Postuar mė parė nga
Albo
Edhe njehere po te them, mos iu refero Shkrimit te Shenjte si "shkrim profetik" pasi po mohon qe Krishti eshte Zot dhe po e ben ate "profet" sic e bejne muslimanet. Nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar ndonje "shkrim profetik" as ne kohen para ardhjes se Krishtit, pasi edhe profetet e Izraelit ndanin me popullin e Izraelit ate qe degjonin e shikonin nga Zoti, jo fjalet e tyre. Kurse me Krishtin, nuk kemi te bejme me profete, por kemi te bejme me Vete Zotin, qe zbriti nga qielli, mori mish njeriu nga nje Virgjereshe e u be njeri, dhe eci e predikoi mes nesh. Prandaj boll shpik gjepura nga goja ne lidhje me "shkrime profetike". Zoti nuk ben profeci, Zoti flet e ashtu behet ne cast pasi eshte i kudondodhur, i gjitheditur dhe i paafrueshem dot nga dija njerezore.
Zoti nuk i ndan njerezit ne grupe ashtu sic te genjen mendja ty. Shenjtoret para se te beheshin shenjtore, ishin njerez mekatare si une e si ty. Pra nuk ekziston nje ndarje e tille pasi te gjithe njerezit e lindur ne kete bote, me perjashtim te Krishtit, te gjithe ishin, jane e do te jene mekatare. Perendia i shikon njerezit ne njerez mekatare kryenece qe zgjedhin nje jete pa Perendine, duke injoruar gjithcka qe ka lidhje me Zotin; edhe ne njerez mekatare te penduar, qe i kerkojne falje Zotit per mekatet e tyre, i rrefejne keto mekate ne Kishe, dhe zgjedhin rrugen e veshtire te nje jete me Perendine. Rruga qe te ben shenjtor nuk eshte e thjeshte, eshte rruga me e veshtire qe njeriu mund te ndermarre, pasi qe nga momenti qe zgjedh rrugen qe te shpie tek Zoti, sulmet e te ligut fillojne nga te gjitha drejtimet. Dhe kjo rruge eshte rruga me kryqin ne krah qe vete Krishti mori nga kazermat romake per ne vendin e Golgothes ku edhe u kryqezua. Shenjtore jane ata njerez mekatare te penduar qe heqin dore nga kjo bote dhe pranojne cdo vuajtje, cdo sakrifice ne jeten e tyre, per hir te dashurise ndaj Krishtit.
Teorikisht ju protestantet te merrni ne qafe, pasi kujtoni se duke lexuar Ungjillin dhe duke besuar ne ate qe lexon, do behesh shenjtor. Nuk behesh dot shenjtor as vetem duke lexuar Ungjillin e as duke e besuar ate qe lexon. Ashtu sic nuk meson dot not vetem duke i thene vetes qe noti eshte i thjeshte, mjafton te levizesh duart keshtu, e kembet ashtu, e qendron mbi uje. Duhet te hysh ne uje qe te mesosh not. Edhe te behesh i krishtere e shenjtore, duhet te vuash e besh beteje shpirterore me forcat e te ligut, ne menyre qe te besh progres ne jeten tende shpirterore. Kete qe Albo ta meson ty ne forum, Albos ia kane mesuar qindra shenjtore te Kishes Orthodhokse ne shekuj qe Albo i lexon me endje pasi kerkon te mesoje prej tyre.
Do te pyesja se cilet jane shenjtoret e kishes ku ti shkon apo shenjtoret qe ti i merr si shembuj?
Gjeja e pare qe Krishti beri qe para se te fillonte misionin e tij ishte thirrja e peshkatareve te Galilese qe ta ndiqnin nga pas e te beheshin nxenes te Tij. Perse kujton se e beri kete gje kur shume mire mund te kish derguar nje Ungjill te shkruajtur nga engjejt ne qiell? Pasi keta peshkatare do te deshmonin gjithcka qe Ai do te bente, do te mesonin prej Tij, dhe do te ishte po detyra e tyre qe te predikonin dhe mbronin besimin nga herezite kur Krishti te mos ishte me mes tyre. Keta nxenes qe u bene Apostuj, keta ngriten Kishen Orthodhokse, dhe ata peshkopet qe ti shikon sot ne Kishen Orthodhokse, jane pasardhesit e tyre qe nga koha e Krishtit, e deri me sot. Eshte detyra e peshkopit qe te PREDIKOJE besimin e drejte ne popull, e ta MBROJE ate besim nga herezite e shumta.
Per ju protestantet, Kisha nuk ka ekzistuar ne keto 2000 vjet, eshte prodhim i imagjinates tuaj. Per ju ekziston vetem libri i famshem me emrin BIBEL me te cilin ju "shpetoni". Krishti nuk te thote ne Ungjillin qe lexon qe cdo njeri duhet te lexoje Ungjillin ne Bibel, ta besoje e do te shpetoje. Krishti te thote qe ju Apostujt e mi te vini e te predikoni besimin ne cdo cep te botes. Qe deshmuesi e Albo te mos ta lexojne Ungjillin si liber e ta interpretojne me mendjet e tyre te semura, por te degjojne nga goja juaj te njejtin Ungjill qe degjuat nga goja Ime.
Cdo njeri qe pretendon se ka gjetur Krishtin, pa gjetur me pare Kishen e Krishtit, vetem sa vetemashtrohet dhe veteushqen iluzione ne koken e tij. Duhet te gjesh me pare Kishen e Krishtit, Kishen Orthodhokse, te hysh fizikish brenda saj, te takosh nje nga ata Apostujt e kohes tende qe njihen si peshkope e ti thuash: Me meso per Ungjillin. Vetem atehere ke per te njohur Krishtin e Vertete dhe vetem atehere ke per te perjetuar misterin. Ajo qe ti perjeton eshte nje koke e mbushur me mendime te kota qe jane interpretimet e tua per vargjet e Ungjillit.
Kur Krishti nxorri ato fjale per femijet, mesazhi per te rriturit ishte: "duhet qe te besoni si keta femije ne menyre qe te hyni ne Mbreterine e Qiellit". Qe do te thote, duhet te pranoni si te vertete ashtu si ai femija pranon si te vertete cdo fjale qe del nga goja e prindit, e ben ashtu, edhe pse mund te mos jete ne gjendje qe te kuptoje plotesisht se pse prindi ia kerkoi kete gje. Kurse si romano-katoliket si ju protestantet na dilni e na thoni qe femija nuk duhet te pagezohet e mirroset derisa te arrije moshen madhore qe te KUPTOJE pasi per ju TE BESUARIT dhe TE KUPTUARIT eshte e njejta gje!
Pagezimi i femijeve nuk eshte inovacion e tradites se Kishes. Aspak. Ne traditen hebraike, qe i paraprin asaj te krishtere, femijet rrethpriteshin qe ne lindje, si nje menyre per te vulosur qe keta femije i perkasin Zotit te popullit te Izraelit. Pagezimi e mirrosja eshte e njejta gje, por nuk eshte nje sakrifikim mishi e gjaku, eshte nje sakrifikim shpirteror. Vdesim e rilindim me Krishtin, marrim Vulen e Frymes se Shenjte dhe kjo i dallon femijet e krishtere orthodhokse qe i perkasin Krishtit, e ata qe nuk i perkasin Krishtit.
Albo
Krijoni Kontakt