Fėmija qė shikoni nė ėshtė vetėm 16 muajsh dhe ėshtė i operuar nga tumori nė veshka nė spitalin Pediatrik nė QSUT. Por pėr ti shpėtuar plotėsisht jetėn mjekėt kanė vendosur qė fėmija ti nėnshtrohet kimioterapisė tė ndarė nė 51 seanca. Deri nė kėtė pikė fėmija ka qenė me fat thonė prindėrit pėr tė cilėt drama e vėrtetė nis nė momentin kur mėsojnė se ilaēi bazė pėr kimioterapinė mungon nė spital dhe pėr mė tepėr nuk gjendet as nė farmaci ku me ligj ėshtė rreptėsisht i ndaluar tė tregtohet.
Pse nuk sillet ky ilaē, nėse nuk ka fonde le ta sjellin ta blejmė me lekė Pėrgjigja ėshtė nuk e sjellin grosistėt se nuk kanė interes, Jeta e fėmijėve tanė varet nga grosistėt. Nėse nuk e merr kėtė ilaē vdekjen e ka prezent dhe nėse djali vdes faji ėshtė i Ministrisė sė Shėndetėsisė, u shpreh babai i fėmijės.
Pėr rastin nė fjalė ka reaguar QSUT. Burime zyrtare nga ky institucion sqarojnė se medikamenti aktinomicinė ėshtė nė listėn e barnave pėr tu blerė nga QSUT pėr vitin 2014. Sipas drejtorisė janė kryer dy tendera njėri nė ministrinė e Shėndetėsisė dhe tjetri nė QSUT pėr blerjen e barit por nė tė dyja rastet procedurat kanė dėshtuar pėr mos paraqitjen e firmave farmaceutike nė tender.
Sipas QSUT po bėhen tė gjitha procedurat qė tenderi tė ripėrsėritet nga e para. Ndėrkohė sqarohet se bari aktinomicinė ėshtė i paregjistruar nė Shqipėri dhe blerja e tij bėhet me autorizimin e ministrit tė Shėndetėsisė.
Nga ana e tyre drejtues tė shėrbimit tė onkohematologjisė nė pediatrinė e QSUT pranojnė situatėn serioze pėr disa pacientė qė sipas protokolleve duhet tė kurohen me aktinomicinė e qė sipas tyre mungon prej vitesh nė kėtė spital.
Ata shtojnė se pėr problemin ėshtė informuar zyrtarisht ministria e Shėndetsisė dhe drejtoria e spitalit si dhe janė bėrė edhe propozime konkrete. Shefja e kėtij shėrbimi Anila Godo pohon se i ėshtė kėrkuar ministrisė sė Shėndetėsisė qė pėr disa kategori barnash si nė rastin e aktinomicinės tė bėhen blerje tė drejtpėrdrejta dhe jo me tender.
I dėshpėruar babai i foshnjės thotė se ėshtė i detyruar ti injektojė sot fėmijės medikamentin duke perdorur njė ampulė tė siguruar kontrabandė e qė ka skaduar qė nė muajin maj.
Krijoni Kontakt