Albo vertet kini shume "guxim" bile deri ne marrezi. Eshte shume e veshtire qe "mishori" te kuptoje dhe njohe zbulesen e Frymes. Ti e percepton besimin ne Perendi, nisur nga eksperienca jote. Pasi per ty besimi eshte thjesht ndjekja dhe zbatimi i nje sere regullash te relligjionit ku ben pjese. Jezusi tha, kush beson tek une ka jete te perjetshme. Shiko si thote tek Gjon:5:24.
" Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Ai qė e dėgjon fjalėn time dhe beson nė atė qė mė ka dėrguar, ka jetė tė pėrjetshme, dhe ai nuk vjen nė gjyq, por ka kaluar nga vdekja nė jetė."
Po keshtu Pali tek Romak:10:17. thote:
"Besimi, pra, vjen nga dėgjimi, dhe dėgjimi vjen nga fjala e Perėndisė. "
Dhe tek Galat:5:22.thote:
"Por fryti i Frymės ėshtė: ...... besimi, ......."
Ne te tri vargjet qe te solla, te deshmoj se BESIMI ne Perendi, vjen nga Perendia tek njeriu, dhe nuk eshte produkt nga njeriu. Besimi i vertete vjen tek njeriu, vetem kur ai DiGJON Fjalen e Krishtit, qe do te thote : PRANON Lajmin e mire , ungjillin e Krishtit. Ky njeri eshte i shpetuar, perjashto cdo verpim apo kontribut njerzor. ky eshte Hiri i Perendise qe u dha me ane te Krishtit. Por tani ceshtja eshte: Kush e ka vertet kete besim qe vjen nga Perendia? Jezusi na deklaron se, kete bese e ka vetem ai i cili E digjon fjalen e Tij. Digjim do te thote hapje e zemres dhe pranim. Pra jo ata qe trashegojne religjionin, jo ata qe ndjekin traditat apo regullat e te pareve te tyre ne religjion. Krishti eshte i drejtperdrejte, kur thote se, vetem ai qe digjon fjalen time dhe BESON ne mua, eshte i shpetuar. Pikerisht keshtu ju tha religjionozeve, te cilet deshin ta vrisnin, sepse Ai ecte kunder mesimeve te religjionit. Ju nuk me besoni, sepse fjala ime nuk gjen vend ne ju. Krimineli ne kryq shpetoi vetem ne saje te BESES dhe jo te kontributit te tij. Nese shpetmi do te kerkonte qofte dhe nje veper sa nje " fije floku" , atehere nuk do te ishte falas, dhe Krishti nuk do ta kishte kryer shpetimin plotesisht. Por Ai ne kryq tha: u krye. Por njerzit gabojne pikerisht ne kete gje, pasi ata e konceptojne besimin, mbeshtetur ne eksperiencen njerzore, gje qe eshte e deshtuar. Ai qe beson ne Krisht, qysh ne kete moment, permes Pagezimit te tij, qe eshte vdekja dhe ringjallja bashk me Krishtin, ka kaluar nga vdekja ne jete. Per ate nuk ka me kthim prapa, qe do te thote nuk humbet me. Kete e thote Jezusi ne tek Gjon:10:28;
" dhe unė u jap atyre jetėn e pėrjetshme dhe nuk do tė humbasin kurrė, e askush nuk do t’i rrėmbejė nga dora ime."
Kjo eshte siguria qe ne kemi ne premtimin e fjales Perendise, te cilen dhe e besojme. Veprat tek besimtari, fillojne pasi ai ka hyre ne paqen e Perendise, pra ka mare shpetimin,sepse nje i vdekur ne mekat, kurre nuk mund te beje veprat e Perendise. Te gjithe ata qe vene veprat si menyre per te arritur shpetimin , vecse deshmojne qe nuk njohin Perendine, Krishtin dhe Hirin e Perendise. Por, dhe mohojne sakrificen e Hirit qe Jezusi beri ne kryq. Frutat tek nje peme, vijne vetem pasi ajo ka mbire dhe eshte rritur . Por eshte marrezi te kerkosh fruta pa mbjelle pemen. Besimi te cilit i mungon mesimi i shkrimit pofetik, eshte i verber, pasi shkrimi eshte nga fryma e Perendsie dhe jo nga njeriu. Dhe Perendia e ka dhene shkrimin profetik, per mesimin, arsimimin, dhe edukimin plot disipline te besimtarit te rilindur kristian. Ne menyre qe ai te jete i bere gati per veprat e Perendise. E si mund te besh vepra te mira, kur ende je ne mekat? Si mund te trashegonte perseri djali plangprishur pasurine e atit, pa u penduar, kthyer dhe gjunjezuar para atit, si dhe pajtuar dhe veshur kostumin, kepucet dhe unazen ne gisht, qe jane: jeta e re ne Krisht, shpalljen e ungjillit dhe beslidhja e re ne Krishtin? Eshte e pamundur, qe te ecesh ne Mish, dhe te mund te njohesh zbulesen ne Fryme. Kam pare plot njerz, te cilet me kane kundershtuar fuqishem, bile dhe sulmuar ashper, kur ju kam folur rreth mesimit qe Shkrimi ne zbulese te Frymes jep tek i krishteri. Por kam pare se kur ata kane digjuar dhe pranuar fjalen e Krishtit, qe shkrimi shpall dhe meson, me pas kane mare BESIMIN e vertete te Perendise, dhe athere syte e tyre jane hapur per te pare te verteten. Dhe kane pasur kurajon te thone: Sot njohim plotesisht cfar Jezusi beri per ne ne kryq. Jobit ju desh te kalonte ne nje kalvar te rende mundimesh, qe ne fund te pranonte duke thene: kisha digjuar te flitej per ty o Perendi, por sot te njoha. Po keshtu Pali, vetem pasi Jezusi i foli tek rruga e Damaskut, ne fund tha: Te gjitha i quaj PLEH, qe te fitoj Krishtin. Gabimi eshte se, njeriu duke mos njohur poziten ku eshte, deshmon gabim, sepse aq "sheh" . Pikerisht Jezusi na zbulon poziten tone mekatare, per te pranuar se jemi vetem mekatare dhe te humbur, dhe pas kesaj vjen pranimi dhe besa ne Krishtin.
" Ps. Kjo qe thua ketu Albo, eshte vertet miopi:
" Nese Virgjeresha Mari nuk do te kish pranuar me vullnetin e saj Ungjillin e Zotit, duke ia nenshtruar vullnetin e saj Vullnetit te Zotit, Krishti nuk do te kish lindur nga Virgjeresha Mari, qe do te thote, ti nuk do te kishe as Jisu Krisht e as Ungjill qe te lexoje e besoje."
Dmth, Ne besojme ne nje Perendi, plani i te cilit varet nga tekat e njeriu?!?!?!?!
Ne fakt ne korce ka nje proverbe njerzore, qe thote: Plani i shtepise nuk del ne pazar. Qe do te thote, ti mund te besh shume plane, por kur shkon ti blesh ne pazar, ato nuk perputhen me cmimet, kjo sepse ti nuk e njeh mire pazarin. Te mendosh se Tek Maria varej suksesi apo deshtimi i gjithe vepres se Perendise, kjo eshte marrezi. A mund te zgjedhe gabm Ai, i cili eshte Mencuria dhe Dituria? Keshtu ndodh, kur mendon se njeh Perendine, por Krishti tha, une ja rrefej Atin kujt te Dua. Ne fakt ti gabon se aq "sheh", dhe nuk e di se ai te cilin Perendia ka perzgjedhur per pune te tij, eshte plotesisht ne vullnet te Krishtit, dhe vullnti i tij i lire eshte nje ne vullnetin e Perendise. Ti shikon si njeri dhe arsyeton si njeri. Duhet te rilindesh se lartmi qe te hysh ne mbreteri te Perendise, dhe te kuptosh gjerat e Perendise. Juve ju eshte DHENE tha Krishti, ndersa atyre jo. Pra Maries ju DHA, dhe ajo veproi nga ajo qe Perendia i DHA, jo nga vetja, prandaj dhe tha: ja sherbetorja jote, u befte simbas fjales tende. E kutpon ti fjalen: "sherbetorja jote"?. Do te thote SHERBETOR, i shitur plotesisht tek zoteria. Sherbetori nuk ka asnje te drejte mbi vetene tij, eshte vecse nen urdher te zoterise. Sherbetori nuk eshte puntor me te drejta, por eshte skllavi, nen urdher nate e dite. Ne greqisht kjo fjale eshte: "Dhulos", qe do te thote i skllaveruar. Prandaj themi u befte o At vullneti yt, dhe jo deshira jone. Perse,sepse na eshte dhene pikerisht per te bere vullnetin e Atit. Kur vdes dhe ringjallesh me Krishtin qe quhet pagezimi, bashke me vdekjen, vdes dhe vullneti i MISHOR, qe te mund te triumfoje vullenti i Perendise, qe eshte tek krijesa e re, e rignjallur se bashku me Krishtin ne jeten e re. Kur te njohesh Krishtin do te kuptosh edhe fjalen e tij, dhe do te maresh besimin e vertete qe te con ne shpetim. Vullneti i njeriut eshte kunder vullnetit te Perendidse.
Krijoni Kontakt