Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Ditari sekret personal i Hysni Kapos

    Ditari sekret i Hysni Kapos: Mehmeti i kėrkoi dorėheqjen Enverit nė vitin 1966

    Emri:  enver_hoxha_hysni_kapo_1975-300x233.jpg

Shikime: 3490

Madhėsia:  28.3 KB
    Enver Hoxha dhe Hysni Kapo

    Ditari i Hysni Kapos: Kishte konflikte me gjeneralėt

    “Fėrkimet nė udhėheqjen e Ushtrisė pas heqjes sė gradave dhe revolta e fshehtė e gjeneralėve pa yje mbi supe”

    Ditari i Kapos me tė pathėnat e krerėve tė regjimit

    Emri:  Dosja-sekrete-me-ditarin-e-Hysni-Kapos.jpg

Shikime: 3289

Madhėsia:  18.0 KB
    Dosja sekrete me ditarin e Hysni Kapos

    Ajo qė s’u konsumua kurrė pėr opinionin publik, rezulton e koleksionuar nė dorėshkrime tė tipit “Sekret”. Hysni Kapo, krahu i djathtė i Enver Hoxhės, ka qenė nga tė rrallėt liderė komunistė qė mbante ditar tė rregullt. Nė qindra faqe tė tij ėshtė dokumentuar pėrditshmėria me kreun e regjimit dhe tė pathėnat e “lojės” nė zyrat e larta tė shtetit. Pėrtej kėtyre dy kolonave kryesore, numri dy i Partisė ka pasqyruar aty pėrjetimet, konsideratat, vėrejtjet dhe prognozėn e zhvillimeve tė pritshme nė vend, por jo vetėm. Ėshtė njė rrjedhė kjo qė deri nė fillimin e viteve ’60 vjen nė formėn e shėnimeve, mbresave dhe kujtimeve sporadike tė pasistemuara kronologjikisht. Duke filluar nga viti 1966 e deri nė gusht tė vitit ’79 (pak javė para se tė ndėrronte jetė nė Paris), ditari i Kapos nuk ka asnjė ditė shkėputje. Madje shumė nga ngjarjet pėrshkruhen aty me orė e minuta. Njėherazi me kronikėn e rėndomtė tė punės nė zyrė dhe takimet periodike me kolegė dhe partiakė lokalė, njė ritual i pėrditshėm ky (me pėrjashtim tė rasteve kur ka qenė nė spital dhe me pushime nė Vlorė e Pogradec), nė ditar janė memorizuar njė sėrė ndodhish tė panjohura nga publiku, por edhe pjesa dėrrmuese e lidershipit politik. Ka ndėr to, qė veē tij dhe Hoxhės, nuk i ka ditur tjetėrkush, madje as Mehemt Shehu, i njohur ndryshe si njeriu mė i afėrt i kreut tė regjimit. Gazeta “Panorama”, duke filluar nga ky numėr, do tė zbardhė njė pjesė tė tyre, duke hedhur dritė mbi tė pathėnat e kupolės komuniste, me tė cilat kanė qenė tė lidhura ngjarjet e bujshme dhe traumat e shoqėrisė pėr gati gjysmėshekulli.

    Mehmet Shehu dhe Beqir Balluku janė konfliktuar me Enverin mė herėt nga sa ėshtė memorizuar zyrtarisht nga propaganda komuniste. Ata kanė ikur nė atė botė pa e ditur si ka nisur odiseja e goditjes ndaj tyre. As kur kanė ndier zemėrimin e Njėshit s’u ka shkuar mėndja te kryqėzimi tragjik, por kanė zgjedhur tė zbresin disa shkallė nė hierarkinė politike me vullnetin e tyre. Dy ngjarje tė panjohura nga viti i largėt 1966 zbulohen pėr herė tė parė nga shėnimet nė ditarin e Hysni Kapos: Dorėheqja e Beqir Ballukut si ministėr i Mbrojtjes dhe kėrkesa enigmatike e Mehmet Shehut pėr tė zėvendėsuar postin e Kryeministrit me atė tė sekretarit tė KQ pėr ēėshtjet organizative. Ish-numri dy i lidershipit komunist dhe krahu i djathtė i Hoxhės ėshtė mjaftuar me regjistrimin telegrafik tė ngjarjeve tė pazakonta me tė cilat ėshtė njohur gjatė komunikimit konfidencial me eprorin e tij. Tė tjera detaje pėr dorėheqjet e panjohura dhe rrethanat qė kanė kushtėzuar vendimin e dy funksionarėve tė rėndėsishėm pėr t’u vetėviktimizuar gjenden nė dosjen e Kapos nė formėn e refleksioneve dhe sistemimin e tė dhėnave nga burime tė besueshme mbi figurėn e Ballukut dhe Shehut. Nė aq sa ka lėnė tė shkruar ish-sekretari i KQ qė drejtonte Sigurimin e Shtetit dhe organet e diktaturės, bėhet e ditur se ministri i Mbrojtjes e shikonte kėtė zgjidhje si rrugėn e vetme pėr tė shmangur konfliktin e hershėm me gjeneralėt karizmatikė Dume e Ēako, tė cilėt nuk i bindeshin. Sakaq, tėrheqja e papritur e Shehut nga posti i Kryeministrit, nė shpjegimet e Kapos, qė u referohet bisedave me Hoxhėn, lidhet me rivalitetin me Ballukun dhe qejfmbetjet pėr mėnyrėn e vlerėsimit tė besueshmėrisė dhe kontributit tė tij nga udhėheqja e lartė e Partisė, qė nėnkuptonte Byronė Politike dhe Sekretariatin e KQ. Bisedat konfidenciale tė Kapos me Hoxhėn zbulojnė kėshtu pjesėn e panjohur tė intrigave nė majėn e piramidės tė regjimit komunist. Nė numrin e sotėm zbardhim vetėm njė fragment nga odiseja e pėrplasjeve misterioze qė i pėrket vitit tė largėt 1966. Ditari i Kapos nė vijim sjell tė tjera episode nga pėrplasjet dramtike nė radhėt e liderėve politik qė drejtuan vendin me dorė tė hekurt pėr gjysėm shekulli.

    Ditari i vitit 1966

    1 janar 1966
    Viti i ri filloi mirė, kohė e bukur. Mbaroi njė periudhė pesėvjeēare e ndėrtimit socialist (1960-1965). Kjo ka qenė njė periudhė sa e vėshtirė, aq edhe e lavdishme. Partisė iu desh tė pėrballonte me sukses bllokadėn imperialiste, atė qė thurėn armiqtė tanė rreth kufijve dhe veēanėrisht bllokadėn qė organizoi banda e Hrushovit dhe pasuesit e tij revizionistė. Ja pse ditėn e Vitit tė Ri popullit tonė i qesh fytyra.

    2 janar 1966
    Ora 13:00 u takuam me shokun Enver dhe shoqen Nexhmije. Biseduam mjaft ēėshtje tė punės sė Partisė, tė luftės kundėr burokratizmit, biseduam pėr pėrpjekjen e revizionistėve sovjetikė bashkė me imperialistėt amerikanė pėr tė gjetur rrugėt e zgjidhjes sė krizės nė Vietnam. Revizionistėt sovjetikė po bėjnė gjithēka u vjen pėr duarsh pėr tė nxjerrė imperializmin amerikan nga situata e vėshtirė nė Vietnam.

    3 janar 1966
    Dita e parė e punės nė zyrė pėr vitin e ri 1966. Shumė punė, shumė probleme tė vėshtira na dalin pėrpara. Ditėn e parė tė vitit tė ri e fillova me Iliazin, drejtorin e ri tė Drejtorisė sė Bujqėsisė. Ai filloi punėn e re mė 3 janar. U ktheva nė shtėpi nė orėn 23:30

    4 janar 1966
    Do raportoj te shoku Enver. Sa besim dhe nder mė ka bėrė Partia ime e dashur qė unė tė punoj nė aparatin e KQ pranė shokut Enver! Shoku Enver ka qenė pėr mua mėsuesi im, si shok, si prind i mirė. Ai sot erdhi nė zyrėn time kur ishim bashkė me Hakiun (Toskėn) dhe biseduam si duhen vėnė nė lėvizje organizatat e partisė nė dikasteret qendrore. Nė orėn 13:00 u bė mbledhja e Sekretariatit tė KQ. Tė gjithė sekretarėt u ndanė pėr tė shkuar nė rrethe. Unė u caktova tė shkoj nė Vlorė, Fier dhe Berat. Nė orėn 17:00 prita njė nga udhėheqėsit e Partisė Revolucionare afgane, kongolezin Numengi Feliks.

    5 janar 1966
    Nė orėn 9:00 mbledhja e organizatės bazė tė Partisė.

    13 janar 1966
    Nata e mbrėmshme ka qenė plot furtunė, shira tė furishėm dhe erė e fortė. Punova deri nė orėn 2 pas mes nate. Nė orėn 17:30 u nisa pėr nė Lushnjė pėr tė ndihmuar organet e Partisė aty lidhur me punėn dhe luftėn kundėr shfaqjeve tė burokratizmit.

    14 janar 1966
    Afėr drekės shkova nė Shtėpinė e Partisė. U takova me shokun Enver. Shoku Enver u interesua mbi problemet qė kishin dalė nė bazė. I raportova mendimet e mia mbi sa kisha parė e dėgjuar.

    17 janar 1966
    Mbas shumė ditėsh punė nė rrethe, sot, ditė e hėnė, fillova punė nė zyrė. Nė orėn 13:00 shoku Enver thirri sekretarėt e KQ nė zyrėn e tij. Shtroi si ēėshtje kryesore punėn qė do bėjmė pėr Kongresin e Partisė. Nė orėn 20:00 shkova nė shtėpi i lodhur.

    18 janar 1966
    Gazeta “Zėri i Popullit” njoftonte mbi letrėn e 11 agronomėve tė Durrėsit, tė cilėt iu pėrgjigjėn me patriotizėm thirrjes sė Partisė qė tė largohen nga zyrat nė qytet dhe tė shkojnė me punė nė fshat. Shoku Enver, sa erdhi nė zyrė mė telefonoi dhe mė pyeti nėse e kisha lexuar gazetėn “Zėri”. Ishte i gėzuar nga ky akt, por i pėlqente qė kėtė iniciativė ta kishin marrė punonjėsit e aparateve tė Tiranės, pse kėtu nė Tiranė ka aparate tė fryra, ka burokratizėm, kėtu duhet shkurtuar me sėpatė tė madhe.

    27 janar 1966
    Nė zyrė pata punė tė zakonshme. Dėgjova delegacionin qė u kthye nga Konferenca e tri kontinenteve, qė u mbajt nė Havanė. Foto Ēami raportoi shumė ēėshtje interesante. Revizionistėt nė Konferencė ishin demaskuar keq. Si kurdoherė, edhe kėtu delegacioni ynė demaskoi politikėn tradhtare tė revizionistėve sovjetikė. Mora masat qė mė porositi shoku Enver pėr ardhjen e shokėve indonezianė nga Pekini nė Shqipėri.

    1 shkurt 1966
    Me Beharin biseduam ēėshtje tė organizimit nė Ministrinė e Jashtme. Pasdite, ora 17:00, u mblodhėm nė zyrėn e shokut Enver dhe diskutuam gjatė pėr problemet e luftės kundėr burokratizmit. Nė shtėpi punova deri vonė.

    4 shkurt 1966
    Ora 9:00 filloi mbledhja e Byrosė Politike. Mbaroi nė orėn 15:00.

    7 shkurt 1966
    Shoku Enver erdhi nė zyrė dhe mė thirri e biseduam pėr ēėshtje tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me gabimet qė janė bėrė dhe qėndrimet burokratike qė janė konstatuar nė organet shtetėrore dhe se si kjo ēėshtje nga Mehmet Shehu ėshtė kuptuar gabim. Shoku Enver foli pėr pėrshtypjen qė i kishte bėrė propozimi i Mehmet Shehut pėr tė ikur nga Kryeministria pėr tė ardhur nė aparatin e KQ dhe tė merrej me ēėshtje organizative, propozim qė tregon se nuk i ka kuptuar thellė gabimet. Shoku Enver ishte mjaft i shqetėsuar. “Unė, – tha, – ta them ty se nuk kam kujt t’ia them. Dhe kur ta them ty, sikur ia them vetvetes, ta dish mendimin tim”. Ora 10:00 na thirri nė mbledhje mua, Beqir Ballukun, Ramizin dhe Rita Markon dhe na foli pėr letrėn qė duhet bėrė pėr luftėn kundėr burokratizimit. Pasdite u mora me punė nė zyrė.

    23 shkurt 1966
    Ora 9:00 filloi mbledhja e Byrosė Politike pėr shqyrtimin e riorganizimit tė punės nė aparatin e KQ. Shoku Enver bėri njė analizė mbi karakterin e Ushtrisė Popullore dhe konceptit borgjez, mbi ushtrinė borgjeze-ushtrinė e gjeneralėve, marshallėve, kolonelėve dhe kastave e puēeve.

    28 shkurt 1966
    Shoku Enver, nė orėn 20:30 mė mori nė telefon dhe mė njoftoi se do tė vijė pas darke. Erdhi. Ishte shumė i shqetėsuar. Mė hapi bisedėn qė kishte pasur nė darkė me Beqir Ballukun. Mė foli pėr atė qė i kishte shtruar Beqiri. U trondita! Si ėshtė e mundur qė Beqir Balluku tė vijė me konkluzione kaq tė gabuara, qė pėrbėjnė njė faj tė rėndė? Bisedova gjatė me shokun Enver pėr kėtė ēėshtje, analizuam shkaqet qė e shtynė Beqir Ballukun tė arrijė nė ato konkluzione sa t’i kėrkojė shokut Enver tė shkarkohet nga detyra e ministrit tė Mbrojtjes. Ramė dakord me shokun Enver qė ēėshtja tė shtrohej nė kohėn e duhur nė Byronė Politike. Varet shumė nga Beqir Balluku, a do tė thellohet, a do ta kuptojė gabimin. Nė orėn 23:00 u ndamė. E pėrcolla deri nė shtėpi. Nuk fjeta gjithė natėn.

    1 mars 1966
    Shoku Enver mė thirri dhe mė njoftoi se Beqir Balluku kishte kėrkuar tė takohej me tė. E kishte pritur e dėgjuar. Dukej se Beqiri nuk ishte thelluar. Shoku Enver e kishte ndihmuar tė reflektonte, tė analizonte gabimet e tij. Kishte premtuar se do tė thellohej. Tė shohim!

    2 mars 1966
    Takim me Kadri Hazbiun. E dėgjova pėr procesin e Halim Xhelos. I dhashė udhėzimet pėrkatėse. Duket se edhe Kadriu nuk ka mendime tė drejta pėr fėrkimet nė udhėheqjen e Ushtrisė, i shikon ēėshtjet tė njėanshme dhe me pasion. Nuk desha tė futesha nė kėtė ēėshtje pse mendova qė mbi kėtė do tė diskutohej nė kohėn e duhur nė Byronė Politike. I raportova shokut Enver mbi bisedimet me Kadrinė.

    3 mars 1966
    Me Sadik Bekteshin diskutuam instruksionin mbi punėn e organeve politike dhe tė Partisė nė Ushtri, strukturėn e re tė Drejtorisė Politike dhe masat qė janė marrė pėr mbledhjen me oficerėt e ushtrisė nė aparatin e KQ ditėn e shtunė ku shoku Enver do tė shtrojė reformat qė duhen marrė nė ushtri. Punova me Mihal Bishėn dhe Gafur Ēuēin pėr ēėshtjen e shkurtimit tė pagave tė funksionarėve tė lartė tė Partisė dhe tė shtetit. Takova Beqir Ballukun. Fola me tė. Mė pas u takova me shokun Enver dhe e informova pėr bisedėn me Beqirin. Ishte dakord me kėshillat qė i kisha dhėnė.

    4 mars 1966
    Nė mbledhjen e KQ. Pasdite prita vizita nė shtėpi me rastin e ditėlindjes.

    5 mars 1966
    Ora 9:00, nė sallėn e madhe nė KQ filloi mbledhja me 350 oficerė tė Ushtrisė. Ajo u organizua me iniciativėn e shokut Enver pėr tė punuar vendimin e KQ pėr heqjen e gradave dhe vendosjen e komisarėve politikė nė Ushtri. Pasi foli shoku Enver, e mori fjalėn Ndreko Rinua. Diskutoi shumė mirė. Pastaj folėn edhe 11 oficerė tė tjerė, midis tyre Fahri Bubsi, Qamil Poda, Haki Gjondeda etj. Shoku Enver mori pėrsėri fjalėn dhe shtroi ēėshtje tė rėndėsishme politike, ideologjike e ushtarake.

    10 mars 1966 (Nė Vlorė)
    Para se tė nisesha nė Tiranė, m’u desh tė bisedoja me Byronė e Partisė sė rrethit, tė shtroj mendimet e mia mbi gjithēka pashė gjatė tri ditėve tė qėndrimit nė Vlorė… Nė qytet, ndryshe nga nė fshat, ka mjaft tė merakosur qė nuk kuptojnė akoma rėndėsinė e thirrjes sė Partisė pėr tė shkuar nė prodhim dhe nė fshat. Duhet punuar me ta qė ta kuptojnė kėtė moment historik dhe tė shkojnė atje ku ka nevojė atdheu, ekonomia, Partia. Tė shumtė janė nė Vlorė nga ata qė zėnė pėr palltoje kėdo qė vete nga Tirana nė Vlorė, u shtrojnė kėrkesa dhe ankesa. Kėta tipa janė tė pakėnaqur. Shokėt e Vlorės, tė nisur nga qėllimi i mirė pėr tė ndihmuar fshatin, pėr luftėn kundėr burokratizmit, mė shumė u tėrhoqėn nga entuziazmi, i mori vala, sesa tė punonin dhe tė mendonin thellė pėr masat e marra. Ata dėrguan nė fshat dhe nė prodhim kuadro, njerėz qė nuk duheshin dėrguar, boshatisėn aparatin e Partisė dhe tė pushtetit, lejuan tė krijohej pėrshtypja nė masa se duhej boshatisur aparati, zyrat, se kush punon nė zyra ėshtė i keq, burokrat, aq sa punonjėsit e administratės u vunė nė njė pozitė qė ta quanin pėr turp se punojnė nė zyrat e shtetit. Ky gabim i rėndė po i kushton shtetit, pse shumė punė ēalojnė.

    AFRIM IMAJ

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ditari sekret personal i Hysni Kapos

    Ditari i Hysni Kapos: Nuk na duhen avokatėt, janė tė degjeneruar

    Emri:  HysniKapiHekurudhaFierBallsh.jpg

Shikime: 3628

Madhėsia:  20.9 KB
    Hysni Kapo nė inagurimin e hekurudhės Fier-Ballsh

    Ditari i liderit komunist pėr zhvillimet e vitit 1966

    “Si mund tė pranohet qė komunisti avokat tė dalė mbrojtės i kriminelit dhe tradhtarit, kjo e padrejtė”

    “Poetėt dhe artistėt janė molepsur nga shfaqjet e huaja borgjeze”
    “Shkrimtarėt s’pranojnė kontrollin e Partisė”


    Hysni Kapo ka hedhur i pari idenė pėr tė hequr institucionin e avokatit dhe tė noterit nga sistemi i drejtėsisė. Fakti i panjohur bėhet i ditur nga shėnimet nė ditarin personal, ku rezulton se qysh nė mars tė vitit 1966, disa kohė para shpalljes sė vendimit pėr mbylljen e tyre, Kapo ka iniciuar procedurėn pėr t’i nxjerrė ato jashtė sistemit. Absurdi i gjykimit tė tij nis me vlerėsimin qė “asnjė nga institucionet e drejtėsisė nuk mund tė funksionojė jashtė kontrollit tė Partisė” dhe pėrvijon me qasjen e paarsyeshme, sipas tė cilės, ėshtė e papranueshme qė “komunisti avokat tė dalė mbrojtės i kriminelit dhe tradhtarit”. Pėrtej kėtij kapitulli, tė njohur ndryshe si njollė e zezė e regjimit komunist, ditari i Kapos pėrmban njė mori ēėshtjesh tė tjera qė lidhen me shqetėsimet kryesore tė Partisė-shtet nė vitin e largėt 1966. Ndėr to veēohet aksioni politik pėr zbatimin e letrės sė hapur tė Komitetit Qendror pėr luftėn ndaj burokratizimit, qėndrimi i autoriteteve me ushtarakėt e liruar, reagimet e Partisė ndaj frymės liberale nė art e letėrsi etj. Nė numrin e kaluar publikuam shėnimet e Kapos pėr dorėheqjen e panjohur tė Beqir Ballukut nga detyra e ministrit tė Mbrojtjes dhe kėrkesėn absurde tė Mehmet Shehut pėr tė zėvendėsuar karrigen e Kryeministrit me atė tė sekretarit tė Komitetit Qendror pėr ēėshtjet organizative. Ish-numri dy i lidershipit komunist i ka shėnuar telegrafisht kėto dy ngjarje tė mistershme me tė cilat ėshtė njohur gjatė komunikimit konfidencial me eprorin e tij. Sakaq, detajet pėr dorėheqjet e panjohura dhe rrethanat qė kanė kushtėzuar vendimin e dy funksionarėve tė rėndėsishėm pėr t’u vetėviktimizuar gjenden nė dosjen e Kapos nė formėn e refleksioneve dhe sistemimin e tė dhėnave nga burime tė besueshme mbi figurėn e Ballukut dhe Shehut. Nė aq sa ka lėnė tė shkruar ish-sekretari i KQ qė drejtonte Sigurimin e Shtetit dhe organet e diktaturės, bėhet e ditur se ministri i Mbrojtjes e shikonte kėtė zgjidhje si rrugėn e vetme pėr tė shmangur konfliktin e hershėm me gjeneralėt karizmatikė Dume e Ēako, tė cilėt nuk i bindeshin. Po kėshtu, tėrheqja e papritur e Shehut nga posti i Kryeministrit, nė shpjegimet e Kapos qė u referohet bisedave me Hoxhėn, lidhet me rivalitetin me Ballukun dhe qejfmbetjet pėr mėnyrėn e vlerėsimit tė besueshmėrisė dhe kontributit tė tij nga udhėheqja e lartė e Partisė, qė nėnkuptonte Byronė Politike dhe Sekretariatin e KQ.

    Ditari i vitit 1966

    …vijon nga numrat e kaluar

    19 mars 1966
    Shqyrtova me prokurorin e Pėrgjithshėm ēėshtje tė drejtėsisė. Shokėt me pėrgjegjėsi nė organet e drejtėsisė kanė rėnė nėn influencėn e koncepteve tė vjetra tė drejtėsisė dhe kanė kopjuar shumė nga legjislacioni i huaj. Neve na duhen ligje revolucionare qė tė pėrshkruhen nga logjika marksiste-leniniste. Nga kjo del e domosdoshme tė shihen rrėnjėsisht ligjet qė tė pėrshkruhen nga fryma revolucionare. Tė rishikohen institucionet tona juridike, tė cilat nuk duhet tė jenė tė pavarura, siē predikojnė disa. Nuk mund tė ketė asnjė organ tė drejtėn tė veprojė i pavarur, jashtė kontrollit tė Partisė. Si mund tė pranohet qė sistemi borgjez i avokaturės tė funksionojė njėsoj edhe nė pushtetin tonė? Ajo po na degjeneron drejtėsinė. Si mund tė pranohet qė komunisti avokat tė dalė mbrojtės i kriminelit dhe tradhtarit? A duhet avokatura tek ne? Unė mendoj se jo. Punonjėsit e drejtėsisė duhet tė shkunden nga oportunizmi dhe tė vihen nė rrugė revolucionare…

    22 mars 1966
    Me porosi tė shokut Enver, shokėt e KQ janė nisur nė bazė.
    Katėr probleme kryesore qė kemi vėnė nė rendin e ditės pėr tė ndjekur janė: Kuptimi i letrės sė hapur, zgjedhjet nė Parti dhe puna qė bėhet pėr riorganizimin e ndėrmarrjeve ekonomike, shkurtimin e organikave, si dhe ndjekja e planit ekonomik. Pėr kėto sot u nisėn shokėt e aparatit nė katėr grupe, nė drejtime tė ndryshme. Unė nė orėn 9 u nisa nė Pogradec, Korēė dhe Ersekė. Nė Librazhd mora pjesė nė Plenumin e Bashkimeve Profesionale tė rrethit. Punohej letra e hapur. Formalizėm, frazeologji, fjalė tė pėrgjithshme e karakterizuan mbledhjen.

    23 mars 1966 Pogradec
    Nė Mokrėn e Sipėrme nuk kisha qenė kurrė. Mokra ka qenė njė nga kėshtjellat e rėndėsishme tė Luftės Nacionalēlirimtare. Bėra njė takim nė Trebinjė. Biseduam me shokėt. Tė gjithė flasin me besim pėr tė ardhmen, flasin si duhet punuar pėr tė zbatuar letrėn e hapur. Por, gratė trimėresha tė Mokrės nuk flasin, ose flasin pak. Ato janė akoma skllave tė forcės sė zakonit, niveli arsimor e kulturor ėshtė njė pengesė tjetėr qė i mban prapa. Mokra duhet tė ndihmohet mė shumė nga rrethi dhe nga qendra qė tė ecė mė shpejt pėrpara.

    24 mars 1966
    Nė Pogradec. Takimi me anėtarėt e kėshillave popullorė dhe kėshillit tė grave tė lagjeve zgjati katėr orė. U ngritėn probleme me rėndėsi shtetėrore, shoqėrore dhe ekonomike.

    25 mars 1966 Korēė
    Kur kalova nga Pogradeci nė Korēė, porsa hyn nė kufirin e Korēės natyra merr njė pamje tjetėr tėrheqėse. Gjithēka ėshtė transformuar nga puna e korēareve. Pranė kooperativės sė Pirgut, takova Ilo Priftin, drejtorin e NB Maliqit. Bashkė me tė vizituam dy sektorė dhe biseduam pėr ēėshtje ekonomike dhe politike. Del qartė se nėn dritėn e mėsimeve tė letrės sė hapur ka shumė pėr tė bėrė, si nė drejtim tė edukimit politik, ashtu edhe pėr shfrytėzimin e mundėsive qė ka bujqėsia.

    26 mars 1966
    Vizitė nė fshatrat e Prespės. Shokėt atje na folėn pėr punėn dhe problemet qė i preokupojnė. I pėrgėzova pėr rezultatet. I kėshillova si duhet pėrmirėsuar puna nė tė ardhmen.

    27 mars 1966 (Korēė)
    U interesova dhe mora pjesė nė mbledhjen e organizatės sė partisė sė brigadės ushtarake. Diskutimet u bėnė nė frymė mirė, por raporti nuk trajtonte ēėshtjet pėr tė cilat duhej pėrqendruar forcat e Partisė. Dobia e kėsaj mbledhjeje ishte se u diskutua me forcė nė frymėn e letrės sė hapur pėr organizimin e punės politike nė ushtri, pėr tė shkundur diferencėn midis kuadrit dhe ushtarit. Fola edhe unė nė pėrfundim. Aty nga ora 22:00, kur Korēa po mbulohej me borė, shkova pėr tė pushuar.

    28 mars 1966
    Shkova nė Kolonjė. Ndaluam nė kooperativėn e Selenicės.

    5 prill 1966
    Nė zyrė duke punuar pėr materialet pėr jetėn e brendshme tė Partisė

    6 prill 1966
    Porsa erdhi nė zyrė shoku Enver, mė duhej tė kėshillohesha me tė pėr shumė ēėshtje, pėr zgjedhjet nė Kuvendin Popullor, pėr konferencat e Partisė nė ushtri, pėr ndėrtimin e Partisė nė disa zona tė thella

    7 prill 1966
    Sot 7 prill 1966 kujtojmė gjendjen e vendit tonė 27 vjet mė parė, kur Italia fashiste u sul si bishė e tėrbuar mbi atdheun tonė.

    11 prill 1966
    Shumė oficerė tė nxjerrė nė lirim, me gjithė thirrjen e Partisė pėr tė shkuar nė fshat, preferojnė tė qėndrojnė nė qytet,, qoftė edhe sikur mos tė punojnė mė, me qė kanė njė farė pensioni. Sa keq mendojnė! A mundet qė revolucionari i vėrtetė t’i shmanget thirrjes sė Partisė?! Jo, nė asnjė mėnyrė! Kur ky oficeri i liruar mendon se mjaft punoi, mjaft luftoi dhe tani doli nė pension dhe kėrkon ta kalojė kohėn kot, ai ka pushuar nė fakt sė qenė revolucionar.

    16 prill 1966
    Shokėt sekretarė tė komiteteve tė Partisė tė rretheve Gjirokastėr, Pėrmet, Tepelenė, Korēė, Kukės e Peshkopi, tė cilėt i mora nė telefon mė informuan mbi zgjedhjet nė Parti dhe mbi punėt qė bėhen tani nė bujqėsi…

    21 prill 1966
    Komisioni mjekėsor mė kontrolloi. Gjendja e pėrgjithshme shėndetėsore ėshtė e mirė. Diabeti, kjo sėmundje e pashėrueshme dhe e mėrzitshme, shpesh mė shqetėson. Mė vjen keq se sėmundja mė pengon t’i jap mė shumė Partisė, e cila mė rriti, mė edukoi, si njė nėnė e mirė. Por jeta ime i pėrket Partisė dhe popullit tim tė dashur dhe unė nuk do ta kursej kurrė atė pėr Partinė, pėr idealin e madh-komunizmin, pėr popullin tonė tė mrekullueshėm.

    23 prill 1966
    Pėrfundova tė gjitha ēėshtjet qė duhet t’u a lija shokėve para nisjes pėr nė Kinė. Nė orėn 12:00 shkova te shoku Enver. I raportova pikėpamjet e mia mbi materialet e paraqitura nga qeveria pėr Byronė Politike. Ishte dakord nė pėrgjithėsi. E vura nė dijeni pėr detyrat qė u kam ngarkuar shokėve pėr t’i ndjekur. Shoku Enver ėshtė shumė i preokupuar pėr gjallėrimin e jetės sė Partisė, daljen nga praktikat e ngushta, tė dėmshme qė kanė ndjekur shokėt pėr njė kohė tė gjatė. Duhet shmangur ēdo shfaqje e huaj qė e mpin Partinė, jetėn e brendshme tė saj. Tė flaken ata qė janė mykur dhe kėrkojnė tė pengojnė vrullin revolucionar tė Partisė me plogėshtinė e tyre…

    24 prill 1966
    Ditė e diel, dita e fundit para nisjes pėr nė Kinė. Nga ora 10:00 erdhi pėr vizitė shoku Enver e Nexhmija, pėr tė mė uruar rrugė tė mbarė. Ai i respekton rigorozisht zakonet e mira tė popullit. Duhet tė mėsojmė prej tij, pėr ēdo gjė. Sado qė ne nuk i vėmė veshin vjen apo nuk vjen njė shok tė tė urojė rrugė tė mbarė ose mirėseardhjen, prapė se prapi tė vjen mirė kur posaēėrisht tė vjen shoku nė shtėpi. Kėto zakone duhet t’i ruajmė si njė thesar tė madh, ashtu siē i ruan dhe i respekton shoku Enver.

    25 prill 1966
    Sot niset delegacioni i Partisė dhe i qeverisė pėr nė Kinė. Megjithėse jam pėr udhėtim, nuk mė rrihet nė shtėpi. Shkova paradite nė punė. Bisedova me Ramizin pėr Drejtorinė Politike tė Ushtrisė. Para nisjes i porosita fėmijėt tė kenė kujdes tė mos lėnė mėsimet. U pėrshėndeta me ta para nisjes. Me Viton shkuam nė Shtėpinė e Partisė. Atje ishin tė gjithė shokėt. Prej andej u nisėm pėr nė aeroport. Aeroplani i shoqėrisė AIERE FRANCE Boing, gjigant i mrekullueshėm, sapo kishte ardhur. Nė ora 16:00 u nisėm. Shoku Enver dhe shokėt e Byrosė Politike erdhėn deri tek aeroplani. Sa tė lumtur jemi ne pėr shokun Enver qė e ngriti kaq lart para botės prestigjin e Partisė dhe tė vendit tonė!
    Hipėm nė avion. Ekuipazhi francez shumė xhentil, i kulturuar dhe i kujdesshėm. Kaluam mbi Korfuz, mbi ishujt e shumtė tė Greqisė, Rodi, Peloponezi, Kreta dhe mė nė fund pamė nga larg tokėn e Libanit, Bejrutin. Kėtu ndaluam njė orė. U nisėm nė ora 8:00. Ekuipazhi u ndėrrua. Bėmė udhėtimin pa ndalesa Bejrud-Rangun. Puset me naftė tė Kuvajtit digjeshin, kudo dukej si njė horizont i pafund qė digjej flakė. Kapitali i huaj bėn ligjin nė kėtė vend. Nė Birmani arritėm nė orėn 3 tė natės. Kėtu na pritėn ambasadori kinez dhe pėrfaqėsuesit e qeverisė sė vendit…

    13 maj 1966
    Shkova qė nė mėngjes nė zyrė. U takova me Ramizin. I fola shkurt mbi udhėtimin dhe vizitėn nė Kinė. Edhe ai mė foli shkurt pėr punėt. E ndiej veten shumė tė lodhur, u detyrova tė shkoj nė shtėpi tė rri shtrirė deri vonė. Mė dukej sikur udhėtoja me avion…

    17 maj 1966
    Gjatė gjithė paradites m’u desh tė shqyrtoj e tė shkėmbej mendime me shokėt pėr ēėshtje tė organeve tė Prokurorisė. Kalimi shpejt pasdite nga zona e Vorės, Shijakut e Ndroqit, pėr tė parė punėt nė bujqėsi dhe bisedat me kooperativistė mė mbushėm plot frymėzim…

    28 maj 1966
    Vazhdoj kurat nė shtėpi. Sot jam mė mirė. Mbasdite erdhėn shoku Enver dhe Ramizi pėr vizitė. Biseduam pėr probleme politike dhe ekonomike. Unė nuk mund tė mos i shpreh mirėnjohjen shokut Enver pėr atė kujdes dhe dashamirėsi qė tregon kurdoherė ndaj shokėve. Ne, tė gjithė,i detyrohemi shumė shokut Enver. Na e do zemra qė ai tė marrė nga ditėt tona pėr tė mirėn e Partisė, tė popullit dhe tė marksizėm-leninizmit.

    24 maj 1966
    Ditė historike. 22 vjet mė parė nė Pėrmet u bė Kongresi Nacionalēlirimtar. Kurrė Shqipėria nuk ka qenė mė e fortė se sot, kurrė nuk ka pasur miq tė shumtė, miq tė mėdhenj sikurse popullin e madh kinez sa ka sot.

    25 maj 1966
    Mjekėt mė bėnė kontroll pėr tė parė efektin e heqjes sė insulinės. Mė kėshilluan tė qėndroj nė shtėpi. Punova gjatė gjithė ditės. Nxora nga dora projektin e kandidaturave pėr deputetė duke bėrė korrigjimet e nevojshme sipas vėrejtjeve tė shokut Enver.

    1 qershor 1966
    Nė zyrė punova gjithė paraditen. Me Ramizin biseduam mbi punimet e plenumit tė Komitetit Qendror tė Rinisė qė u zhvillua nė rrethin e Lushnjės. Pėr edukimin politiko-ideologjik tė rinisė, pėr tė njohur rinia tė kaluarėn e popullit tonė dhe traditat e tij duhet bėrė mė shumė. Rinia jonė pak e njeh tė kaluarėn dhe aq mė pak ajo interesohet pėr ta mėsuar. Na del detyrė sot, mė tepėr se kurrė, ta pėrqendrojmė kujdesin pėr edukimin e rinisė.
    Biseduam me Ramizin pėr probleme tė letėrsisė, pėr nevojėn e njė kontrolli mė tė kujdesshėm pėr literaturėn dhe krijimet e shkrimtarėve, poetėve e letrarėve tanė. Nė pėrgjithėsi shihen shfaqje jo tė shėndosha nė njerėzit e artit e tė kulturės. Ata kanė koncepte tė huaja qė nuk pajtohen plotėsisht me ideologjinė proletare, me pėrmbajtjen klasore, e cila duhet tė dominojė nė tė gjitha fushat e letėrsisė, pikturės, muzikės dhe artit. Lajm i gėzueshėm nga nafta. Gogua nė orėn 7 tė mėngjesit mė njoftoi se nė Divjakė shpėrtheu njė pus gazi fontane. Ky ėshtė sihariq i mirė, ēelėn perspektiva pėr tė pėrdorur gazin nė dobi tė ekonomisė.

    vijon nesėr …


    AFRIM IMAJ

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ditari sekret personal i Hysni Kapos

    “Vizita nė vitin 1966, Ēu En Lai nė Tiranė fyen rolin e Stalinit”

    Emri:  Enver-Hoxha-dhe-Cu-En-Lai-ne-Rinas-1966-231x300.jpg

Shikime: 3962

Madhėsia:  23.5 KB
    Enver Hoxha dhe Ēu En Lai nė Rinas, 1966

    Ditari i Kapos: Kinezėt zėvendėsojnė maoizmin me marksizmin

    “Divergjencat e para me krerėt e Pekinit, po devijojnė nga rruga e socializmit dhe revolucionit”

    “Porositė e Enverit pėr edukimin e Forcave tė Armatosura”
    “Gjeneralėve u ka djegur heqja e gradave”


    Pėrplasjet e para me liderėt e Kinės janė shfaqur nė vitet ’60. Ajo qė i ėshtė rezervuar opinionit publik nė atė periudhė, ka mbetur e dokumentuar nė ditarin e funksionarit tė lartė tė Partisė. Shėnimet e Hysni Kapos nga vizita dhe takimet e Ēu En Lait nė Tiranė, nė mars tė vitit 1966, zbulojnė ēėshtjet pėr tė cilat ndanin mendime tė kundėrta udhėheqėsit shqiptarė dhe ata kinezė. I befasuar nga shpėrfillja e mėkėmbėsit tė Mao Ce Dunit pėr Stalinin dhe figurėn e tij, zėvendėsi i Enverit qė ka ndjekur hap pas hapi bisedimet me miqtė e rėndėsishėm nga Pekini, parandien nė vetmi pasojat e ndryshimit tė kursit nga aleati historik. Shokėt kinezė po bėjnė gabime tė rėnda, shkruan Kapo nė ditar, duke iu referuar bisedimeve me delegacionin e kryesuar nga Ēu En Lai mė 26 qershor 1966 nė Pallatin e Brigadave. Ata trumbetojnė me bujė se idetė e Mao Ce Dunit janė kulmi i marksizmit dhe shpėrfillin veprėn e klasikėve tė mėdhenj, Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit. Pavarėsisht pompozitetit me tė cilėn u prit vizita e parė e Ēu En Lait nė Shqipėri, mėnyra si e ka pėrjetuar kupola e Tiranės “lajthitjen” e tij pėr doktrinėn politike ka qenė tronditėse. Tė gjendur nė befasi, por edhe nė situata tė pafavorshme, me sa duket liderėt e Tiranės janė mjaftuar me mbajtjen e shėnimeve pėr “kinezėritė” e papritura. Tė paktėn nga aq sa rezulton nga bisedat konfidenciale tė Kapos me Hoxhėn ato ditė, tė krijohet pėrshtypja se rezervat e Tiranės pėr kinezėt, madje edhe ato pėr ēėshtje parimore, nuk mund tė destinoheshin pėr konsum publik, sė paku nė atė periudhė, por edhe disa vite mė vonė. Me sa duket, pėrplasjet e para me Ēu En Lain nė Tiranė kanė qenė prologu i divorcit zyrtar me Kinėn e madhe, qė u zyrtarizua nė fundin e viteve ’70.

    Ditari i vitit 1966

    …vijon nga numrat e kaluar

    1 qershor 1966

    Emri:  Hysni-kapo-me-delegacionin-kinez-270x300.jpg

Shikime: 3416

Madhėsia:  24.7 KB
    Hysni Kapo me delegacionin kinez

    Nė zyrė punova gjithė paraditen. Me Ramizin biseduam mbi punimet e plenumit tė Komitetit Qendror tė Rinisė qė u zhvillua nė rrethin e Lushnjės. Pėr edukimin politiko-ideologjik tė rinisė, pėr tė njohur rinia tė kaluarėn e popullit tonė dhe traditat e tij duhet bėrė mė shumė. Rinia jonė pak e njeh tė kaluarėn dhe aq mė pak ajo interesohet pėr ta mėsuar. Na del detyrė sot, mė tepėr se kurrė, ta pėrqendrojmė kujdesin pėr edukimin e rinisė.
    Biseduam me Ramizin pėr probleme tė letėrsisė, pėr nevojėn e njė kontrolli mė tė kujdesshėm pėr literaturėn dhe krijimet e shkrimtarėve, poetėve e letrarėve tanė. Nė pėrgjithėsi shihen shfaqje jo tė shėndosha nė njerėzit e artit e tė kulturės. Ata kanė koncepte tė huaja qė nuk pajtohen plotėsisht me ideologjinė proletare, me pėrmbajtjen klasore, e cila duhet tė dominojė nė tė gjitha fushat e letėrsisė, pikturės, muzikės dhe artit.
    Lajm i gėzueshėm nga nafta. Gogua nė orėn 7 tė mėngjesit mė njoftoi se nė Divjakė shpėrtheu njė pus gazi fontane. Ky ėshtė sihariq i mirė, ēelėn perspektiva pėr tė pėrdorur gazin nė dobi tė ekonomisė.

    7 qershor 1966
    I raportova shokut Enver mbi rezultatet e zgjedhjeve tė Partisė nė Ushtri. Ai u interesua nė mėnyrė tė veēantė pėr edukimin nė Forcat e Armatosura, pėr forcimin e disiplinės dhe pėr nevojėn e lidhjes sė Luftės Nacionalēlirimtare me programet ushtarake pėr edukimin e trupave. Mė porositi pėr ēėshtjen e unitetit tė Partisė nė Ushtri, pėr tė punuar me kujdes vendimet, direktivat e Komitetit Qendror nė organizatat e Partisė. Ushtria tė marrė masa, mė tha shoku Enver, tė studiojė dokumentet e Luftės dhe nga ky studim tė nxirret eksperiencė pėr ta futur nė programet e edukimit ushtarak. Kėto porosi ia bėra tė njohur Drejtorisė Politike, tė cilėn e ngarkova tė marrė masa sa mė parė. Duhet kuptuar mirė direktiva pėr heqjen e gradave nė Ushtri. Ka shumė tė pakėnaqur. Me sa duket gjeneralėve u ka djegur heqja e yjeve nga spaletat. Me kėto duhet marrė mirė Drejtoria Politike, se ajo duhet tė jetė fytyra e Partisė nė Ushtri.

    9 qershor 1966
    Shkova nė zonėn e Koculit dhe nė burimin e ri tė naftės qė ėshtė zbuluar nė Gorisht. Zona e Koculit ka pėsuar ndryshime tė mėdha. Shumė toka janė vėnė nėn kulturė, po ndėrtohen rezervuarė ujitės, prodhimi bujqėsor kėtė vit ėshtė i mirė. U ndalėm nė Gorisht. Ky vit pėr Gorishtin e izoluar, Gorishtin pa rrugė, tė varfėr, tė djegur, e zhuritur nga lufta, solli ndryshime. Viti bujqėsor ėshtė i mirė. Puset e para tė naftės kanė shpėrthyer, nxjerrin naftė tė kualitetit tė lartė. Ky ėshtė fillimi. Rruga automobilistike e porsandėrtuar tė ēon nė Gorisht. Ai do tė ketė dritėn elektrike, ai do tė kthehet nė njė qytet tė vogėl dhe qendėr industriale e naftės. Edhe pėr gorishiotėt qė janė shquar gjatė gjithė historisė, sidomos nė luftėn e 1920-s dhe Luftėn Nacionalēlirimtare, lumturia u vajti te pragu i derės. Ari i zi 1000 metra nėn tokė ėshtė njė det i madh. Naftėtarėt tanė po e nxjerrin kėtė pasuri, po e vėnė nė shėrbim tė popullit.
    Nė orėn 15:00 u ktheva nė Vlorė. U ēlodhėm pak dhe u nisėm pėr Tiranė me avion. Pėr tė parė bujqėsinė kaluam me qėllim mbi zonėn e Mallakastrės, Roskovecit, Osmanzezės sė Beratit, mbi rezervuarin e Thanės, Hysgjoka, Rrogozhinė, mbi malėsinė e Kavajės dhe nga Ishmi. Punė e madhe ėshtė duke u bėrė kudo…

    10 qershor 1966
    Udhėtimi Tiranė-Vlorė dhe vizitat nė Shashicė, Gorisht, Llakatund, Panaja qė bėra kėto ditė ishin tė gėzueshme. Pashė dhe mėsova shumė gjėra. Porsa erdhi shoku Enver nė zyrė, shkova dhe e takova. U interesua pėr ta informuar mbi ato qė pashė. I raportova pėr punėn qė ka bėrė Ushtria nė Shashicė, pėr zhvillimin e mirė tė patates, pėr rendimentet e larta qė do merren dhe pėr perspektivėn e ngritjes nė Shashicė tė njė ferme tė veēantė me drejtim blegtoral. E informova pėr burimet e naftės nė Gorisht, pėr masat urgjente qė duhen marrė qė tė shfrytėzohet sa mė shpejt nafta e kėtij vendburimi.
    I propozova qė t’i ngarkohet Ushtrisė ndėrtimi i Oleodotit. E aprovoi dhe porositi Adilin qė ta shpejtojnė punėn

    19 qershor 1966
    I mora leje shokut Enver dhe nė orėn 8:00 tė mėngjesit u nisa pėr nė Lushnjė dhe prej andej nė Fier dhe nė darkė arrita nė Vlorė. Tė them tė drejtėn, udhėtimi mė i shpejtė dhe brenda njė dite: Tiranė-Durrės-Kavajė-Lushnjė-Krutje-Toshkėz-Fier-Shegan-Qafė Gjepurit-Kurian-Roskovec-Fier-Pojan-Vlorė-Dukat ishte i lodhshėm shumė, por unė nuk e ndjeva lodhjen, jo pse jam i fortė, jo pse nuk ndiej lodhje, pse tashmė sado qė nuk e jap veten, vetė mosha 51-52 vjeēare kėrkon shumė kujdes, mė pak lėvizje, por nuk e ndjeva lodhjen pse dėgjova nga shokėt e Lushnjės dhe tė Fierit qė punėn e korrjeve e kanė vėnė pėrpara. Vizitova Azotikun e Fierit, i cili sė fundi ka marrė pamje tjetėr. Ai ėshtė njė kolos. Shokėt janė optimistė, do t’i japin ekonomisė qysh mė 1967 jo 30.000 tonė plehra, si thotė industria, por 60.000 tonė.

    21 qershor 1966
    Punova gjithė ditėn nė zyrė. Fola nė telefon me drejtuesit e tri rretheve pėr problemet konkrete. Shokėt qė mė informuan janė optimistė. I porosita tė organizojnė mė mirė punėn pėr mbledhjen e tė lashtave dhe zgjedhjet, pėr t’u kujdesur pėr tė rinjtė vullnetarė qė kanė shkuar nė aksione.

    22 qershor 1966
    Shoku Enver na informoi mbi bisedimet qė do zhvillohen me delegacionin kinez, tė kryesuar nga Ēu En Lai. Nė formė pėrmbledhėse paraqiti gojarisht ekspozenė qė ai vetė kishte pėrgatitur. Unė e kėndova gjithė materialin dy ditė mė parė. Ėshtė njė analizė marksiste nga e cila mund tė nxjerrin mėsime shokėt kinezė mbi disa ēėshtje, tė cilat, sipas mendimit tim, nuk i analizojnė thellė e me syrin marksist, por i shikojnė me miopi politike, sikurse ėshtė ēėshtja e Stalinit dhe mbi ekzistencėn e klasave nė socializėm. Shokėt kinezė bėjnė disa veprime tė dėmshme. Nuk mbajnė qėndrim tė drejtė, gjė qė u jep armė armiqve, revizionistėve e centristėve, tė na luftojnė dhe tė forcojnė autoritetin e pozitat e tyre nė dėm tė marksizėm-leninizmit dhe tė lėvizjes, sikurse ėshtė rasti i Rumanisė. Shokėt kinezė po bėjnė gabime tė rėnda me gjithė ato qė flasin dhe shkruajnė nė shtyp pėr Mao Ce Dunin. Tė thuash “Idetė e Mao Ce Dunit” janė kulmi i marksizėm-leninizmit, ėshtė antimarksiste. Marksizėm-leninizmi nuk qėndron nė vend. Ai zhvillohet, pra nuk mund tė pranohet qė kulmin e arriti Mao Ce Duni. Duke thėnė kėshtu, nė fakt, luftohet vepra e lavdishme e Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit; do tė thotė se kėta klasikė nuk janė ata qė hodhėn themelet e teorisė dritėdhėnėse, mbi tė cilėn bazohet e udhėhiqet klasa punėtore, komunistėt e gjithė botės nė luftėn pėr ēėshtjen e komunizmit, do tė thotė qė vetėm idetė e Mao Ce Dunit janė ato qė pėrbėjnė teorinė ku duhet tė mbėshteten komunistėt dhe revolucionarėt. Tė trumbetosh me aq bujė se Mao Ce Duni dhe idetė e tij janė dielli qė ndrit njerėzimin, se ai dhe idetė e tij janė tė vetmit qė duhet t’i frymėzojnė komunistėt, revolucionarėt, punėtorėt, fshatarėt, inteligjencėn etj. ėshtė antimarksiste. Jo Mao Ce Duni, jo vetėm idetė e tij, por nė radhė tė parė e mbi tė gjitha ėshtė marksizėm-leninizmi, teoria e lavdishme e fitimtare, e pėrpunuar me aq gjenialitet nga Marksi, Engelsi, Lenini dhe Stalini ėshtė ajo qė ndriēon rrugėn e popujve. Unė mendoj se kjo propagandė e shfrenuar nė Kinė, duke ngritur nė qiell Mao Ce Dunin, i ngjan asaj qė i bėnė Stalinit tė madh revizionistėt dhe trockistėt e maskuar nė BS, para dhe gjatė Kongresit tė 19-tė, Hrushovi, Mikojani e tė tjerė tradhtarė. Armiq tė tillė duhet tė jenė edhe nė Kinė. Ata maskojnė veten duke i thurur lėvdata Mao Ce Dunit, me qėllim qė nesėr tė marrin frenat nė dorė, dhe tė kthehen nė revizionizėm. Si duket nė kėtė situatė, elementėt e shėndoshė, po tė ngrėnė zėrin kundėr kėtij shpėrthimi, tė pafrenuar antimarksist qė e bėjnė Mao Ce Dunin dhe idetė e tij kulmin e marksizėm-leninizmit, diellin, busullėn ku duhet tė mėsojnė komunistėt e revolucionarėt e botės, likuidohen. Prandaj ata nuk e ngrėnė zėrin.
    Kjo gjendje nuk mė pėlqen dhe nuk e aprovoj. Ka rrezik qė nė gjirin e udhėheqjes kineze tė jenė fshehur elementė revizionistė dhe nėn flamurin e Mao Ce Dunit dhe mbrojtjes sė ideve tė tij, tė luftojnė Mao Ce Dunin dhe nesėr do tė kėrkojnė tė pėrmbysin socializmin nė Kinė. Tė shohim nė tė ardhmen, qofsha unė i gabuar.

    24 qershor 1966
    Tirana e zbukuruar si kurrė ndonjėherė. Sot mbėrrin nė Shqipėri delegacioni kinez i kryesuar nga Ēu En Lai. Ora 9:30. Tė gjithė shokėt e Byrosė Politike me nė krye shokun Enver u nisėm pėr nė aeroport. Nė orėn 10:30 mbėrriti avioni kinez. Ēu En Lai u pėrshėndet nga shoku Enver dhe gjithė shokėt shpėrthyen nė brohoritje tė vazhdueshme. U nisėm pėr nė Tiranė. E shoqėruam deri nė Pallatin e Brigadave. Nė orėn 13:00 i pritėm miqtė nė Kryeministri. Nė orėn 17:00 filluan bisedimet midis tė dy delegacioneve. Foli shoku Enver. Nga pala jonė merrnin pjesė gjithė anėtarėt e Byrosė Politike. Nė ora 20:00 u shtrua darkė. Shoku Enver mbajti njė fjalim tė rėndėsishėm. U ktheva nė shtėpi i lodhur. Shoku Enver megjithėse i lodhur pėr vete, sidomos nga mbledhja e pasdites, ku paraqiti ekspozenė, vazhdimisht mė pyeste si isha. Atė duket se e shqetėson gjendja ime. Kjo mė prek jashtėzakonisht. Ai interesohet pa masė pėr shėndetin e shokėve. Kėtė e shoh edhe ndaj meje. Me tė vėrtet ne i jemi shumė borxhli atij. Asnjė prej nesh nuk e bėn atė qė bėn ai pėr shokėt. Mė porositi tė mos punoj, tė mos marr pjesė nė ceremoni, por tė pushoj. Ashtu do tė bėj, nesėr, mė datė 25, nuk do tė marr pjesė nė mbledhje, do pushoj nė shtėpi…

    27 qershor 1966
    Profesor Fejziu dhe doktor Gjata e kanė bėrė zakon ēdo mėngjes tė mė kontrollojnė. S’ka asgjė tė re, megjithėse ata vazhdojnė avazin. S’ke ē’bėn. Midis dy delegacioneve vazhdojnė bisedimet. Besoj pasdite do mėsojmė se ēfarė ēėshtje ka ngritur Ēu En Lai. Fola me Shefqet Peēin, e njoftova tė pėrgatitet me rastin e dekorimit. Nė orėn 17:00 nė sheshin “Skėnderbej” u bė mitingu i madh. Mjekėt nuk mė lejuan tė shkoj. Nė miting foli shoku Enver dhe Ēu En Lai. Fjalimi i shokut Enver ishte i mrekullueshėm. Edhe fjalimi i Ēusė nė pėrgjithėsi ishte i mirė, por nė tė vihen re mjaft ide pėr tė cilat ne nuk jemi dakord. Sidomos nje fare shpėrfillje e tij per rolin e Stalinit. Kėto janė absurditete.
    Pasdite mė informuan pėr vazhdimin dhe pėrfundimin e bisedimeve midis dy delegacioneve. U kėnaqa shumė nga ndėrhyrjet shumė tė rėndėsishme tė shokut Enver pėr ēėshtjen e Stalinit dhe mbi ēėshtjen e klasave nė socializėm. Analiza e shokut Enver duhet t’u shėrbejė shokėve kinezė pėr tė nxjerrė mėsime…

    10 korrik 1966
    Kėtė vit festa e Ushtrisė shoqėrohet me ditėn e votimeve pėr deputetė nė Kuvendin Popullor. Ėshtė hera e parė qė kur ėshtė ēliruar Shqipėria qė votoj nė Vlorė dhe ajo qė mė gėzon ėshtė se qendra ku votova ishte shkolla plotore ku kam mėsuar.

    AFRIM IMAJ

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ditari sekret personal i Hysni Kapos

    “Marrėzitė e Zoi Themelit nė Dibėr, ėshtė bėrė si Koēi Xoxe”

    Emri:  ENVER-HOXHA-HYSNI-KAPO-DHE-LIDERE-TE-TJERE-KOMUNIST-NE-PRITJE-TE-NJE-DELEGACIONI-TE-HUAJ-300x251.jpg

Shikime: 4946

Madhėsia:  22.2 KB
    ENVER HOXHA, HYSNI KAPO DHE LIDERE TE TJERE KOMUNIST NE PRITJE TE NJE DELEGACIONI TE HUAJ

    DITARI I KAPOS/”Na gėnjeu tė gjithėve, e rrėzoi nga fiku Enveri”

    “Lajmet qė vijnė nga Kina janė tronditėse, aty Garda e Kuqe po zėvendėson Partinė, gjithēka duket mbrapsht”


    Hysni Kapo: Fshatit i duhen ekipe me njerėzit e artit dhe kulturės
    “Ramizi porosit tė ēojmė shkrimtarėt nė fshat”


    Kur bėheshin dy dekada nga goditja e Koēi Xoxes, zbulohej nė Peshkopi njė tjetėr model i tij, po aq i rrezikshėm sa ish- ministri i Brendshėm qė kishte vėnė Sigurimin mbi Partinė…
    Zoi Themeli, njė nga ish-funksionarėt e lartė tė Sigurimit tė Shtetit, qė sė fundi kryente detyrėn e sekretarit tė Parė tė Partisė tė rrethit tė Dibrės, kryqėzohej nė vjeshtėn e vitit 1966 pėr ato qė ish-miku dhe eprori i tij, Koēi Xoxe, kishte shkuar para skuadrės sė pushkatimit nė fundin e viteve ’40. Ditari i Hysni Kapos qė i referohet ngjarjes, pėrmban epilogun e saj me ēastet finale tė debateve tė Themelit nė zyrėn e Enverit, nė mesin e shtatorit tė vitit 1966. Gjenerali zullumqar qė kishte sfiduar njė fushatė tė tėrė me ekipe kontrolli, mbledhje, ballafaqime e analiza tė drejtuara nga KQ, vinte pėrballė “Njėshi-t” tė Partisė, jo thjesht pėr tė matur forcat. Strategjia e ndjekur me njerėzit e kėtij tė fundit, duke i hedhur degė mė degė, nuk do t’i funksiononte mė tej. Hoxha qė ishte regjur me prerje kokash tė rivalėve politikė dhe elementėve antiparti, nuk do ta kishte tė vėshtirė, siē shkruan Kapo nė ditar, tė rrėzonte nga fiku pėrbindėshin e Peshkopisė. Po ēfarė kishte ndodhur me ish-gjeneralin, qė ishte bėrė problem serioz pėr kupolėn e Partisė? Zoi Themelit i ishte besuar detyra e sekretarit tė Parė tė Dibrės, kur kishte “shkėlqyer” pėr 20 vite me radhė nė postin e drejtorit tė Zbulimit Politik dhe zėvendėsministrit tė Brendshėm. Ai do tė rishkėlqente nė funksionin e ri me praktikat konspirative nė drejtimin e Partisė, duke u mbėshtetur jo tek tė zgjedhurit politikė, por te kontingjentet e Sigurimit, tė cilėt i mendonte asete tė pazėvendėsueshme tė punės sė Partisė. Nė njė letėr dėrguar organizatave bazė, Themeli orientonte shmangien nga veprimtarėt e organeve tė Partisė dhe mbėshtetjen e punės drejtuese te elementė negativė e me vese, tė cilėt prej kohėsh kontribuonin fshehtas pėr Policinė Sekrete. Kjo “risi” e gjeneralit famėkeq kishte ngjallur revoltėn e armatės sė komunistėve, tė cilėt e kishin pėrcjellė shqetėsimin tek udhėheqja e Partisė. Kjo e fundit kishte nisur ekipin e parė tė kryesuar nga Piro Kondi, drejtor i Drejtorisė sė Propagandės nė KQ, i cili nga verifikimi nė terren nuk konstatoi ndonjė shkelje serioze. As nė letrėn e Themelit pėr organet dhe organizatat e Partisė, pėr tė dėrguarin e Enverit, nuk kishte frymė antiparti. Tė tilla vlerėsime sollėn nė Tiranė dhe dy dėrgatat e tjera. Sidoqoftė, Enveri nuk u mjaftua me kaq. Kėrkoi t’i sillnin nė zyrė protokollet e mbledhjeve tė organizatave tė Peshkopisė ku ishte diskutuar letra e Themelit dhe filloi t’i studiojė me kujdes. Ajo qė u kishte shpėtuar ekipeve tė njėpasnjėshme, nuk mund t’i shpėtonte syrit tė udhėheqėsit. Betejėn sė pari e nisi me tė dėrguarit e tij. Piro Kondi nga ky moment nuk do tė ishte mė anėtar i Plenumit tė Partisė dhe do largohej nga aparati i KQ. Po kėshtu dhe Leka Shkurti, ndihmėsi i tij. Pastaj do vinte radha e Themelit, betejėn me tė cilin do ta zhvillonte nė zyrėn e vet nė selinė e KQ. Me kaq u jep fund Kapo shėnimeve pėr gjeneralin e ndėshkuar nė ditarin personal. Ajo ēfarė ndodhi me tė pas kėsaj, ėshtė bėrė publike nė propagandėn e kohės ku Themeli trajtohej si njė element antiparti. Pjesa tjetėr e kujtimeve tė Kapos qė botojmė sot fokusohet nė pėrjetimet nga lajmet pėr Gardėn e Kuqe nė Kinė, e cila sipas tij po zėvendėsonte Partinė e Mao Ce Dunit dhe mbresat nga Kongresi V i Partisė, ku “Enveri, si asnjėherė, ka folur pėr tetė orė pandėrprerė”.

    Ditari i vitit 1966-1967

    …vijon nga numrat e kaluar

    14 korrik 1966
    Sot telegramet qė mė dėrguan nga Ministra e Jashtme ishin shumė interesante, sidomos ato qė bėnin fjalė mbi kontradiktat nė gjirin e udhėheqjes tradhtare jugosllave dhe me shkarkimin e Rankoviēit. Duket qartė se Tito dhe banda e tij po pėrpiqen t’i hanė kokėn njėri-tjetrit. Shovinizmi, nacionalizmi, lufta pėr pozitė, kontradiktat e theksuara midis nacionaliteteve, gara qė secili t’i shėrbejė me zell padronėve tė cilėve u janė shitur pėr tė marrė fuqi nė dorė, duket se ka marrė proporcione aq tė mėdha, sa qė kėta tradhtarė janė vėnė nė luftė t’i hanė kokėn njėri- tjetrit. Ja rezultati i tradhtisė! Ky ėshtė fillimi i shpėrthimit. Nė tė ardhmen, me siguri, situata do tė acarohet mė shumė.
    Erdhi profesor Fejziu dhe Gjata. Mė vizituan. Gjendja ėshtė e kėnaqshme. Fola me ta, i pyeta pėr shokėt. U gėzova kur Fejziu mė njoftoi pėr kontrollin mjekėsor tė shokut Enver dhe gjendjen e tij shėndetėsore.

    15 korrik 1966
    Sot i gjithė populli mori dijeni pėr thirrjen e Kongresit V tė Partisė. Porsa e mora gazetėn kėtu nė Vlorė ku pushoj, mė pushtoi njė ndjenjė gėzimi pėr Partinė, e cila nxori popullin dhe vendin nga errėsira shekullore dhe po e ēon me hapa tė shpejtė pėrpara. Kur mendoj punėn e madhe qė na del pėrpara pėr pėrgatitjen e Kongresit, nuk mund tė rri i qetė, nė djall tė vejė edhe ky pushim shėndetėsor i imponuar nga mjekėt skupulozė. Pres me padurim 15 gushtin tė filloj punėn

    27 korrik 1966
    Me shokun Enver sot shkėmbyem mendime mbi perspektivėn e zhvillimit tė bujqėsisė…

    26 gusht 1966
    Qėndrova nė shtėpi. Lexova shtypin e ditės. Me sa lajmėrojnė telegramet qė vijnė nga Pekini dhe ato tė ATSH-sė, nė Kinė zhvillohet njė gjendje kaotike. Atje lufta pėr pozita midis udhėheqėsve tė lartė po bėhet mė e qartė dhe mė e theksuar. Duket se po largohen nga udhėheqja e Partisė dhe e shtetit kuadro tė lartė me karakter revolucionar. Korrenti i Ēu En Lait po fiton pozita. Veprimet e Gardės sė Kuqe qė po i jepet aq shumė bujė nga udhėheqja dhe shtypi kinez, tregojnė se nuk ėshtė Partia qė drejton. Gjithēka po degjeneron. Gardės sė Kuqe i kanė dhėnė tė gjitha fuqitė, gjithė kompetencat pėr veprim. Ajo bėn ligjin, rendin. Veprimet qė bėhen tregojnė se nuk janė spontane, por tė nxitura nga udhėheqėsit kundėr partnerėve tė tyre.

    13 shtator 1966

    Emri:  Zoi_Themeli.jpg

Shikime: 4337

Madhėsia:  46.6 KB
    Zoi Themeli

    Nė takimin me Zoi Themelin nga ora 13:00-15:00, mėsova mbi gjendjen serioze tė krijuar nė organizatėn e Peshkopisė. Nuk mė pėlqen aspak qėndrimi i Zoit, ai ėshtė nė rrugė tė gabuar. Letra qė ka lėshuar Byroja e rrethit pėr organizatat (me firmėn e Zoit dhe me pėrmbajtje thellėsisht antiparti) dhe protokollet prej 100 faqesh tė mbledhjeve tė organizatave bazė, ku kundėrshtohet fryma joparimore e letrės, tė cilat i lexova deri natėn vonė, mė revoltuan. Mė duket se Zoi ia ka hipur kalit mbrapsht. Nuk fjeta gjatė gjithė natės…

    14 shtator 1966
    Ēėshtja qė mė preokuponte, qė e shqetėsoi shokun Enver, ishte informacioni qė i dhashė mbi situatėn e krijuar nė Peshkopi. Atje Zoi Themeli qė kryen detyrėn e sekretarit tė Parė ka krijuar njė kaos tė madh. Vendosėm tė takohemi nė KQ ne, tre sekretarėt me Zoi Themelin. Dėgjuam me vėmendje Zoin dhe Hajriun (Hoxhėn). Qėndrimi i Zoit ėshtė revoltues. Megjithėse ėshtė shumė i varfėr nga mendja, i duket se di shumė, qesh me ironi dhe mospėrfillje, kur Hajriu dhe shokėt kundėrshtojnė ndonjė mendim tė tij. Ai ėshtė bėrė si Koēi Xoxe nė Peshkopi, por mundohet tė justifikohet para shokėve me djallėzi. Taktika nuk i shkoi deri nė fund. Zoi ra nga fiku kur ndėrhyri shoku Enver. Nė sipėrfaqe u duk se e kuptoi gabimin, por nė tė vėrtetė mendjemėdhenjtė zor tė njohin gabimet. Sidoqoftė, Partia nuk mund ta lėrė me kaq punėn e tij…

    1 nėntor 1966
    U ēel Kongresi V i Partisė. Nė orėn 8:00 tė gjithė miqtė e huaj (kryetarėt e delegacioneve tė mė se 27 partive) bashkė me Byronė Politike zunė vend nė Presidiumin e Kongresit. Deri nė orėn 20:00 shoku Enver lexoi raportin. Gjatė tėrė ditės isha i shqetėsuar pėr shėndetin e tij. Ai lexoi raportin pėr afro tetė orė pa ndėrprerje. Punė e lodhshme. U gėzuam qė e ndjente veten mirė. E pėrqafuam porsa e pėrfundoi…

    7 nėntor 1966
    Vazhdojnė diskutimet nė Kongresin e Partisė

    8 nėntor 1966
    Kongresi V i Partisė u mbyll me Internacionalen. Nė mbrėmje me Ramizin shkuam pėr tė pėrshėndetur delegatėt e ftuar qė ishin nė hotel “Dajti”

    22 nėntor 1966
    Mbasdite, ora 16:00, morėm pjesė si Byro Politike nė mbrėmjen akademike qė organizoi rinia me rastin e 25-vjetorit tė themelimit tė organizatės sė saj. Nė pallatin e sportit “Partizani” ishin 5000 vetė.

    23 nėntor 1966
    Gjithė paraditen unė dhe Ramizi patėm bisedime me sekretarin e Pėrgjithshėm tė Partisė Marksiste-Leniniste tė Brazilit. Ato qenė shumė tė dobishme. Mbi tė gjitha ēėshtjet kishim unanimitet mendimesh. Partia e Brazilit qėndron nė pozita tė shėndosha marksiste. Shoku sekretar, kuadėr i pėrgatitur me njė logjikė tė thellė, revolucionar i sprovuar. Biseduam dhe zgjidhėm shumė ēėshtje qė ka mundėsi tė japė ndihmė Partia jonė partisė motėr tė Brazilit…

    27 nėntor 1966
    Nė orėn 9:00 shkuam nė Xhafzotaj, mora pjesė nė inaugurimin e nėnstacionit tė ri. Teknikė e mrekullueshme kjo e RTSH. Tashti zėri i Partisė dhe i popullit tonė do tė dėgjohet nė tė katėr anėt e botės. Ja kėto janė raketat tona me qitje tė gjatė veprimi qė imperialistėt dhe reaksionarėt bėjnė aq shumė zhurmė dhe ia kanė frikėn Shqipėrisė.
    Nė orė 15:00, bashkė me Viton, u nisėm pėr nė Vlorė. Nė vilėn numėr 3 ishte Gogua (Nushi) me fėmijėt. I bėmė vizitė, biseduam gjatė.

    3 Dhjetor 1966
    Porsa erdhi shoku Enver nė zyrė, pas 15 ditė vizitash nė rrethet e Jugut, i raportova pėr punėt dhe pėr bisedimet qė patėm me sekretarin e Pėrgjithshėm tė PK tė Brazilit, Amazonas. Gjatė ditės pata bisedime me Xhafer Spahiun, me Pipi Mitrojorgjin, Leka Shkurtin pėr probleme qė duhet tė kemi parasysh si aparat i KQ. Pasdite u takova pėrsėri me shokun Enver dhe me Haxhi Lleshin. Nesėr do tė nisem pėr nė Korēė.

    10 dhjetor 1966
    Zbrita nė Korēė. Ora 10:00. Pas njė vizite nė fabrikėn e qelqit, shkova pėr t’u takuar me gruan e Themistokli Gėrmenjit. U gėzua shumė. Nė orėn 15:00 u nisa pėr nė Pogradec. Isha shumė i lodhur. Gjumi nuk mė zinte. Koka mė ka dhembur gjatė gjithė kohės qė kam qenė nė Korēė. Sheqeri m’u ngrit ēuditėrisht mbas njė periudhe pesėmujore qė po pėrdor insulinė.

    15 dhjetor 1966
    Punova nė zyrė. Fola me rrethet Gjirokastėr, Elbasan, Korēė. Mė informuan pėr punėt. Mė vonė dėgjova Manushin(Myftiun) pėr plenumin dhe probleme tė tjera tė Tiranės. Shkuam bashkė te shoku Enver. Manushi raportoi pėr gjendjen.

    17 dhjetor 1966
    Mbledhje e Sekretariatit. Tė tre sekretarėt dėgjuam punonjėsit e aparatit mbi zhvillimin e plenumeve nė rrethe. Mbledhja zgjati deri nė orėn 15:00.

    26 dhjetor 1966
    Bisedova me Ramizin pėr dėrgim ekipesh nė fshat tė pėrbėrė prej shkrimtarėsh, piktorėsh e artistėsh, qė tė njihen me jetėn dhe luftėn e popullit pėr realizimin e detyrave qė shtron Partia.

    30 dhjetor 1966
    Informata tė gėzuara nga zonat malore tė Veriut. Kolektivizimi i fshatrave malore shkon mirė. Malėsorėt e Veriut po i pėrgjigjen thirrjes sė Partisė. Mirdita e pėrfundoi kolektivizimin. Peshkopia brenda njė muaji bėri 75 fshatra kooperativė bujqėsore. Nė Pukė po ecet mirė. Sot Tropoja i dha fund kolektivizimit. Vetėm Kukėsi ėshtė akoma mbrapa.

    4 janar 1967
    Biseduam me shokun Enver pėr probleme tė metodės sė punės tė aparatit, mbi planin e problemeve qė duhet tė marrė nė shqyrtim Komiteti Qendror, Byroja Politike, Sekretariati dhe mbi planin e veēantė tė aparatit. Shoku Enver mė dha mendime shumė tė vlefshme.

    6 janar 1967
    Dita e fundit nė zyrė para nisjes pėr nė Pekin. Nesėr nė mėngjes nisem pėr nė Romė me avionin tim. Nxora nga dora ēėshtjet qė kishin mbetur. I raportova shokut Enver problemet korente qė u lashė shokėve pėr t’i ndjekur. Ai mė dha kėshillat e fundit pėrpara nisjes.

    Kajro-Egjipt, 10 janar 1967
    Vij pėr herė tė parė nė Egjipt. Qytet i madh, por duket varfėria dhe kaosi. Vizituam Xhaminė e Mehmet Aliut nė kodėr qė dominonte Kajron, muzeun historik, piramidat, Sfinksin. Vepra madhėshtore, tė ēuditshme. Hėngrėm drekė nė restorantin grek tė Andreas, i dalluar pėr gatim. Nė orėn 16:00 bėmė takim me punonjėsit e ambasadės dhe gratė e tyre. U folėm mbi Kongresin e Partisė dhe gjendjen nė Shqipėri. U ndamė pėrzemėrsisht me ta. Duhet tė nisemi pėr aeroport, ora 18:15, avioni niset pėr Pakistan.

    Pekin, 21 janar 1967
    Gjithė paraditja kaloi nė spital. Pres me padurim ditėn kur do tė nisem pėr nė Shqipėri. Mė duket sikur jam nė tokėn mėmė kur vete nė ambasadė. Ē’mallohem atje, shoh njė ambient tė vogėl, shqiptar. Nė orėn 15:30 shkova nė ambasadė. U takova me shokė, biseduam. Atje piva njė kafe vendėse. Kadriu, shoferi i ambasadės nga Petrela ėshtė i shkathėt dhe bėn kafe tė mirė. U largova para orės 17:00 sepse mė njoftuan se shoku Kan Shen donte tė takoheshim. Nė fakt, nuk erdhi, kėrkoi ndjesė, sepse i kishte dalė njė punė urgjente.


    vijon nesėr …

    AFRIM IMAJ

    Panorama

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ditari sekret personal i Hysni Kapos

    Kapo nė vitin ’67: Tani vendi i vetėm pa kisha e xhami

    Emri:  NĖ-FOTO-Majtas-Enver-Hoxha-dhe-Ramiz-Alia-nė-takim-me-aktivistėt-e-parė-tė-revuluvionit-antifeta.jpg

Shikime: 4221

Madhėsia:  26.3 KB
    NĖ FOTO: (Majtas) Enver Hoxha dhe Ramiz Alia nė takim me aktivistėt e parė tė revulucionit antifetar pėr prishjen e kishave dhe xhamive nė Shqipėri, foto e vitit 1967.

    Ditari i ish-sekretarit tė Komitetit Qendror.

    “Do ndėrhyjmė nė Kushtetutė, pėr ta sanksionuar Shqipėrinė shtet ateist”

    Hysni Kapo ėshtė njė ndėr protagonistėt e aksionit politik pėr prishjen e kishave dhe xhamive, pėr ta bėrė Shqipėrinė, siē shkruan ai, vendin e vetėm ateist nė botė. Ditari dhe shėnimet e tij, qė u pėrkasin muajve tė parė tė vitit 1967, pėrmbajnė njė pasqyrė tė plotė tė kronologjisė sė lėvizjes sė bujshme.

    Kapo, duke qenė nė majėn e piramidės politike, ka memorizuar mjaft nga tė pathėnat e kėtij aksioni, qė pėr kohėn u publikua si iniciativė e rinisė. Nė ato qė pohon ai, aksioni ka nisur me njė projeksion tė Enverit “Pėr njė Shqipėri ateiste”, qė ėshtė kumtuar fillimisht nė kupolėn e Partisė nė shembullin e revolucionit kulturor kinez dhe ėshtė implementuar mė tej sipas njė programi rigorozisht tė kontrolluar nga lart. Nė janarin e vitit ’67, nė sajė tė ndihmės sė tė deleguarve tė KQ, rinia e shkollės sė mesme “Naim Frashėri” nė Durrės shpalli iniciativėn “Tė luftojmė deri nė fund ideologjinė fetare, besėtytnitė dhe zakonet prapanike”. Pas publikimit tė lajmit nė median e regjimit, Enver Hoxha, duke marrė “shkas” nga ky veprim nga poshtė, mbajti fjalimin historik, siē e cilėson Kapo “Revolucionarizimi i mėtejshėm i Partisė dhe pushtetit”, nėpėrmjet tė cilit pretendohet njė hop cilėsor nė rrugėn e zhvillimit socialist tė vendit. Momenti i tretė qė pėrmend krahu i djathtė i kreut tė Partisė nė kujtimet pėr kėtė periudhė, ėshtė kryeartikulli i porositur nga Enveri pėr “Zėrin e Popullit”, qė u botua dy ditė pas fjalimit programatik: “Me shpatėn e mprehtė tė ideologjisė sė Partisė kundėr ideologjisė fetare, paragjykimeve, besėtytnive dhe zakoneve prapanike”. Hysni Kapos i ka qėlluar siē dėshmon nė ditar, qė pjesėn kulminante tė aksionit kundėr fesė dhe zakoneve prapanike ta ndjekė nga Kina, ku ka shkuar nė krye tė njė delegacioni qeveritar. Jo rastėsisht aty ai ndjek me vėmendje tė posaēme ecurinė e revolucionit kulturor qė kishte shpėrthyer rishtas dhe prej andej mendon si mund tė implementohet mė tej nė kushtet e Shqipėrisė fryma e tij. Njėherazi me qarkullimin e kuadrit nga qyteti nė fshat dhe lėvizjen masive pėr tė goditur publikisht me dacibaot e famshme frymėn antisocialiste, pėr funksionarin e lartė tė Partisė, ishin me interes edhe praktikat e goditjeve tė pamėshirshme ndaj atyre qė guxojnė tė dalin nga binarėt e ideologjisė sė Partisė. I porsakthyer nga Kina, Kapo shkruan: Takova shokun Enver. Biseduam mbi problemet e mėdha shoqėrore me tė cilat sot ėshtė angazhuar Partia dhe populli pėr problemin e gruas, pėr zakonet prapanike, pėr tė kėqijat e fesė dhe luftėn kundėr saj, pėr punėn e kujdesshme qė duhet tė bėjmė nė mėnyrė qė tė zbatohen drejt udhėzimet dhe orientimi i Partisė. Iniciativa pėr tė mbyllur kishat dhe xhamitė ecėn mirė. Njė sukses ky i paparė…

    Ditari i vitit 1967

    …vijon nga numrat e kaluar

    Pekin, 23 janar 1967
    http://www.panorama.com.al/wp-conten...in-300x240.jpg

    Hysni Kapo gjatė vizitės sė delegacionit tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė nė Pekin

    Ėshtė njė nga netėt e rralla qė kam fjetur mirė qė kur kam ardhur nė Kinė. Mora hapje gjumi. Mbasi hėngrėm mėngjesin me Beharin dhe Xhavitin, bėmė shėtitje nė park. U propozuam miqve tė shkonim nė parkun e Verės. U nisėm nga ora 11:00. Qėndruam deri nga ora 13:00. Parku ishte si i shkretė. Ai ėshtė mbyllur tashmė qė kanė ardhur nė Pekin nga gjithė Kina mbi 1 milion gardistė. Populli merret me revolucionin kulturor. Nė Parkun Veror tė Perandorit ka me tė vėrtetė mrekullira tė artit kinez. Soditėm pak, dolėm nė fotografi. Nė orėn 15:30 shkova nė spital, na prisnin njė grup mjekėsh, do tė bėja dy kontrolle tek okulisti dhe pėr kokėn nė aparatin elektrik. Okulistėt mė shikuan me kujdes tė jashtėzakonshėm, ndėrsa encofoliogramin do e bėj nesėr, mė 24. Duke u kthyer pėr nė dhomė, kaluam me makinė nga sheshi “Tien An Men”. Lėvizje, mizėri gardistėsh. Koka vazhdon tė mė dhembė, edhe pse mora aspirinė. Kėshtu edhe pas orės 20:00. Ėshtė e para herė qė mė dhemb kaq shumė qė kur kam ardhur nė Kinė.

