Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,199

    Pėr: Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"

    Rikthehet pas dy vitesh festivali "Marie Kraja", Tirana mirėpret eventin mė tė rėndėsishėm tė vokalit operistik

    Konkurs i kėngėtarėve operistikė; njė koncert i jashtėzakonshėm me arie dhe kėngė nga mė tė njohurat e tė pėrzgjedhurat e repertorit botėror; balet dhe kostume mahnitėse: Edicioni i tetėmbėdhjetė i Festivalit Ndėrkombėtar te Vokalit Operistik "Marie Kraja" do tė zhvillohet nė Tiranė nė datat 29-30 Mars.

    Pesėmbėdhjetė konkurrentė, nga katėr kontinente do tė garojnė pėr tė marrė cmimin qė mban emrin e themelueses sė operės shqiptare "Marie Kraja". Ata do tė gjykohen nga njė juri ndėrkombėtare, e pėrbėrė prej drejtues tė operave tė mėdha evropiane, duke i dhėnė pjesėmarrėsve mundėsinė qė pėrvec garės dhe ēmimit, tė bėjnė hapa tė vlefshėm nė karrierėn e tyre tė ardhshme. Nė sajė tė pjesėmarrjes sė emrave tė mėdhenj opertistikė botėror nė juri, festivali "Marie Kraja" ėshtė bėrė i kėrkuar pėr artistėt e rinj nga e gjithė bota.

    Juria ka bėrė pėrzgjedhjen paraprake dhe nė netėt finale do tė konkurrojnė 15 artistė. Netėt do tė jenė tė ndėrtuara nė formėn e spektaklit, regjisori i tė cilit Anatolli Solovianenko, ėshtė regjisor dhe Drejtor i Pėrgjithshėm i skenės nė Teatrit Nacional tė Operas sė Kievit - Ukrainė. I ikur nga lufta ai tani vjen nė Tiranė, duke pasur mundėsinė tė bashkėpunojė pėr kėtė festival. Dirigjenti i orkestrės vjen nga Anglia dhe ėshtė i mirėnjohuri Martin Andre. Festivali do tė transmetohet nė Radio Televizionin Publik Shqiptar RTSH dhe regjia televizive i ėshtė besuar Redi Trenit.

    Ndėrsa prezantuese e festivalit ėshtė njė emėr i lidhur ngushtėsisht me "Marie Krajėn": sopranoja e njohur shqiptare Enkeleda Kamani. Ajo ka triumfuar nė kėtė skenė nė vitin 2015 dhe prej aty nisi njė karrierė tė shkėlqyer ndėrkombėtare. Tashmė Kamani rikthehet nė kėtė skenė si prezantuese, por dhe pėr tė kėnduar, pėr tė treguar historinė e saj tė suksesit, por dhe pėr tė qenė ndoshta njė ogur i mirė pėr pjesėmarrėsit nė garė.

    Nė tė dyja netėt e festivalit, nuk do tė mungojė edhe trupa e baletit, ku kėtė vit pėr herė tė parė ngjiten nė skenė shumė kėrcimtarė tė rinj. Po pėr promovimin e tė rinjve do tė shėrbejė dhe njė sfilatė e veēantė, e organizuar nga artistja Najada Hamza, e cila ka pėrzgjedhur veshje nga veprat mė tė njohura tė skenės sė operės dhe baletit dhe qė janė realizuar nga kostumografėt e rinj tė sapodiplomuar nė Fakultetin e Arteve tė Bukura si fashion designer. Nė kėtė mėnyrė edhe studentėve qė sapo kanė mbaruar studimet me rezultate tė shkėlqyera u jepet njė mundėsi pėr t'u shfaqur, promovuar nė fushėn e artit dhe tregun e punės.

    Por, pėrveē misionit tė tij kryesor, garės dhe promovimit tė talenteve tė reja, festivali "Marie Kraja" ėshtė dhe dy netė koncertore pėr t'u shijuar nė sallėn e Teatrit tė Operės dhe Baletit. Publiku i kėtij teatri do tė mund tė shijojė dy mbrėmje me muzikė tė pėrzgjedhur nga repertori botėror Puccini, Gounod, Bellini, Mozart, Bizet, Verdi, Rossini, Donizetti, por edhe kėngė lirike mjaft tė njohura. Dy netė qė ia vlen tė ndiqen dhe njė festival ku ka veē fitues.


    Living

    https://www.the-living-media.com/new...alit-operistik

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,199

    Pėr: Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"

    Festivalit Ndėrkombėtar Operistik "Marie Kraja" shpall fituesit



    https://www.youtube.com/watch?v=hYZpHi_hOIg

    Magjia e garės operistike nė kryeqytet !

    31 Mars, 2022 - Rudina, TV Klan.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 01-04-2022 mė 11:11

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,199

    Pėr: Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"

    Festivalit Ndėrkombėtar Operistik "Marie Kraja" - Edicioni i 18-tė




    " IMAGINE " Kėnga qė ēeli & pėrmbylli Edicioni i 18-tė dhe shumė surpriza tė Natės sė Parė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 03-04-2022 mė 11:57

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,199

    Pėr: Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"

    Carolina Lopez Moreno, sopranoja me nėnė shqiptare dhe babain bolivian, por e lindur dhe rritur nė Gjermani, ėshtė fituesja e Festivalit Ndėrkombėtar Operistik “Marie Kraja”.

    https://www.youtube.com/watch?v=WPIENHx5-nQ


    Sopranoja Carolina Lopez Moreno, fituese e ēmimit tė parė nė festivalin “Marie Kraja”

    Sopranoja shqiptaro - gjermane, Carolina Lopez Moreno u shpall fituese e ēmimit tė parė tė edicionit tė 18-tė tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Vokalit Operistik “Marie Kraja”, qė u zhvillua nė Teatrin e Operės dhe Baletit nga 28-30 mars.

    Juria e pėrbėrė nga drejtorėt e pėrgjithshėm tė disa teatrove europiane, kryesuar nga Presidentja e Opera Europa, Anna Maria Meo, vlerėsoi me ēmime 4 konkurentė mes 15 konkurenteve pjesėmarrės.

    Me ēmimin e dytė u vlerėsua baritoni Samueol Park, nga Korea e Jugut, me ēmimin e tretė sopranoja Yulia Merkudinova nga Ukraina, e cila fitoi edhe ēmimin e kėngės.

    Ēmimi i parė ju dorėzua nė skenė sopranos fituese nga kryetari i bashkisė sė Tiranės.

    Festivali qė u ka dedikuar njė moment tė veēantė ngjarjeve nė Ukrainė i dha ēmimin e tretė sopranos Yulia Merkudinova, e cila ishte po ashtu e pėrzgjedhura e orkestrės sė Teatrit tė Operės dhe Baletit pėr ēmimin e orkestrės.

    Krahas interpretimit tė arieve tė njohura ndėrkombėtare e shqiptare nėn drejtimin e dirigjentit Martin Andre, nuk munguan as notat e spektaklit dhe baletit.

    Nė edicionin e 18-tė tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Vokalit Operistik “Marie Kraja”, morėn pjesė 15 konkurrentė, nga katėr kontinente.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/muzika/sopr...n-marie-kraja/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 03-04-2022 mė 12:20

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,199

    Pėr: Festivali nderkombetar operistik "Marie Kraja"



    SWR Junge Opernstars 2018 - Carolina Lopez Moreno - “Signore, ascolta!”


    "Emmerich Smola Förderpreis 2018“ at the Jugendstil-Festhalle Landau / February 2018.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Festivali i 11-tė nė RTSH
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 06:55
  2. Festivali i Filmit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 01:02
  3. Festivali i Kėngės nė RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  4. Festivali Folklorik i Gjirokastrės 2004
    Nga dodoni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 06:47
  5. Nga Festivali Kenges 2002
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 02:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •