Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    General Electric ne Shqiperi

    Kompania amerikane "General Elektrik", vizitë në Tiranë për projektet në energji, transport e telekomunikacion - Sipas zëdhënësit të Kryeministrit, Aldrin Dalipi -


    TIRANE, 1 Shkurt/ATSH/.- Një delegacion i lartë i Kompanisë amerikane "General Elektrik", përmes organizatave të saj që operojnë në Europë, do të zhvillojë javën e ardhshme një vizitë në Tiranë, për përcaktimin e hapave përfundimtarë dhe të marrëdhënies kontraktuale me qeverinë e Shqipërisë, për implementimin e projekteve në transport, energji e telekomunikacionit. Zëdhënësi i kryeministrit, Aldrin Dalipi, bëri të ditur se kjo vizitë u bë e ditur përmes një letre dërguar sot (e Shtunë) në Kabinetin e Kryeministrit nga autoritetet e kësaj kompanie. Delegacioni do të shoqërohet nga teknikë dhe monitorues të grupit për të kontrolluar mënyrat e ndryshme të ndërhyrjes. Projekte të tilla strategjike do të përfshijnë energjinë, transportin dhe sistemin e telekomunikacionit te vendit. Në sektorin e energjisë, "ne do të ngremë një sistem nga më ekologjikët, me kosto efektive dhe me burime efiçente energjie, të bazuara në teknologjinë e turbinave me erë. Kjo do të na lejojë ne të kemi burime më të qëndrueshme dhe të afta të energjisë në Shqipëri në vitet e ardhshme", shkruhet në letër. Po ashtu, në fushën e transportit, projektet kanë të bëjnë me implementimin e një sistemi modern hekurudhash, në nivelin dhe standartin europian, që do të lidhë kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, me Portin e Durrësit me lidhje të ndryshme me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, si për pasagjerë, edhe për ngarkesa. Ky do të jetë implementimi i procesit të parë që do të sigurojë një rrjet të brendshëm modalitetesh në lidhjet e transportit nga porti drejt kryeqytetit dhe e të dyjave drejtimeve drejt aeroportit. Në sektorin e telekomunikacionit, projekti lidhet me zgjerimin e avancuar dhe kapacitete të larta të dhënash dhe sistemit të telekomunikacionit zanor, i mbështetur në teknologjinë e fibrave optikë mbi rrjetin elektrik ekzistues të vendit për 2300 Km duke lidhur çdo fshat, zonë industriale, shkollë dhe njerëz dhe me zonat më të largëta të vendit. /inxhi/
    2003-02-01
    Pershendesim investimet e popullit mik te shqiptareve amerikaneve ne Shqiperi, dhe urojme qe ato te rriten sa me shume ne te ardhmen bashke me bashkepunimin shqiptaro-amerikan ne te gjitha fushat e tjera.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar


    --------------------------------------------------------------------------------
    Copyright © 2001 Albanian Telegraphic Agency! Inc. All rights reserved.

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Autoritetet shqiptare do të japin një konçension për ndërtimin e një stacioni energjitik me fuqinë e erës që e mbron mjedisin për General Electric (GE) me qendër në SH.B.A., njoftoi shtypi vendas. Kostoja e stacionit do të jetë 155 milion dollarë.

    Marre nga Southeast European Times.
    Flitet per ndertimin e tyre ne Durres, Sarande, Korce, Milot etj.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    BUSH, MESAZH NANOS

    Eglantina Nasi

    Amerikanet i pergjigjen menjehere me ndihme financiare, mbeshtetjes qe dha Shqiperia per luften ne Irak. Perpjekjet per bashkepunim me Shtetet e Bashkuara, duket se nuk shkuan kot. Keshtu, kryeministri Fatos Nano, priti dje ne nje takim te vecante delegacionin e kompanise se njohur amerikane General Electric, kryesuar nga zoti Silvano Brandi. 45 milione dollaret e pare do te jepen keshtu nga kompania amerikane General Electric per projektin e modernizimit te linjes hekurudhore Tirane- Durres me lidhje edhe me aeroportin nderkombetar te Rinasit. Marreveshja u firmos sot nga vete kryeministri i Shqiperise, Fatos Nano. Qe ne fillim te takimit, Nano theksoi ne menyre te vecante rendesine e ketij projekti.

    "I gjithe ky projekt, me iniciative te Qeverise, i jep rendesine e duhur inicimit te investimeve ne rrjetin hekurudhor te Shqiperise, e cila nuk ka pasur vemendjen e duhur ne keto vite. Kjo inisiative gjithashtu eshte pjese e investimit ne infrastrukture, ne kuader te Korridorit 8 dhe perkon me drejtimin e portit te Durresit, e ila eshte porta hyrese e ketij korridori", tha Kryeministri gjate takimit me drejtuesit e firmes amerikane.

    Perfaqesuesit e kompanise amerikane, theksuan interesin qe paraqet Shqiperia per investimet e kompanise se tyre edhe ne fusha te tjera si ajo e prodhimit te energjise, telekomunikacionit etj. Ata bene te njohur faktin se javen e ardhshme do te vije ne Shqiperi nje grup tjeter i kesaj kompanie, per te diskutuar mbi keto ceshtje.

    Kryeministri Nano gjate takimit u shpreh se Qeveria Shqiptare ka te gjithe vemendjen e duhur dhe jep mbeshtetjen e nevojshme per te nxitur investimet e huaja, dhe ne kete kuader projektet e kompanise "General Elektrik", te cilat, po nisin nga hapat konkrete, ashtu si dhe kompania e njohur "Locheed Martin", e cila ka filluar nga zbatimi i projektit. Te gjitha keto, jane sinjale pozitive per fillimin e investimeve serioze ne Shqiperi.


    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Te gjitha keto jane propogande e qeverise dhe nuk ka gje te firmosur.
    Fatkeqesisht u be disa vite qe flitet per keto projekte dhe asnjehere nuk eshte konkretizuar ndonje gje ne veçanti!
    General Electric eshte sjelle qe para tre vitesh ne Shqiperi nga ish ministri i energjitikes Dritan Prifti dhe qe atehere perveç llafeve te bukura nuk kemi pare ndnje gje konkrete!
    Keshtu qe deklarata te tilla jane shume te bukura per te marre votat neper fshatrat dhe tek ata qe te vetmin mjet informacjoni kane televizorin dhe zerin e popullit...
    Just God Can Judge Me

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kemi një investim nga GE tani prej 45 milionë dollarësh për hekurudhat dhe patjetër që do të kemi edhe shumë investime tjera në të ardhmen.

    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Nuk thithen investitoret e huaj me brohorritje e duartrokitje dodoni. Qe te vijne e te investojne duhet qe te kene interesa pasi Kompani gjigande si General Electric nuk vijne ne Shqiperi per te ndihmuar po per te fituar e kjo eshte llogjika baze e kapitalizmit. GE eshte nga kompanite me te fuqushme ne NYSE dhe i vetmi qellim qe ka eshte fitimi keshtu qe mos ngaterroni termat duke thene qe po vjen te na ndihmoje.
    Nqs qeveria promovon qetesine ne Shqiperi, avantazhe fiskale, ruajtjen e prones atehere dhe kompanite e huaja do te vijne te investojne ne Shqiperi, per momentin vijne vetem kompanite turke, arabe, greke qe japin valixhe me para perpara se te nenshkruajne nje kontrate me shtetin dhe keshtu i mbyllin rrugen çdo investitori tjeter serioz.
    Just God Can Judge Me

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Unë nuk jam duke e thënë se GE po vjen për të ndihmuar, por për të bërë biznes kurse kjo nga disa është duke u keqkuptuar në atë mënyrë.
    Ardhja e GE me investime të mëdha në Shqipëri është një investim shumë me vlerë jo vetëm për GE por edhe për shqiptarët.
    Pajtohem me juve Vinny që qeveria e sidomos administrata duhet të luftojnë burokracitë e tepërta dhe korrupsionin më shumë edhe pse të tilla ka në çdo shtet por për aq sa është e mundur sepse është në të mirën e të gjithë shqiptarëve duke përfshirë
    edhe vet ata.
    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Investimet e huaja në Shqipërinë Natyrale

    Kjo temë u hap nga unë vetëm për investimet e huaja në Shqipërinë Natyrale, pra në Shqipërinë e sotme, Dardani, Maqedoni, Çamëri dhe viset tjera shqiptare.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Dodoni!
    E kuptoj drejte qellimin perse e hape kete teme dhe te pergezoj per kete.
    Ajo qe doja te them eshte se çka thuhet ne shtypin shqiptar ne lidhje me ekonomine eshte vetem propogande e qeverise shqiptare, kur nuk eshte e tille lajmi transformohet nga gazetat apo gazetaret qe e trajtojne ate ose per mungese kopetence ne fushen e ekonomise dhe te trajtimit te projekteve ose per tu sherbyer interesave te pronareve te gazetave qe ata punojne.
    Mund te te siguroj qe General Electric nuk po ben asgje ne Shqiperi pasi ne rradhe te pare nuk ka mbeshtetjen e qeverise shqiptare, se dyti ashtu si çdo kompani tjeter perendimore nuk po trajtohet me seriozitetin e duhur dhe perveç dy takimeve mediatike qe i eshte dhene mundesia ne menyre qe qeveria te beje publicitetin e saj nuk eshte bere asgje tjeter.
    U fol per centralet me energjine e eres dhe per kete vete Kryeministri Nano pasi kishte lexuar studimin u prenoncua qe do te beheshin ne Shqiperi sa me shpejt nga Kompania amerikane.
    C'fare eshte bere aktualisht asgje!
    U fol per nje studim qe GE beri nga fondet e veta per te gjithe sektorin energjitik shqiptar dhe per prioritetet e tij dhe ky studim u krye.
    Aktualisht C'fare ka deklaruar ndonje gje qeveria e Nanos ne lidhje me kete teme?! ASGJE, ç'fare zgjidhje eshte propozuar per te permiresuar gjendjen ose me mire per te dale nga kriza?! ASNJE zgjidhje.
    Ndaj dhe te them qe keto jane llafe gazetaresh ose propogande e qeverise dhe kryesisht e Kryeministrit aktual.
    Nano mund te bej gallate me elektoratin fatkeq shqiptar qe per shkak te izolimit dhe injorances ku sistemi komunist zhyti vendin nuk eshte ne gjendje ta gjykoje dhe gelltit pothuajse çdo thenie te tij po jo me ate pjese te shqiptareve qe kane hapur syte dhe dine se çfare eshte politika, si funksionon nje shtet dhe te vlersojne punen dhe gabimet, shkeljet apo disfatat e nje qeverie.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  10. #10
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    KFW FINANCIME PER ZONAT RURALE

    Qeveria gjermane do te financoje per permiresimin e infrastruktures sociale ne vendin tone. Ministri i Financave Kastriot Islami dhe Zv/Presidentja e pare e KfW-se pe Europen, Doris Koehn kane nenshkruar dje marreveshjen per financimin e Projektit "Fondi i Investimeve Sociale III", e cila eshte vazhdim i dy marreveshjeve te meparshme I dhe II. "Qeveria gjermane permes KfW, qe nga fillimi i bashkepunimit ne vitin 1989 deri ne vitin 2002, ka financuar rreth 248 milione Euro, duke bere te mundur permiresime ne sektore te tille si infrastruktura, furnizimi me uje te pijshem apo ne kreditimin e biznesit te vogel dhe te mesem", tha ministri Islami. Zv/Presidentja Doris Koehn, tha se "ne kuadrin e bashkepunimit kemi investuar ne tri fusha te rendesishme si ne mbeshtetjen e firmave te vogla e te mesme, fushen e energjitikes dhe fushen e infrastruktures sociale". Qellimi i projektit qe eshte nenshkruar dje ka qellim te krijoje nje punesim te perkohshem dhe mundesi kualifikimi per pjesen me te varfer te popullsise. Projekti do te shtrihet ne zonat e Barjam Currit, Bulqizes, Burrelit, Fushe-Arrezit, Koplikut, Krumes, Librazhdit, Dibres, Pukes, dhe Vaut te Dejes. Per realizimin e tij qeveria gjermane, neperjet KfW-se, akordon 2.3 milione Euro kredi me kushte teper te buta "maturimi 40 vjet, periudha pa pagesa principali 10 vjet dhe interesi 0.75%) dhe pjesa tjeter prej 0.25 milione Euro eshte ne forme granti. Projekti perfshin; Investime ne nenprojektet e infrastruktures se vogel me nje vlere prej 1.85 milione Euro ku vlera mesarae e nje projekti do te jete rreth 150,000 Euro; Investime ne projektet e punesimit intensive, me nje vlere prej rreth 0.45 milione euro dhe nje mesatare per projekt prej rreth 30.000 Euro; Sherbime konsulence ne nje vlere prej rreth 0.25 milione euro.

    Po dje Ministri i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit z. Besnik Dervishi zhvilloi nje takim konsultativ me zv. Presidenten e Bankes Gjermane KFW, znj. Doris Koehn lidhur me problemet dhe ecurine e projekteve ne sektorin e ujesjellesit qe kjo banke po investon si dhe analizmin e situates aktuale mbi problematiken e investimeve te KFW ne Shqiperi. KFW konsiderohet si investitori me i madh ne fushen e ujesjelles-kanalizimeve ne Shqiperi, si per vleren ashtu edhe ne shtrirjen me te gjere gjeografike te nderhyrjeve. Deri tani kjo banke ka investuar mjaft ne kete sektor dhe jane ne proces pergatitje edhe kontrata te reja. Investimet e saj jane shtrire ne qytetet Kukes, Has, Kruje, Kavaje, Elbasan, Pogradec, Korce dhe parashikohen te shtrihen ne Kucove, Berat, Lushnje, Rrogozhine, Shkoder, Tropoje etj.

    t.shamku
    PAUCA SED MATURA

Tema të Ngjashme

  1. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •