Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,559

    Dekretet, Nishani: Turp! Kuvendi nisi punėn me sharje dhe fyerje ndaj Presidentit

    “Rama e ktheu aulėn nė llogore personale, jo pėr tė zgjidhur hallet e popullit”

    Akuzat nė distancė pėr sulme ndaj institucioneve tė Presidencės dhe ekzekutivit nė vend duket se nuk do tė shuhen pėr sa kohė qė kreu i shtetit, Bujar Nishani, i konsideron si sulme personale ndaj tij ēdo zmbrapsje tė dekreteve nga ana e mazhorancės nė Kuvend. Replikat e Nishanit ndaj Kryeministrit Rama, kanė vijuar edhe dje, ku Presidenti i vendit nė njė intervistė dhėnė pėr ABC News, thotė se fakti i kthimit tė dekreteve nuk ėshtė tregues i forcės sė Ramės, por fyerje ndaj Presidentit. “Nuk ėshtė tregues as i zotėsisė tė shash e tė fyesh Presidentin e Republikės. Tregues i zotėsisė ėshtė tė zgjidhėsh hallet dhe problemet e qytetarėve shqiptarė. Pjesa qė ka tė bėjė me artikulimet verbale: pėr herė tė parė nė historinė e pluralizmit shqiptar ndodh qė njė Kryeministėr e shfrytėzon nisjen e sesionit parlamentar pėr tė bėrė njė gjyq publik ndaj Presidentit tė Republikės. Shqiptarėt panė se si Kryeministri i vendit tė tyre, i cili presupozohet qė duhet tė punojė nga mėngjesi deri nė darkė pėr tė zgjidhur hallet dhe problemet e shumta tė qytetarėve shqiptarė, e shndėrroi foltoren e Kuvendit nė njė llogore personale pėr tė adresuar sharje dhe fyerje ndaj Presidentit”, thotė Nishani. Duke theksuar se nė kėto dekrete ai ka mbrojtur Kushtetutėn, kreu i shtetit i konsideroi projektligjet si projekte tė qeverisė, tė cilat nuk kanė asnjė prioritet pėr reformat e ndėrmarra nga ekzekutivi. “Nuk kam bėrė asgjė tjetėr edhe nė rastin e kėtyre dekreteve, pėrpos ushtrimit tė detyrės sime kushtetuese. Dhe nė rastin konkret nuk ka asnjė goditje ndaj ndonjė prioriteti apo ndonjė reforme, pėr arsyen e thjeshtė se nuk kemi ende njė reformė, nuk kemi tė bėjmė me asnjė projekt konkret tė reformave tė cilat diskutojmė. Por pėrmes atyre akteve, Presidenti ka denoncuar mosrespektin nga ana e Kryeministrit tė vendit ndaj Kushtetutės. Kam denoncuar mosrespektin e Kryeministrit tė vendit ndaj gjithė atyre standardeve demokratike qė janė arritur me shumė mund e sakrifica gjatė njėzetepesė viteve tė fundit nė Shqipėri”, thotė Nishani.

    Opozita

    Duke u ndalur nė vendimet politike tė partive politike nė lidhje me sesionin e ri parlamentar, kryesisht tek ai i opozitės pėr tė vijuar me bojkotin ndaj Kuvendit, Presidenti Nishani e konsideron tė paarsyeshme ndėrhyrjen nė vendimmarrje tė tilla. Madje, ai shkon dhe mė tej teksa i kėrkon mazhorancės gjithėpėrfshirje nė reforma dhe jo pėrjashtime tė partive nė opozitė. “Si President i Republikės nuk do tė ishte e arsyetuar ndėrhyrja nė vendimet politike tė partive politike, kushdo qofshin ato; qoftė e partive politike tė mazhorancės dhe qoftė tė partive politike tė opozitės. Por nė aspektin e gjykimit tė pėrgjegjėsive, pa diskutim qė jam i qartė dhe i prerė qė pėrgjegjėsitė janė tė mėdha si nga ana e partive politike nė mazhorancė, ashtu dhe tė atyre nė opozitė. Bashkėpunimi dhe gjithėpėrfshirja dhe jo pėrjashtimi; kontributi me akte dhe veprime konkrete pėr tė injektuar mirėbesimin janė elementet e domosdoshme dhe tė nevojshme pėr tė jetėsuar njė proces, i cili shkon i kontrolluar, i udhėhequr nga Kushtetuta, nga ligjet dhe natyrisht, i ndikuar nga interesat kombėtare dhe tė qytetarėve shqiptarė”, shprehet Nishani.

    Siguria Kombėtare

    Edhe pse pėr njė prej ligjeve tė miratuara nė seancėn e fundit plenare tė sesionit tė kaluar, atė tė Strategjisė sė Sigurisė Kombėtare, kreu i shtetit nuk ėshtė shprehur pėr ta dekretuar, ai e konsideron atė si njė dokument qė s’ka qenė nė pėrputhje tė plotė me interesin publik tė qytetarėve. “Ligji qė ka miratuar Strategjinė e Sigurisė Kombėtare nuk ka pasur ēėshtje qė binin ndesh me Kushtetutėn e vendit, por nė gjykimin tim, nuk ka qenė nė pėrputhje tė plotė me interesin publik tė qytetarėve shqiptarė”, thotė kreu i shtetit. Ndėr tė tjera, ai sqaron se qėndrimi mė konkret i Presidentit nė lidhje me kėtė strategji do tė bėhet nė kohėn qė vjen.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •