Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,058
    Postimet në Bllog
    18

    Prerja e kokës së Shën Joan Pagëzorit - 29 gusht

    Emri:  PrerjaKokesShenJoanPagezorit.jpg

Shikime: 994

Madhësia:  45.7 KB

    Apostulli - Veprat e Apostujve 13:25-32.

    Edhe Joani, kur po mbaronte udhën e tij, thoshte: Cili pandehni se jam unë? Unë nuk jam ai; po ja tek vjen pas meje ai, të cilit nuk jam i denjë t’i zgjidh sandalet e këmbëve.

    O burra vëllezër, bijtë e farës së Avraamit, edhe sa janë ndër ju që kanë frikë Perëndinë, te ju u dërgua fjala e këtij shpëtimi. Sepse ata që rrinë në Jerusalem dhe të parët e tyre, pasi nuk e njohën këtë, as fjalët e profetëve që lexohen çdo të shtunë, i përmbushën ato, kur e gjykuan, edhe ndonëse s’gjetën asnjë faj për vdekje, kërkuan prej Pilatit që të vritet. Edhe pasi mbaruan gjithë ato që ishin shkruar për të, e zbritën prej drurit dhe e vunë në varr. Po Perëndia e ngjalli prej së vdekurish. Edhe ai u duk për shumë ditë tek ata që u ngjitën bashkë me të prej Galilesë në Jerusalem, të cilët janë dëshmitarë të tij tek populli. Edhe ne po ju japim juve lajmin e mirë për premtimin që u qe bërë etërve, se këtë Perëndia e përmbushi te ne bijtë e tyre, duke ngjallur Jisuin.

    Ungjilli - Marku 6:14-30.
    Edhe dëgjoi mbreti Herod, - se emri i tij (i Jisuit) ishte bërë i njohur, - edhe thoshte se Joani që pagëzonte është ngjallur prej së vdekurish, edhe prandaj fuqitë punojnë me anë të tij. Të tjerë thoshin se është Ilia. Por të tjerë thoshin se është profet ose si një nga profetët. Po Herodi, kur dëgjoi, tha se ky është Joani, të cilit unë i preva kryet; ai është ngjallur prej së vdekurish.

    Sepse vetë Herodi dërgoi e zuri Joanin, edhe e lidhi në burg për Herodiadën, gruan e Filipit, vëllait të tij, sepse e kishte marrë për grua. Sepse Joani i thoshte Herodit se s'është e udhës të kesh ti gruan e vëllait tënd. Edhe Herodiada i mbante mëri, edhe donte ta vriste, po nuk mundej. Sepse Herodi kishte frikë nga Joani, duke e ditur atë për njeri të drejtë dhe të shenjtë; edhe e ruante, edhe duke e dëgjuar atë bënte shumë gjëra, edhe e dëgjonte me kënaqësi. Edhe kur erdhi një ditë e volitshme në të cilën Herodi u bëri darkë për ditëlindjen e tij të mëdhenjve të tij e kryemijësve e të parëve të Galilesë, edhe si hyri e bija e Herodiadës dhe kërceu, edhe i pëlqeu Herodit e atyre që ishin ndenjur bashkë në tryezë, mbreti i tha vajzës: Kërkomë ç'të duash dhe do të ta jap. Edhe i bëri be asaj, se çfarëdo që të më kërkosh do të ta jap, deri në gjysmën e mbretërisë sime. Edhe ajo doli e i tha së ëmës: Ç'të kërkoj? Edhe ajo tha: Kryet e Joan Pagëzorit. Edhe përnjëherë hyri me nxitim te mbreti, e kërkoi duke thënë: Dua të më japësh tani në pjatë kryet e Joan Pagëzorit. Edhe mbreti u hidhërua fort, po për betimet që kishte bërë, edhe për ata që ishin ulur bashkë me të në tryezë, nuk deshi të shkelte premtimin. Edhe menjëherë mbreti dërgoi një roje dhe urdhëroi të sillet kryet e atij. Edhe ai shkoi e i preu kryet në burg; edhe e pruri kryet e tij mbi pjatë dhe ia dha vajzës; dhe vajza ia dha së ëmës. Dhe nxënësit e tij, kur dëgjuan, erdhën dhe ngritën trupin e tij, edhe e vunë në varr.

    Edhe apostujt mblidhen tek Jisui dhe i rrëfyen të gjitha, edhe sa bënë, edhe sa mësuan.

    Emri:  10623684_753009544760709_4397797939659609641_o.jpg

Shikime: 861

Madhësia:  67.2 KB

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,058
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Prerja e kokës së Shën Joan Pagëzorit - 29 gusht


  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,058
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Prerja e kokës së Shën Joan Pagëzorit - 29 gusht


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •