Partia Demokratike beson se mazhoranca e rėndoi situatėn politikė, kur - sipas saj - rrėzoi me vendim partiak dhe pa argumenta ligjore dekretet e Presidentit. Lulzim Basha beson se ky do tė ishte njė shans reflektimi pėr shtetin ligjor nga mazhoranca.

“Por, zgjodhi tė mos e bėjė kėtė, sepse ėshtė e verbuar nga kllapia e Edi Ramės pėr tė qeverisur vendin pa opozitė, ose me opozitė dekorative. Kryeministri, njeriu qė ka pėr detyrė t’i mbrojė njerėzit, tė mbrojė dhe tė pėrparojė jetėn parlamentare, ėshtė sot shkatėrruesi i jetės parlamentare. Sot nė Shqipėri nuk ka jetė parlamentare, ka njė oligarki qė nuk do Parlament, nuk do debat parlamentar, opozitė parlamentare, por kėrkon dekor”, u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha.

Ēėshtjen e deputetėve, deri dje aleatė tė njė tryeze, por sot pjesėmarrės nėpėr seancat parlamentare, e dėnoi edhe kreu republikan Fatmir Mediu.

“Ajo qė ėshtė e turpshme ėshtė fakti qė kryeministri tenton tė krijojė opozita informale, thjesht sa pėr tė krijuar idenė qė kėtu ka edhe qėndrime tė tjera, jashtė Parlamentit, tė mėnyrave tė ndryshme apo interesave tė ndryshme. Por, rolin e opozitės nuk e pėrcakton dot kryeministri, e ka pėrcaktuar vet opozita me qendrimet qė ka mbajtur. Ecurinė e kėtyre qėndrimeve do ta ndjekė”, u shpreh kreu i PR, Mediu.

Pas njė tjetėr mbledhjeje tė gjatė, opozita vendosi tė ecė paralel me axhendėn e Kuvendit pėr shyrtimin e ligjeve, por oponencėn e tyre do ta bėjė me grupe pune, jashtė Parlamentit. Kėtė qėndrim, zoti Basha e argumenton si mė tė pėrgjegjshmin e opozitės, pėr sa kohė krerėt e mazhorancės Rama dhe Meta, sipas tij, i mohojnė opozitės edhe tė drejtėn e fituar, kushtetuese, pėr ngritjen e komisioneve hetimore dhe nuk zbatojnė vendimet e Gjykatės Kushtetuese.

“Mė thuaj cili ėshtė roli i opozitės nė njė Parlament tė tillė? Tė jetė pjesė e fotografisė sė oligarkėve, pėr t’ia paraqitur botės gjoja si funksionim tė jetės parlamentare? Kur jetė parlamentare nuk ka, kur kryeministri shkelmon dy zonja socialiste pėr tė futur tė dėnuarin pėr prostitucion dhe rrėmbim, me qėllimin e vetėm qė ta pėrdorė si xhandar kundėr fjalės sė lirė dhe kundėr opozitės, sa herė qė opozita tė denoncojė me fakte dhe argumenta tė vėrtetat. Dhe vet kryeministri nuk mban pėrgjegjėsi, nuk thotė asnjė fjalė, pra i del pėr zot”, u shpreh mė tej zoti Basha.

Asnjėri prej 2 aleatėve nuk preferon tė diskutojė kohėn, kur opozita do tė kthehet nė Parlament, por ata thonė se kanė tė qarta kushtet, se si opozita mund tė bėhet sėrish pjesė e tij.

“Nuk mendoj se ėshtė ēėshtje qė duhet tė vendosim njė datė. Mendoj se ėshtė momenti kur ne duhet tė pėrcaktojmė njė qėllim, pėr ta vendosur Parlamentin nė standardet normale tė njė shteti normal”, deklaroi Fatmir Mediu.

“Jeta parlamentare mund tė kthehet nė njė tė tillė, me njė opozitė tė vėrtetė dhe jo fasadė, nė momentin kur shumica pranon rregullat e Kushtetutės, pranon rregulloren e Parlamentit, nuk shkelmon tė drejtat e opozitės, pranon vendimet e Gjykatės Kushtetuese, pranon debatin dhe replikėn nė Parlament e nuk godet apo tė dhunojė fjalėn e lirė tė opozitės