Mėnyra e hyrjes nė Kishėn e krishterė ėshtė me anė tė Pagėzimit nė emrin e Atit dhe tė Birit dhe tė Shpirtit tė Shenjtė (Mattheu 28:19, Ungjilli nė shėrbesėn e Pagėzimit nė Kishėn Orthodhokse). Pagėzimi si fjalė, do tė thotė zhytje nė ujė.

Ai praktikohej nė Dhiatėn e Vjetėr dhe madje edhe nė disa fe pagane, si shenjė e vdekjes dhe e rilindjes. Kėshtu, Joan Pagėzori pagėzonte si shenjė pėr njė jetė tė re dhe pendim, qė literalisht, do tė thotė njė ndryshim i mendjes, dhe kėshtu ndryshim i dėshirave dhe veprimeve, pėr t’u pėrgatitur pėr ardhjen e Mbretėrisė sė Perėndisė nė Krishtin. Nė Kishė, kuptimi i Pagėzimit ėshtė vdekja dhe rilindja nė Krishtin. Ai ėshtė pėrvoja personale e Pashkės pėr ēdo njeri, mundėsia reale pėr tė vdekur dhe pėr "tė rilindur" (Joani 3:3).

"A nuk e dini, se sa u pagėzuam me Krishtin, mė vdekjen e tij u pagėzuam. U varrosėm, pra, bashkė me anėn e pagėzimit, pėr vdekjen; qė siē u ngjall Krishti prej sė vdekurish me lavdin e Atit, ashtu edhe ne tė ecim me jetė tė re. Sepse, nėse u bėmė pjesėtarė nė shembėllesėn e vdekjes sė tij, do tė bėhemi pjesėtarė nė ngjalljen e tij" (Romanėt 6:3-5; Apostulli i Shėrbesės sė Pagėzimit, Shih gjithashtu Kolosianėt 2:12; 3:1).

Eksperienca e pagėzimit ėshtė pėrvoja themelore e krishterė, ėshtė kushti fillestar pėr tėrė jetėn e krishterė. Ēdo gjė nė Kishė e ka origjinėn dhe pėrmbajtjen nė pagėzimin, sepse ēdo gjė nė Kishė buron dhe jeton prej ngjalljes sė Krishtit. Kėshtu, pagėzimi pasohet nga "vula e Shpirtit tė Shenjtė", misteri i mirosjes i cili ėshtė eksperienca personale e Rushajeve (Pentekostisė).

Pėrmbushja dhe plotėsimi i kėtyre mistereve themelore tė krishtera, ėshtė misteri i Kungimit Hyjnor me Perėndinė, nė Meshėn Hyjnore tė Kishės. Vetėm personat qė i janė zotuar Krishtit nė Kishėn Orthodhokse me anė tė Pagėzimit dhe Mirosjes, mund tė ofrojnė dhe tė marrin Kungatėn e Shenjtė nė Kishėn Orthodhokse. Kungata e Shenjtė ėshtė Kungimi Hyjnor. Si e tillė nuk ėshtė thjesht njė "mjet shenjtėrimi" pėr besimtarėt e veēantė, nuk ėshtė njė mjet me anė tė tė cilit persona privatė fitojnė "kungimin" me Perėndinė, sipas ndėrgjegjeve, besimeve apo praktikave tė tyre private. Kungimi ėshtė mė tepėr njė veprim tėrėpėrfshirės i Kungimit Hyjnor tė shumė personave, qė kanė tė njėjtin besim, tė njėjtėn shpresė, tė njėjtin pagėzim. Ai ėshtė veprimi i pėrbashkėt i shumė personave, qė kanė njė mendje, njė zemėr, njė gojė, nė shėrbim tė njė Perėndie e Zoti, nė njė Krisht dhe nė njė Shpirt tė Shenjtė.


Tė marrėsh pjesė nė Kungimin Hyjnor nė Kishėn Orthodhokse do tė thotė tė identifikosh vetveten plotėsisht me tėrė anėtarėt e besimit orthodhoks, tė gjallė e tė vdekur; dhe tė identifikosh vetveten plotėsisht me ēdo aspekt tė Kishės Orthodhokse: historinė e saj, sinodet, kanonet dhe dogmat. Kjo do tė thotė "tė marrėsh mbi vetvete" pėrgjegjėsinė direkte dhe konkrete pėr ēdo njeri dhe ēdo gjė qė ka lidhje me traditėn orthodhokse dhe tė praktikosh pėrgjegjėsinė pėr jetėn e pėrditėshme tė Kishės Orthodhokse.

Duke hyrė nė "Kungimin Hyjnor" tė Kishės Orthodhokse me anė tė Pagėzimit dhe Mirosjes, personi jeton sipas jetės sė Kishės nė tė gjitha mėnyrat e mundshme.

Ai ėshtė para sė gjithash besnik me doktrinėn dhe disiplinėn e Kishės, me anė tė kungimit besnik me hierarkinė e Kishės, tė cilėt janė ata anėtarė tė Trupit, qė me anė tė misterit tė priftėrisė janė pėrgjegjės pėr mėsimin dhe praktikat e Kishės; imazhet e mistereve tė identitetit tė Kishės, nė tėrė vendet dhe kohėrat.

Kur dikush hyn nė bashkėsinė e martesės, qė sipas mėsimit tė Jisu Krishtit ėshtė njė bashkim pėrgjithmonė i njė burri dhe i njė gruaje, ky bashkim shenjtėrohet dhe bėhet i pėrjetshėm dhe hyjnor nė misterin e Martesės nė Kishė.

Kur dikush vuan apo ėshtė i sėmurė, ai "le tė thėrrasė priftėrinjtė e Kishės" dhe "le tė luten mbi atė dhe le ta lyejnė me vaj nė emėrin e Zotit" nė misterin e Vajimit tė Shenjtė (Efqelinė) (Shih Jakovi 5:14).

Kur ndonjėri mėkaton dhe largohet nga jeta e Kishės, ai kthehet nė "Kungimin e Shenjtė" tė komunitetit hyjnor, me anė tė misterit tė rrėfimit dhe pendesės.

Dhe kur dikush vdes, ai kthehet tek Krijuesi i tij nė mes tė Kishės, me lutjet e ndėrmjetimet e vėllezėrve dhe motrave besimtarė nė Krishtin dhe nė Shpirtin.

Kėshtu e tėrė jeta e besimtarit ėshtė jetuar nė tokė me Kishėn, si njė jetė e plotė dhe e re nė Vetė Perėndinė. Kisha, e cila ėshtė prania mistike e Mbretėrisė sė Perėndisė, nuk ėshtė e kėsaj bote (Shih kapitullin Adhurimi).

Pohimi i "njė pagėzimi pėr ndjesėn e mėkateve", ėshtė kėshtu pohimi i rinimit total tė jetės sė dhėnė njerėzve nė Kishė, sepse Krishti ėshtė ngjallur. "Nėse u ngjallėt bashkė me Krishtin, kėrkoni ato qė janė lart, ku Krishti ėshtė ulur nė tė djathtė tė Perėndisė. Kini ndėr mend ato qė janė lart, jo ato qė janė nė tokė. Sepse vdiqėt, edhe jeta juaj ėshtė fshehur me Krishtin te Perėndia. Kur tė shfaqet Krishti, jeta jonė, atėherė edhe ju bashkė me atė do tė shfaqeni me lavdi" (Kolosianėt 3:1-4).

Kėshtu, nė Kishė tėrė jeta ėshtė ajo qė fillon me rilindjen nė pagėzim, jeta "e fshehur bashkė me Krishtin te Perėndia". Tėrė misteret e Kishės sė Krishterė pėrmbahen nė kėtė jetė tė re. Ēdo gjė nė Kishė vjen nga uji i pagėzimit: ndjesa e mėkateve dhe jeta e amėshuar.