Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Velipojë: Shefi i policisë i kërkon seks qytetares që denoncoi burrin për dhunë

    Velipojë, gruaja denoncon burrin për dhunë, shefi i policisë i kërkon favore seksuale, arrestohet

    26 Gusht 2014 | : Aktualitet,Kryesoret | Autor: Gazeta Shqip

    9
    Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka vënë në pranga shefin e Stacionit policor të Velipojës, Ernest Paluku pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”.

    “Dyshohet se punonjësi i policisë Ernest Paluku, duke shfrytëzuar detyrën e tij funksionale, ka kërkuar favore seksuale nga shtetësja R.M, e cila ishte paraqitur në Stacionin e Policisë Velipojë, për të bërë një kallzim për dhunë dhe keqtrajtim nga bashkëshorti i saj”, bën me dije përmes një njoftimi Ministria e Brendshme.

    Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se punonjësi i policisë Paluku, pas paraqitjes së shtetases R.M, për të bërë denoncim nuk e ka kryer detyrën funksionale sipas procedurave standarde, por duke shfrytëzuar postin i ka kërkuar asaj favore seksuale.

    Këto veprime i ka kryer jashtë dëshirës së shtetases R.M., të cilës i premtonte mbrojtje për shqetësimet që i sillte bashkëshorti i saj.

    Materialet hetimore ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime dhe hetime të mëtejshme.

    26 gusht 2014 (gazeta-Shqip.com)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Velipojë: Shefi i policisë i kërkon seks qytetares që denoncoi burrin për dhunë

    Eh burreca burreca.
    Te gjithe policet jane legena dhe meritojne plumbin.
    Pa perjashtim.

    ok 95 % se po e egzagjeroj.
    Cdo gje eshte relative...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Velipojë: Shefi i policisë i kërkon seks qytetares që denoncoi burrin për dhunë

    VELIPOJE- “Hoteli është gati. Të pres”. Këto fjali në celularin e 32-vjeçares Rudina M., emigrante në Angli, çuan në pranga shefin e policisë në Velipojë, Ernest Paluku.

    Babai i 6 fëmijëve, i cili prej gati një viti ishte emëruar në Postën e Velipojës, u arrestua me akuzën e ngacmimit seksual ditën e hënë, disa orë pasi kishte pritur në zyrë emigranten e dhunuar nga bashkëshorti. Sipas burimeve nga Policia e Shkodrës, Paluku dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”, të parashikuar nga nenet 248 dhe 105 të Kodit Penal. Dyshohet se punonjësi i policisë, Ernest Paluku, duke shfrytëzuar detyrën e tij funksionale, ka kërkuar favore seksuale nga shtetasja Rudina M., 32 vjeçe, banuese në Angli, e cila ishte paraqitur në Stacionin e Policisë Velipojë për të bërë një kallëzim për dhunë dhe keqtrajtim nga bashkëshorti i saj.

    ARRESTIMI
    Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, arrestoi dje shefin e Stacionit të Policisë në Velipojë, Ernest Paluku, pasi i kërkoi favore seksuale një 32-vjeçareje, e cila kishte shkuar për të bërë një denoncim. Burime të policisë i thanë "GSH" se R.M., nga fshati Zagori i Malësisë së Madhe, me banim në Angli, ishte paraqitur pranë Stacionit të Policisë Velipojë ditën e hënë për të bërë denoncim, pasi persona të paidentifikuar i kishin gërvishtur mjetin tip "Benz" me targa angleze E- 509-RKK.

    Ajo ishte takuar me shefin e policisë, Ernest Paluku, dhe pasi i ka shprehur shqetësimin, ai i ka kërkuar që të kryente marrëdhënie seksuale me të dhe më pas do ta ndihmonte që të gjente personat që i kishin gërvishtur mjetin. Gruaja është larguar nga zyra e Palukut dhe ka bërë denoncim pranë SHKB-së. Pasi kanë dëgjuar pretendimin e 32-vjeçares, punonjësit e SHKB-së i kanë kërkuar asaj që të shkonte edhe një herë tjetër në Stacionin e Policisë Velipojë e të takonte shefin e policisë, Ernest Paluku, të cilin e kishin vënë në përgjim. Pretendimi i gruas u vërtetua dhe Paluku, i cili prej vitesh ka qenë pjesë e radhëve të policisë, përfundoi prapa hekurave.

    Dje në mëngjes, R.M. ka shkuar sërish pranë Stacionit të Policisë Velipojë, këtë herë duke i thënë Palukut se "më dhunon bashkëshorti dhe unë dua që ta denoncoj". Përgjigjja që i ka dhënë efektivi i policisë ka qenë: "Mirë, do e rregulloj unë këtë punë, vetëm ti prano me mua që të bësh seks, se unë do të të dal në mbrojtje për çdo gjë që ti të kesh nevojë". Gjatë bisedave në zyrë mes njëri-tjetrit, në një moment kanë ndërhyrë kolegët e tij së bashku me SHKB-në, duke i vënë prangat. "Dyshohet se punonjësi i policisë Ernest Paluku, duke shfrytëzuar detyrën e tij funksionale, ka kërkuar favore seksuale nga shtetësja R.M., e cila ishte paraqitur në Stacionin e Policisë Velipojë, për të bërë një kallëzim për dhunë dhe keqtrajtim nga bashkëshorti i saj", thuhet në njoftimin e policisë.

    (d.b/ed.me/BalkanWeb)

    LIDHJE TE TJERA
    Kërkoi favore seksuale, arrest me burg për shefin e stacionit policor
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Velipojë: Shefi i policisë i kërkon seks qytetares që denoncoi burrin për dhunë

    Te gjitha femrat duhet te kundershtojne dhe raportojme ngacmimet seksuale ne vendet e punes. Vetem ne kete menyre do trajtohen me respektin qe u takon nga gjinia mashkullore. S'do ja mbaj me perversi te shfaqi hapur perversitetin e tyre.
    Feelings change - memories don't.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mia@ për postimin:

    alnosa (27-08-2014)

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344

    Për: Velipojë: Shefi i policisë i kërkon seks qytetares që denoncoi burrin për dhunë

    Kot nuk thone maskulli eshte si puna e qenit , pervec ,,,,,,,,

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar alnosa për postimin:

    2043 (28-08-2014)

  8. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Velipojë: Shefi i policisë i kërkon seks qytetares që denoncoi burrin për dhunë

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Velipojë, gruaja denoncon burrin për dhunë, shefi i policisë i kërkon favore seksuale, arrestohet

    26 Gusht 2014 | : Aktualitet,Kryesoret | Autor: Gazeta Shqip

    9
    Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka vënë në pranga shefin e Stacionit policor të Velipojës, Ernest Paluku pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”.

    “Dyshohet se punonjësi i policisë Ernest Paluku, duke shfrytëzuar detyrën e tij funksionale, ka kërkuar favore seksuale nga shtetësja R.M, e cila ishte paraqitur në Stacionin e Policisë Velipojë, për të bërë një kallzim për dhunë dhe keqtrajtim nga bashkëshorti i saj”, bën me dije përmes një njoftimi Ministria e Brendshme.

    Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se punonjësi i policisë Paluku, pas paraqitjes së shtetases R.M, për të bërë denoncim nuk e ka kryer detyrën funksionale sipas procedurave standarde, por duke shfrytëzuar postin i ka kërkuar asaj favore seksuale.

    Këto veprime i ka kryer jashtë dëshirës së shtetases R.M., të cilës i premtonte mbrojtje për shqetësimet që i sillte bashkëshorti i saj.

    Materialet hetimore ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime dhe hetime të mëtejshme.

    26 gusht 2014 (gazeta-Shqip.com)
    Rilindas ishte edhe ky mo ?????
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-11-2009
    Postime
    39

    Për: Velipojë: Shefi i policisë i kërkon seks qytetares që denoncoi burrin për dhunë

    Mos e beni kaq tragjike o njerez. Sikur nuk e dime ne qe ne zyrat e shtetin behen keto pislliqe. Kurdohere kan ndodhur gjera te tilla por qe gjithmone jan mbajtur te fshehta. Per cka kujtoni ju se jane sekretareshat 18 vjeqare neper zyrat e drejtoreve dhe ministrave. Nuk besoj per ndonje pune perveqese te clodhe shefin a ministrin kur ky lodhet shume.

    Po ju tregoj nje barcolete . Pas disa vitesh takohen dy gra dhe fillojne te pyesin njera tjetren. He si i ke femijet - i thote njera. Shume mire - i thote tjetra. Vajza e madhe mbaroj shkollen, doli mire fare ,ka hyre ne pune dhe aq shume punon sa qe e ka marre shefi ne zyren e tij dhe punon ne zyren e shefit tere diten. E di sa shume e do shefi. Po ti ja ktheu kjo. Edhe vajza ime dashnore e shefit eshte por e keqja eshte se une nuk di ta them kaq bukur sa e thua ti..

    Keshtu qe ky eshte vetem nje rast idenoncuar ne morine e rasteve te padenoncuara..

  10. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-11-2009
    Postime
    39

    Për: Velipojë: Shefi i policisë i kërkon seks qytetares që denoncoi burrin për dhunë

    Citim Postuar më parë nga alnosa Lexo Postimin
    Kot nuk thone maskulli eshte si puna e
    qenit ,
    pervec ,,,,,,,,
    Pas buqes shkon...

  11. #9
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Velipojë: Shefi i policisë i kërkon seks qytetares që denoncoi burrin për dhunë

    Citim Postuar më parë nga lusen_uk Lexo Postimin
    Pas buqes shkon...
    Saktë... !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  12. #10
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Velipojë: Shefi i policisë i kërkon seks qytetares që denoncoi burrin për dhunë

    Citim Postuar më parë nga alnosa Lexo Postimin
    Kot nuk thone maskulli eshte si puna e qenit , pervec ,,,,,,,,

    "Perveç....."


    Mos na i shaj rilindasit, or ti, a more vesh apo jo....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •