Data 1 shtator ėshtė afati i fundit kur universitetet private tė cilave u ėshtė hequr licenca duhet tė pajisin studentėt e tyre me dokumentacionin e nevojshėm pėr transferimin e tyre nė njė universitet tjetėr. Por siē duket kjo nuk ka ndodhur me studentėt e Universitetit Vitrina, tė cilėt kanė protestuar pėrpara Ministrisė sė Arsimit.

“Arsyetimi nga Vitrina ėshtė vetėm kjo, tė paguajmė 500 euro, por tani ėshtė thėnė qė tė pagujmė 1200 euro pėr shkak se ėshtė rritur tarifa pėr dhėnien e dokumentacionit tė plotė. Ne shkuam tek Vitrina qė tė merrnim dosjen ndėrsa atje na thanė qė duhet tė paguajmė lekėt, nuk na intereson se ēfarė thotė Ministria”, ka thėnė njė studente.

“Nuk kemi pėrgjigjie, mirė nga shkolla, por edhe shteti nuk po na jep pėrgjigje por na thonė disa hajdeni kėtu, disa shkoni atje. Ministria na thotė shkoni tek shkolla, shkolla na thotė shkoni nė Ministri dhe ne nuk dimė si tė veprojmė”, tha njė tjetėr studente.

Mos pajisja me dokumentet e nevojshme u rrezikon studenteve tė humbin vitin e ri akademik tė studimeve. Studentet i bėjnė apel Ministrisė sė Arsimit pėr zgjidhjen sa mė shpejt tė kėsaj situate, pasi ata kanė tė drejtė tė transferojnė.

Nga ana tjetėr datėn 1 shtator ėshtė afati i fundit i vendosur nga ministria e Arsimit pėr universitetet jo publike tė cilave iu ėshtė hequr licenca tė pajisin studentet me tė gjitha dokumentacionet pėr transferimin e tyre nė njė universitet tjetėr, pa asnjė detyrim financiar.