Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Katër ushqimet të cilat u mbajnë të rinj

    Katër ushqimet të cilat u mbajnë të rinj



    Dëshironi të ruani dukjen dhe formën rinore? Mjeku.Net ju sjell katër ushqimet të cilat duhet t’i përfshini në dietën tuaj që nga dita e sotme. Ata përmirësojnë shikimin, jetën seksuale dhe mbajnë nën kontroll tensionin e gjakut.

    Peshku
    Peshku është i pasur me acide yndyrore omega 3 të cilat janë të mira për zemër, ulin kolesterolin dhe lehtësojnë problemet reumatike. Por peshku është i mirë edhe për shëndetin e syve. Mishi i peshkut është i pasur me niacinë për të cilin studimet kanë treguar se ul dukshëm rrezikun e shfaqjes së degjenerimit makular, që shfaqet me kalimin e viteve.

    Shalqiri
    Studiuesit amerikanë kanë zbuluar disa lëndë ushqyese të cilat janë në përbërjen e shalqirit, përfshirë citrulinën, të cilat në organizëm shndërrohen në argininë, e cila është një mjet i shkëlqyeshëm për libido. Arginina rrit monoksidin e azotit që çliron enët e gjakut. Të njëjtin efekt e jep edhe Viagra. Andaj, sipas mjekëve, shalqiri është një stimulues seksual natyral dhe një ilaç i shkëlqyeshëm kundër çrregullimeve erektile.

    Banania
    Rreziku për të zhvilluar tension të lartë të gjakut rritet me kalimin e viteve. Ekspertët këshillojnë konsumimin e ushqimit të pasur me kalium për të luftuar këtë shqetësim shëndetësor. Në mesin e ushqimeve më të pasura me këtë mineral janë edhe bananet.Banania

    Rreziku për të zhvilluar tension të lartë të gjakut rritet me kalimin e viteve. Ekspertët këshillojnë konsumimin e ushqimit të pasur me kalium për të luftuar këtë shqetësim shëndetësor. Në mesin e ushqimeve më të pasura me këtë mineral janë edhe bananet.

    Frutat e thata
    Studime britanike kanë treguar se konsumimi i frutave mund t’u ndihmojë të bini në peshë dhe të ruani ndjenjën e ngopjes. Personat e studiuar të cilët në dietën e tyre kanë përfshirë edhe fruta të thata, kanë humbur më shumë kilogramë dhe centimetra rreth belit krahasuar me ata të cilët nuk kanë konsumuar këto fruta. Përveç kësaj, frutat e thata janë edhe një burim i mirë i fibrave të cilat rregullojnë tretjen.

    (a.n/BalkanWeb)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Për: Katër ushqimet të cilat u mbajnë të rinj

    jam dakort me te gjitha por jo per peshkun omega 3 mund te merret edhe nga burime te tjera ushqimore , dhe po ashtu edhe semundjet reumatike mund te kurohen edhe me metoda te tjera

    ushqimet qe perdorim duhet te jene vetem te natyres sentiente, ndersa te tjerat duhet te reduktohen dhe te eleminohen gradualisht nga dieta jone e perditshme

    ne jemi cfare hame ne jemi cfare mendojme, qe do te thote se duhet te kemi nje kontroll te rrepte ne lidhje me ushqimet dhe mendimet tona
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 29-08-2014 më 08:30

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ATMAN për postimin:

    jarigas (29-08-2014)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •