nspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave kallëzon penalisht Auron Tare për parregullsitë në deklarimin e pasurisë.
Sipas një njoftimi zyrtar nga ILDKP, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit rezulton të jetë në shkelje të nenit 257/a të Kodit Penal.
“Pas depozitimit të kallëzimit penal, Inspektori i Përgjithshëm do të njoftojë dhe institucionin epror të këtij zyrtari, duke kërkuar në këtë mënyrë marrjen e masave disiplinore në përputhje me kërkesat e ligjit”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ndërkohë Auron Tare në një reagim të tij sqaron se e ka bërë me vonesë deklarimin e pasurisë dhe se për këtë ka paguar edhe gjobën për deklarim të vonuar.
“Kam paguar gjobën për deklarim të vonuar, mund ta faktoj”, Thote Tare.
Krijoni Kontakt