Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Kërkime arkeologjike nga OSHEE (ish CEZ) për fatura në mijvjeçarin e shkuar

    Impresione nga Operacioni “fatura e trularjes” i cili rezultoi me sukses edhe këtë fundverë nga faturuesit


    Verifikimi demek i korrupsionit tek personat qe e paguajnë rregullisht përmes bankave në harkun e mbi 5 viteve te energjisë elektrike nga sistemi kompjuterik tregoi se ky sistem hallakati që për me thënë realen ka patur disa lajthitje në vite duhet të kërkojë ndonjë herë dhe falje publike para konsumatorëve jo vetëm për fatura spektakolare.

    Problemi kësaj vere ishte se eskorta e dikurshme e faturueses plus 2 deri në 4 elektricistët që zbatonin formulën më i urti dhei dobëti ekonomikisht paguan për tërë shkallën ose ndonjërin nga katet e pallatit kësaj here ishte thjesht e zbatuar si një skeme më praktike për tu patur zili dhe nga trainer i Gjermanisë fituese të botërorit 2014.

    Shkurt e shqip Dritat i priteshin direkt pa njoftuar të abonuarit (dukei djegur dhe paisjet elektroshtëpiake me çmim disa fish më të larta se fatura dhe kamatat e riekzekutuara pas faljes kush paguan në bankë) për të gjithë at a qytetarë apartamentesh që kanë denjuar të shkojnë me pushime pa paguar muajin e trembëdhjetë të njërit prej viteve të shkuara.
    Më ka befasuar se jo vetëm mua këtë verë që pas një javë pa drita mu desh të përballem me dëmet e këtij aksioni dramatik dhe qesharak në një kohë që për disa janë falur dhjetë vjecarë mospagimi të energjisë.
    I hyra një kërkimi me arnaut inat nëpër fatura, libreza e kontrata duke u rikthyer pas në kohë në shkurtin e para një viti për të gjetur kopjen e një mandati pagese për të cilën në më të shumtën e herëve kam parë sesi grisen nga cilido pagues apo flaken shkujdesur në kosh ashtu si bileta e autobusit pas udhëtimit.

    E njëjta histori për një kolegen time gazetare por vjet, pasi u kthye për pushime nga Sharmi, po një histori e ngjashme për një tjetër shok pranë vendbanimit madje dhe me post drejtues pranë një banke të njohur. Nëse kolegia ish detyruar të paguante për herë të dytë të njëjtin muaj pa diskutuar dy herë aktin dhunues ndaj banesës dhe familjes, kolegu i bankës e kish zgjatur dhe dërguar deri tek Enti Rregullator i Energjisë ankesën duke e hedhur më pas në gjyq. Por në këtë rast dritat ia kishin sjellë edhe pse nuk pagoi për herë të dytë ose të tretë të njëjtin muaj të para një dhjetëvjecari nga ish CEZ-i.

    Kam dëgjuar në shërbimin ndaj klientit përtej bregut të Lanës së Poshtme në Tiranë ankesa nga më njerzoret e të logjikshmet si “nuk jemi gjithë ditën në shtëpi”, “nuk përdorim kondicioner apo ngrohje elektrike të voltazhit të larët” “nuk jam fonderi apo furrë buke, oficinë apo gomisteri” madje dhe prindër të shoqëruar nga fëmijët e rritur para kohe prej gjobave hutuese.
    Mendoj se ashtu si pagesa e internetit apo e dixhitalbit me paketë impulsesh , apo hyrja e kompanisë së katërt celulare me tarifa më të ulëta më pranë xhepave dhe mundësive të tarifimit të bashkombasve duhet të mbërrijë shumë sa më shpejt për të shmangur këtë dhimbje publike.

    Pretendohet që banorët që e dëshirojnë më shumë rregullin dhe i nënshtrohen si Sokrati ligjit në shtetin e të drejtës ku pretendohet se sundon shumica janë pjestarët më të integruar si kandidatë në dyert eFamiljes së Bashkimit Evropian. Por me sa shihet ende favorizohen milionerët e pallateve, që njohin dhe zbatojnë Sistemin mbi 20 vjeçar të Hiles apo triumfon rezistenca e të pamposhturve në zonat luftarake informale (Lazaratët e elektrikut dhe ujit).
    Shpresoj që ky trend veror në formën e një aksioni blic si anti+show i hidhur në dëm direkt të publikut, shtetasve kokulur e modest të ndalet duke i kërkuar më së pari ndjesë atyre familjeve të gjobitura ciklikisht ( detyruar dhunshëm me thellim borxhesh e listash dyqanxhinjve të paguajnë edhe pse të shkundur nga pushimet apo nën minimumin jetik dhe invaliditet) përmes mbifaturimit dhe lojës së shëmtuar me kujtesën e mandateve të humbura.

    AMDI ALLKAN
    Ndryshuar për herë të fundit nga abica : 28-08-2014 më 03:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •