Rikthehet pas dy vitesh festivali "Marie Kraja", Tirana mirėpret eventin mė tė rėndėsishėm tė vokalit operistik
Konkurs i kėngėtarėve operistikė; njė koncert i jashtėzakonshėm me arie dhe kėngė nga mė tė njohurat e tė pėrzgjedhurat e repertorit botėror; balet dhe kostume mahnitėse: Edicioni i tetėmbėdhjetė i Festivalit Ndėrkombėtar te Vokalit Operistik "Marie Kraja" do tė zhvillohet nė Tiranė nė datat 29-30 Mars.
Pesėmbėdhjetė konkurrentė, nga katėr kontinente do tė garojnė pėr tė marrė cmimin qė mban emrin e themelueses sė operės shqiptare "Marie Kraja". Ata do tė gjykohen nga njė juri ndėrkombėtare, e pėrbėrė prej drejtues tė operave tė mėdha evropiane, duke i dhėnė pjesėmarrėsve mundėsinė qė pėrvec garės dhe ēmimit, tė bėjnė hapa tė vlefshėm nė karrierėn e tyre tė ardhshme. Nė sajė tė pjesėmarrjes sė emrave tė mėdhenj opertistikė botėror nė juri, festivali "Marie Kraja" ėshtė bėrė i kėrkuar pėr artistėt e rinj nga e gjithė bota.
Juria ka bėrė pėrzgjedhjen paraprake dhe nė netėt finale do tė konkurrojnė 15 artistė. Netėt do tė jenė tė ndėrtuara nė formėn e spektaklit, regjisori i tė cilit Anatolli Solovianenko, ėshtė regjisor dhe Drejtor i Pėrgjithshėm i skenės nė Teatrit Nacional tė Operas sė Kievit - Ukrainė. I ikur nga lufta ai tani vjen nė Tiranė, duke pasur mundėsinė tė bashkėpunojė pėr kėtė festival. Dirigjenti i orkestrės vjen nga Anglia dhe ėshtė i mirėnjohuri Martin Andre. Festivali do tė transmetohet nė Radio Televizionin Publik Shqiptar RTSH dhe regjia televizive i ėshtė besuar Redi Trenit.
Ndėrsa prezantuese e festivalit ėshtė njė emėr i lidhur ngushtėsisht me "Marie Krajėn": sopranoja e njohur shqiptare Enkeleda Kamani. Ajo ka triumfuar nė kėtė skenė nė vitin 2015 dhe prej aty nisi njė karrierė tė shkėlqyer ndėrkombėtare. Tashmė Kamani rikthehet nė kėtė skenė si prezantuese, por dhe pėr tė kėnduar, pėr tė treguar historinė e saj tė suksesit, por dhe pėr tė qenė ndoshta njė ogur i mirė pėr pjesėmarrėsit nė garė.
Nė tė dyja netėt e festivalit, nuk do tė mungojė edhe trupa e baletit, ku kėtė vit pėr herė tė parė ngjiten nė skenė shumė kėrcimtarė tė rinj. Po pėr promovimin e tė rinjve do tė shėrbejė dhe njė sfilatė e veēantė, e organizuar nga artistja Najada Hamza, e cila ka pėrzgjedhur veshje nga veprat mė tė njohura tė skenės sė operės dhe baletit dhe qė janė realizuar nga kostumografėt e rinj tė sapodiplomuar nė Fakultetin e Arteve tė Bukura si fashion designer. Nė kėtė mėnyrė edhe studentėve qė sapo kanė mbaruar studimet me rezultate tė shkėlqyera u jepet njė mundėsi pėr t'u shfaqur, promovuar nė fushėn e artit dhe tregun e punės.
Por, pėrveē misionit tė tij kryesor, garės dhe promovimit tė talenteve tė reja, festivali "Marie Kraja" ėshtė dhe dy netė koncertore pėr t'u shijuar nė sallėn e Teatrit tė Operės dhe Baletit. Publiku i kėtij teatri do tė mund tė shijojė dy mbrėmje me muzikė tė pėrzgjedhur nga repertori botėror Puccini, Gounod, Bellini, Mozart, Bizet, Verdi, Rossini, Donizetti, por edhe kėngė lirike mjaft tė njohura. Dy netė qė ia vlen tė ndiqen dhe njė festival ku ka veē fitues.
Living
https://www.the-living-media.com/new...alit-operistik
Krijoni Kontakt