Një tjetër ngjarje e rëndë tronditi të hënën qytetin e Vlorës. Një 48-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga dy persona ende të pa identifikuar.
I plagosur ka mbetur biznesmeni në fushën e ndërtimit Arben Veliko. Ngjarja ndodhi pak pas orës 13:00 në lagjen “Skelë”.
Burime policore thanë se Veliko është plagosur nga dy plumba, një bark dhe një në këmbë. I plagosuri po kurohet në spitalin rajonal të qytetit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia lokale ka marrë dëshmitë e familjarëve për ndonjë konflikt të mundshëm të të plagosurit ndërsa pritet të zbardhet edhe deshmia e vetë Alikos.
Të njëjtat burime thanë se policia ka mundur të ketë një përshkrim të autorëve.
Kjo është ngjarja e dytë e rëndë brenda pak ditësh në Vlorë.
Javën e kaluar, Isuf Brahimaj, një tjetër biznesmen u vra në një atentat me tritol në makinën e tij.
Krijoni Kontakt