Universitetet publike në kryeqytet do të hapin dyert për studentët që frekuentonin universitetet private të mbyllura tashmë nga Ministria e Arsimit për shkak të mangësive ligjore.
Universiteti i Tiranës, Universiteti Mjeksor dhe ai Politeknik kanë ngritur komisionet për shqyrtimin e dokumentacionit të studentëve që duan të vazhdojnë studimet në këto universitete.
Tre rektorët e Universiteteve Publike më të mëdha në vend kanë siguruar që do të sistemojnë çdo student që do t’ju drejtohet, por duke ju përmbajtur rregullave të universitetit.
Krijoni Kontakt