Close
Faqja 9 prej 18 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 180
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Tani te rrime shtrember e te flasim drejt.
    Ne lidhje me postimet e deputetit tjeter te PS nuk me the asgje.
    Ne lidhje me rastin e Sarandes me aq sa doli eshte shume ne rregull pjesa e funksionimit te zyres (pra punesimi ne privat), caloi fakti qe kishte vendosur nje pervers dhe pedofil ne ate zyre, por te gjithe e denuan ate si individ dhe eshte ne rregull pjesa zyrtare.
    Biles i heq kapelen Ministrit te Brendshem (qe per mua eshte nder ministrat me te suksesshem te kesaj qeverie) qe e ka marre vete ne telefon edhe ate gruan dhe i ka ofruar sigurine qe ka mbeshtetjen e te gjitheve dhe e pergezoi per iniciativen.
    Po per kete pjesen qe ka denoncuar vete deputeti i PS si ka mundesi qe nuk ka fol njeri (as ti nuk na the ndonje gje nese je apo jo dakord)?
    Ti si mendon a jane te verteta keto ndikimet e deputeteve neper titullare institucionesh? Dhe per me teper a eshte i drejte ky si fenomen?
    E di sa konflikte krijohen neper rrethe nga ky fenomen? E di se sa i kushton shtetit ky fenomen qe ndodh sa here nderrohen kahet qeverisese?
    Dua te di mendimin tend real dhe jo pergjigje politikanesh.
    Mua nuk me pelqen ky si fenomen dhe kete denoj me force pasi kete fenomen e ndertojme vete duke nisur nga ne njerezit e thjeshte dhe vazhdon neper deputet, drejtora etj etj.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene / Në haremin e Koços!

    Në haremin e Koços!
    Bledi KASMI

    Brenda 1 viti dy nga njerëzit më të afërt të Koço Kokëdhimës kanë përfunduar në prangat e policisë nën akuzën e pedofilisë. Ndërsa një vit më parë, ishte gazetari i afërt i Koços, P.SH, i cili u arrestua pas ngacmimit seksual të një vajze 10-vjeçare, kësaj radhe është Sekretari i tij në Sarandë, i cili kërkoi të bënte seks me vajzën minorene 14-vjeçare së bashku me nënën e 4 fëmijëve.
    A kemi të bëjmë me një koinçidencë?
    Ndoshta. E parë nga larg duket si një rastësi e keqe e fatit të këtij deputeti, mirëpo nëse shqyrton me kujdes atë çfarë ka ndodhur dhe po ndodh me Sekretarin e tij në Sarandë, atëherë kjo të lë të dyshosh.

    Këta tipa të mirëpaguar nga Koço, që më shumë se punën e partisë duket se janë lëshuar të bëjnë punën e kodoshit për të gjetur mish të njomë për haremin e tij, dhe ndoshta jo vetëm të tijin.
    Kush e njeh Koçon që nga koha e Sekretari të Parë të Rinisë në Fier kujton se histori të ngjashme ka pasur edhe më parë me miqtë e tij. Po ashtu, ata që kanë punuar me Koçon në gazetën e tij dëshmojnë edhe publikisht për afeksionin që ka për gratë e vartësve të tij, një prej të cilëve e ka bërë edhe drejtor të rëndësishëm sot për shkak të një lidhjeje të tillë. Historitë perverse janë të shumta, por rasti i fundit i Sekretarit të tij mund të jetë filli që mund të na çojë tek haremi i Koços.

    Mënyra se si Koço ka reaguar gjatë këtyre 72 orëve, që nga momenti i arrestimit të Canes nuk lënë shumë vend për të dyshuar për miqësinë mes tyre. Kokëdhima është shfaqur i tensionuar, hakmarrës ndaj denoncueses dhe i frikësuar. Ndjehet nën presion për ato arsye që vetëm Koço i di dhe kërkon të shpëtojë nga prangat me çdo kusht mikun e tij Cane.
    Burgu thonë është i vështirë. Është për burrat, por jo për njerëz në moshë të thyer. Një burgim pa afat që do të shpallet nga Gjykata e Sarandës sot për të arrestuarin do të vështirësonte pozitën e Koços, jo vetëm politikisht. Kjo pasi lidhjet mes Koços dhe Canes nuk kanë qenë politike. Politika është e fundit tek kjo miqësi.

    Pikërisht kjo është ajo çfarë e tremb Koçon, se mos miku i tij nis dhe rrëfen se çfarë e ka mbajtur aq të fortë këtë miqësi mes tyre?
    Koço është shfaqur konfuz me deklaratat dhe qëndrimet që ka mbajtur në rastin e arrestimit të Sekretarit të tij. Nëse vërtet do të ishte i panjollë në historitë e mikut të tij nuk do të kishte arsye se përse të ishte kaq nervoz sot. Do të mjaftonte vetëm një deklaratë distancuese nga Cane që të shmangte çdo kosto nga vetja.
    Në fakt, Koço nuk e bëri këtë me deklaratën e e lëshuar dy ditë më parë. Përkundrazi, ai e vlerësonte Canen si ish-ushtarak të mirë dhe njeri serioz, duke gënjyer. Cane nuk ka qenë një ushtarak i mirë. Ai është akuzuar në vitin 1975 për një tjetër tentativë pedofilie ndaj pjesëtarëve të familjes të një ushtaraku tjetër në Livadhja dhe Koço, që e di shumë mirë këtë, nuk kishte pse e fshihte duke gënjyer publikisht.

    Në numrin e djeshëm të gazetës së tij, Koço i linte vendin kryesor deklaratës së avokatit të Canes. Me foto të madhe dhe me gërma të mëdha, avokati deklaronte se klienti i tij, ishte i pafajshëm dhe video e montuar. Më vonë zbuluam se ky nuk ishte një avokat dosido, por Koço i kishte dërguar një nga avokatët e tij më të besuar mikut të tij Cane, gjë që e dëshmon edhe foto që boton sot gazeta.

    Atëherë, përse Koço duhet t’i dërgojë avokatin e tij, Sekretarit pedofil, në një kohë kur deklaroi se Cane nuk punonte për të që nga 15 korriku?
    Kokëdhima gënjen kur thotë se roli Canes ka qenë sipërfaqësor në zyrën e tij, në një kohë që kjo nuk është e vërtetë. Cane ka punuar për 20 vite në Greqi dhe është thërritur direkt nga Koço për të qenë njeriu i tij i besuar në Sarandë, i cili merrej me punësimet dhe shkarkimet, gjë që e dëshmon edhe denoncuesja.

    Kokëdhima thotë se, ai ka qenë thjesht një aktivist, ndërsa vetë Cane thotë se ka marrë fjalën e Koços se do ta bëjë Kryetar Bashkie në Sarandë. Shikohet se në çdo fjali Koço thotë për Canen gënjen për ta mbrojtur. Pyetja është se përse një njeriu si Koço iu dashka të gënjejë kaq shumë dhe të përpiqet kaq shumë për të mbrojtur këtë njeri që kërkon seks treshe me nënën dhe vajzën
    e saj 14-vjeçare?

    Ajo çfarë fsheh Koço janë lidhjet tepër të ngushta me pedofilin. Janë lidhje biznesi, lidhje pune dhe lidhje qejfi. Pedofili ka qenë përfaqësuesi direkt i Koços në një nga kompanitë më fitimprurëse në biznesin agrar në Sarandë e njohur në të gjithë vendin dhe këtë Koço po e fsheh.
    Për të shpëtuar Sekretarin e tij pedofil, deputeti që është vetëshpallur si “Kryeministri i Jugut” ka mbirë në Sarandë për ditë dhe netë, duke mos vënë gjumë në sy gjatë këtyre 72 orëve. Fotot që do të botojmë e tregojnë atë në Komisariatin e Policisë në Sarandë, në një kohë që nuk është as avokat dhe as psikolog. Atëherë përse Koço duhet të ishte në komisariat, ndërsa miku i tij pedofil ishte i arrestuar aty?

    Një mbledhje kryesie e mbajtur në Sarandë në mbrëmjen e së shtunës, ka nisur në orën 8 të darkës dhe ka përfunduar në orën 1:30 të mëngjesit të së hënës. Koço ka kërkuar unitet dhe solidaritet nga anëtarët e kryesisë me Sekretarin e tij pedofil si dhe i ka kërkuar anëtarëve të kryesisë të heshtin dhe të mos guxojnë të flasin për Sekretarin e tij.
    Deklarata e Koços në emër të PS të Sarandës është akoma dhe më kompromentuese. Një hakmarrje e egër ndaj denoncueses së skandalit. Në të tilla raste, viktimat kudo në botë mbrohen. Koço bëri të kundërtën. E shpalli me emër dhe mbiemër denoncuesen e skandalit, nënë e katër fëmijëve para opinionit duke bërë pre të kërcënimeve të maniakëve të një partie perverse. Përse duhet ta bënte këtë?

    Nëse shikojmë kronologjinë e reagimeve të Koço Kokëdhimës krijohet përshtypja se ai po mbron Sekretarin e vet. Kjo nuk është aspak e vërtetët. Koço po mbron veten e tij. Sekretari që kërkonte seks me minorenën e bëri këtë në zyrën e Koços dhe nga ky moment ai ka pushuar së qeni Cane, ai është vetë Koço.
    Kokëdhima në reagimet e tij gjatë këtyre ditëve vetëm na ka ndihmuar të kuptojmë, se shefi i këtij haremi pervers në atë zyrë është vetë ai “Kryeministri vetshpallur i Jugut”, i bekuar si i tillë nga Rama.

    Emri:  koco kokdhima rrjet pedofilie.jpg

Shikime: 413

Madhësia:  22.0 KB

    Burimi: https://www.facebook.com/GazetaRD/po...394839092102:0

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    PedoKoco KokeDhima

    Modeli i ri ipunesimit qe kishte premtuar Edi Rama (i ideuar nga PedoKoco Kokedhima dhe i zbatuar nga lakejt e tij)

    Emri:  seks per pune me qeverine Rama.jpg

Shikime: 2368

Madhësia:  49.3 KB

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Astrit Patozi: Qeverisja e PS shembylltyrë e Kokëdhimës në Sarandë

    Politike
    Gusht 19, 2014

    Unë jam deputet i qarkut të Vlorës, pra edhe i Sarandës, ndaj edhe ndoshta më takonte të prononcohesha ndër të parët, menjëherë pas shpërthimit të skandalit me sekretarin pedofil të Kokëdhimës. Në fakt, bëra mirë që nuk fola në fillim. Sepse tani që të gjitha “palët” e kanë shprehur qëndrimin e tyre, është më e lehtë për të parë më qartë çfarë ka ndodhur. Natyrisht, nuk kam ndër mend të akuzoj Koço Kokëdhimën dhe aq më pak Edi Ramën se mund ta kanë nxjerrë monstrën në zyrat e PS që të ndajnë me të krevatin me prenë e mundshme. Por kjo nuk i shpëton dot dhe, aq më pak, i justifikon ata. Sepse të dy ata, jo në proporcion të drejtë, janë përgjegjës për instalimin e një pushtet pervers, i cili ka prodhuar dhe do të prodhojë përbindësha, të cilët, jo domosdoshmërisht mund të jenë pedofilë.Po e shpjegoj më poshtë se pse. Për 8 vjet unë kam qenë zyrtari më i lartë politik i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, por unë nuk kam pasur as zyrë deputeti dhe as sekretarë. Ndonëse isha përgjegjësi kryesor i çdo emërimi politik ose jo në administratën publike të qarkut njësoj siç, fjala vjen, duhet të ishte Edi Rama, si kryesuesi i listës së Vlorës sot. Sigurisht, kjo nuk më ka penguar të ushtroja i qetë detyrat dhe përgjegjësitë e mia. Nuk e di sa ia kam dalë, sepse mbetet ta gjykojnë të tjerët, por një gjë e them me siguri, kam qenë dhe vijoj të jem i qetë se kam bërë më të mirën e mundësive të mia dhe kam fjetur rehat.Koço Kokëdhima, i cili zyrtarisht është vetëm njëri prej 8 deputetëve të Partisë Socialiste atje, ka disa zyra dhe shumë sekretarë. Disa media e konsiderojnë atë jo më kot si superdeputet. Ka edhe legjenda, që nuk dua t’i besoj të gjitha, për histori rrëqethëse emërimesh dhe çemërimesh në domenin e Koços.Pyetja është: a është ky modeli tipik i administrimit të pushtetit nga PS? Do të isha i padrejtë po të thosha se PO. Sepse, ndonëse nuk e vë dot dorën në zjarr, nuk mund të them se këtë gjë bën edhe hierarku më i lartë politik i socialistëve, pas Edi Ramës, i cili është Gramoz Ruçi. Gjykoj se shefi i deputetëve të PS as ka mundësi, por as do ta ushtrojë këtë palo pushtet, të cilin Koço e ka ngritur në sistem. Por besoj se e njëjta gjë vlen edhe për shumicën e deputetëve të tjerë socialistë, për Namik Doklen, Eduard Shalësin, Ben Blushin, Fatmir Toçin, Blendi Klosin, Pandi Majkon, Arta Daden, Valentina Leskajn, Alfred Pezën e shumë të tjerë, se nuk i përmend dot të gjithë.

    Po çfarë e bën Koçon të ketë këtë lloj pushteti prej të cilit ia ka arritur të paktën deri tani të pjellë dhe publikojë botërisht një “monstër” si ajo e Sarandës? Thjesht dhe vetëm se ai njihet dhe “perceptohet gjerësisht si miku dhe shoku i Kryeministrit Edi Rama.Ndaj edhe unë jam në të drejtën time dhe në mbrojtje të interesave të publikut të tregoj gishtin mbi Kryeministrin dhe mbi partnerin e tij Koço Kokëdhima, si promotorët e lindjes së përbindëshave të tillë, si pedofili maniak i Sarandës, për shkak të mënyrës së mbrapshtë të administrimit të pushtetit të tyre.Në Shqipëri, ashtu si kudo në botë, mund të ketë shumë persona me karaktere të deformuara, me probleme të rënda psikike apo edhe maniakë të sëmurë, por jo në çdo rast ata gjejnë terrenin për të shfaqur natyrën e tyre perverse. “Monstra” i Sarandës ishte 60 vjeç dhe ai nuk u bë i tillë në këtë moshë. Por ai gjeti terrenin ta shfaqë perversitetin e tij pasi u ndie i gjithëpushtetshëm. Por përse ndodhi kjo dhe pse guxoi ai? Sepse ai ishte miku i Koços, i cili nga ana e vet ishte aq hijerëndë, sepse ishte shoku apo partneri i Edi Ramës.Dhe këtu është përgjegjësia e Kryeministrit, njësoj siç është edhe kabineti jopolitik, por tërësisht privat i qeverisë që ai kryeson.Po, zoti Kryeministër! Pedofili i Sarandës është trimëruar thjesht dhe vetëm se e ka ndier veten Zot, kur ka parë se i tillë ishte për Sarandën dhe për gjithë qarkun e Vlorës edhe shefi i tij direkt, Koço Kokëdhima. Dhe kjo është thjesht dhe vetëm për shkakun tënd, sepse ti i ke falur Koços një pushtet okult, për të cilin askush nuk të ka votuar ty, e aq më pak Koçon.

    Dhe kjo është po aq e rëndë sikur monstra të kishte dalë në zyrë për të gjetur vajza të vogla që të ndanin shtratin edhe me deputetin apo Kryeministrin, njësoj siç bënin Sadami apo Gedafi në vendet e tyre diktatoriale njëherë e një kohë.

    Ndaj unë jam në të drejtën time t’i kërkoj, së paku, dorëheqjen Koço Kokëdhimës, si minimum i distancimit nga një politikë perverse që prodhon përbindësha si ai i Sarandës. Por kjo nuk është një provë për Koçon, nga i cili nuk pres shumë, por për mikun dhe shefin e tij, Edi Rama, i cili sot për fat të keq është Kryeministër i vendit.

    Do të ishte gjithsesi një gjest i vogël që do të dekurajonte çdo të ngjashëm me Koçon (ndonëse Koço veç veten ka shok) dhe çdo të përafërt me monstrën e Sarandës, i cili jo domosdoshmërisht mund të jetë pedofil. Do të ishte të paktën një shenjë e zbehtë se përbindësha të tillë nuk do të kultivoheshin nën hijen e pushtetit të Kryeministrit, siç ka ndodhur deri më sot. Nëse kjo nuk ndodh, Edi Rama merr mbi vete jo vetëm përgjegjësi për këtë skandal, por mbi të gjitha, u fakton të gjithëve se qeverisja e tij reale ka dhe do të ketë si shëmbëlltyrë Koço Kokëdhimën.

    Ndaj edhe socialistët më fanatikë duhet të harrojnë përrallat për reforma, për meritokraci, për drejtësi dhe shtet ligjor, por duhet të pyesin veten nëse janë të gatshëm që për të çarë në këtë sistem të sakrifikojnë edhe vajzat e tyre minorene për sekretarët e Koçove, që nga ana e tyre janë miqtë e ngushtë të Kryeministrit, dhe sido që të jetë, nuk u hyn gjemb në këmbë.

    Po kështu, grupi i deputetëve të PS duhet ta ngulisë njëherë e mirë në mendje se vetëm një ose disa prej tyre mund të bëjnë ç’të duan me këtë pushtet, ndërsa të tjerët janë thjesht numërorë topi, të cilët duhen vetëm ditën e enjte për të ngritur kartonin, që të mos bjerë pushteti i pakufizuar i Koço Kokëdhimës.

    Ka gati një muaj që po kërkohet largimi i Guvernatorit te Bankës së Shqipërisë për shkak të zbulimit të vjedhjes së rreth 7 milionë dollarëve. Gjithmonë për mua, Fullani është shumë më i pafajshëm se Koço, për rastin e vet. Edi Rama thotë se shoku i tij Kokëdhima dhe PS janë distancuar nga ngjarja, por publiku nuk ka asnjë provë reale për këtë. Për hir të së vërtetës, deklarimet irrituese të Kryeministrit dhe të deputetit të PS lidhur me ngjarjen i kanë ndihmuar shqiptarët ta shikojnë më qartë fenomenin e shëmtuar.

    Po të bëjmë krahasimin, Fullani mund të mos e ketë njohur kurrë fizikisht hajdutin e 7 milionëve, dhe megjithatë i kërkohet, me të drejtë ndoshta, përgjegjësia, kurse Koço e ka emëruar me dorën e vet monstrën e Sarandës. Por ky i fundit gjen guximin që edhe në një ditë të tillë të sfidojë gjithkënd, duke u treguar gishtin të tjerëve, ndërkohë që është i zhytur deri në grykë në llumin e abuzimeve të rënda.

    Po ku e gjen këtë kurajë Kokëdhima? Është fare e thjeshtë përgjigjja. Se është miku dhe shoku i Edi Ramës. Ndaj edhe kërkesa ime është minimaliste: Koço të ikë në punë të vet, sepse nuk i duhet as dreqit, as në Parlament, e aq më pak në Sarandë apo në qarkun e Vlorës. Ndërsa Kryeministri Edi Rama të distancohet prerë dhe qartë nga skandali dhe nga kjo mënyrë e pistë e administrimit të pushtetit. Kjo sa për fillim. Më vonë, të shohim.

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Biznesi i ri i KoqoKokDhimit

    Emri:  koco.jpg

Shikime: 1363

Madhësia:  38.1 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga CRO : 19-08-2014 më 09:26

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Koço ndërpret energjinë për të mos parë videon e sekretarit

    Written by R.POLISI

    Koço Kokëdhima ka urdhëruar të ndërpriten dritat në Jug të vendit gjatë kohës që në Tv po shfaqej videoja e skandalit seksual të sekretarit të tij. Bëhet e ditur se, Gjirokastra, Saranda dhe gjithë bregdeti deri në Vlorë ka qenë pa energji elektrike të shtunën në orën 19:00, kur ishte paralajmëruar shfaqja e videos së skandalit seksual të sekretarit të Koços. Edhe gjatë ditës së djeshme, ndërsa denoncuesja e skandalit të pedofilisë së sekretarit të deputetit të PS, ishte në një intervistë direkte në “News24” në orën 12:00, i gjithë Jugu i vendit ndodhej pa energji elektrike.
    Koço kishte dhënë urdhër për ndërprerjen e energjisë elektrike në mënyrë, që të mos shikohej dhe të mos dëgjohej rrëfimi i denoncueses për skandalin seksual. Po ashtu edhe gjatë ditëve të tjera, kur rishfaqej videoja e skandalit në Tv, Jugu ndodhej në terr. Agron Cane, sekretari i deputetit të Partisë Socialiste në Sarandë, Koço Kokëdhima, i ofroi punë shtetases E.G, në këmbim të seksit me vajzën 14-vjeçare.

    [...]



    Burimi: Rilindja Demokratike

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Akoma gjall eshte ky surrat qen plak, se di pse nuk ngrihen shqipot ne kembe ,dhe tja rrjepin lekuren plakut. Te njejten gje dhe per kete koco psikopatin ,grekun pedofil .qe po e kthen jugun greqi .

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Citim Postuar më parë nga gesti_7 Lexo Postimin
    Tani te rrime shtrember e te flasim drejt.
    Ne lidhje me postimet e deputetit tjeter te PS nuk me the asgje.
    Ne lidhje me rastin e Sarandes me aq sa doli eshte shume ne rregull pjesa e funksionimit te zyres (pra punesimi ne privat), caloi fakti qe kishte vendosur nje pervers dhe pedofil ne ate zyre, por te gjithe e denuan ate si individ dhe eshte ne rregull pjesa zyrtare.
    Biles i heq kapelen Ministrit te Brendshem (qe per mua eshte nder ministrat me te suksesshem te kesaj qeverie) qe e ka marre vete ne telefon edhe ate gruan dhe i ka ofruar sigurine qe ka mbeshtetjen e te gjitheve dhe e pergezoi per iniciativen.
    Po per kete pjesen qe ka denoncuar vete deputeti i PS si ka mundesi qe nuk ka fol njeri (as ti nuk na the ndonje gje nese je apo jo dakord)?
    Ti si mendon a jane te verteta keto ndikimet e deputeteve neper titullare institucionesh? Dhe per me teper a eshte i drejte ky si fenomen?
    E di sa konflikte krijohen neper rrethe nga ky fenomen? E di se sa i kushton shtetit ky fenomen qe ndodh sa here nderrohen kahet qeverisese?
    Dua te di mendimin tend real dhe jo pergjigje politikanesh.
    Mua nuk me pelqen ky si fenomen dhe kete denoj me force pasi kete fenomen e ndertojme vete duke nisur nga ne njerezit e thjeshte dhe vazhdon neper deputet, drejtora etj etj.
    E nisa pergjigjen e postimit dje por skisha kohe dhe e perfundova sot ndaj dhe ste jam pergjigjur per te gjithin.

    Ja dhe per pjesen tjeter po te pergjigjem:

    Tani me thuaj ti vet e beson apo jo qe ne zyrat e Kocos behen negociata per punesime?
    Ti e beson apo jo qe Koco ka zonen e vet te influences?
    Ti e beson apo jo qe Drejtor i Albpetrolit eshte vene ish drejtori i Kocos pa asnje fare eksperience ne fushen e hidrokarbureve?
    Ti e beson apo jo qe sic e thote edhe vet deputeti i PS ne Vlore qe zyrat e Kocos na bekan presione neper institucione shteterore per vende pune se Kocua i ka premtuar ndonjerit ndonje vend pune?
    Tani nqs nuk do ti besosh nuk ka problem dhe mund te vish te shkruash ketu dhe tu mbushesh mendjen atyre qe jetojne jashte Shqiperie se gjerat ndryshuan 100% por jo neve qe jetojme ketu dhe e shohim perdite realitetin e ri "rilindas".
    Ne zyrat e Kocos nuk behen negociata. Zyrat e Kocos jane si ato te cdo deputeti ne te gjithe Shqiperine si pozitar si opozitar. Ato jane ngritur ne menyre qe njerezit te kene akses direkt per problemet qe kane. Ne kete rast kemi abuzim dhe masat jane marre ne menyren me te mire te mundshme. Cfare duhej bere me shume? Jetojme ne demokraci ndaj dhe sheti, deputeti, partia apo kushdo tjeter nuk ka kontroll 100% mbi ato qe thone dhe bejne njerezit e vet. Pra nuk mundet askush te parandaloje keto lloj fenomeni, por ajo cka eshte e rendesishme dhe duhet vleresuar jane veprimet pasi ndodh.

    Po drejtori i Albpetrolit nuk ka eksperience ne fushen e hidrokarbureve, por ajo ku ka eksperience eshte administrimi dhe drejtimi ne menyre te sukseshme i nderrmarjeve gjigande. Duke nisur qe nga televizionet, gazetat, kompanite e internetit, kompanite e ndertimit etj. Pra drejtori i ri i Albetrol ka qene administratori i Koco Kokdhimes dhe ka mundur te drejtoje ne menyre te sukseshme gjithe ato kompani.

    Le ta krahasojme pak me Ferdinand Muratin, ate te cilin zevendesoi.

    Ferdinand Murati ka qe mesues fizike dhe drejtor shkolle gjate fazes se pare te qeverisjes demokrate. U be kryetar i deges se PeDe-se ne Fier dhe i keshillit. Prej aty u be milioner dhe levizi ne Kanada ku punoi si ndihmesmesues ne shkolle. Pasi erdhi serish ne pushtet PeDe-ja ne 2005 u rikthye ne Shqiperi dhe u be drejtor i Universitetit Kristal ne Fier dhe njekohesisht u rizgjodh kryetar i deges se PeDe-se ne Fier. Ne 2009 u be drejtor i Albepetrolit ku dhe si njeri qe merr vesh nga fizika apo dhe hidrokarburet bleu naften per uje duke futur ne xhep 1.2 milion dollare per vete dhe vasalet e tij.

    Fatmir Toci e tha qarte ne shkrimin e tij RUHUNI NGA MANIPULATORET, njerezit te cilet abuzojne me pretendimin se kane urdher apo mbrojtje nga lart. Ti di shume mire qe ne Shqiperi egziston frika e pushtetit. Kete shfrytezojne keta lloj njerezish qe perdorin emrat e eproreve qe ne shumicen e rasteve nuk e kane dijenine.

    Tani pyet veten ti dhe te tjeret. A ka mundesi qe Kocoja vete te merret me hallet e me gjetjen e puneve te popullit? Pergjigjen e di fort mire ti dhe keta qe bejne gam gam se sa i rruhet Kocos apo ndonje tjetri per hallet e tua dhe te ndonje tjetri.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Sekretari i Koço Kokedhimes kerkon seks me minorene ne kembim te nje pune per ne

    Agron Cane në burg pa afat

    Gjykata e Shkallës së Parë në Sarandë vendosi masën e sigurisë burg pa afat për Agron Canen ish-përfaqësuesin e zyrës së deputetit Koço Kokëdhima i akuzuar për shfrytëzim të këtij posti kundrejt shërbimeve seksuale nga një minorene dhe nëna e saj.

    Avokati i të pandehurit kundërshtoi akuzat dhe kërkoi pafajësinë si dhe gjykimin në gjendje të lirë, por trupi gjykues i drejtuar nga gjyqtarja Enkelejda Doda pas analizimit të fakteve i ka hedhur poshtë këto pretendime duke e lënë në burg Agron Canen. Elvira Gega denoncuesja e kësaj ngjarjeje ndihet më e sigurtë pas vendimit.

    Më parë gjatë ditës Gega u thirr sërish nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë për të plotësuar dëshminë me detaje shtesë, ndërsa hetimet që do të vijojnë pritet të grumbullojnë dëshmitë e disa dhjetëra personave në Sarandë si dhe do të analizojnë procedurat e funksionimit të zyrës së deputetit Koço Kokëdhima që grumbullonte shqetësimet e elektoratit.

    Ndërkohë avokati i të akuzuarit paraqiti në media qendrimin e tij duke e cilësuar videon një montazh.

    Agron Cane u arrestua nga policia pasi u denoncua se kërkoi marrëdhënie seksuale me një grua dhe vajzën e saj 14 vjeç në shkëmbim të një vendi pune.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

Faqja 9 prej 18 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •