të varfër në histori.. të varfër në lavdi dhe të varfër në gjithçka tjetër me të cilën krenohen myslimanët. Veçse nëse reflektojnë dhe e rishikojnë edhe një herë trashëgiminë e tyre të mjerë dhe armiqësore ndaj historisë më të bukur dhe më madhështore të islamit dhe të myslimanëve.
    Ardhmeriaonline/com
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Historia Sunnite-shiite në pak fjalë

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Historia Sunnite-shiite në pak fjalë
    Dr Muhamed Amare
    .
    .
    .
    Omer ibnul Hattab (584-744) është ai që hodhi themelet e shtetit islam, ai udhëhoqi fitoret legjendare të cilat i dhanë fund perandorive perse dhe të bizantit. Pas caktimit të Zotit dhe ndihmës së Tij, ishte kontributi i këtij kolosi në përhapjen e islamit anembanë. Në të kundërt, shiat e sotëm do të adhuronin akoma zjarrin që adhuronin gjyshërit e tyre mexhusë. Omer ibnul Hattab, në doktrinën sunite, është ai që ndau të mirën nga e keqja, është i frymëzuari siç e pati etiketuar vetë profeti Muhamed a.s, një nga kolosët e islamit. Sakaq, në doktrinën shiite, ai është qafir, felëshues, dobiç dhe bir i shejtanit. Aq shumë është e ngulitur urrejtja ndaj këtij heroi, saqë në Iran i është ngritur një tyrbe vrasësit të hazreti Omerit, persit Ebu Lulue Mexhusij, tyrbe e cila vizitohet nga shiat çdo vit.
    .
    .
    .
    Ku eshte ngritur kjo tyrbe per vrasesin e Omer Katabit ?
    Nese ky shkruesi extremisti sunnit mendon qe eshte ne Iran,e ka plotesisht gabim.Ne Iran eshte haram nje gje e tille,me fatva eshte e rregulluar qe askush nuk guxon ti ofendoj ashabet dhe gruan se Muhamedit Ajshen.Keshtu qe dhenija e respektit = ngritje e tyrbes per personin qe e ka vrare Kalifin Omer - nuk do te lejohej 100%.
    E din ku eshte vrare Omer Katabi ,ne cilin qytet ?
    Dhe as te duket nonsens qe trupi i vrasesit te Omerit te mirret prej Medines dhe te dergohet me mijera kilometra larg per ta varrosur ne Iran,shto ketu nje Vrases jo-musliman/adhurrues i zjarrit ... nje jo-muslimani ti ndertohet tyrbe !!!

    Shkrimi eshte extremizem dhe propagand,... mbas Kerbelas historija e Islamit eshte vrasje,heqje e kokave te shiiteve.Sunnitet i kane vrare dhe i ja kan hequr kokat shiiteve ku i kan gjetur....shiitet si grup kane qendrim te shkelqyer ndaj sunniteve duke marre parasysh cka i ka ndodhur atyre gjate historise.
    Rri qetë dhe fol Shqip !

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Historia Sunnite-shiite në pak fjalë

    Ceni sunitet per shiat jane sikur per ne serbet e Milloshevicit. Ore zoteri cili popull nuk i ngrite nje permendore p.sh. vrasesit te nje diktatori apo krimineli qe ka munduar nje popull te tere. Sot ne bote jane vetem sunitet qe vrasesit dhe xhelatet qe i kane bere heronje.
    Ata nuk jane heronje te asnje populli, as Lavdrim Muhaxherri po te vritet nuk eshte hero i askujt pasi ai ska luftu per drejtesi por per padrejtesi. Ne historine islame shume myslimane njihen madje edhe si vrases te foshnjeve 2 vjecare (nga familjet myslimane).
    Vetem gjate lufterave te Skenderbeut myslimanet e asaj kohe vrane shume femije duke perdorur armatim te rende te asaj kohe si topat dhe katapultat ndaj keshtjellave te arberve, pra ato u perdoren duke u ditur se mund te vriten edhe civile, ne Islam ato jane 'collateral damage'.

    Ceni mos me pas bota njerez si ti qe 'driten' e Islamit e perhapni duke prere koka vertete ky planet do te ishte vend me i mire.




    Paksa jashte dhe brenda temes.

    Hamasi ekzekuton 18 palestinezë të dyshuar si informatorë

    Militantët e Hamasit në Rripin e Gazës kanë ekzekutuar 18 palestinezë, të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin.

    Dëshmitarët thanë se në një incident, militantët rreshtuan shtatë burra jashtë një xhamie në një nga sheshet kryesore të Gazës.

    Ata i qëlluan dhe i vranë të dyshuarit, para qindra njerëzve. Kokat e burrave që u ekzekutuan ishin mbuluar me qese.

    Në një shënim të vendosur mbi një mur aty pranë thuhej se burrat kishin dhënë informacione lidhur me vendodhjen e tuneleve, luftëtarëve dhe armatimeve, që më pas ishin goditur nga Izraeli.

    Ekzekutimet u kryen një ditë, pasi Izraeli vrau tre komandantë të lartë ushtarakë të Hamasit.

    Po të premten, Hamasi mori përgjegjësinë për rrëmbimin dhe vrasjen e tre adoleshentëve izarelitë në qershor, incidenti që çoi në luftën e tanishme në Gazë.

    Udhëheqësi i Hamasit, Saleh Arouri tha në një konferencë në Turqi se dega ushtarake e Hamasit, Brigadat Al-Qassam, e kreu operacionin, me synimin për fillimin e një kryengritjeje.

    Deri në komentet e Arourit të premten, Hamasi nuk kishte thënë më parë në mënyrë të drejtpërdrejtë se e kishte planifikuar me një qëllim të caktuar rrëmbimin dhe vrasjen e tre adoleshentëve izraelitë.

    Në Izrael, në një reagim, zëdhënësi Mark Regev tha se udhëheqësi i Hamasit tregoi me këtë koment se grupi i tij "nuk ka asnjë lloj shqetësimi" që ve në shënjestër civilë të pafajshëm."

    Në luftimet e së premtes, zyrtarët izraelitë thanë se një djalë 4-vjeçar u vra, gjatë sulmeve me mortajë pranë një kopështi fëmijësh një Izraelin jugor. Ata thanë se ky është fëmija i parë që vritet që nga 8 korriku, kur filloi dhuna. Zyrtarët palestinezë thanë se sulmet ajrore nga Izraeli vranë të premten të paktën 4 palestinezë dhe plagosën të paktën 40 të tjerë.



    Interesant driten e Islamit Allahu spo mujka te ia jape nje populli perpos duke i bere myslimanet preres te kokave te njerezve?! Njerez te cuditshem?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 23-08-2014 më 17:55

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Historia Sunnite-shiite në pak fjalë

    Citim Postuar më parë nga semiku Lexo Postimin
    Ku eshte ngritur kjo tyrbe per vrasesin e Omer Katabit ?
    Nese ky shkruesi extremisti sunnit mendon qe eshte ne Iran,e ka plotesisht gabim.Ne Iran eshte haram nje gje e tille,me fatva eshte e rregulluar qe askush nuk guxon ti ofendoj ashabet dhe gruan se Muhamedit Ajshen.Keshtu qe dhenija e respektit = ngritje e tyrbes per personin qe e ka vrare Kalifin Omer - nuk do te lejohej 100%.
    E din ku eshte vrare Omer Katabi ,ne cilin qytet ?
    Dhe as te duket nonsens qe trupi i vrasesit te Omerit te mirret prej Medines dhe te dergohet me mijera kilometra larg per ta varrosur ne Iran,shto ketu nje Vrases jo-musliman/adhurrues i zjarrit ... nje jo-muslimani ti ndertohet tyrbe !!!

    Shkrimi eshte extremizem dhe propagand,... mbas Kerbelas historija e Islamit eshte vrasje,heqje e kokave te shiiteve.Sunnitet i kane vrare dhe i ja kan hequr kokat shiiteve ku i kan gjetur....shiitet si grup kane qendrim te shkelqyer ndaj sunniteve duke marre parasysh cka i ka ndodhur atyre gjate historise.
    Nuk e di se cili e ka dhene kete fetwa por di qe nuk egziston shia i madh dhe i vogel ne mbare rruzullin tokesor qe mos ta urrej ne menyre te jashtezakonshme Aishen r.a.

    Shkrimi me siper nuk eshte absolutisht propagande , pervec faktit qe permbajtja e temes eshte shume e vaket per te folur per historine sunite-shite asgje tjeter nuk shoh per kritike. Eshte fakt i pamohueshem qe islami u perhap vetem ne saj te kontributit te sunive dhe kjo sigurisht qe ka domethenie te madhe.

    Pamvaresisht te gjitha ketyre une kam qene dhe do jem perhere per me teper tolerance ndermjet sunive dhe shiteve. Eshte e vertete qe dijetaret shite kane qene me tolerante kundrejt sunive ne propaganden e tyre por kjo ka ardhe dhe si pasoje e te qenurit ne minorance plus qe nese qendrimet e tyre do kishin qene me agresive atehere do kish rrezik tu ndalohej dhe hyrja ne qabe per te kryer ritin e haxhit.

    Duke folur nga ana fetare , shiat kane goxha probleme ne te konceptuarin dhe zbatimin e sakte te islamit. Megjithate fakti qe shumica e tyre kane deshmuar shehadetin , falin namazin, agjerojne , japin zekat dhe bejne haxhin nuk ka argument ne bote qe jua mohon atyre te qenurin musliman. Islami eshte i qarte per situata te tilla , gjynahqareve vetem Allahu jua din denimin . Ndaj, te marrim persiper e ti etiketojme me emra si qafira apo banore te ferrit jane inisiativa te renda e te rrezikshme .
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Historia Sunnite-shiite në pak fjalë

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Paksa jashte dhe brenda temes......................
    E kupton qe je jashte teme dhe prap merr kurajon dhe e poston. Hajde mos te te quash ty pastaj me probleme mendore.

    P.s Kot per kuriozitet pse e postove ketu dhe jo ne ndonje teme tjeter ku flitet per dhimbjet nga homoroidet ?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #6
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Historia Sunnite-shiite në pak fjalë

    [QUOTE=Ceni-1;3757873]
    Myslimanët e parë, brenda tetëdhjetë viteve morën territore më shumë sesa kishin marrë romakët për tetë shekuj. Ata triumfuan ndaj perandorive të mëdha të cilat e kishin kolonizuar Lindjen, e kishin shtypur dhe dhunuar si kulturalisht dhe fetarisht, ashtu dhe në aspektin gjuhësor dhe civilizues, për më shumë se dhjetë shekuj, që nga Aleksandri i madh 356-324 p.e.s, e deri tek Herakliu 610-641 e.s.
    "perandorite e medha" kishin dhunuar Lindjen kulturalisht duke u ndertuar rruge, ujesjellsa, bibloteka,shkolla ne te cilat perhapej dituria greke, sisteme gjyqesore te barabarta, bagno publike e sisteme te ujerave te zeza,?!!; i kishin dhunuar fetarisht duke pranuar ata vete fene lindore te krishterimit??!!; i kishin dhunuar gjuhesisht duke lejuar qe te fliteshin gjuhet vendase??!!; i kishin dhunuar ne aspektin civilizues duke u percuar tere diturine dhe kulturen e civilizimit greko-romak beduineve te shkretetires??!!
    Kuptohet vetiu se keto idiotesi mund t'i shkruaje vetem nje pasues i profetit gjakatar, atij qe per 80 vjet na paska krijuar perandorine me te madhe se Romaket, duke i cliruar ne aspektin gjuhesor me zhdukjen e tere gjuheve te lindjes se afert, perfshi egjiptianen, e duke i zevendesuar me harapcen; ne aspektin fetar duke shfarosur tere fete e tjera pervec Islamit; ne aspektin kulturor, duke u ndertuar xhamija e minare; ne aspektin civilizues, duke u mesuar larjen e prapanices me doren e majte apo fshirjen e saj gure!!!
    Atje ku me pare shtrihej Siria e krishtere qe fliste siriakisht, Egjipti i krishtere qe fliste gjuhen e vet, Palestina e krishtere qe fliste aramaikisht, e popuj te tjere plot, sot gjen vetem harape muslimane qe flasin nje gjuhe te vetme, harapcen!!!
    Kete quan "clirim" ky dudumi?!!!
    Kjo eshte nje idiotesi qe vetem dudumat islamike mund ta gelltisin!!
    Falë këtij triumfi kaq të madh, myslimanët e kishin rrugën të hapur tashmë për përhapjen e islamit nga Afrika Veriore në perëndim, e gjer në Kinë në Lindje, nga lumi Volga në Veri e gjer në jug, në vijën e ekuatorit.
    Oburra ta bejme tere boten harape muslimane, sic beme Lindjen e afert e te mesme bashke me Afriken e veriut!!! Ky po qe quhet "triumf", e ne te s'emes shkofshin tere fjalet e embla te "fese se paqes", "ne fe nuk ka dhune", etj!! Le t'i zhdukim popujt, gjuhet, fete, kulturat, mjaft qe te triumfoje feja harape!!! Cdo krim ne emer te Allahut, quhet "triumf" i Islamit!!
    Të gjithë këta triumfatorë dhe çlirues, ishin nga brezi i kalifëve dhe sahabëve të nderuar, të cilët hyjnë tek sunitët. Ata ishin themeluesit e parë të civilizimit slam, i cili ndriçoi mbarë botën.
    S'do mend se brezi i pare i sahabeve, do te silleshin me te njejten mizori te Muhamedit, duke shkuar ne zjarr e hekur tere Lindjen, Afriken e veriut e mandej Evropen!! Patjeter se zhdukja e gjuheve autoktone, quhet "ndricim" ne pamendesine e dudumave islamike, ndersa ne boten e "pacivilizuar" perendimore, quhet "krim"!!
    Kur do ta fusni ne tru ju tutkunet e trullosur nga harapet, se Islami nuk i solli botes asgje te re??!!
    As edhe sikur nje te vetme!!
    Jarigas

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Historia Sunnite-shiite në pak fjalë

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Nuk e di se cili e ka dhene kete fetwa por di qe nuk egziston shia i madh dhe i vogel ne mbare rruzullin tokesor qe mos ta urrej ne menyre te jashtezakonshme Aishen r.a.
    Fetva eshte e udheheqesit suprem,ajatollahut Ali Kamnei e leshuar me 2010.,e cila eshte mirepritur nga ulemaja sunnite.
    Te gjithe Shiiat e urrejne Ajshen !!! ... ata kete grua nuk e konsiderojne pjese te ehli-bejtit dhe aq sa i perket shiizmit zyrtar dhe kjo eshte me rendesi.Me fatva e kane te ndaluar ta nencmojne me fjale kete grua,ta fyejne apo dic tjeter ,gjithashtu edhe per ashabet e gjenerates se pare vlen kjo.
    Nga ana tjeter me milion e miliona sunnit i Urrejne shiitet dhe i quajne jo-musliman dhe cka ?
    Rri qetë dhe fol Shqip !

  8. #8
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Historia Sunnite-shiite në pak fjalë

    Citim Postuar më parë nga semiku Lexo Postimin
    Ku eshte ngritur kjo tyrbe per vrasesin e Omer Katabit ?
    Nese ky shkruesi extremisti sunnit mendon qe eshte ne Iran,e ka plotesisht gabim.Ne Iran eshte haram nje gje e tille,me fatva eshte e rregulluar qe askush nuk guxon ti ofendoj ashabet dhe gruan se Muhamedit Ajshen.Keshtu qe dhenija e respektit = ngritje e tyrbes per personin qe e ka vrare Kalifin Omer - nuk do te lejohej 100%.
    E din ku eshte vrare Omer Katabi ,ne cilin qytet ?
    Dhe as te duket nonsens qe trupi i vrasesit te Omerit te mirret prej Medines dhe te dergohet me mijera kilometra larg per ta varrosur ne Iran,shto ketu nje Vrases jo-musliman/adhurrues i zjarrit ... nje jo-muslimani ti ndertohet tyrbe !!!

    Shkrimi eshte extremizem dhe propagand,... mbas Kerbelas historija e Islamit eshte vrasje,heqje e kokave te shiiteve.Sunnitet i kane vrare dhe i ja kan hequr kokat shiiteve ku i kan gjetur....shiitet si grup kane qendrim te shkelqyer ndaj sunniteve duke marre parasysh cka i ka ndodhur atyre gjate historise.
    Shiizmi e ka doktrine themelore ne fee TAKIJEN (edhe ne shqiptaret e kemi perdore nje "taktike" te ngjajshme dhe e kemi quajtur LARAMANIZEM)....shiitet kane qene cdohere pakice, dhe kane qene faktikisht te detyruar ta "mbulojne" qendrimin e tyre "politik". Brenda kohes ai qendrim eshte bere pjese e pandare e identitetit fetare, keshtuqe shiitet ne nje shoqeri sunnite CDOHERE do te jene prezent dhe do te jetojne me ta.

    Perndryshe shiizmi ka qene dhe do te mbetet nje parti opozitare ku ne krye te mosmarrveshjes me sunizmin do te qendrojne pyetja POLITIKE dhe assesi pyetje fetare (ata sherbejne per kontektsin e brendshem-opiumi). Ne fakt, pos kuranit dhe pejgamberit alejhiselam nder muslimanet ekziston nje doze e matur "relativizmi". Vet pejgamberi jone per vetveten e tije jo pak here ka kerkuar qe ta trajtojne si "njeri", dhe ne asnje moment mos ta shenjterojne. Qe ne fakt edhe sot figura e pejgamberit te muslimaneve nuk ka rrang shenjtori, por rrang me te larte rrespekti, ku shenjtoria eshte zevendesuar me dashuri te pakushtezuar. Pejgamberi i muslimaneve nder muslimanet e ka rrangun e nje te dashuri, i cili ne cfaredo situate ose faze krahasohet me nje njeri qe e kemi vet te dashur. Andaj edhe nder pleqet, ne shenje rrespekti, shpeh here nuk i permendet emri ose titulli, por epteti "i dashmi" jone.

    Ne fakt, jashta kuranit dhe pejgamberit, mvaresisht nga qendrimet politike, figurat tjera historike te islamit kane qene, jane, dhe do te mbeten diskutabile dhe do te perdoren/keqperdoren per nevoja te ndryshme. Shiizmi ne kete kontekst qe ne start (shia do te thote PARTI) i ka qartesuar pretendimet politike, dhe eshte degezuar (ne aspektin politik), dhe e ka fortifikuar rolin e vet si krah opozitare BRENDA ISLAMIT. Kush merr vesh nga politika dhe historia e saje, do te kuptoje, se kjo qe eshte zhvilluar ne islam, eshte dicka shume e shendetshme per progressin e nje shoqerie, kjo e mban faktikisht ate ne VETKONTROLLE dhe e menjanon degjenerimin, ngase pikerisht ngadalesimi dhe menjanimi i degjenerimit ndodh vetem atehere kur dikush e heton ate. Ne rastin e nje opozite degjenerimi nuk instrumentalizohet per ta menjanuar, por per ta keqperdore kunder partise ne pozite, dhe keshtu me ne fund ju sherben qe te dy kraheve. Perndryshe, kur sejcili i rreh shpatullave njeri tjetrit dhe ja ben rrafsh, me ne fund qe te dy fundosen, nga kjo pikepamle shiizmi eshte FAT per islamin ne pergjithesi. Dhe nese miret holle meselja, sunitet me shiitet asnjehere nuk kane probleme, por anasjelltas. Dhe sa here qe shiizmi mer epersi politike, ai shterngohet ne ate forme deri sa ta humbe ate, qe keshtu te mbetet ne rolin HISTORIK qe e ka, dhe qe eshte opozita e perhershme, dhe pikerisht nga ki realitet eshte formuar TAKIJA dhe e ka mare funksionin elementare brenda komunitetit shiit qe e ka sot.

    Ne fakt shkrimi me larte eshte pakez patologjik.

    Pra, shiizmi dhe sunizmi nuk mundin pa njeri tjetrin, kurse tragjedite njerezore qe ndodhin kajher brenda kohes jane dobesi e njerezve ne pergjithesi.


    selam
    albanish by nature

  9. #9
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Historia Sunnite-shiite në pak fjalë

    Citim Postuar më parë nga semiku Lexo Postimin
    Fetva eshte e udheheqesit suprem,ajatollahut Ali Kamnei e leshuar me 2010.,e cila eshte mirepritur nga ulemaja sunnite.
    Te gjithe Shiiat e urrejne Ajshen !!! ... ata kete grua nuk e konsiderojne pjese te ehli-bejtit dhe aq sa i perket shiizmit zyrtar dhe kjo eshte me rendesi.Me fatva e kane te ndaluar ta nencmojne me fjale kete grua,ta fyejne apo dic tjeter ,gjithashtu edhe per ashabet e gjenerates se pare vlen kjo.
    Nga ana tjeter me milion e miliona sunnit i Urrejne shiitet dhe i quajne jo-musliman dhe cka ?
    Aishja ra. ashtu keshtu nuk i perket "ehl i bejtit", ngase nuk eshte GJAK me pejgamberin (ne kontekstin e ngushte sic e shohin shiitet). Pikerisht pra, argumenti i shiiteve eshte GJAKU i familjes se pejgamberit i cili eshte dashur te jete trasheguesi i fronit politik. Kjo eshte rrjedhoja e tradites politike arabe qe e e ceki une disa here, e cila eshte e kushtezuar me FISIN, perkatesine fisnore. Shiitet pra mbeshteten vijen tradicionale, konzervative PARAISLAME (folet per fillimet e islamit), kurse sunnitet ate te re, ate qe e solli Pejgamberi alejhiselam, shtepine e sunnetit dhe te xhematit (demokracine ???)....

    Shiitet jo qe se kane nje urrejtje patollogjike ndaj figurave historike islame, ata kete urrjetje mundohen edhe ta vizualizojne, per shembull thuhet se emrat e Ajshes, Omerit dhe Osmanit i shkruajn nen shpullen e kembes !.....legjenda qofshin, por brenda historise shiizmi edhe eshte mysticizuar aq shume, saqe kufijt mes racionales dhe fantazise jane shkrire, keshtuqe "fetwajat" e tyre jane thjeshte nje makulature e cila ne "popullin" e thjeshte droje se do te kene efekt ne ndonje forme, edhe pse populli i iranit e ka nje perqindje te larte studentesh dhe nje shtrese shume te madhe te arsimuar (ketu ne vjene ka doktore medicinal te lemive te ndryshme te panumert !!!, krejt ajo gjenerata qe e ka leshuar iranin pas revolucionit islamik eshte me arsim te larte).

    selam
    albanish by nature

  10. #10
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Historia Sunnite-shiite në pak fjalë

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    "perandorite e medha" kishin dhunuar Lindjen kulturalisht duke u ndertuar rruge, ujesjellsa, bibloteka,shkolla ne te cilat perhapej dituria greke, sisteme gjyqesore te barabarta, bagno publike e sisteme te ujerave te zeza,?!!; i kishin dhunuar fetarisht duke pranuar ata vete fene lindore te krishterimit??!!; i kishin dhunuar gjuhesisht duke lejuar qe te fliteshin gjuhet vendase??!!; i kishin dhunuar ne aspektin civilizues duke u percuar tere diturine dhe kulturen e civilizimit greko-romak beduineve te shkretetires??!!
    Kuptohet vetiu se keto idiotesi mund t'i shkruaje vetem nje pasues i profetit gjakatar, atij qe per 80 vjet na paska krijuar perandorine me te madhe se Romaket, duke i cliruar ne aspektin gjuhesor me zhdukjen e tere gjuheve te lindjes se afert, perfshi egjiptianen, e duke i zevendesuar me harapcen; ne aspektin fetar duke shfarosur tere fete e tjera pervec Islamit; ne aspektin kulturor, duke u ndertuar xhamija e minare; ne aspektin civilizues, duke u mesuar larjen e prapanices me doren e majte apo fshirjen e saj gure!!!
    Atje ku me pare shtrihej Siria e krishtere qe fliste siriakisht, Egjipti i krishtere qe fliste gjuhen e vet, Palestina e krishtere qe fliste aramaikisht, e popuj te tjere plot, sot gjen vetem harape muslimane qe flasin nje gjuhe te vetme, harapcen!!!
    Kete quan "clirim" ky dudumi?!!!
    Kjo eshte nje idiotesi qe vetem dudumat islamike mund ta gelltisin!!
    Oburra ta bejme tere boten harape muslimane, sic beme Lindjen e afert e te mesme bashke me Afriken e veriut!!! Ky po qe quhet "triumf", e ne te s'emes shkofshin tere fjalet e embla te "fese se paqes", "ne fe nuk ka dhune", etj!! Le t'i zhdukim popujt, gjuhet, fete, kulturat, mjaft qe te triumfoje feja harape!!! Cdo krim ne emer te Allahut, quhet "triumf" i Islamit!!
    S'do mend se brezi i pare i sahabeve, do te silleshin me te njejten mizori te Muhamedit, duke shkuar ne zjarr e hekur tere Lindjen, Afriken e veriut e mandej Evropen!! Patjeter se zhdukja e gjuheve autoktone, quhet "ndricim" ne pamendesine e dudumave islamike, ndersa ne boten e "pacivilizuar" perendimore, quhet "krim"!!
    Kur do ta fusni ne tru ju tutkunet e trullosur nga harapet, se Islami nuk i solli botes asgje te re??!!
    As edhe sikur nje te vetme!!
    O talent, me dyndjet e popujve nga shek. i 4 e kendej, nder tjera shkaktuar edhe nga vrulli i HUNEVE, fillon "degjenerimi" i kultures romake dhe futja e popujve ne te famshmen MESJETE.....islami kur eshte shpallur, nga kultura romake kane mbijetuar vetem fragmente, dhe ne shume troje thjeshte ka sunduar anarkia, aristokracia, despotizmi....islami ka gjet nje vakum politik, edhe kjo nje nder arsyet pse eshte perhapur aq LEHTE......MESO, dhe pastaj nuk do te kesh nevoje te BESOSH.....kjo qe te shkruaj ne perendim mesohet ne shkollen FILLORE !!!, e merr vesh, NE FILLOREN, eshte dituri BAZE e femijeve ne perendim !

    ASNJE historian normal, por edhe ato tendeciozet jo, nuk marrin guximin te nxjerin VLERA pozitive nga mesjeta perendimore (apo fole per mesjeten islame ???, historikisht ajo kohe quhet "koha e arte"- pra, ne orient e lindje zoteronte "koha e arte", ne perendim "mesjeta e erret").

    Pastaj, ne ORIENT, romaket e greket kane qene PUSHTUES klassik, e jo autokton....gjuhet e folura te orientit kane qene kryekeput gjuhe SEMITE pos atyre te "sunduesve", dhe islami nuk ka zhduk asnje gjuhe, por e ka etabluar nje gjuhe ZYRTARE, o talent !!!, a nuk eshte detyre parimore e krejt rrendeve politike UNIFIKIMI i gjuhes, qe njerezit te kuptohen me LEHTE ???, ata qe e kane pranuar islamin e kane FOLUR DHE SHKRUAR gjuhen zyrtare te kuranit, dhe kuptohet se brenda kohes dialektet rajonale do te zhduken (te njejtin problem e kane gjermanet aktualisht, ku formohen klube te ndryshme per konzervimin dhe mbrojtjen e dialekteve rajonale, te cilat pjeserisht dallojne shume nga gjuha letrare gjermane).

    Problemi i jot eshte se cdohere i kap gjerat te "bo...let" dhe pastaj habitesh se ju vjen era e keqe.....kajher lere se i kap forte, por e rras edhe hunden aty ku nuk i shkon mendja njeriut ta rras.

    tungi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nuh Musa : 25-08-2014 më 04:24
    albanish by nature

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •