Shėrbimet sekrete gjermane pėrgjojnė Shqipėrinė qė prej 2009
Gazeta e njohur gjermane “Der Spiegel” njofton se Shqipėria ndodhet prej vitesh nėn pėrgjimin Gjermanisė, me qėllim mbledhjen e sa mė shumė informacioneve rreth “krimit tė organizuar”. Sipas “Der Spiegel”, Shqipėria ndodhet nė listėn e shteteve tė cilat pėrgjohen nga agjencisa gjermane e inteligjencės (BND). Gazeta gjermane njofton se kėto pėrgjime kanė nisur pėrpara anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO nė vitin 2009.
Informacionet e publikuara bėhen tė njohura vetėm pak ditė pėrpara se tė mbahet nė Berlin konferenca pėr Ballkanin Perėndimor, ku Gjermania i ka dhėnė Shqipėrisė njė pozicion mė tė favorshėm se vendet e tjera. Nuk dihet nėse pas publikimit tė kėtij lajmi pjesė e diskutimeve midis kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, do tė jetė edhe ēėshtja e pėrgjimit.
“Der Spiegel” publikoi njė javė mė parė informacione se Berlini ka pėrgjuar gjithashtu qė prej vitit 2009 Turqinė, madje edhe njė bisedė telefonike tė Sekretarit amerikan tė Shtetit, John Kerry.
Publikimi i kėtyre lajmeve ka sjellė edhe reagimin e shpejtė dhe tė fortė tė Ankarasė, e cila ka deklaruar se veprime tė tilla nuk do tė tolerohen.
Ndėrsa, publikimi i informacioneve vitin e kaluar se telefoni i kancelares Merkel ishte pėrgjuar prej vitesh nga inteligjenca amerikane, shkaktoi njė tronditje tė fortė nė marrėdhėniet diplomatike midis Gjermanisė dhe SHBA-sė.
MAPO
Krijoni Kontakt