Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Lugina e Drinos, vendi i shenjtėruar i manastireve

    Manastiret, nė dukje “botė e mbyllur”, por qendra tė hapura shpirtėrore, sociale dhe kulturore

    Engjėll SERJANI

    Emri:  Kisha-dhe-shpella-eremite-ne-Manastirin-e-Spilese-1.jpg

Shikime: 2009

Madhėsia:  98.7 KB
    Kisha dhe shpella eremite ne Manastirin e Spilese

    Lugina e lumit Drino nė Jug tė vendit, nė Gjirokastėr, nuk ėshtė vetėm njė nga zonat mė tė pasura tė Shqipėrisė, me objekte, rrėnoja dhe gjurmė vendbanimesh antike, bizantine dhe mesjetare, por pa asnjė dyshim qė territori i saj ėshtė rajoni me numrin mė tė madh tė manastireve, objekte kėto qė si institucione fetare kristiane, nga pikėpamja historike nisėn tė pėrhapen dhe i pėrkasin periudhės sė fundit tė Bizantit dhe fillimit tė Mesjetės. Manastiret janė objekte kulti tė fesė ortodokse dhe katolike, tė ngritura zakonisht jashtė qendrave tė banimit, ndanė rrugėve dhe korridoreve rrugore mė tė qarkullueshme gjatė Mesjetės, vendosur patjetėr rreth njė kishe, nė tė cilat jetonin sipas disa rregullave tė caktuara murgj dhe murgesha, por qė nė kohėn e lulėzimit tė tyre ato prisnin besimtarė, pelegrinė, udhėtarė dhe vizitorė tė zakonshėm.


    Ēdo qafė dhe grykė me manastire

    Nga pikėpamja gjeografike Lugina e Drinos, qė pėrshkon mes pėrmes Fushėn e Gjirokastrės, pėrfshin njė territor tė gjerė nė tė dyja anėt e rrjedhės kryesore tė Lumit Drino (84 km i gjatė), midis vargmaleve Shėndėlli – Lunxhėri – Bureto dhe vargut tjetėr Malėsisė sė Kurveleshit – Mali i Gjerė – Stugarė. Nė kėtė zonė mund tė depėrtosh vetėm nėpėrmjet disa qafave dhe grykave, si Gryka e Tepelenės, Qafa e Ēajupit nga veriu i luginės, Qafa e Skėrficės, Qafa e Sopotit dhe Qafa e Muzinės nė perėndim, Gryka e Selckės dhe Qafa e Peshkėpisė nė lindje dhe Gryka e Sotirės, Qafa e Kakavijės dhe Qafa e Koshovicės nė jug tė luginės. Ėshtė vėrtet pėr t’u habitur, por pothuajse ēdo “portė” natyrore hyrėse nė luginė, ēdo grykė dhe qafė, ka pasur pranė vetes njė manastir. Pėrmendim vetėm disa raste: Manastiri i Dragotit nė Grykė tė Tepelenės, Manastiri i Hundkuqit pranė Qafės sė Ēajupit, Manastiri i Cepos nė hyrje tė luginės sė Kardhiqit (qė pėrfundon nė Qafė tė Skėrficės), Manastiri i Shėn Thanasit nė Poliēan, Manastiri i Spilesė nė Tranoshishtė tė Lunxhėrisė dhe Manastiri i Stegopulit vendosur nė tė dy anėt e Grykės sė Selckės, Manastiri i Melanit dhe Manastiri i Peshkėpi-Radatit vendosur pranė Qafės sė Peshkėpisė, Manastiri i famshėm i Pepelit dhe Manastiri i Shėn Mėrisė nė Driano mbi Zevat, Manastiri i Shėn Mėrisė nė Koshovicė, vendosur nė zonėn e rrugėkalimeve tė ngushta Kakavijė – Koshovicė – Sotirė nė Dropull tė Sipėrm. Manastiret e Manastiri i Profet Ilisė nė Jorgucat, Manastiri i Ungjillėzimit nė Vanistėr, Manastiri i Kryeengjėjve mbi Dervician, Leftokaresė, Dhuvjanit, Ravenės tė vendosur nė afėrsi tė qafave tė Muzinės dhe Sopotit qė janė tė vetmet mundėsi kalimi nga Lugina e Drinos pėr nė Pellgun e Delvinės nėpėrmjet Malit tė Gjerė.

    Natyrisht, kjo vendosje nuk ėshtė e rastėsishme nėse mbajmė parasysh se Lugina e Drinos, njė zonė e pasur dhe pjellore, njė nyje dhe rrugė komunikimi nė tė katėr pikat e horizontit, rajon me ngulime tė rėndėsishme qysh nė periudhėn antike tė dėshmuar nga rrėnojat dhe gjetjet arkeologjike nė tė gjithė hapėsirėn. Vendbanimet e lashta nisin me rrėnojat dhe muret antike tė Selosė nė Dropull tė Sipėrm nė kufi me Greqinė, vazhdojnė me rrėnojat e vendbanimit antik, manastirin dhe Teqen Bektashiane nė Melan, me rrėnojat dhe teatrin e Hadrianopoli nė Sofratikė tė Dropullit tė Poshtėm, Antigonenė, qytetin e Pirros sė Epirit nė Lunxhėri, kėshtjellat e periudhės helenistike, romake, bizantike dhe mesjetare tė Gjirokastrės, Labovės sė Kryqit, Libohovės, Palokastrės, Kardhiqit, Zhulati e deri te rrėnojat antike nė Lekėl afėr Tepelenės nė veri tė luginės. Argument tjetėr, mund tė shėrbejė edhe fakti qė nė bazė tė tė dhėnave dhe llogaritjeve tė pėrafėrta pėr tė gjitha periudhat historike tė jetės nė kėtė hapėsirė gjeografike tė bėra prej ekspertėve tė arkeologjisė, historianėve, gjeografėve dhe ekspertėt e statistikės, dendėsia mesatare e popullsisė ėshtė luhatur nga 60 deri nė 80 banore pėr km2.

    Emri:  Manastiri-i-Spilese.jpg

Shikime: 1263

Madhėsia:  86.9 KB
    Manastiri i Spilese

    Nė dukje “botė e mbyllur”, por qendra tė hapura shpirtėrore dhe kulturore

    Manastiret si institucione fetare, nė dukje shfaqen si qendra tė “botės sė mbyllur”, qė u shmangen kontakteve me botėn e zhurmshme, por nė fakt ato kanė shėrbyer si qendra tė kulturės e diturisė, si qendra mikpritėse, institucione ekonomike me prona dhe vetadministrim. Studiuesi Jacques Le Goff nė librin e tij “Qytetėrimi i Perėndimit Mesjetar” i pėrkufizon manastiret si qendra tė rėndėsishme shpirtėrore, ekonomike, intelektuale, njė tėrėsi ndėrtimesh tė grupuara me kisha, galeri, konakė, banesa, restorante e hotele pėr pelegrinėt dhe njerėzit nė nevojė ekonomike dhe shėndetėsore. “Teorikisht njė botė e mbyllur, shpesh e vendosur nė vende tė vetmuara, qė duhet t’i plotėsonte vetė nevojat e saj pėr tė shmangur kontaktet me botėn e jashtme, por nė tė vėrtetė manastiret kanė qenė vatra tė relatimit tė teknikave, tė librave dhe tė ideve tė spiritualitetit. Qendra ekonomike (zotėrime tė mėdha, tė hapura ndaj progreseve tė teknikave bujqėsore dhe paraindustriale, urdhrat e shekullit XII, veēanėrisht sistersienėt, organizonin shfrytėzimin e gjerė tė njė tė njė pjese tė vetme, shpesh larg manastirit, hambarėt); qendra intelektuale (scriptorium) ku murgjit kopjonin dhe zbukuronin me vizatime dorėshkrimet) dhe qendra artistike (miniaturat, vitrazhet, ndėrtimi etj.); nganjėherė qendra politike (roli i Klynit) dhe nė mėnyrė tė dukshme qendra shpirtėrore”. (J.L. Goff, “Qytetėrimi i Perėndimit Mesjetar”, SH.B. Toena, faqe 500).

    Ekonomikisht manastiret e Luginės sė Drinos menaxhoheshin dhe vetadministroheshin duke pėrdorur burimet e veta pronėsore tė cilat shtoheshin vazhdimisht nga faljet qė bėnin besimtarėt, ndėrkohė qė nė periudhė bizantine dhe pasbizantine, kishtarisht ato vareshin nga Peshkopata e Drianopojės. Sipas studiuesit prof. Pirro Thomo, qendra e Peshkopatės supozohet tė kėtė qenė nė Melan, por nuk pėrjashtohet mundėsia qė tė ketė qenė edhe nė Peshkėpi tė Rrėzės sė Zezė. “Sipas njė hipoteze, qendra e Peshkopatės duhet tė ketė qenė nė fshatin Melan, i cili identifikohet me Justinianopolis, qytet i shekullit V-VI,I pėrmendur nga Prokopi i Cezaresė. Por nuk ėshtė pa vlerė dhe hipoteza tjetėr qė e vendos Selinė Peshkolape tė Drianopojės nė fshatin Peshkėpi, jo vetėm nisur nga emri, por edhe nga ekzistenca e njė kishe tė madhe, me shumė mundėsi e shek XII”. (P.Thomo. “Kishat Pasbizantine nė Shqipėrinė e Jugut”, 1998, faqe 96).

    Institucioni i manastirit lindi nė njė kohė tė caktuar dhe me funksione tė diktuara nga koha dhe nė thelb tė tij qėndron bashkimi i dėshirės pėr t’u “arratisur” nga bota e zhurmshme, nga njėra anė dhe organizimin shpirtėror, human dhe ekonomik tė pavarur nė anėn tjetėr. “Por qendra e madhe e Mesjetės sė Hershme ėshtė manastiri i veēuar, manastiru rural. Me punishtet e veta ai ėshtė njė ruajtės i teknikave artizanale dhe artistike; me skritoriumet – biblioteka, njė mbėshtetės i kulturės mendore; pėr hir tė zotėrimeve, veglave tė veta, punės sė dorės tė murgjėve dhe tė varfėrve tė tė gjitha llojeve, njė qendėr prodhuese dhe njė model ekonomik dhe sigurisht, njė vatėr e jetės shpirtėrore, e ngritur shpesh mbi reliket e njė shenjtori”, shkruan studiuesi Jacques Le Goff nė librin e tij. (J.L. Goff, “Qytetėrimi i Perėndimit Mesjetar”, SH.B. Toena, faqe 149). Ashtu si nė tė gjithė botėn e krishterė, edhe nė rajonin e Luginės sė Drinos, manastiret janė ndėrtuar nė vende tė shenjta, pranė apo mbi tempuj dhe ngrehina antike. Jacques Le Goff thekson se ndėrtesat e manastireve nė tė shumtėn e rasteve janė tė ndėrtuara me gurė dhe dru dhe shpesh me grurė tė marrė nga monumente antike nė shkatėrrim e sipėr. “Nė tė gjitha frontet e kristianizmit, nga shekulli I v nė shekullin e IX, nėpėr qytete, nėpėr fshatra, pėrtej kufijve tė Krishterimit, manastiret kanė njė rol thelbėsor”, nėnvizon Jacques Le Goff. (J.L. Goff, “Qytetėrimi i Perėndimit Mesjetar”, SH.B. Toena, faqe 156).


    Manastiret, vatra bujare pėr luftėtarėt dhe njerėzit nė nevojė

    Historikisht, manastiret, jo vetėm qė ndikuan dhe mundėsuan depėrtimin dhe shtrirjen e krishterimit nė zona tė pushtuara nga Perandoria Osmane, po ato u kthyen nė vatra bujare dhe nė strehė tė sigurt pėr ēetat e luftėtarėve antiosmanė, antiimperialistė dhe antifashistė. Duke parė fizionominė dhe zhvillimin e tyre, kryesisht gjatė periudhės mesjetare, nė njė rajon si Lugina e Drinos ku bashkėjetonin fe dhe etni tė ndryshme, kėto institucione shpirtėrore dhe sociale kanė plotėsuar kėrkesa dhe nevoja nga mė tė ndryshme tė diktuara nga koha.

    Banorėt nė jug tė Shqipėrisė ende sot e kėsaj dite pėrdorin njė shprehje “Vafsh nė Pepel!”, shprehje e cila e merr kuptimin nga funksionet e Manastirit tė Shėn Triadhės nė Pepel, ku gjenin strehė dhe ushqeheshin persona me probleme tė shėndetit mendor. Tė sėmurėt mendor kishin dhomat, mensat dhe mjediset e tyre dhe sipas gojėdhėnave, kėta tė sėmurė shpeshherė rehabilitoheshin dhe ktheheshin pėrsėri nė vendbanimet e tyre tė shėruar. Nė kėtė manastir, deri vonė organizoheshin disa herė nė vit panaire bujqėsore, blegtorale dhe tė prodhimeve artizanale. Pepeli mbahet mend si vendi i shėrimit dhe pėrtėritjes i tė sėmurėve mendorė, si vendi i organizimit tė Panairit tė Shėntriadhės, si streha e vetme ku mbaheshin dhe rriteshin fėmijėt jetimė, tė braktisur, handikapatė dhe fėmijė tė lindur nga marrėdhėnie jashtėmartesore. Manastiri i Shėn Qirjakut dhe Julitės nė Dhuvjanit ndėrtuar nė 1558 ka shėrbyer si shkollė, mandej thuhet se aty ka qenė shkolla e parė femėrore nė greqisht. Nė kėto manastire gjenin strehim njerėzit e vetmuar, pleq dhe fėmijė nga marrėdhėnie jashtėmartesore. Mandej, personat qė kanė kujdestarinė e Manastirit tė Pepelit janė njė ēift tė moshuarish qė qysh fėmijė janė rritur nė mjediset e kėtij manastiri, tė cilėt mė pas u martuan dhe ngritėn familjen e tyre. Nė Tranoshishtė tregojnė se kur ndonjė familje fshati mbetej pa qumėsht, shkonin nė Manastirin e Shėn Mėrisė i njohur si manastiri i Spilesė dhe kallogretė qė banonin aty (murgeshat) u jepnin lopė nga tufa e manastirit pėr tė pėrballuar nevojat e familjes. Nė Manastirin e Cepos dhe nė atė tė Hundkuqit nė vitet e vėshtira tė pushtimit osman, fshehurazi ėshtė mėsuar shqip dhe janė mbajtur kuvende me rėndėsi historike pėr mbrojtjen e trojeve, gjuhės dhe kulturės. Dėshmi tjetėr, pėr peshėn dhe rėndėsinė historike tė manastireve sjell Manastiri i Ardenicės nė Myzeqe, pasi nė altarin e kishės sė tij ėshtė bėrė ceremoniali i kurorėzimit tė martesės sė Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastriotit me Donika Arianitin nė mesditėn e 21 prillit 1451 nga peshkopi i Kaninės Feliks, nė prani tė princave shqiptarė dhe ambasadorėve tė Napolit, Venedikut, Raguzės, fakt historik qė pėrmendet pėr herė tė parė nga historiani italian, A. Lorenconi, nė vitin 1940. Nė fshatin Plesat qė ndodhet pranė Manastirit tė Cepos vendosur nė pikėn qė konsiderohet si “Porta e Labėrisė”, tregojnė se njė kallogre e kėtij manastiri e quajtur Sofi ėshtė vrarė nga trupat pushtuese gjermane nė vitin 1944, sepse dyshohej se u ēonte ushqime partizanėve tė dislokuar nė Shpellėn Eremite tė Cepos dhe kjo grua e jashtėzakonshme edhe sot e kėsaj dite nuk ėshtė shpallur dėshmore e luftės antifashiste. Luftėtarėt e Ēetės Patriotike tė Ēerēiz Topullit kanė gjetur mbrojtje, ushqim e strehim nė Manastirin e Ravenės nė Goranci dhe nė Manastirin e Cepos. Sipas njė banori tė kėtij fshati, 75-vjeēarit Spiro Panajoti qė kujdeset vullnetarisht pėr kėtė “manastir-monument” nė kohėn e lulėzimit tė plotė tė tij, ai gjendet nė njė pozicion tė favorshėm gjeografik, si njė ballkon sipėr fushės sė Dropullit dhe nė rrugėkalimin qė lidhte nė shekujt e kaluar dy qendra tė rėndėsishme administrative tė rajonit, Gjirokastrėn dhe Delvinėn, udhėtarėt dhe karvanėt qėndronin nė mjediset e brendshme dhe nė hijet e rėnda tė pemėve tė manastirit, ēlodheshin dhe ushqeheshin falas nė mjedise tė posaēme qė quheshin “trapezari”. Banorėt vendas thonė gjithashtu se ky manastir pėrmendet edhe si njė institucion arsimor, pasi aty nga viti 1858 deri nė vitin 1885 ka funksionuar shkolla femėrore, ku pėrveē shkrimit e kėndimit ato kanė mėsuar edhe qėndisje e gatim. Tjetėr problematikė ka Manastiri i “Fjetjes sė Shėn Mėrisė” sė Tranashishtės, i njohur ndryshe si Manastiri i Spilesė. Nė shkrimet e vjetra thuhet se kisha e Shėn Mėrisė nė Spile tė Saraqinishtit ėshtė e ndėrtuar dhe pikturuar nė vitin 1634. Kjo ėshtė e vėrtetuar nė mbishkrimin, i cili ndodhet mbi derėn nė faqen perėndimore tė Naosit (salla qendrore). Ėshtė njė kishė mrekullisht e bukur, me njė kompleks shpellash dhe njė kishė nė faqen shkėmbore tė malit tė Lunxhėrisė, por qė edhe pse ndodhet vetėm 2-3 km larg Parkut Arkeologjik tė Antigonesė fatkeqėsisht nuk ėshtė e mundur tė vizitohet, pėr shkak se mungon rruga dhe vendi ėshtė kthyer nė vathė pėr bagėtitė.


    Manastiret dhe kishat “monument kulture” nė rrėnim tė pėrditshėm

    Nisur nga vlerat historike, arkitekturore, ikonografike dhe artistike, aktualisht manastiret pėrbėjnė njė vlerė dhe pasuri tė jashtėzakonshme tė trashėgimisė kulturore, prandaj ėshtė e nevojshme tė tregohet kujdes qė kėto vlera tė rizbulohen, studiohen, tė ruhen, mirėmbahen dhe rijetėzohen pėr t’u shėrbyer banorėve, zhvillimit tė turizmit dhe brezave tė ardhshėm. Me gjithė pėrpjekjet e vazhdueshme pėr t’i ruajtur tė paprekura vlerat e disa manastireve dhe kishat e tyre tė shpallura “monument kulture”, njė pjesė prej tyre, sidomos ato qė ndodhen larg qendrave tė banuara, mbeten krejtėsisht tė pambrojtura, nė mėshirė tė fatit dhe nė rrėnim tė pėrditshėm. Vėshtirėsitė pėr mbrojtjen e manastireve monument kulture nisėn sidomos pas reformės pėr shkurtimin e personelit tė kujdestarėve tė monumenteve nga organikat e Drejtorisė Rajonale tė Monumenteve tė Kulturės, tė ndėrmarra nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės nė fillim tė vitit 2007. Nė Qarkun e Gjirokastrės janė nė administrim gjithsej 170 monumente kulture tė kategorisė sė parė dhe rreth 500 tė tjera tė kategorisė sė dytė, pjesa mė e madhe e kėtij numri janė objekte kulti tė fesė ortodokse, sikurse janė kishat dhe manastiret. Gjatė kėtyre 24 vjetėve tė fundit, autoriteti i Kishės Ortodokse Autoqefale ka bėrė pėrpjekje tė jashtėzakonshme pėr tė ringjallur besimin dhe ringritjen e institucioneve tė dhunuara prej regjimit komunist, periudhė nė tė cilėn shumė nga kėto objekte u kthyen nė stalla bagėtish, magazina drithi dhe reparte ushtarake, sikurse ėshtė rasti i manastireve tė Dragotit, Cepos, Pepelit, Vanistrės, qė shėrbyen deri vonė si reparte tė ushtrisė dhe policisė. Mandej, Manastiri i Dragotit vazhdon tė ketė njė fat tė tillė, pasi edhe sot vazhdon tė funksionojė si pikė grumbullimi tė makinave tė sekuestruara nga policia. Nė disa raste ėshtė investuar edhe pėr ringritjen e kishave tė vjetra, njė pjesė e tyre e marrė nė mbrojtje nga shteti si monumente tė trashėgimisė kulturore. Gjendja aktuale nė disa prej manastireve tė Luginės sė Drinos paraqitet jashtėzakonisht e rėnduar edhe nga pikėpamja arkitekturore. Koha bėn punėn e saj dhe rrėnimi nė disa prej tyre ėshtė gjithmonė e mė i pranishėm. Pėr tė parandaluar shkatėrrimin nuk nevojiten vetėm fonde, por edhe studime, analiza dhe projekte pėr restaurimin, konservimin dhe rijetėzimin e tyre pėr t’i bėrė kėto vende tė vizitueshme. E tillė ėshtė gjendja e Manastirit 700-vjeēar tė Shėn Triadhės nė Pepel tė Dropullit tė Sipėrm, njė vend i njohur pelegrinazhi pėr besimtarėt ortodoksė tė Gjirokastrės, Delvinės dhe Sarandės. Me gjithė ndėrhyrjet, gjendja e tij ėshtė pėrherė e rrezikuar. Gjendja teknike e afreskeve qė mbulojnė pothuajse krejt muret dhe tavanet e kėtij monumenti tė rrallė vazhdon tė jetė nė gjendje tė rėndė. “Nuk janė kujtuar pėr kryerjen e restaurimit as Drejtoria Rajonale e Monumenteve, qė e ka nė listėn e objekteve monumentale nė ruajtje, por as Mitropolia e Kishės Ortodokse Autoqefale e Gjirokastrės, qė e ka nė varėsi e kujdestari si objekt fetar”, shpjegon 80-vjeēari Vasil Gjoni, banor i Pepelit dhe njėkohėsisht njeriu qė mban ēelėsin e kishės sė manastirit 700-vjeēar. Jetim, ai ėshtė rritur nėn kujdestarinė e murgjve tė kėtij manastiri. E njėjta gjendje dhe situatė edhe nė rrėnojat e Manastirit 1000-vjeēar tė Dhuvjanit, njė tjetėr perlė e harruar e qytetėrimit dhe krishterimit ortodoks. Tabela nė tė hyrė tė tij shkruan vėrtet “Monument kulture, mbrohet nga shteti”, por nė fakt ēdo gjė ėshtė duke u shkatėrruar plotėsisht dhe mjedisi i tij, dikur pėrrallor, sot duket tepėr mjeran. Nė Dhuvjan ndodhen edhe 6 kisha tė tjera tė lashta, midis tė cilave ajo e Shėn Nikollės, por natyrisht mė e veēanta prej tyre ėshtė ajo qė gjendet brenda oborrit tė Manastirit tė Dhuvjanit, e quajtur kisha e Shėn Julitės.

    Edhe Manastiri 335-vjeēar i Shėn Sotirit nė Mingul tė Lunxhėrisė nuk mbetet pas sa i takon problematikės. Edhe pse ngrihet nė njė vend tė bukur e piktoresk, ky manastir, qė ende mbledh besimtarėt pranė vetes, ka nevojė pėr njė projekt pėr t’u rijetėzuar. Edhe pse i harruar, ai mbart vlera tė pazėvendėsueshme nė trashėgiminė tonė kulturore jo vetėm nė Lunxhėri, por edhe mė gjerė. E njėjta situatė vazhdon tė jetė po kaq e mjerė edhe nė manastiret dhe kishat e tjera, siē ėshtė ai i Hundkuqit, manastiri i Cepos, kisha e Peshkėpisė sė Poshtme etj. Kėto vende me pak kujdes e interes nga ana e tė gjitha palėve mund tė kthehen nė pika tė rėndėsishme turistike, vlera tė vėrteta me tė cilat absolutisht mund tė krenohemi.

    Nė shėnjestėr tė trafikut tė veprave tė artit dhe antikuarėve

    Ndonėse nė shumė nga manastiret dhe kishat e tyre tė pasura me ikonostase, afreske, ikona, antikuarė, orendi e sende me vlerė tė jashtėzakonshme, qė kanė gėzuar kėtė status edhe gjatė periudhės komuniste, kanė mundur tė shpėtojnė dhe tė ruhen tė paprekura si thesare tė kulturės dhe trashėgimisė. Por nė kėto dy dekadat e fundit pas vitit 1990, disa nga vlerat qė i shpėtuan periudhės sė diktaturės, pėr shkak tė ngėrēeve tė herėpashershme mes institucioneve tė shtetit tė specializuara pėr monumentet dhe institucioneve fetare, nuk u kanė shpėtuar dot grabitjeve dhe humbjeve. Manastiret dhe kishat javė vėnė nė shėnjestėr tė trafikut tė veprave tė artit dhe antikuarėve. Grabitja e ikonave nga manastiret dhe kishat nė rajonet e Shqipėrisė jugore konsiderohen si njė nga vjedhjet mė tė kushtueshme tė veprave tė artit dhe njėkohėsisht edhe krimi mė i pandėshkuar nė dy dekadat e fundit. Sipas tė dhėnave, deri tani asnjė prej grabitėsve dhe trafikantėve tė kėtyre vlerave tė pallogaritshme tė trashėgimisė kulturore nuk ėshtė kapur dhe dėnuar nga drejtėsia shqiptare. Pas njė zinxhiri tė gjatė grabitjesh tė ikonostaseve dhe ikonave tė vjetra nga manastiret dhe kishat mė tė rėndėsishme tė periudhės sė Bizantit, nuk ka mė asnjė dyshim se ikonografia dhe vlerat e tjera tė trashėgimisė kulturore, artistike dhe fetare janė vėnė nė shėnjestėr tė trafikut tė veprave tė artit. Ato mbeten pėrherė tė rrezikuara. Goditjen e parė dhe mė tė rėndė ikonografia dhe vlerat e trashėgimisė shpirtėrore e fetare nė Luginėn e Drinos e mori nė vitin 1990. Nga kisha e Labovės sė Kryqit u zhduk Kryqi i Labovės sė Kryqit, njė objekt i rrallė qė ishte ruajtur nė shekuj nga banorėt e zonės. Sipas legjendės qė vazhdon tė tregohet edhe sot, ky kryq ishte njė dhuratė e Perandorit Justinian pėr Labovėn dhe se brenda tij kishte njė “shkel” druri prej Kryqit tė Shenjtė ku u kryqėzua Jezus Krishti. Ishin tre persona qė e grabitėn nė vitin 1990, tė cilėt u gjykuan dhe u dėnuan nga drejtėsia, por asnjėherė nuk treguan personin apo vendin ku u degdis kjo vepėr me vlera tė rralla. Njė tjetėr vjedhje qė ėshtė bėrė nė kėtė objekt qė daton nė shekullin X-XI, ishte nė javėn e parė tė muajit janar 2008, kur nga kjo kishė pėr herė tė katėrt janė grabitur 18 ikonat e pjesės sė sipėrme tė ikonostasit tė kishės. Mė pas ka nisur njė varg i gjatė dhunimesh. Manastiret dhe kishat vazhdojnė tė jenė ende nga mė tė rrezikuarat. Pėr kėtė flet jo vetėm grabitja e 14 ikonave nė kishėn bizantine tė Labovės sė Kryqit dhe 20 ikonave dy vjet mė parė nė kishėn e Jorgucatit, por krejt zinxhiri i gjatė dhe i pandėshkuar vjedhjesh nė kėto 20 vitet e fundit. Nė qershor tė vitit 2007, procesi i katalogimit ka mundur tė zbulojė grabitjen e ikonave nga Manastiri i Ravenės afėr Goranxisė, nė shtator 2007 janė grabitur njėra pas tjetrės kishat e Varoshit nė Gjirokastėr, Goranxisė dhe Zervatit nė Dropull, nė tetor tė vitit 2007, pėr tė katėrtėn herė qė nga viti 1991, ėshtė grabitur kisha e Shėn Thanasit nė Bularat, herėn e fundit po nė kėtė kishė u grabitėn 18 ikonat, rreth 200-vjeēare tė ikonostasit tė vjetėr.


    Epilog

    Manastiret e Luginės sė Drinos, kėto perla tė qytetėrimit dhe krishterimit ortodoks, me gjithė grabitjet, faktin qė vazhdojnė tė mbeten tė harruara dhe nė rrėnim tė pėrditshėm, pėrsėri ato ruajnė vlera tė jashtėzakonshme tė traditės shpirtėrore. Nė afresket e mureve tė Kishės sė Vllahogoranxisė ndėrtuar nė 1622 gjen edhe sot gjurmėt e penelit tė piktorit tė famshėm, ikonografit tė njohur, Onufėr Qipriotit. Kisha e Manastirit tė Profetit Ilia nė Jorgucat ndėrtuar nė vitin 1586 dhe narteksi i saj ėshtė pikturuar nė 1617 prej penelit tė piktorit Mihal nga Linotopi. Kisha e Manastirit tė Shėn Mėrisė nė Spile midis fshatrave Saraqinishtė dhe Tranoshisht nė Lunxhėri ėshtė ndėrtuar nė vitin 1634 narteksti i sė cilės pikturuar nė vitin 1659 ka disa afreske mjaft impresionuese. Manastiri i Profet Ilisė nė Stegopull tė Lunxhėrisė, ndėrtuar nė vitin 1624 ruan afreske tė pikturuara nė 1653 nga Konstandini i biri i Mihalit nga Linotopi sė bashku me Nikollėn.

    Me gjithė madhėshtinė qė pėrēojnė, pėrtej vlerave shpirtėrore, historike e artistike, sėrish kujdesi pėr to ėshtė minimal diku, e aspak diku tjetėr. Me pak kujdes e interes nga tė gjitha palėt mund tė kthehen nė pika tė rėndėsishme turistike, vlera tė vėrteta, me tė cilat absolutisht mund tė krenohemi.

    Shqip
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 21-08-2014 mė 21:52
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    arbereshi_niko (22-08-2014)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •