Itali-Një ngarkesë prej 507 kilogramë marijuanë që vinte nga Shqipëria është sekuestruar nga policia italiane, ndërsa në pranga kanë rënë dy shtetas shqiptarë.
Mediat italiane raportojnë se vlera e lëndës narkotike arrinte deri në 5 milionë euro.
Sipas Guardia di Finanza dy trafikantët shqiptarë të arrestuar janë shtetasit me iniciale D.E dhe S.J të moshës 37 dhe 32 vjeç të cilët u arrestuan nën akuzën e trafikimit ndërkombëtar të drogës.
Operacioni për kapjen e drogës dhe arrestimin e dy shqiptarëve i kryer nga departamentet ajrore dhe detare i Barit e Tarantos, u realizua pasi një anije u kap me një shpejtësi të lartë e cila u drejtua në brigjet e Pulias.
Gomonia, më shumë se 6 metra e gjatë u shoqërua në portin e Brindisit, ndërsa droga e sekuestruar, prej 507 kilogramë, është e tipit marijuanë dhe mendohet se nëse do të arrinte tregun italian do t’u sillte trafikantëve një fitim prej afro 5 milionë eurosh.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt