Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    ISIS formon "Brigadën e Ballkanit" 20 luftëtarë të gatshëm për luftë

    20 xhihadistë të ISIS ndodhen në Ballkan dhe janë të gatshëm për të vepruar sipas urdhrave. Sipas mediave serbe që i referohen një letër kërcënuese në adresë të ambasadës serbe në Damask, terroristët e ISIS janë në kontakt të vazhdueshëm me aleatët e tyre në Serbi, Bosnjë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni.

    “Të gjithë ata janë të gatshëm për veprim”, theksohet në letrën kërcënuese të ISIS ndaj ambasadës serbe në Siri. Sipas autoriteteve të Beogradit letra, që është gjetur në oborrin e ambasadës, besohet se është dërguar nga liderët e kësaj organizate terroriste dhe ka logon e ISIS.

    Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “Brigada e Ballkanit” e ndërsa lideri i kësaj dege të ISIS është nga Kosova dhe zëvendësi nga Serbia qendrore. Ata konsiderohen shumë të egër e mizorë dhe të aftë për të zhvilluar "luftën e shenjtë" edhe në Ballkan.

    Në Beograd, shërbimet sekretet e kanë marrë seriozisht këtë letër, ndërsa burime për mediat serbe kanë thënë se kërcënimet janë reale
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: ISIS formon "Brigadën e Ballkanit" 20 luftëtarë të gatshëm për luftë

    nja 2 - 3 cop mund ti ket ketu ne forumin e pd
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •