KU CALON EKONOMIA SHQIPTARE?
Nga Fatos Cocoli
Ashtu si te gjitha ekonomite ne tranzicion ne rajon, Shqiperia liberalizoi ekonomine e saj dhe inkurajoi rritjen e sektorit privat gjate viteve te fundit. Me gjithe arritjet ne format makroekonomike dhe shkallen relativisht te larte te zhvillimit ekonomik qe nga fillimi i tranzicionit, Shqiperia ekonomikisht mbetet nje nga vendet me te varfera ne Evrope.
Shume barriera i vendosin sterkembeshin ekonomise se vendit. Heqja e pengesave administrative per investimet eshte nje nevoje qe vazhdimisht po njihet nga biznesi dhe shoqatat e tij. Ceshtjet si pengesat burokratike, te kombinuara me mungesen e zbatimit te ligjit dhe korrupsionin, konsiderohen si pengesat kryesore per rritjen e investimeve private. Ne menyre te perseritur bizneset ankohen rreth vonesave, paparashikueshmerise dhe kostove te larta (lidhur me pagesat formale dhe joformale) te marrjes se licencave, lejeve, dhe aprovimeve te tjera qeveritare per te ngritur dhe per te zhvilluar nje biznes. Shume nga ligjet apo rregulloret e dekretuara nuk jane zbatuar me efektivitet. Shume ministri dhe autoritete te tjera shteterore shihen nga biznesi si faktore qe nuk i jane pergjigjur ceshtjeve te ngritura ne menyre te vazhdueshme neper konferenca te ndryshme, seminare dhe forume te tjera te diskutimeve te politikave ekonomike. Sherbimet doganore dhe tatimore ne Shqiperi jane shume te paqarta dhe karakterizohen nga mungese e theksuar transparence, nga nje gjykim i njeanshem, te cilat nuk e afrojne biznesin. Vonesat burokratike, trajtimet e njeaneshme dhe arbitrare, kostot e larta, perfshire (pagesat jo-zyrtare( te shpeshta, jane te zakonshme ne te gjitha fushat. Ndersa keto tipare nuk jane te pazakonta ne ekonomite ne tranzicion ne rajon, niveli i larte i sa me siper eshte shume i ndjeshem kur krahasohet me reagimet e biznesit ne vendet e tjera evropianolindore, te ngjashme me vendin tone.
Biznesi gjithashtu veren se ka nje mangesi serioze sistematike te zbatimin e rregulloreve dhe manualeve operacionale. Eshte tipike qe futja e ligjeve te reja nuk pasohet nga perpjekje per te percaktuar procedurat e nevojshme, kriteret dhe pergjegjesite. Ndaj, sistemi i hap rrugen nje shkalle te larte te gjykimeve te njeaneshme administrative te kryera nga agjencite rregullatore dhe punonjesit e tyre, si dhe interpretimeve te ligjeve qe shpesh nuk perputhen dhe qe kane mungese transparence. Kjo gjithashtu krijon konfuzion tek investitoret e huaj dhe vendas, por sidomos te huaj, per sa i perket te drejtave dhe detyrimeve te tyre legjitime, si edhe per menyrat e zbatimit te tyre. Po ashtu, ka nje mangesi sistematike ne strukturat e efektshme institucionale, tek te cilat mungojne pergjegjesite dhe dhenie llogarite e qarta per agjencite e vecanta, si edhe shkalla e duhur te bashkepunimit midis tyre. Shpesh investitoret nuk dine ekzaktesisht ku te shkojne dhe per cfare, dhe autoritetet qeveritare jane konfuze lidhur me kush eshte pergjegjes dhe per cfare. Per investitoret kjo do te thote humbje kohe dhe gjendje e paparashikuesme. Sa i perket autoriteteve zyrtare, kjo do te thote te evitohet pergjegjesia kur gjerat duhet te kryhen dhe te behet nje lufte e madhe kur rrezikohen interesat e fshehta vetiake.
Nga ana tjeter, biznesi konstaton mungese kronike te zbatimit te rregullave dhe ligjeve. Ka ankesa ne te gjitha fushat lidhur me mekanizmin e paefektshem te zgjidhjes se mosmarreveshjeve, si ne admnistraten publike ashtu dhe ne sistemin gjyqesor. Zyrtaret qe kane pushtet veprimi, mund te abuzojne me pushtetin e tyre pa ju kerkuar llogari. Palet private mund te levizin lirisht nga praktikat ligjore ne praktika joligjore p.sh. (te mos
perdorin llogarite bankare, te ndertojne pa leje, te bejne trafikim, etj.,) dhe ne disa raste detyrohen te kalojne ne keto forma, meqenese ato jane ne konkurence me kompanite te cilat realisht perdorin keto praktika. Kjo sjell pabarazi te larte, meqenese ata qe perpiqen qe te zbatojne ligjin mund te penalizohen me shume se te tjeret. Kjo krijon nje rreth vicioz, ne te cilin gjithmone e me pak njerez, si ne sektorin publik ashtu edhe ne ate privat, jane te motivuar te zbatojne ligjin. Nuk eshte kjo situata e favorshme per t'ia hypur (vagonit te fundit te trenit evropian(. Pushtetaret mund te jene te ndergjegjshem per kete situate skandaloze, por nderkohe eshte perpara tava e zgjedhjeve vendore dhe ndreqja i dukurive negative te ekonomise shqiptare i ka hypur breshkes.
Krijoni Kontakt