Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Gjakmarrja, parandalohet një vrasje në kryeqytet, arrestohet 22-vjeçari

    Gjakmarrja, parandalohet një vrasje
    në kryeqytet, arrestohet 22-vjeçari


    TIRANË - Efektivat e repartit Special Shqiponjat, parandalojnë një vrasje teksa kanë kapur dy persona të armatosur me një pistoletë Glock me dy karikatorë, në pritje për të ekzekutuar gjaksin.

    Operacioni i Shqiponjave është kryer në afërsi të kryqëzimit të Zogut të Zi, ndërsa disa prej momenteve të veprimeve policore janë filmuar nga kamera e A1Report.

    Ky është automjeti tip ‘Benz’, ku ndodheshin personat e armatosur, dhe kjo është pistoleta tip Glock dhe disa sende personale të tyre.

    Të pyetur nga A1Report burimet policore të Tiranës thanë se një prej të shoqëruarve, Mustafa Liçi, 22 vjeç ka marrë përsipër posedimin e pistoletës dhe ka pranuar se kishte ardhur nga Shkodra dhe se ishte në pritje të gjaksit.

    Të njëjtat burime thanë se ngjarja e parandaluar ka të bëjë me një konflikt të vjetër gjakmarrjeje të familjes së Liçit, por nuk dhanë detaje rreth saj.

    Për hetimin e plotë të ngjarjes janë kërkuar informacione dhe janë përfshirë edhe strukturat e krimeve ndaj jetës së drejtorisë së Policisë së Shkodrës.

    Veprimet hetimore janë përqendruar në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në planin e vrasjes, si dhe mënyrën e sigurimit të armës me të cilën do të kryhej krimi.
    f
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Gjakmarrja, parandalohet një vrasje në kryeqytet, arrestohet 22-vjeçari

    I lumte policise.

    Kshu punohet, jo si ai palla I velipojes,...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •