Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Tiranë, dhunohet e thyhet memoriali “Post Bllok”, krijuesit: Veprim i qëllimshëm

    Tiranë, dhunohet e thyhet memoriali “Post Bllok”, krijuesit: Veprim i qëllimshëm

    TIRANË- Persona ende të paidentifikuar kanë thyer dhe dëmtuar memorialin “Post Bllok” i vendosur në hyrjen kryesore të ish- Bllokut. Memorialit i janë thyer elementët e xhamit të bunkerit. Autorët e memorialit e cilësojnë dhunimin në veprim të qëllimshëm.

    “Është një akt i qëllimshëm, pasi është një objekt më i vizituar dhe ka një simbolik të caktuar dhe kujton një periudhë, ndaj nuk mund të mos e interpretosh si një akt të qëllimshëm, të njerëzve që duan ta profanizojnë këtë simbolik. Këtu të irriton indiferenca e shtetit, pasi nuk ka një polic. Bëjnë xhiro andej nga Lazaratit, dhe këtu në qendër të Tiranës nuk ka asgjë, asnjë polic. Këtu u vra Santo para ca kohësh. Ndaj themi se nuk bëhemi njerëz ne.”-kështu ka deklaruar për mediat, Fatos Lubonja.

    Akt të qëllimshëm e ka quajtur dhe Ardian Isufi, një nga ideuesit e këtij monumenti. “Ne pak më para na tha një i afërmi jonë, pasi nuk ishim njoftuar. Është e qëllimshme, pasi specifikat që ka xhami duket se është ushtruar dhunë. Këtu duhet të ketë një eksitim politik ndaj kësaj pune. Ndaj është një kundër reagim ndaj këtij sfond. Pasi po shohin që ka Është thyer xhami ballor i bunkerit, nga një goditje thuajse shpërthyese, ndaj themi se nuk është element që ka kaluar nga një njeri i rrugës por nga një grup njerëzish për ta degraduar këtë punë, për të na sjellë në vëmendje tek e kaluara”-ka thënë Isufi.

    Më tej Lubonja ka shtuar se, zona në të cilën është vendosur monumenti është e surveuar nga kamerat, ndaj duhet të identifikohet autori.

    “Injoranca është nëna e gjithë të këqijave, ndaj injoranca pjell intolerancë, diktaturë, Ndaj është e vajtueshme, pasi mendohet se është i ri ai që e ka bërë dhe tregon injorancën e atij që e ka bërë. Ne do bëjmë një denoncim në media. Ne kemi bërë njoftimet, dhe mendoj që këtu është një zonë e surveruar me kamera, ndaj duhet të hiqen keqkuptimet. Pasi mund të kemi me një akt ndryshe. Mendohet se kjo është bërë nga enveristë, ose fëmijë enverist, ndaj është detyrë e qeverisë ta zbardh këtë ngjarje. Këtu u krye një krim moral dhe krim ekonomik.”-tha Lubonja.

    Më tej, Isufi theksoi se kjo nuk ka qenë hera e parë që pranë këtij monumenti ndodh një incident i tillë. Pak ditë më parë, Bashkia e Tiranës ka sinjalizuar për ndërprerjen e energjisë në këtë monument, veprim sipas të cilit është i inskenuar.

    “Denoncimin e parë e kemi bërë në Bashkinë e Tiranës. Ndaj e shoh që është e qëllimshme, pasi nuk është hera e parë kanë ndodhur incidente këtu. Pasi pak ditë me parë na u sinjalizua nga Bashkia se në këtë monument ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Dyshoj se është një rast”- tha Ardian Isufi.

    BASHKIA
    Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo ka dënuar dhunimin e përsëritur që i është bërë memorialit “Post- Bllok”. Sipas Bozdos dëmtimi i memorialit që simbolizon vuajtjet, persekutimet, vrasjet dhe shfarosjet vjen në të njëjtën kohë kur prej disa muajsh në aktivitete qeveritare shfaqet portreti i Enver Hoxhës.

    “Jemi këtu për të denoncuar dëmtimin e qëllimshëm që i është bërë memorialit “Post-Bllok”, memorial i cili simbolizon vuajtjet, persekutimet, vrasjet dhe shfarosjet por edhe rezistencën e shqiptarëve kundrejt regjimit gjakatar, totalitar të Enver Hoxhës.

    Dëmtimi është bërë me mjete të forta, me komplicitetin e heshtur të Edi Ramës dhe Ilir Metës, zyrat e të cilit janë vetëm disa metra larg nga ky vend dhe që ruhet me praninë e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit.

    Po s’ka se si të ndodhë ndryshe kur kjo qeveri, kjo maxhorancë, kjo dyshe, ka ikurajuar shfaqjen e fantazmës së Enver Hoxhës, nëpërmjet portreteve të tij në një pjesë të mirë të ceremonive zyrtare dhe asnjëherë nuk ka kërkuar falje apo të jetë distancuar nga to. Kjo është e dhimbshme, kjo është e turpshme, dhe nevojitet një qëndrim i prerë, popullor kundrejt qëndrimeve të tilla.

    Jemi këtu gjithashtu për t'i kërkuar Policisë së Shtetit, gjetjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij dëmtimi, i cili nuk është dëmtim i rastit, nuk është aksidental, nuk është i rastësishëm, por mbart një mesazh të madh nga mbrapa.

    Mesazhi i fetizimit apo ringjalljes së kultit të diktaturës. E them dhe njëherë tjetër, në emër të Bashkisë së Tiranës, i kërkojmë institucioneve shtetërore, Edi Ramës dhe Ilir Metës, të distancohen nga kjo që ka ndodhur sot dhe Policisë së Shtetit të vërë menjëherë para drejtësisë autorët e këtij krimi kaq të rëndë”-u shpreh nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo.

    (a.n/ed.me/BalkanWeb)
    http://www.balkanweb.com/kultur%C3%A...-m-208799.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Tiranë, dhunohet e thyhet memoriali “Post Bllok”, krijuesit: Veprim i qëllimshëm

    Bozdo: “Dëmtimi i memorialit “Post- Bllok”, mesazhi i ringjalljes së kultit të diktaturës”

    TIRANE-Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo ka dënuar dhunimin e përsëritur që i është bërë memorialit “Post- Bllok”. Sipas Bozdos dëmtimi i memorialit që simbolizon vuajtjet, persekutimet, vrasjet dhe shfarosjet vjen në të njëjtën kohë kur prej disa muajsh në aktivitete qeveritare shfaqet portreti i Enver Hoxhës.

    “Jemi këtu për të denoncuar dëmtimin e qëllimshëm që i është bërë memorialit “Post-Bllok”, memorial i cili simbolizon vuajtjet, persekutimet, vrasjet dhe shfarosjet por edhe rezistencën e shqiptarëve kundrejt regjimit gjakatar, totalitar të Enver Hoxhës.

    Dëmtimi është bërë me mjete të forta, me komplicitetin e heshtur të Edi Ramës dhe Ilir Metës, zyrat e të cilit janë vetëm disa metra larg nga ky vend dhe që ruhet me praninë e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit.

    Po s’ka se si të ndodhë ndryshe kur kjo qeveri, kjo maxhorancë, kjo dyshe, ka ikurajuar shfaqjen e fantazmës së Enver Hoxhës, nëpërmjet portreteve të tij në një pjesë të mirë të ceremonive zyrtare dhe asnjëherë nuk ka kërkuar falje apo të jetë distancuar nga to. Kjo është e dhimbshme, kjo është e turpshme, dhe nevojitet një qëndrim i prerë, popullor kundrejt qëndrimeve të tilla.

    Jemi këtu gjithashtu për t'i kërkuar Policisë së Shtetit, gjetjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij dëmtimi, i cili nuk është dëmtim i rastit, nuk është aksidental, nuk është i rastësishëm, por mbart një mesazh të madh nga mbrapa.

    Mesazhi i fetizimit apo ringjalljes së kultit të diktaturës. E them dhe njëherë tjetër, në emër të Bashkisë së Tiranës, i kërkojmë institucioneve shtetërore, Edi Ramës dhe Ilir Metës, të distancohen nga kjo që ka ndodhur sot dhe Policisë së Shtetit të vërë menjëherë para drejtësisë autorët e këtij krimi kaq të rëndë”-u shpreh nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo.

    (a.n/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/shqiperi/26...es-208765.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Tiranë, dhunohet e thyhet memoriali “Post Bllok”, krijuesit: Veprim i qëllimshëm

    Na rrufshit topat me gjithe bunkerin modern me xham!
    Rrace e felliqur.
    Ti kishin vene c4 me mire.
    Cdo gje eshte relative...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •