Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Telegrafisti
    Anëtarësuar
    04-07-2014
    Postime
    35

    Post Paga minimale; çfarë është dhe a funksionon?

    Paga minimale... Dua te di çfarë është dhe a funksionon, dmth a jep vertet ato rezultate qe pretendojne qeverritaret?

  2. #2

    Për: Paga minimale; çfarë është dhe a funksionon?

    Pershendetje,
    Jam pak i zene me pune tani, por ketu gjendet nje video interesante qe ne njefare menyre shpjegon efektet qe do te kishte mbi tregun e punes dhe mbi ekonomine nje rritje apo thjeshte e vetem ekzistenca e nje page minimale.



    Pergjigja shkurt eshte: paga minimale rrit papunesine, nuk lejon hapjen e vendeve te reja te punes. Me pak fjale eshte demagogji qe ben te kunderten e largimit te varferise. E thellon ate, duke mos lejuar njerezit te punojne nen nje page te caktuar... Per me teper mund te beje qe bizneset te mbyllen fare duke u spostuar ne vende ku shteti nuk imponon page minimale, ose atje ku kane me shume leverdi...

  3. 3 antarët më poshtë falenderuan Do Not Tread On për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Pinxhuku (13-08-2014)

  4. #3

    Për: Paga minimale; çfarë është dhe a funksionon? / Pagesa minimale

    Cfare do te ndodhte ne nje rast hipotetik te ekzistences, apo ngritjes se pages minimale?

    Efekti i pare do te ishte qe: biznesi do te hiqte nga puna nje nr te caktuar punetoresh meqe rritet kostoja e mbajtjes se tyre ne pune; supozojme nga 5 euro qe e kane pagen, tani shteti kerkon qe punetori te pagunet me 10 euro. Thjesht, biznesit nuk i del llogaria, dhe nuk ka kuptim qe te mbaj ne pune te njejtin nr punetoresh, duke qene se eshte rritur, me ane te forces se shtetit, kostoja e punes.

    Efekti i dyte: Vjen si rrjedhoje e te parit. Biznesi ia shton punen punetoreve te mbetur. Meqe puna ne nje menyre ose ne nje tjeter duhet realizuar, punonjesit qe me pare paguheshin me 5 euro, duhet ta justifikojne kete rritje artificiale te pages qe imponohet nga shteti... shtohet ngarkesa ne pune.

    Efekti i trete: rritj e cmimit te produktit apo sherbimit te ofruar nga biznesi. Shteti duke rritur artificialisht koston e nje punetori, rrit edhe koston e produktit apo sherbimit qe punetori i jep tregut. Ne kete menyre rritja e pages minimale ne tregun e punes, implikon nje rritje te sherbimit, meqe biznesmeni diku duhet t'i gjeje parate per te paguar punetoret e tij... Biznesmeni, ndryshe nga shteti qe nepermjet bankes qendrore pret para me gershere, nuk prodhon gje para. Biznesmeni prodhon vetem sherbim dhe te mira...
    Pra, kjo kosto do te bie mbi konsumatorin. Duke shkaktuar rritje cmimi. Si perfundim do te bie edhe mbi vet punetorin i cili "gezon" rritjen apo edhe thjeshte ekzistencen e pages minimale, meqe edhe punetori eshte konsumator. Mund te mos blej sherbimin apo mallin qe prodhon vete, por vlen nje sherbim apo mall qe eshte i lidhur me te... Cdo gje eshte e lidhur ne treg.

    etj...

  5. 4 antarët më poshtë falenderuan Do Not Tread On për mendimin e shprehur në këtë postim:

    CRO (07-07-2014),Pinxhuku (13-08-2014)

  6. #4

    Për: Paga minimale; çfarë është dhe a funksionon? / Pagesa minimale

    Citim Postuar më parë nga Do Not Tread On Lexo Postimin

    Efekti i pare do te ishte qe: biznesi do te hiqte nga puna nje nr te caktuar punetoresh meqe rritet kostoja e mbajtjes se tyre ne pune; supozojme nga 5 euro qe e kane pagen, tani shteti kerkon qe punetori te pagunet me 10 euro. Thjesht, biznesit nuk i del llogaria, dhe nuk ka kuptim qe te mbaj ne pune te njejtin nr punetoresh, duke qene se eshte rritur, me ane te forces se shtetit, kostoja e punes.

    Ta shtjellojme pak me tej piken nje. Rritja e koston se nje punetori ben qe biznesi te uli nr e punetoreve dhe indirekt te rrisi edhe sasine e punes qe duhet te realizoj punetori qe eshte ende ne pune.
    Humbja e vendeve te punes, kuptohet, shkakton rritje te varferise, meqe ky punetori qe deri dje merrte 5 euro-ora, sot nuk merr me as edhe nje euro-ora. Pra duket se paga minimale ne vend qe ti permiresoj gjerat, i perkeqeson. Duke vendosur nje page minimale hipotetike 10 euro, shteti e detyron biznesin qe te largoje nga puna punonjesit qe nuk i paguan dot...
    Nje pyetje lind natyrshem? Po punetori, a do te pranonte te punonte me 5 euro-ora? Kjo eshte nje zgjedhje e lire dhe e mire peshuar e punetorit. Nje njeri, le te themi pa asnje kualifikim, shikon oferta te ndryshme pune ne treg, dhe ne nje moment ben nje zgjidhje: Pranon ate oferte qe me se miri perputhet me aftesite e tija dhe me punen qe ai mund te ofroje... Pra, nese nje Fiilan punetor do te meritonte nje page me te larte se 5 euro ora, ai thjesht nuk do ta pranonte nje oferte te tille, meqe mund te gjej nje me te mire.
    Po ne rast se punetori nuk gjen dot nje oferte me te mire se 5 euro ora? Atehere ai e pranon... sepse duke qene nje njeri i lire dhe i pavarur vlereson ofertat qe i jep tregu i punes. Nga nje ane papunesia dhe nga ana tjeter nje oferte pune, e veshtire natyrisht, por gjithsesi pune... me 5 euro ora. Punetori pranon, dhe i futet punes, meqe e di se duke qene i pakualifikuar asnje biznes nuk do ta vleresoje punen e tij me me shume se 5 euro ora..
    Tani supozojme se shteti vendos me force nje page minimale 10 euro ora. Çfare ndodh? Ndodh se ky punonjesi aftesite e te cilit ne treg vlejne 5 euro ora, pra ky punetor i pakualifikuar, nuk do te punoje me, meqe biznesi nuk ka pse i jep nje page te pamerituar (duke shpenzuar 5 euro me shume) nje punetori qe meriton vetem 5 euro ora... Punetori mbetet i papune...

    Ky eshte nje nga mekanizmat qe e ben pagen minimale, ekzistencen apo rritjen e saj, nje te keqe, dhe madje nje demagogji te piset politike.

  7. 2 antarët më poshtë falenderuan Do Not Tread On për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Pinxhuku (13-08-2014)

  8. #5

    Post Paga minimale / Disa rreshta per pagen minimale - Bardhi Sejdarasi

    Nje artikull interesant i z Bardhi Sejdarasi mbi efektet e pages minimale mbi biznesin, ekonomine shqiptare dhe arsyet kunder rritjes dhe ekzistences se saj.

    DISA RRESHTA PËR PAGËN MINIMALE
    nga BARDHI SEJDARASI

    Konferenca e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, që zhvilloi punimet dje në Tiranë, u ndal në mënyrë të posaçme te politikat e pagave. “Në politikën e pagave, sidomos në sektorin jobuxhetor dhe atë privat, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka negociuar në mënyrë të vazhdueshme me punëdhënësit e punëmarrësit për të realizuar një mirëkuptimin social, me qëllim që paga të jetë vërtet një element i rëndësishëm për nxitjen e aktivitetit ekonomik dhe një faktor i rëndësishëm për uljen e varfërisë – tha dje Erion Veliaj, ministër i MMSR.

    Duke e vlerësuar të lavdërueshme këtë qasje të ministrit (për herë të parë në këto nivele), dua të theksoj se debati për çështje të tilla të ndjeshme është një e mirë publike, në fakt, që mund e duhet t’u shërbejë edhe administratorëve publikë, përveçse aktorëve të interesit. Po shtoj edhe unë disa fjalë për këtë çështje, duke qenë se përfaqësuesit e punëdhënësve nuk shfaqën ndonjë qëndrim të tyre në këtë konferencë ndërkombëtare, të cilat sigurisht që janë thënë në Shqipëri në kontekste të tjera.


    PAGA MINIMALE DHE PAPUNËSIA

    Pa dashur të teorizojmë lidhur me korrelacionin mes rritjes së pagës minimale dhe punësimit dua të kujtoj se një sërë studiuesish të njohur në fushën e tregut ndërkombëtar të punës kanë argumentuar tashmë se ka një lidhje të zhdrejtë mes rritjes së pagës minimale dhe punësimit. Kujtoj se ende nuk ka një politikë të njehsuar europiane të rritjes së pagës minimale. Kujtoj gjithashtu që Gjermania ka që nga viti 2004 që debaton lidhur me aplikimin e pagës ligjore minimale, (ndërsa vetëm dje ka miratuar pagën minimale orare, prej 8,5 eurosh) apo Britania e Madhe e ka vlerësuar futjen e një page ligjore të barasvlefshme me humbje masive të punës.

    Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, 18 nuk kanë një rrogë minimale ligjore (midis të cilave Danimarka, Gjermania, Finlanda, Italia, Austria, Suedia dhe Qiproja). Në shumicën e vendeve të tjera paga minimale është nën 50 për qind të të ardhurave mesatare bruto mujore, (si në Luksemburg dhe Irlandë).

    Por edhe në ato shtete të BE-së, ku ekziston një ligj i pagës minimale, zhvillimi i vërtetë i pagave karakterizohet nga dy prirje thelbësore. Në njërën anë, pagat kanë lënë prapa rritjen e produktivitetit. Nga ana tjetër, kjo ka kontribuar në dobësimin e konsumit privat dhe ka çuar në nivel të ulët zhvillimin ekonomik dhe të punësimit. (Schulten / Bispinck / Schäfer, 2006). Ekspertë ndërkombëtare kanë konkluduar se rregullimi politik i pagave ka një efekt negativ në punësim. Që do të thotë se nuk ka konkurrencë të përsosur në tregun e punës, si në tregje të tjera. Nëse shteti ndërhyn në funksionimin e tregut me vendosjen e një page minimale dhe kjo është më e lartë se paga ekuilibër, kërkesa për punë bie. Si rrjedhojë, shënohet rritje e papunësisë, e cila dëmton veçanërisht grupet profesionale në segmentin e pagave të ulëta.

    Pavarësisht këtyre rekomandimeve teorike e shkencore, në Shqipëri paga minimale zyrtare në shkallë vendi është rritur në mënyrë anormale. Nuk ka pasur asnjëherë, asnjë studim të tregut të punës dhe të karakteristikave sektoriale të tij, sa herë është propozuar dhe është rritur paga minimale në shkallë vendi. Nuk ka ndodhur askund si në Shqipëri që paga minimale të ndryshojë tri herë brenda të njëjtit vit kalendarik, sikundër ndodhi pesë vjet më parë. Ka ardhur koha që Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të kërkojë atë që sot është bërë domosdoshmëri në Komisionin Europian: Krijimin e një komisioni të pavarur me përfaqësues të biznesit, akademikë dhe përfaqësues të sindikatave, që të analizojë efektet e pagës minimale dhe të pagave të ulëta në nivel kombëtar dhe sektorial. Një institucion i tillë do të kishte përparësi për të qenë në gjendje të ndërmjetësonte në mes të përfaqësuesve të interesave të ndryshme dhe të kontribuonte në arritjen e një konsensusi. Kjo do të rriste fizibilitetet politike e qëllimet afatgjatë të krijimit me ligj të një niveli pagash minimale të studiuara në përputhje me Kartën Sociale dhe qëllimet e Strategjisë së Lisbonës, për sa i përket rregullimit të pagave minimale.


    PAGA MINIMALE DHE SEKTORI I PËRPUNIMIT AKTIV

    Biznesi që punon me mall të porositësit, me FASON, është i kategorizuar si biznes eksportues dhe që punon kryesisht, ose vetëm, për partnerë të huaj. Kjo marrëdhënie të punuari me material porositësi është e ndërtuar vetëm për shkak të krahut të lirë të punës dhe produkt i vetëm i saj është krahu i punës, i cili merr vlera atëherë kur produkti i realizuar shkon në destinacionin e tij, që është porositësi i huaj. Në momentin kur kostoja e prodhimit rritet për shkak të rritjes së pagës minimale, e shoqëruar dhe me rritjen e taksave të punës, klienti i huaj do të detyrohet të largohet drejt tregjeve më të lira. Arsye për këtë transferim është dhe fakti se, transferimi i kapitalit, në rastin e industrive të tekstilit dhe këpucëve, është lehtësisht i realizueshëm dhe me kosto relativisht të ulët. Nga ana tjetër, ashtu siç është theksuar dhe herë të tjera për rastet e rritjeve të pagës minimale, (për shkak dhe të faktit se kjo industri nuk mund të operojë me çmimet e saj në treg), efektet negative të rritjes së pagës dhe të taksave të punës, nuk mund të kalohen në rritjen e çmimit të shitjes, por përballohen nga fitimi i subjektit përkatës.

    Për të argumentuar këtë fakt, po marrim një shembull hipotetik: Në një situatë hipotetike të një biznesi fasonist me 50 punëtorë, në momentin aktual të taksës së tatimfitimit prej 15%, pagesa e tatimfitimit mesatarisht, sipas studimit të bërë nga DHKPVK, është rreth 4.500.000 lekë në vit, në nivelin e pagës minimale prej 22 000 lekësh, që presupozon se fitimi vjetor është 30 000 000 lekë. Në rast se do të shkohet në nivelin e pagës minimale prej për shembull 23 000 lekë, atëherë do të kishim një rritje të shpenzimeve për 1 vit në shifrën

    17.340.000 lekë. Për shkak se kontrata është me të huaj, negociimi i vlerës së punës është pothuajse i pamundur dhe në shembullin tonë, ashtu siç ndodh dhe realisht, këto shpenzime do të prekin fitimin e ndërmarrjes. Për pasojë, fitimi i ndërmarrjes do të shkojë: 30 000 000 – 17.340.000 = 12.660.000 lekë.

    Në këtë nivel fitimi, jo vetëm biznesi nuk ka interes më që të punojë, por dhe shteti nuk ka interes, sepse pjesa e tatimfitimit që i paguhet shtetit, do të jetë më pak.


    PSE ARGUMENTOJ MOSRRITJEN E PAGËS MINIMALE?

    Ja arsyet: 1. Në shoqëritë që punojnë me material porositësi (fason) në totalin e zërave të kostos rreth 80% e zë zëri paga, 10% amortizimi e 10% kosto të ndryshme të aktivitetit. Kjo do të thotë që rritja e pagës minimale do të çojë në mënyrë automatike në rritjen e kostos dhe në ulje të fitimit.

    2. Shoqëritë që punojnë me material porositësi (fason) janë të kondicionuara në lidhje me çmimin për punën e kryer nga porositësi, pasi vlera e punës në koston totale të prodhimit për njësi, zë një peshë specifike rreth 25%. Në këtë mënyrë, porositësi është superior dhe kërkon vetëm të blejë vlerën e punës aty ku është më lirë.

    3. Shoqëritë që punojnë me material porositësi (fason) realizojnë një marzh fitimi mesatarisht nga 4% deri në 6%, që, me rritjen e kostos për x % nga rritja e pagës minimale, do të çojë në uljen e marzhit të fitimit me rreth x %. Kjo do të thotë mungesë investimesh, mungesë të rritjes së biznesit, pamundësi për përmirësim të procesit teknologjik, pamundësi përshtatje me teknologjitë e avancuara, mungesë likuiditetesh etj.

    4. Në shoqëritë që punojnë me material porositësi (fason), duke qenë se pjesën më të madhe të të punësuarve e zë kategoria femër, ka një lëvizje të punonjësve (largime të mundshme) me një koeficient shumë të lartë. Në këto kushte, këto shoqëri, në mënyrë të përhershme kanë një numër të konsiderueshëm punonjësish të rinj, të cilët nuk japin rendimentin dhe cilësinë e duhur. Që një punëtore në këto shoqëri të arrijë të cilësohet e kualifikuar, i nevojitet të paktën një periudhë kohore prej rreth dy vjetësh. Kjo do të thotë që në këto shoqëri një pjesë e konsiderueshme e pagës nuk kthehet në prodhim.

    5. Shoqëritë që punojnë me material porositësi (fason), për natyrën e procesit teknologjik, kanë një numër të konsiderueshëm të punësuarish dhe efektet financiare nga lëvizjet e pagave apo të detyrimeve për t’u paguar, janë shumë më të ndjeshme në krahasim me sektorë të tjerë.

    6. Në kushtet e një krize globale, e një konkurrence të tregut aziatik apo edhe europian, shoqëritë me fason aktualisht janë shumë të rrezikuara ndaj falimentimit. Sot tregu aziatik po ofron një kosto shumë të lirë të fuqisë punëtore dhe, jo vetëm kaq, por edhe me lehtësira ndaj investitorëve të huaj.

    7. Shteti nuk duhet të ndërhyjë në marrëdhëniet midis punëmarrësit dhe punëdhënësit në përcaktimin e pagës, por duhet të krijojë lehtësira për këtë biznes me qëllim forcimin dhe rritjen e tij, që në mënyrë automatike krijon mundësi për perfeksionim, garanci, cilësi dhe siguri për porositësin, fitim, që do të thotë rritje edhe të nivelit të pagës. Por kjo rritje duhet të bëhet në mënyrë të lirë, sipas rregullave të tregut dhe jo e imponuar nga shteti.

  9. 4 antarët më poshtë falenderuan Do Not Tread On për mendimin e shprehur në këtë postim:

    CRO (07-07-2014),Pinxhuku (13-08-2014)

  10. #6

    Për: Paga minimale; çfarë është dhe a funksionon?

    Nje video tjeter ne anglisht:


  11. #7
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Paga minimale; çfarë është dhe a funksionon?

    haha cfar monolog i bukur
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar xhori për postimin:


  13. #8

    Për: Paga minimale; çfarë është dhe a funksionon?

    Temë interesante shumë... Falemdners Do Not Tread On, për komnetet e juaja, ishin tepër domethënëse, dhe falemnders Telegrafistit që hapi temën...
    Mendoj se njerzit duhet të dinë më shumë nga tema ekonomike kështu që të mos mashtrohen lehtë dhe të mos bien pre e propagandës...

    Po postoj edhe unë disa video, interesante, përsëri mbi "minimal wage" (rroga minimale):

    Këtu mund të shikohet një video ku shprehet një ekonomist i famshëm amerikan, me lëkurë zë zezë për më tepër:
    Walter E Williams - Minimum Wage as a Racist Tool



    Alketi

  14. 2 antarët më poshtë falenderuan Do Not Tread On për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Pinxhuku (13-08-2014)

  15. #9

    Për: Paga minimale; çfarë është dhe a funksionon?

    Këtu mund të shihet një pamje ku tregohen se cilat vende kanë një pagë minimale statutore...

    Emri:  European-Union-minimum-wage-January_2011_Feb222011.jpg

Shikime: 1127

Madhësia:  46.1 KB

    Deri para dy ditësh Gjermania nuk kishte... dhe kjo padyshim e ndihmonte Gjermaninë të ishte një vend tepër kompetitiv në tregun evropjan dhe atë botror... duke qene lidere. Efektet e futjes seë pagës minimale në Gjermani, do t'i shikojmë pas ca vitesh, edhe pse në mënyrë jo të fortë meqë ligji që vjen në fuqi në 2015 ka disa modifikime interesante.

    Po të shikohet pamja, vihet re se përveç Anglisë, që ka ekonomi jo edhe aq të keqe, të gjitha vendet e tjera që kanë patur paga minimale kanë patur ekonomi të keqe, dhe kanë vuajtur fort nga kriza e fundit ekonomike... Kjo nuk do të thotë se krizën e shkaktoi prania e pagës minimale, por që paga minimale reflekton një sjellje të ndërhyrjes shtetërore në punët ekonomike... që siq e ka treguar historia është një gjë e keqe. (Komunizmi psh, ndërhynte duke rregulluar qmimiet, pra duke pridhur mekanizmat e tregut... Dhe gjithë shqiptarët e dinë se sa vuanim në komunizëm... duke ngrenë bukë thatë )...




    Me respekt, Alketi.

  16. 3 antarët më poshtë falenderuan Do Not Tread On për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Do Not Tread On (05-07-2014),Pinxhuku (13-08-2014)

  17. #10

    Për: Paga minimale; çfarë është dhe a funksionon?

    E vërteta mbi pagën minimale...





    Alketi

  18. 3 antarët më poshtë falenderuan Do Not Tread On për mendimin e shprehur në këtë postim:

    CRO (07-07-2014),Do Not Tread On (05-07-2014),Pinxhuku (13-08-2014)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •