Mjetet publike
Për drejtimin e mjeteve të shërbimit publik të linjave të pasagjerëve dhe të transportit të nxënësve të shkollave, drejtuesi duhet të jetë i pajisur me leje drejtimi të njërës prej kategorive D1, D1E, D dhe DE.
Shqipëria aderon në Traktatin për Sistemin Europian të Informacionit për Lejen e Drejtimit (EUCARIS)

Zamir Alushi

kuizi-autoshkolla-testi-1_img1Qeveria propozon ndryshimin e Kodit Rrugor ku përcakton modelet e reja të lejes së drejtimit të mjeteve sipas direktivave të BE-së. Këto leje, pas një viti do të njihen në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Për të bërë të mundur këtë hap qeveria dërgoi dje në Kuvend projektligjin për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin për Sistemin Europian të Informacionit për Automjetin dhe lejen e drejtimit (EUCARIS). Nën frymën e këtij traktati ndryshon edhe Kodi Rrugor, ku pjesa më e madhe e ndërhyrjeve i përket kapitullit të lejeve të drejtimit.

Llojet e patentave

Sipas ndryshimit të propozuar në Kodin Rrugor, do të kemi 14 lloje leje drejtimi. Ja si ndahen patentat sipas aftësisë së drejtuesit dhe llojit të mjetit.

Kategoria AM: a)Ciklomotorë me dy rrota, kategoria L1, me shpejtësi maksimale më të madhe se 25 km/h dhe jo më shumë se 45 km/h, fuqia cilindrike e të cilit është më e vogël apo e barabartë me 50 cm³, nëse është me djegie të brendshme, apo fuqia maksimale e vazhdueshme është më e vogël apo e barabartë me 4 kW, për motorët elektrikë; b) mjete me ose pa kosh dhe mjete me tri rrota, kategoria L2, me shpejtësi maksimale më të madhe se 25 km/h dhe jo më shumë se 45 km/h dhe me motor me fuqi cilindrike më të ulët apo të barabartë me 50 cm³, nëse ky është me ndezje të komanduar, apo kur fuqia e tij maksimale neto është më e ulët ose e barabartë me 4 kW, për motorët e tjerë me djegie të brendshme, ose për ata që fuqinë maksimale të vazhdueshme e kanë më të vogël apo të barabartë me 4 kW, për motorët elektrikë; c) mjete me katër rrota të lehta, kategoria L6, masa bosh e të cilëve është më e ulët ose e barabartë me 350 kg, duke përjashtuar masën e baterive për automjetet elektrike me shpejtësi maksimale më të madhe se 25 km/h dhe jo më shumë se 45 km/h, me fuqi cilindrike të motorit më të ulët ose të barabartë me 50 cm³, për motorët me ndezje të komanduar, ose ata të cilët fuqinë maksimale neto e kanë më të ulët apo të barabartë me 4 kW, për motorët e tjerë me djegie të brendshme; ose ata të cilët fuqinë maksimale të vazhdueshme e kanë më të vogël apo të barabartë me 4 kW, për motorët elektrikë;

Kategoria A1: a) motomjet me cilindratë jo më shumë 125 cm3 dhe me fuqi jo më shumë se 11 kW dhe me raportin fuqi/peshë jo më shumë se 0,1 kW/kg; b) tricikël me një fuqi jo më të madhe se 15 kW;

Kategoria A2: motomjet me fuqi jo më shumë se 35 kW dhe me raportin fuqi/peshë jo më shumë se 0,2 kW/kg, që nuk rrjedh nga një mjet me më shumë se dyfishi i fuqisë së tij; Kategoria A: motomjet me fuqi më shumë se 15 kW;

Kategoria B1: motomjet me katër rrota, sipas përcaktimeve të shkronjës “c”, të kategorisë AM, masa pa ngarkesë e të cilit është më e vogël ose e barabartë me 400 kg ose 550 kg për mjetet e destinuara për transport mallrash (kategoria L7), përjashtuar masën e baterive për automjetet elektrike, të cilat fuqinë maksimale neto të motorit e kanë më të ulët ose të barabartë me 15 kW. Këto mjete konsiderohen si mjete me tri rrota dhe janë në përputhje me rregullat e aplikueshme për mjetet e kategorisë L5;

Kategoria B: mjet motorik me masë maksimale të autorizuar jo më të madhe se 3.500 kg dhe me jo më shumë se 8 ndenjëse, përjashtuar ndenjësen e drejtuesit të mjetit. Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio të lehtë ose një gjysmërimorkio që nuk e kalon masën maksimale të autorizuar 750 kg, duke u siguruar që masa maksimale e autorizuar e këtij kombinimi të mos kalojë 4.250 kg. Në rast se kombinimi i kalon 3.500 kg, drejtuesi duhet t’i nënshtrohet një trajnimi dhe provimi të posaçëm;

Kategoria BE: kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkioje ose gjysmërimorkioje, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios nuk i kalon 3500 kg;

Kategoria C1: mjet motorik i ndryshëm nga ato të kategorive D1 e D, masa maksimale e autorizuar e të cilit i kalon 3.500 kg, por jo më shumë 7.500 kg ose i projektuar dhe i konstruktuar për transportin e jo më shumë se tetë pasagjerëve, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk e kalon 750 kg;

Kategoria C1E: kombinimi i një mjeti motorik të kategorisë C1 dhe një rimorkioje ose gjysmërimorkioje, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg, por masa maksimale e autorizuar e kompleksit të formuar nuk i kalon 12.000 kg; Kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkioje apo gjysmërimorkioje, masa e autorizuar e të cilave i kalon 3.500 kg, me kusht që, në masë, kombinimi i autorizuar të mos i kalojë 12.000 kg;

Kategoria C: mjet motorik i ndryshëm nga ato të kategorive D1 e D, masa maksimale e autorizuar e të cilit i kalon 3.500 kg ose i projektuar dhe konstruktuar për transportin e jo më shumë se tetë pasagjerëve, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk e kalon 750 kg;

Kategoria CE: kombinimi i një mjeti të kategorisë C me një rimorkio ose gjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg;

Kategoria D1: mjet motorik i projektuar dhe i konstruktuar për jo më shumë se 16 pasagjerë, përjashtuar drejtuesin e automjetit, dhe me gjatësi maksimale që nuk i kalon 8 m. Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk i kalon 750 kg;

Kategoria D1E: kombinim i një mjeti të kategorisë D1 me një rimorkio ose gjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg;

Kategoria D: mjet motorik i projektuar dhe i konstruktuar për më shumë se 8 pasagjerë, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk i kalon 750 kg;

Kategoria DE: kombinimi i një mjeti të kategorisë D me një rimorkio ose gjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg.



Afatet

Lejedrejtimet AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, janë të vlefshme për 10 vjet për persona deri në 50 vjeç; 5 vjet, mbi 50 vjeç; 3 vjet, mbi të 70-at.
Leje drejtimet e mjeteve të kategorive C1, C1E, C dhe CE janë të vlefshme për 5 vjet, deri në 65 vjeç; 2 vjet, për persona mbi 65 vjeç.
Për personat mbi 65 vjeç, leje drejtimi e kategorive C dhe CE lëshohet për drejtimin e mjeteve me peshë totale më pak se 20 tonë.
Leje drejtimet e mjeteve të kategorive D1, D1E, D dhe DE, janë të vlefshme për 5 vjet për persona deri në 60 vjeç; 3 vjet mbi 60 vjeç.
Për personat mbi 60 vjeç, leje drejtimi D1 ose D, apo D1E ose DE lëshohet vetëm për drejtimin e mjeteve, për të cilat kërkohet patenta B ose BE.
Ambasadat

Për mbajtësit e leje drejtimit shqiptar, rezidentë apo banorë në një shtet tjetër, vlefshmëria e patentës konfirmohet nga autoritetet diplomatike të pranishme në këto shtete, pas verifikimit të të dhënave fizike dhe mendore nga ana e mjekëve të besueshëm të ambasadave shqiptare.















Aftësimi



Provimi kufizohet në 6 muaj



Neni 115 i Kodit Rrugor që përshkruan leje drejtimin dhe certifikatat e aftësisë profesionale për drejtimin e motomjeteve dhe automjeteve, me propozimet e qeverisë, ndryshon plotësisht Leje drejtimi sipas modelit të Bashkimit Europian, që pas miratimit të këtij ligji, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, ndahen sipas kategorive dhe aftësive në drejtimin e mjeteve, në një specifikë të re. Ndërkaq, qeveria duke respektuar çka është përcaktuar në normativat ndërkombëtare, do të përcaktojë tipat e certifikatave profesionale, si dhe kërkesat, procedurat dhe programet e provave për marrjen e tyre. Në të njëjtat akte në zbatim do të tregohen edhe modelet dhe karakteristikat përkatëse të leje drejtimit dhe mënyrat për shmangien e falsifikimeve. Në Kodin Rrugor tani e tutje saktësohet edhe rasti i kutisë automatike të shpejtësisë për mjetet e autoshkollës. Leje drejtimi i mjetit, që merret duke dhënë provat praktike me një mjet të pajisur me kuti shpejtësie automatike për ndryshimin e shpejtësisë, lejon drejtimin e mjeteve të pajisura me një kuti shpejtësie të tillë. Kjo duhet të regjistrohet në çdo leje të lëshuar mbi bazën e një testi të tillë. Lidhur me provimin, ndryshimi në Kodin Rrugor përcakton se, brenda 6 muajve nga data e regjistrimit në autoshkollë, kandidati duhet të japë provat teorike për atë kategori të leje drejtimit për të cilën aplikon dhe, brenda këtij afati, ka të drejtë të paraqitet në prova deri në pesë herë. Deri tani, autorizimi i kursantit është i vlefshëm për dymbëdhjetë muaj nga data e lëshimit dhe brenda këtij afati ka të drejtë të paraqitet në prova deri në tri herë.



Vlefshmëria



Kriteret për çdo kategori



1. Kushtet

a) Leje drejtimi për kategoritë C1, C, D1 ose D mund t’u jepet vetëm drejtuesve të mjeteve të cilët e kanë një leje drejtimi të kategorisë B;

b) Leje drejtimi për kategoritë BE, C1E, CE, D1E dhe DE mund t’u jepet vetëm drejtuesve të mjeteve të cilët kanë përkatësisht leje drejtimi të kategorive B, C1, C, D1 e D.

2. Vlefshmëria e leje drejtimit të mjetit sipas kategorive është, si më poshtë vijon:

a) Leje drejtimi e dhënë për kategoritë C1E, CE, D1E ose DE është e vlefshme për kompleksin e mjeteve të kategorisë BE;

b) Leje drejtimi e dhënë për kategorinë CE është e vlefshme për kategorinë DE, me kusht që titullari të jetë i pajisur me leje drejtimi të kategorisë D;

c) Leje drejtimi e dhënë për kategoritë CE dhe DE është e vlefshme përkatësisht për komplekse mjetesh të kategorive C1E dhe D1E;

ç) Leje drejtimi e dhënë për çdo kategori është e vlefshme për mjetet e kategorisë AM;

d) Leje drejtimi e dhënë për kategorinë A2 është e vlefshme edhe për kategorinë A1;

dh) Leje ndrejtimi e dhënë për kategoritë A, B, C ose D është e vlefshme përkatësisht për kategoritë A1 e A2, B1, C1 ose D1;

e) Leje drejtimi e posaçme për drejtimin e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B, C1 dhe C, e cila u është dhënë të gjymtuarve apo personave me të meta fizike, është e vlefshme vetëm për drejtimin e mjeteve që kanë karakteristikat e dhëna në leje drejtim dhe në lejeqarkullim;

ë) Leje drejtimi e kategorisë B është e vlefshme në territorin kombëtar për të drejtuar mjete rrugore me tri rrota, me fuqi më të madhe se 15 kW, si dhe motomjetet e kategorisë A1, me kusht që mbajtësi i leje drejtimit të jetë të paktën 21 vjeç.