    Pekin, 24 janar 1967
    U zgjova nė orėn 3:30 tė natės. Koka mė dhembi pėr 12 orė rresht, mora 4 aspirina brenda 12 orėve. Ora 11:00, shkova nė spitalin e Marinės pėr tė bėrė encofoliogramin. Pėr drekė erdhi Vasili dhe Kleopatra, qėndruam deri nė orėn 14:00. Nė orėn 15:00 shkova nė spital pėr tė mė bėrė kontroll duart nga njė mjek neurolog, qė kish ardhur me tre tė tjerė nga Shangai, apostafat. Kur u ktheva nga spitali, kaluam me makinė deri te Pallati i Asamblesė. Ecėm mė kėmbė. Pallati ishte i rrethuar me roje, duket udhėheqja ka mbledhje tė gjerė me kuadrot. Sheshi “Tien An Men” ka gjallėri tė jashtėzakonshme. Shumė gardistė na shikonin nga larg me kuriozitet. Ėshtė zor tė afrohesh, ata tė rrethojnė dhe s’tė lėshojnė. Tentova tė pyes dy prej tyre, u turrėn me qindra. Kur i dhashė njėrit njė stemė, nuk mund tė mbaheshin, secili kėrkonte t’i dhuroje. Sidoqoftė, gardistit nga Kantoni ia dhashė nė dorė, pastaj u dhashė dhe 10-15 vetave. Nuk u thashė se jam shqiptar.

    Pekin, 27 janar 1967
    Nė orėn 11:00 erdhi sekretari i Parė i Partisė sė Malajes, shoku Cen Pin (Hun Tao pseudonim), bashkė me shokun Ēuan Sen. Biseduam gjatė mbi probleme tė ndryshme qė u interesojnė tė dy partive tona. I fola mbi gjendjen nė Shqipėri, punėn qė bėhet, mbi pikėpamjen e Partisė sonė si duhet luftuar revizionizmi, mbi vlerėsimin qė i bėn Partia jonė ēėshtjes sė Stalinit. Shoku Cen Pin foli mbi gjendjen nė Malaja dhe si mendon partia e tyre tė luftojė brenda, tė luftojė kundėr revizionimit. Hėngrėm drekė sė bashku. Gjatė drekės vazhduam shkėmbim mendimesh pėr ēėshtje tė lėvizjes komuniste dhe sidomos pėr veprėn e Stalinit dhe figurėn e tij. U ndamė nga ora 16:30. Nė adresė tė Partisė sonė, tė shokut Enver, shprehu fjalėt mė tė ngrohta, mė tė mira, stimėn mė tė lartė. Shkova nė 17:30 nė ambasadė. U bėra vizitė nė shtėpi shoferit dhe radistit. U gėzuan pa masė. Sot nė qytet lėvizja e madhe, trupa ushtarake, qarkullim kuadrosh me kapele dhe tabela nėpėr rrugėt e Pekinit, sidomos pranė Ambasadės Sovjetike.

    Pekin, 28 janar 1967
    Kėnaqėsi e madhe, na erdhėn gazetat nga Shqipėria, do tė jetojmė disa ēaste midis problemeve nė tė cilat ėshtė angazhuar Partia dhe populli ynė i dashur. Posa mbarova kurat e mėngjesit, fillova tė lexoj “Zėrin e Popullit” dhe “Bashkimin”. Kam material pėr tė lexuar deri nė drekė. Kjo mė gėzon shumė. Mė duhet tė bėhem gati, se nė orėn 16:00 do tė shkoj pėr vizitė nė fabrikėn e fijeve sintetike. Erdhi shoku Ēen Ji pėr tė na shoqėruar. Ēen Ji ka ndryshuar, duket i lodhur, i dobėt dhe jo me humorin e zakonshėm. Gjatė gjithė kėsaj lufte tė madhe tė revolucionit kulturor ka pasur edhe ai telashet e tij. Punėtorėt nė fabrikė na pritėn me pėrzemėrsi tė jashtėzakonshme, me entuziazėm dhe brohoritje. Kudo ku njerėzit kinezė marrin vesh se je shqiptar, nuk dinė ē’tė bėjnė pėr tė shprehur ndjenjat e miqėsisė, dashurisė ndaj Partisė sonė, popullit tonė, shokut Enver.

    Shangai, 7 shkurt 1967
    U pėrshėndetėm me personelin shėrbyes tė shtėpisė ku banova. Nė aeroport na prisnin Ēu En Lai, Kan Shei, Van Li, Li Hsien Nien, ushtarakė etj. Kaluam duke pėrshėndetur masėn e ushtarėve dhe gardistėve, gati 2000 veta. U pėrshėndetėm me shokėt udhėheqės, Ēu En Lai mė dha dy distinktivė tė Mao Ce Dunit. Mbėrritėm nė Shangai nė orėn 13:00. Na pritėn nė aeroport shokė tė rinj, punėtorė dhe gardistė. Elementėt e vijės borgjeze qė ishin nė udhėheqje, u pėrmbysėn na thanė. Vizituam fabrikėn e tekstileve Nr.7 tė Shangait dhe portin. U takuam me punėtorė, na pritėn shumė ngrohtė. U fola gjatė. Nė port i fola masės punėtore me mikrofonin qė na sollėn vetė, nė hapėsirė, jashtė. Nė mbrėmje shokėt qė drejtojnė punėn nė Shangai na shtruan darkė. Me avionin pakistanez, nė orėn 12(24) u nisėm pėr nė Karaēi.

    Karaēi, 8 shkurt 1967
    Gjatė udhėtimit me avion Shangai-Karaēi u ndalėm nė Daka. Qėndruam nė aeroport. Kishte dalė konsulli kinez. Na ēuan nė sallėn e pritjes sė autoriteteve. Njė plak me mjekėr tė madhe, i dobėt, luante rolin e kujdestarit, ai solli librin e firmave tė autoriteteve. Vazhduam udhėtimin pėr nė Karaēi. Mbėrritėm nė mėngjes herėt. Nga ora 10:00, dolėm me makinė pėr tė parė qytetin. Karaēi i tmerrshėm, aty sheh dy botė, botėn e tė pasurve dhe tė tė mjerėve. Pėr ne ėshtė e vėshtirė tė jetohet nė njė ambient tė tillė. Sa mė shumė ta vizitojmė qytetin, aq mė shumė duket mjerimi. Hėngrėm drekė dhe dolėm prapė pasdite, shkuam nė plazhin mizėri tė qytetit prej 3 milionė banorėsh. Presim me padurim nisjen, nuk mund tė qėndrohet nė Karaēi, tė prishet gjaku nga mjerimi dhe varfėria. Nė orėn 23:30 shkuam nė aeroport dhe u nisėm pėr nė Kajro-Romė. Udhėtim i mrekullueshėm.

    13 shkurt 1967
    Nė orėn 9:30 u nisėm pėr Bari me Alitalia. Udhėtuam mirė. Nga lart, nė Aeroportin e Barit pamė qė kish ardhur avioni ynė. Gėzim i papėrshkrueshėm, do takohemi me shokėt qė sapo kanė ardhur nga Shqipėria. Ata do na flisnin pėr tė rejat. Kur zbritėm, u takuam me Babaēen dhe shokėt, i pyetėm dhe na folėm me entuziazėm pėr shumė gjėra. Avioni ynė mbėrriti nė Tiranė nė orėn 13:00. Ramizi, Hakiu, Manushi etj. na prisnin. U pėrshėndetėm me dashuri me ta, me shokėt, me fėmijėt. Shkuam direkt nė Komitet Qendror, te shoku Enver. U pėrqafuam, folėm gjatė deri nė orėn 15:00. U ndamė. Shkova nė shtėpi, u takova me nėnėn, me fėmijėt, me tė gjithė.

    14 shkurt 1967
    Punova nė shtėpi, u pėrgatita pėr mbledhjen e Byrosė Politike qė kemi mė datėn 15, ku do tė informoj mbi gjendjen nė Kinė.

    16 shkurt 1967
    Punova nė zyrė. U informova nga shokėt mbi gjendjen, punėt dhe problemet. Mbasdite mora pjesė nė mbledhjen e komunistėve tė lagjes. Ishim afro 200 veta. Foli Misto Bllaca pėr problemet e lagjes dhe detyrat e komunistėve. Diskutuan 5-6 shokė.

    17 shkurt 1967
    Mė njoftuan se Gaqo Tashko vdiq. Mė erdhi keq. Shok i mirė, i ndershėm, punėtor i palodhur, besnik. Porosita tė merren masa pėr varrimin, tė venė edhe emrin tim nė nekrologji. Do tė marr pjesė nė varrim.

    21 shkurt 1967
    I raportova shokut Enver mbi probleme tė Partisė, sipas tė dhėnave tė rretheve dhe tė instruktorėve. Biseduam ēėshtje tė punės politike nė ushtri dhe nė organet e punėve tė brendshme.

    19 shkurt 1967
    Paradite qėndrova nė shtėpi. Erdhėn shoku Enver dhe Nexhmija, mė vonė Manushi. Biseduam mbi problemet e mėdha shoqėrore me tė cilat sot ėshtė angazhuar Partia dhe populli, pėr problemin e gruas, pėr zakonet prapanike, pėr tė kėqijat e fesė dhe luftėn kundėr saj, pėr punėn e kujdesshme qė duhet tė bėjmė nė mėnyrė qė tė zbatohen drejt udhėzimet dhe orientimi i Partisė. Iniciativa pėr tė mbyllur kishat dhe xhamitė ecėn mirė. Njė sukses ky i paparė. Njė revolucion mė vete, qė do ta bėjė Shqipėrinė vendin e parė nė botė pa institucione kulti…

    22 shkurt 1967
    Ramizi na foli gjatė mbi punėn qė bėri ekipi nė Shkodėr. Del se ka shumė probleme pėr t’i shqyrtuar mbi punėn politike e tė Partisė nė ushtri. Del se aparati i Komitetit Qendror dhe ne sekretarėt duhet t’i futemi punės mė thellė nė kėtė sektor dhe tė ushtrojmė kontroll, t’i ndihmojmė. Roli i Partisė nė ushtri duhet tė zėrė vendin kryesor dhe jo sekondar, jo si aneks i punės ushtarake. Prita prokurorin e Pėrgjithshėm dhe kryetarin e Gjykatės sė Lartė, i dėgjova mbi punėt. Shqyrtuam njė sėrė problemesh qė i preokupojnė dhe arritėm nė konkluzione si duhet tė punohet.

    23 shkurt 1967
    Sot u bė mbledhja e Sekretariatit. Shqyrtuam dy ēėshtje kryesore: puna politiko-ideologjike dhe puna e Partisė nė organet e punėve tė brendshme e tė kufirit, si udhėhiqen nga komitetet e Partisė tė rretheve dhe problemet e pėrgjithshme tė kuadrit. Shoku Enver foli shumė mbi forcimin e punės politike, ideologjike dhe organizative tė Partisė nė kėto organe, mbi luftėn kundėr shumė shfaqjeve negative qė shihen nė mjaft njerėz tė kėtyre organeve, mbi shkaqet dhe si duhet punuar. Shtroi detyra tė rėndėsishme. Mbasi mbaruam mbledhjen, i kėrkova leje shokut Enver tė nisem pėr Shkodėr. Nesėr ėshtė seminari me sekretarėt e Partisė sė zonave tė thella.

    25 shkurt 1967
    Vizitova punimet nė hidrocentralin e Vaut tė Dejės, vepėr madhėshtore, e projektuar dhe do ndėrtohet nga punonjėsit tanė. Bisedova me drejtuesit e punimeve dhe me punėtorėt. Shkova nga Kopliku i Sipėrm pėr tė parė bujqėsinė. U takova me kryetarė kooperativash. Puna qė kanė bėrė nė Shkodėr pėr tė pėrvetėsuar zonėn gurore, qė nė shekuj ka qenė e shkretė, ėshtė pėr t’u lavdėruar. Shkėmbyem mendime si tė punohet pėr pasurimin e kėtyre tokave. Vizitova fabrikėn e pėrpunimit tė patates tė ndėrtuar me iniciativėn e punonjėsve shkodranė.

    26 shkurt 1967
    Ditė e bukur! Dolėm me Viton nga shtėpia nė kodėr, buzė liqenit. Qėndruam, biseduam, shijuam natyrėn e bukur pranverore, plot diell tė Tiranės. Erdhi shoku Enver. Qėndruam sė bashku, folėm pėr punėn e seminarit nė Shkodėr, pėr probleme ideologjike, pėr ēėshtjet qė mori nė shqyrtim Byroja Politike, sidomos pėr kooperativat e reja tė zonave malore. Shoku Enver ngriti njė problem shumė tė rėndėsishėm me karakter ideologjik, akut, delikat e qė duhet tė bėhet ēėshtje e madhe e Partisė dhe e masave: luftėn kundėr ndjenjės sė pronėsisė private, interesit privat, edukimi i masave qė gjithēka t’ia kushtojnė shoqėrisė, ekonomisė kolektive. T’i shpallet luftė ndjenjės sė pronėsisė, interesit privat.

    vijon ditėn e hėnė…

    AFRIM IMAJ

    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 15-08-2014 mė 23:56

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ditari sekret personal i Hysni Kapos

    Ditari i Hysni Kapos nė ‘70: Gjeneralėt po dalin nga binarėt

    Emri:  ENVER-HOXHA-ME-USHTARAKĖT-300x263.jpg

Shikime: 3864

Madhėsia:  22.3 KB
    ENVER HOXHA ME USHTARAKĖT

    Ditari i Hysni Kapos, ish-sekretar i KQ pėr organet e diktaturės.

    Byroja Politike nė 1970: Gjeneralėt e Ushtrisė po dalin nga binarėt

    “Debatet nė Kėshillin e Mbrojtjes pėr shqyrtimin e pėrgjegjėsisė pėr sabotimin e tezave pėr Shkollat e Lira”


    Dy mbledhje tė rėndėsishme tė forumeve tė larta nė vitin 1970 kanė vėnė nė shėnjestėr krerėt e Ushtrisė, jo pėr probleme tė dorės sė dytė, por pėr ēėshtje kapitale. Nė ditarin e Hysni Kapos pėrmendet mbledhja e Kėshillit tė Mbrojtjes nė maj tė vitit 1970 dhe mbledhja e Byrosė Politike nė dhjetor tė atij viti, tė cilat kanė pasur pėr objekt “devijime parimore” nga drejtuesit e lartė tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Situata negative nė Ushtri, siē shkruan nė kujtime Kapo, ka nisur me reformėn e heqjes sė gradave, tė cilėn mjaft nga shtatmadhorėt e kanė pritur me rezerva dhe pakėnaqėsi. Ish-sekretari i KQ qė mbulonte organet e diktaturės, pohon se me luftėn kundėr kėsaj dukurie ka qenė angazhuar vetė drejtpėrdrejt, por konstaton se ende ka reminishenca si ato tė gjeneralit Halim Xhelo, i cili “falė vigjilencės sė Partisė” nuk mundi t’i shkonte deri nė fund aventurės pėr t’iu kundėrvėnė aksionit politik pėr revolucionarizimin e Ushtrisė”. Duke iu kthyer letrės anonime tė Xhelos pėr Enver Hoxhėn, ku protestohej pėr heqjen e gradave, Kapo vė nė dukje se ka pasur pėrplasje edhe me Kadri Hazbiun, i cili ka ndjekur ēėshtjen nga afėr, por ka shfaqur rezerva pėr goditjen e “gjeneralit karrierist”. Pjesa tjetėr e kundėrshtive tė udhėheqėsve tė Partisė me kupolėn e Ministrisė sė Mbrojtjes, lidhet me sabotimin, sipas Kapos, tė lidershipit ushtarak me “Tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes pėr Shkollat e Lira”, njė pėrplasje kjo qė tri vite mė vonė do tė prodhonte kryqėzatėn e krerėve tė shtatmadhorisė shqiptare, tė quajtur ndryshe “puēistėt e ushtrisė”. Ndėr episodet e tjera nga zhvillimet e vitit 1970, njeriu i afėrt i Enverit, veēon pėrjetimet nga vdekja e Gogo Nushit, diskutimet me Enverin pėr maketin e Monumentit tė Dėshmorėve tė Lirisė dhe projektin e zhvillimit tė qytetit tė Vlorės nė drejtimin Skelė-Ujė i Ftohtė, jehonėn e lajmit pėr lėshimin e tre astronautėve amerikanė nė Hėnė, ndėrkohė qė sovjetikėt, nėnvizon Kapo, ende nuk kanė dėrguar njerėz nė planetėt e tjerė…

    http://www.panorama.com.al/wp-conten...75-300x235.jpg
    Beqir Balluku dhe gjeneralėt e tjerė gjatė procesit gjyqesor, viti ‘75

    Ditari i vitit 1970

    1 JANAR 1970
    Viti 1969 ishte njė vit i pasur me shumė ngjarje. Viti qė porsa erdhi do tė jetė viti i progresit…

    7 JANAR 1970
    Qeveria bėn mbledhjen nė Durrės. Analizohet puna e vitit 1969 dhe detyrat pėr vitin 1970. Erdhi shoku Enver nė zyrė. Dolėm bashkė. Biseduam pėr ēėshtje tė ndryshme deri sa u ndamė pėr nė shtėpi. Ka rėnė epidemia e gripit. Megjithėse nuk ka pasur vdekje, shokėt janė dobėsuar shumė.

    8 JANAR 1970
    Nė zyrė thirra shokėt pėr tė dėgjuar raportet nga terreni. Sot mė njoftuan se vdiq shoku Foni Done. Ishte shok i vjetėr, shok i mirė, bolshevik.

    10 JANAR 1970
    Bisedova me shokun Enver. Shkėmbyem mendime pėr ēėshtje tė ndryshme. Pasdite punova nė shtėpi me materialet e mbledhjes sė Byrosė dhe tė Sekretariatit.

    15 JANAR 1970
    Sot u zhvillua mbledhja e Byrosė Politike pėr problemet e Shkollės sė Partisė dhe shkollave ushtarake. Foli shoku Enver.

    3 SHKURT 1970
    Erdhi shoku Enver nė zyrėn time. Biseduam mbi projektin e pesėvjeēarit tė pestė. Studimi i paraqitur nga qeveria pėr kėtė nuk ėshtė i plotė. Ėshtė njė projekt i pathelluar nė njė analizė, sidomos pėr drejtimet kryesore tė zhvillimit. Ka koncepte qė shumė gjėra tė bėhen me kredi nga jashtė dhe jo nga burimet tona. Ka vetėkėnaqėsi pėr rezultatet nė bujqėsi. Nuk duhet tė importojmė bukė, vaj dhe prodhime bujqėsore, ato duhet t’i bėjmė nė vendin tonė.

    7 SHKURT 1970
    Bashkė me Ritėn sot shkuam nė Kavajė. Bėmė njė konsultė me punonjėsit e SMT-ve. Duket se nė SMT, ēėshtje e pagave dhe normave duhet rishikuar. Ka qėndrime tė palejueshme dhe tė pandėrgjegjshme tė disa traktoristėve. Ata punojnė pėr tė marrė para, por jo si tė prodhohet mė shumė. Kjo ėshtė frymė e sėmurė antisocialiste.

    13 SHKURT 1970
    Thirra disa shokė pėr punėn qė kanė bėrė jashtė shtetit pėr blerjen e farės sė misrit hibrid dhe fidanė. Dhashė udhėzime si duhen mbjellė kėto fidanė. Shoku Enver erdhi nė zyrėn time dhe dolėm tė dy bashkė. Afėr shtėpive u ndamė. Shkuam pėr tė hėngėr drekė.

    27 SHKURT 1970
    U bė mbledhja e Sekretariatit tė KQ. Zgjati deri nė orėn 14:00. Pas mbledhjes bashkė me shokun Enver pamė maketet dhe projektet e Monumentit tė Dėshmorėve tė Lirisė. Nė orėn 15:00 shkuam nė shtėpi.

    18 MARS 1970
    Erdhi ministri i Mbrojtjes, biseduam pėr problem tė ndryshme tė Ushtrisė.

    21 MARS 1970
    U bė mbledhja e Byrosė Politike. Zgjati gjithė ditėn. Foli shoku Enver dhe shtroi ēėshtje tė rėndėsishme kuadri.

    28 MARS 1970
    Nė rafinerinė e re tė naftės nė qytetin Stalin. Ajo ėshtė projektuar dhe ndėrtuar nga njerėzit tanė. Kur shkova nė Komitetin e Partisė sė rrethit mora vesh se Gogo Nushi ėshtė shumė rėndė. U shqetėsova. Fola me Ramizin. Situata mė preokupon.

    6 PRILL 1970
    Nė Vlorė. Bashkė me shokun Enver shkuam pėr shėtitje nga shtėpia NR 5. Biseduam pėr probleme ndėrkombėtare, sidomos pėr vizitėn e Ēu En Lait nė Kore, pėr gjendjen nė Bashkimin Sovjetik, pėr aleancėn sovjeto-japonezo-amerikane dhe efektet qė shkakton kjo brenda Bashkimit Sovjetik dhe tek aleatėt e tij. Shoku Enver pasdite mė foli pėr disa probleme tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me edukimin e rinisė. Qėndruam bashkė deri nė orėn 20:30.

    9 PRILL 1970
    U ngrita herėt. Nuk mė zuri gjumi tėrė natėn. Morėm njoftim se Gogua ėshtė shumė rėndė; u bėmė gati tė niseshim. Nė orėn 8:00 na njoftuan se zemra e Gogos pushoi. U nisėm bashkė me shokun Enver. Mbėrritėm nė Tiranė nė orėn 11:30. U takuam me shokėt nė shtėpinė e Partisė. Shkuam pėr ngushėllim nė shtėpinė e Gogos. Byroja Politike mė vendosi nė krye tė komisionit qė do tė organizojė ceremoninė mortore. Shkova te shoku Enver dhe i raportova pėr masat.

    13 PRILL 1970
    Sot Amerika lėshoi tre astronautė nė Hėnė. Shkenca po bėn mrekullia. Ajo zhvillohet nė mėnyrė tė fuqishme nė tė gjitha fushat. Si duket sovjetikėt kanė mbetur mbrapa nė drejtim tė astronautikės. Ata akoma nuk kanė dėrguar njerėz nė planet dhe tė kthehen pėrsėri nė Tokė.

    16 PRILL 1970
    Sot Besniku mbush 20 vjeē. Gėzim i madh pėr ne prindėrit dhe gjithė tė dashurit e zemrės. Nuk e festuam ashtu si e donte dėshira, pėr shkak tė dhimbjes pėr vdekjen e Gogos. Tė shohim nga vera kur tė mblidhemi tė gjithė: Vera, Pėllumbi me shokėt dhe fėmijėt e tyre.

    17 PRILL 1970
    Mora pjesė nė sesionin shkencor me rastin e 100-vjetorit tė lindjes sė udhėheqėsit tė madh, Leninit. U takuam me shokun Enver. Sot ai doli nė zyrė. Na foli pėr procesin e degjenerimit tė Bashkimit Sovjetik nė njė klikė fashiste dhe qėllimet e pėrbashkėta qė ndjekin ata me amerikanėt kundėr marksizėmleninizmit dhe komunizmit. 24 PRILL 1970 Bashkė me shokėt shkuam nė shtėpinė e shokut Enver pėr ta ngushėlluar pėr vdekjen e Farijes (motrės).

    11 MAJ 1970
    Bashkė me shokun Enver dėgjuam ministrin e Ndėrtimit pėr planin rregullues tė Vlorės. Nė bazė tė orientimit qė kishte dhėnė shoku Enver qė nė verėn e vitit tė kaluar, pėr tė parė perspektivėn e zhvillimit tė qytetit nė drejtimin Skelė-Ujė i Ftohtė, shokėt e projektit kishin punuar me kujdes dhe kishin bėrė njė projekt tė mirė. Shoku Enver nė pėrgjithėsi aprovoi projektin dhe dha porosi pėr disa pėrmirėsime tė mėtejshme…

    14 MAJ 1970
    U mora me shokėt e Ministrisė sė Brendshme dhe Drejtorinė Speciale pėr tė pėrcaktuar masat e nevojshme qė duhen marrė me rastin e vizitės sė shokut Enver nė Veri.

    18 MAJ 1970
    Bėmė mbledhjen e Kėshillit tė Mbrojtjes. Pėrveē anėtarėve tė Kėshillit, ishin thirrur Petriti, Hitua, Rahmani, Sadiku, Halimi, Vaska, Sul Domi e Dilaveri. Nga paraqitja qė bėnė lidhur me tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes dolėn mjaft probleme nė Ushtri qė duhen studiuar dhe thelluar mė tej. Nė mėnyrė tė veēantė shoku Enver qė foli nė fund bėri mjaft vėrejtje, kritika dhe dha disa orientime tė rėndėsishme. Duket qė ishgjeneralėt, tė pakėnaqur nga heqja e gradave, kanė dalė nga binarėt e Partisė. Po Partia shikon dhe vepron. (Shkollat e Lira)

    5 QERSHOR 1970
    Sot shoku Enver u kthye nė Tiranė pas njė vizite disaditore nė rrethet e Veriut. Pasdite nė shtėpinė e Partisė biseduam bashkė pėr problemet e konstatuara gjatė vizitės 9-ditore nė Veri.

    29 QERSHOR 1970
    Nė orėn 13:00 nė sallėn e plenumeve ishin ekspozuar maketet pėr Monumentin e Pavarėsisė. Shkuam bashkė me shokun Enver. U takuam me skulptorėt. Shoku Enver bėri vėrejtje pėr tė pėrmirėsuar pėrmbajtjen e maketit.

    6 KORRIK 1970
    U ngrita herėt, nė orėn 05:30. Vitua niset pėr nė Sarandė, do qėndrojė njė javė. Besniku nesėr shkon nė Dibėr pėr tė bėrė punėn prodhuese. Jam vetėm kėtė javė, pėrveē Andit tė vogėl, asnjeri nuk kam nė shtėpi.

    4 NĖNTOR 1970
    Sot mora njė lajm tė gėzuar. Vera u pranua kandidate pėr anėtare e Partisė. I uroj Verės tė ndjekė me besnikėri rrugėn e komunizmit…

    5 NĖNTOR 1970
    Mora pjesė nė konferencėn akademike pėr pėrfundimin e elektrifikimit tė vendit.

    8 DHJETOR 1970
    Mbledhje e Byrosė Politike. Morėm nė shqyrtim probleme tė udhėheqjes sė Ushtrisė dhe pėrgjegjėsinė e kuadrove kryesorė tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Byroja Politike kritikoi rreptė e drejt qėndrimet negative tė drejtuesve kryesorė tė Ushtrisė. Ka kohė qė aty diēka parimore nuk shkon si duhet…

    11 DHJETOR 1970
    U takova me shokun Enver. Biseduam pėr punėn e konkluzioneve tė Byrosė Politike mbi punėn nė Ushtri dhe qėndrimet negative tė udhėheqėsve tė saj. Shoku Enver mė porositi qė ēėshtjen e drejtuesve tė Ushtrisė ta shikojmė nė vijim me shumė kujdes e vigjilencė.

    vijon…

    AFRIM IMAJ

    Panorama

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ditari sekret personal i Hysni Kapos

    Ditari i Hysni Kapos: U presin pemėt e oborrit atyre qė s’punojnė

    Emri:  HYSNI-KAPO-DHE-ENVER-HOXHA-ME-NJE-DELEGACION-TE-PARTISE-KOMUNISTE-KINEZE-TE-SHTEPIA-KU-U-KRIJUA-.jpg

Shikime: 5829

Madhėsia:  24.7 KB
    HYSNI KAPO DHE ENVER HOXHA ME NJE DELEGACION TE PARTISE KOMUNISTE KINEZE TE SHTEPIA KU U KRIJUA PARTIA KOMUNISTE SHQIPTARE

    Ditari i Hysni Kapos, ish-sekretar i KQ pėr organet e diktaturės

    “Nė Grecalli tė Fierit u presin pemėt e oborrit atyre qė s’shkojnė nė punė”

    “Nė ēėshtjen e luftės kundėr ndjenjės sė pronės private jemi ende larg, na duhet tė bėjmė njė revulucion”

    “Krushqia e SHBA-ve me Kinėn, nė dėm tė revolucionit dhe popujve”


    Si e tronditi Tiranėn vizita e Niksonit nė Pekin

    …vijon nga numrat e kaluar

    Lajmi pėr vizitėn e papritur tė Presidentit amerikan nė Kinė nė vitin 1972 ėshtė pėrjetuar nga Tirana zyrtare me peshėn e njė drame tronditėse. Ajo qė hyri nė histori si java qė ndryshoi botėn, pėr liderėt politikė shqiptarė paralajmėronte njė mot tė acartė nė marrėdhėniet me aleatin e vetėm komunist. Nė ditarin e Kapos pasqyrohet kronologjikisht mėnyra si u prit ky lajm i beftė nga autoritetet zyrtare, cili ishte reagimi i Enverit ndaj lajthitjeve kineze dhe si u projektua strategjia e divorcit gradual me shtetin e madh aziatik. Prej vitesh, Tirana zyrtare i kishte dėrguar disa mesazhe e kėshilla mbi njė sėrė ēėshtjesh aleates sė saj tė madhe nė Azi, por pjesa mė e madhe e tyre ishin shpėrfillur hapur dhe nuk ishin marrė nė konsideratė, duke rritur pakėnaqėsinė e udhėheqėsve shqiptarė, veēanėrisht tė kreut tė Partisė, Enver Hoxha. Nga kujtimet e Kapos, qė deri nė atė kohė kishte vizituar disa herė Kinėn e Maos, konstatohet se pėrplasjet me miqtė kinezė kishin nisur mė herėt, qysh kur Pekini zyrtar orvatej tė rregullonte marrėdhėniet me Bashkimin Sovjetik dhe tė hapej me Perėndimin. Kapo shkruan se nė verėn e vitit 1971 kishin mėsuar nga agjencitė e huaja se Henri A. Kisinger, kėshilltar i Presidentit amerikan pėr sigurinė kombėtare, kishte zhvilluar njė vizitė tė fshehtė nė Pekin, pa marrė mendimin e aleates mė tė ngushtė, Kinės. Tė tjera zhvillime tė papritura nė Kinėn e Maos pasuan njėra-tjetrėn nė fillimin e viteve ’70. Tashmė lajmet nga Pekini nė zyrėn e Enverit zinin kreun e axhendės dhe kreu i Partisė konsumonte orė tė tėra me bashkėpunėtorėt e afėrt pėr vijėn e sjelljes ndaj lidershipit kinez qė zhytej dita-ditės nė “llumin e borgjezisė dhe imperializmit”. Vizita e Niksonit nė Pekin, pas asaj tė Titos, Ēausheskut dhe Karilos, shefit tė Partisė revizioniste spanjolle, lexohej nė Tiranė jo thjesht njė devijim i rastit, por njė rreshtim i Kinės nė “krahun e forcave reaksionare dhe antipopullore”. Jo rastėsisht takimet e pėrditshme tė sekretarėve tė KQ, mbledhjet periodike tė Byrosė Politike tė kėsaj periudhe, siē dokumentohet nga ditari i Kapos, kanė pėr kryefjalė tradhtinė e Kinės ndaj ēėshtjes sė revolucionit dhe internacionalizmit. Sakaq, njė tjetėr ngjarje e paprecedentė nė njė fshat tė Fierit ėshtė bėrė objekt diskutimi nė kupolėn e regjimit. Nė marrėzinė e tyre, krerėt e kooperativės sė Grecallisė kanė ndėshkuar fshatarėt e zonės qė nuk shkonin nė punė rregullisht duke u prerė pemėt e oborrit tė shtėpisė. Njė fletė-rrufe nė qendėr tė fshatit, por edhe njė fluks letrash nė adresė tė Komiteti Qendror, kanė ngritur nė kėmbė mbarė udhėheqjen e Partisė, e cila, siē pohon nė ditarin e tij Kapo, ka zbarkuar nė terren pėr tė zbutur sadopak zemėratėn e banorėve tė ndėshkuar. Ngjarja e pazakontė nė fshatin e largėt tė Myzeqesė, kujtohet edhe sot me njė ndjenjė urrejtje. Reagimi brutal e skandaloz i liderėve lokal jo vetėm qė la njė shije tė keqe pėr banorėt e zonės, por u kushtoi atyre jo pak. Pėrvecc dėmit ekonomik, shumė kush prej tyre u penalizua edhe politikisht, si sabotues i vijės sė partisė pėr fuqizimin e ekonomisė kooperativiste. Pavarsisht mėnyrės si e pėrshkruan Kapo nė ditar, reagimi i detyruar i autoriteteve pas protestės masive tė banorėve tė zonės, sicc pohojnė sot dėshmitarėt, ishte njė masė zbutėse, sa “pėr tė kaluar lumin”, sepse ndėshkimet kolektive tė kėtij lloji vazhduan edhe mė vonė, madje jo vetėm nė Gėrxalli, por nė pjesėn mė tė madhe tė fshatrave tė Fierit. Ishte koha, shkruan Kapo nė ditar, kur revolucioni i luftės kundėr ndjenjės sė pronės private duhej tė shėnonte progres tė vrullshėm”.

    Ditari i vitit 1971-1972

    6 shkurt 1971
    Mbasdite, nė orėn 16:40, bėmė ceremoninė e dekorimit tė shoqes Nexhmje Hoxha me rastin e 50-vjetorit tė lindjes. Erdhi edhe shoku Enver. Tė gjithė u gėzuan pa masė. Kolektivi i aparatit i dorėzoi njė mesazh. Nexhmija lexoi njė fjalim shumė prekės dhe me pėrmbajtje tė lartė.

    17 shkurt 1971
    Nga Kina morėm lajm se njė nga udhėheqėsit kryesorė, Cen Po Ta, doli tradhtar. Numėrohen fajet e tij qė prej 40 vitesh mė parė e deri sot. E ēuditshme si ndodh qė kėta tradhtarė nė gjirin e udhėheqjes kryesore nuk po mbarojnė.
    Rita sot ka ditėlindjen, shkuam pėr urim.

    8 mars 1971
    Nė Vlorė. Bashkė me Viton shkuam pėr vizitė te shoku Enver, qė po pushon te shtėpia te Uji i Ftohtė. Atje qėndrova pėr drekė. Shoku Enver foli gjatė pėr problemet e Ushtrisė dhe tė pėrgatitjes pėr mbrojtje nga armiqtė e shumtė. Mė tha se shumė shpejt pėr kėto ēėshtje duhet tė bėjmė njė Plenum.

    10 mars 1971
    Nisa pushimet nė Vlorė.

    7 prill 1971
    Sot kujtojmė ditėn e zezė kur u pushtua Shqipėria nga Italia fashiste. Mbreti satrap, Zogu, me gjithė bandėn e tij e kishin shitur me kohė Shqipėrinė tek Italia fashiste. Ai si mbret kukull sundoi mbi 14 vite nėn mbrojtjen dhe mbėshtetjen e Italisė. Populli e urrente kėtė xhelat dhe tradhtar. Okupacioni fashist u prit me armė. Satrapi Zog me bandėn e tij mbushi valixhet me thesarin e vendit dhe i lanė rrugėn tė hapur okupacionit. Ai u largua pėr tė mos u kthyer mė kurrė.

    24 prill 1971
    Morėm pjesė nė festėn e aviacionit. Erdhi edhe shoku Enver e Myslim Peza. U bė njė demonstrim i shkėlqyer ajror. Nė pėrfundim foli edhe shoku Enver. Ai ngriti ēėshtjen e mbrojtjes dhe probleme tė tjera qė kanė tė bėjnė me stėrvitjen. Nga Rinasi nė Tiranė u kthyem me helikopter. Ashtu edhe shkuam. Shoku Enver sot pėr herė tė parė udhėton me helikopter tė Ushtrisė.

    1 maj 1971
    Sot parakalimi i klasės punėtore. Me shokun Enver u takuam nė shtėpinė e Partisė. Uruam njėri-tjetrin pėr festėn. U nisėm nė drejtim tė Dajtit pėr tė zėnė vend nė tribunėn e parakalimit. Nė darkė asistova me Viton nė hedhjen e fishekzjarrėve. Morėm me vete edhe Andin. Gėzimi i tij ishte i papėrshkrueshėm, sidomos kur hidheshin fishekzjarrėt.

    9 maj 1971
    Nė darkė u takova nė shtėpinė e Partisė me shokun Enver dhe shokėt e tjerė. Kėndova fjalimin e Titos nė kongresin e vetėadministrimit. Duket qartė se gjendja ėshtė kaotike. Titua dhe vija e tij falimentoi. Tashti Jugosllavia ka filluar luftėn midis grupeve, republikave e kombėsive, e cila me siguri do tė thellohet mė tepėr me gjithė kėrcėnimet qė bėn Titua se do tė marrė masa ndaj shkaktarėve.

    1 qershor 1971
    Ēaushesku zbriti nė Pekin. U prit me nderime tė mėdha nga udhėheqėsit kinezė, nderime qė nuk i meriton si drejtues i njė vendi qė e heq veten si socialist. Partia Komuniste rumune me Ēausheskun nė krye po luan rolin mė tė ndyrė nė interes tė imperializmit dhe tė revizionizmit. Pritja qė i bėhet nė Kinė, ndihmon kėtė tradhtar tė fitojė kapital si brenda, edhe jashtė vendit dhe tė veprojė mė aktivisht kundėr komunizmit ndėrkombėtar.

    30 qershor 1971
    Qėndrova nė shtėpi. Mė ka zėnė belaja me mjekėt. Ngulin kėmbė tė mos dal. E bėjnė djallin mė tė zi nga sa ėshtė. Mė vjen keq qė nuk mora pjesė nė plenum.

    14 korrik 1971
    U vura nė korent mbi veprimet e gabuara tė skuadrės sė volejbollit tė Shkodrės qė ishte nė Kosovė dhe me kuptimin jo tė drejtė qė ka nė lidhje me marrėdhėniet me Jugosllavinė. Si duket, ka lėshime edhe nga organet qendrore qė dobėsojnė vigjilencėn. Shoku Enver mė porositi tė vėmė rregulla tė forta pėr njerėzit qė shkojnė jashtė shtetit.

    16 korrik 1971
    Sot Radio Pekini dha komunikatėn zyrtare qė bėn fjalė pėr takimin e pėrfaqėsuesit tė Niksonit me Ēu En Lain pėr ftesėn qė i bėhet Niksonit pėr tė shkuar nė Kinė, ftesė tė cilėn Niksoni e priti me kėnaqėsi. Kreu i imperializmit amerikan, krimineli dhe xhelati i popujve, armiku i egėr i njerėzimit, shkon pėr vizitė nė Pekin, i ftuar nga kryeministri kinez. Pse ky komplotist dhe luftėnxitės ftohet tė vejė nė Pekin? Kėtu nuk ka logjikė marksiste. Armiku i njerėzimit nuk duhet tė shkojė nė njė vend socialist. Kėtė mundėsi ia dha udhėheqja kineze dhe ky ėshtė njė gabim i madh dhe nxjerr nė shesh karakterin e vijės politiko-ideologjike tė partisė dhe qeverisė kineze, sigurisht vijė e gabuar, jo konsekuente. Partia jonė nuk mund tė jetė kurrė dakord me njė politikė tė tillė. Nuk ėshtė marksiste tė shikosh interesat e ngushta nacionale, nė dėm tė internacionalizmit proletar.

    17 korrik 1971
    Mbrėmė biseduam deri vonė me shokun Enver pėr vizitėn e Niksonit nė Kinė. Shoku Enver theksoi se vetėm Marksi e Lenini punuan e luftuan deri sa vdiqėn si revolucionarė dhe internacionalistė, duke mos lejuar nė asnjė rast shfaqje tė interesave tė ngushta nacionale. Kurdoherė vunė nė plan tė parė interesat e revolucionit dhe tė internacionalizmit. Kjo nuk ka ndodhur me tė tjerėt, ashtu siē nuk po ndodh sot nė Kinė me udhėheqjen kineze.

    24 korrik 1971
    Lexova materialet qė solli Xhoxhi Robo lidhur me bisedimet e Cu En Lait pėr vizitėn e Niksonit nė Kinė. Ėshtė me tė vėrtetė revoltonjėse dhe pėr tė ardhur keq jo vetėm kur sheh argumentet qė pėrdor Ēu En Laji pėr tė justifikuar ftesėn qė iu bė Niksonit, por edhe pėr faktin qė ndaj kriminelit dhe vrasėsit Nikson shokėt kinezė kanė tre vjet qė mbajnė qėndrim dashamirės dhe bėjnė negociata. Ndėrkohė nė propagandėn e jashtme nuk kanė lėnė gjė pa thėnė pėr imperializmin amerikan dhe Niksonin.
    Ndėrkohė qė Niksoni me ushtrinė e tij i ka sjellė aq vuajtje popullit vėlla vietnamez, i cili ka 20 vjet qė lufton me armė nė dorė dhe ka humbur mbi njė milion djemtė tė tij nė fushėn e betejės, shokėt kinezė bėjnė tratativa pėr tė ardhur Niksoni nė Kinė. Sa turp! Ku ėshtė internacionalizmi proletar? Ku ėshtė besnikėria ndaj ēėshtjes sė revolucionit, komunizmit dhe popujve? Nuk ka bėrė vaki as nė praktikėn e vendeve borgjeze qė tė ftohet njė kryetar shteti me tė cilin nuk ke marrėdhėnie diplomatike. Niksoni dhe paraardhėsit e tij e kanė pėrbuzur e luftuar aq shumė Kinėn dhe tė drejtat e saj dhe ky armik i betuar ftohet nė Pekin(!).

    2 gusht 1971
    Nė mbledhjen e Byrosė Politike shqyrtuam pėrgjigjen qė do t’u japim kinezėve me rastin e ftesės qė i kanė bėrė Niksonit. Me tė drejtė shokėt e vlerėsuan mbledhjen historike. Pasdite u nisa me Viton nė Vlorė pėr tė filluar pushimet.

    15 tetor 1971
    Mbledhja e Byrosė Politike pėr tė shqyrtuar masat organizative pėr Kongresin qė do tė mblidhet nė nėntor. Shokėt kinezė njoftuan se nuk do tė dėrgojnė delegacion nė Kongres. Qėndrim qė ėshtė rezultat logjik i vijės qė po ndjek udhėheqja kineze.

    16 tetor 1971
    Sot shoku Enver mbush 63 vjeē. Nė orėn 9 tė gjithė anėtarėt e Byrosė shkuam pėr ta uruar. Qėndruam rreth njė orė. Uruam, u gėzuam, dolėm nė fotografi.

    18 nėntor 1971
    Biseduam me shokun Enver pėr probleme ndėrkombėtare; pėr vajtjen e Karilos nė Kinė dhe konsekuencat qė ka pėr lėvizjen komuniste njė qėndrim i tillė i Partisė kineze ndaj njė partie revizioniste si ajo spanjolle.

    18 janar 1972
    Prita Gani Strazimirin. Kishte sjellė njė aparat mikrofilmash ku projektuam studimet qė kishte bėrė Instituti i Ruajtjes dhe Restaurimit tė Monumenteve tė Kulturės. Shqipėria jonė e vogėl ėshtė njė muze i vėrtetė pasurish kolosale arkeologjike. Dokumentet qė paraqiten janė njė dėshmi e gjallė e kulturės sė lashtė ilire, e talentit dhe aftėsive tė stėrgjyshėrve tanė. E pėrgėzova pėr punėn e bėrė, dėgjova problemet qė mė shtroi, ka tė drejtė do ndikoj qė t’i mbėshtesim.

    22 shkurt 1972
    Niksoni mbėrriti nė Kinė. Nė aeroport e priti Ēu En Lai. U prit nga Mao Ce Duni. Filluan bisedimet Nikson- Ēu En Lai. Bota kapitaliste e ka mirėpritur kėtė vizitė tė kreut tė imperializmit amerikan nė Kinė. Qėndrimin tonė ia kemi bėrė tė qartė me kohė udhėheqjes kineze lidhur me kėtė vizitė. Ne jemi tė bindur se kėto hapa qė hodhėn kinezėt nuk pajtohen me qėndrimin qė njė shtet socialist duhet tė mbajė ndaj imperializmit amerikan, xhelat i popujve dhe xhandar ndėrkombėtar, qė pėrveē luftės dhe armiqėsisė ndaj Republikės Popullore tė Kinės, nuk ka bėrė asgjė mė tepėr.

    27 shkurt 1972
    Shoku Enver sot u kthye nga Burreli. Doli komunikata e bisedimeve Nikson-Ēu En Lai. Duket qartė nga pėrmbajtja se kinezėt po ecin pėrpara nė marrėdhėniet kino-amerikane. Megjithėse nė kushte jo tė barabarta pse SHBA nuk e ka njohur Republikėn Popullore tė Kinės pėr 22 vjet dhe nuk ka marrėdhėnie diplomatike me tė, ushtritė e SHBA nė Tajvan mbajnė nė fuqi Ēan Kai Shinė, megjithėse SHBA e ka kthyer nė fushė lufte gjithė Indokinėn dhe vret popullin e pafajshėm, Niksoni, ky xhelat e kriminel i popujve, ėshtė ulur kėmbėkryq nė Pekin dhe deklaron paturpėsisht se do t’i sigurojė paqen e sigurinė botės. Duke i ngritur aq lart bisedimet kino-amerikane, bėn demagogji se Kina dhe Amerika janė pėr paqen, pėr bashkė-ekzistencėn, pėr ndėrtimin e njė bote tė re qė do t’i siguronte paqen njerėzimit. Fryma e komunikatės dėshmon se vizita e Niksonit nė Kinė dhe bisedimet aty i siguruan Niksonit zgjedhjen si president, dėshmon pėr lėshime dhe kapitullimin e Kinės qė nė fakt u fut nė bashkėpunim me Niksonin e SHBA qė janė bėrė gjakatarė. T’i shohim tymin ku do t’i dalė kėsaj rruge.

    28 shkurt 1972
    Biseduam me shokun Enver dhe Ramizin pėr qėndrimin qė do tė mbajmė nė shtyp lidhur me komunikatėn pėr bisedimet e Niksonit nė Kinė.

    3 mars 1972
    Shkova me Ramizin te shoku Enver se ka qenė me rrufė. Folėm pėr probleme ndėrkombėtare. Folėm pėr bisedimet kino-amerikane…

    17 mars 1972
    Thirrėm me Hakiun Piro Gushon dhe na raportoi pėr veprimet e gabuara nė kooperativėn e Grecallisė. E qortuam, e porositėm tė marrė masa. I kėrkova mendimin shokut Enver pėr tė bėrė njė letėr pėr veprimet arbitrare qė kryhen nga organet drejtuese tė kooperativave. Na e aprovoi.

    24 mars 1972
    Nė orėn 07:30 filloi mbledhja e Byrosė sė Partisė tė rrethit tė Fierit pėr ēėshtjen e veprimeve tė gabuara nė kooperativėn e Grecallisė. I dėgjova pėr analizėn qė kanė bėrė dhe masat qė janė marrė. U fola pėr gabimin e rėndė, pėr pėrgjegjėsinė e Komitetit tė Partisė dhe Komitetit Ekzekutiv, pėr masat qė duhen marrė pėr tė vėnė nė vend drejtėsinė dhe dėmin e shkaktuar. Porosita tė bėhet mbledhja e Plenumit dhe tė diskutohet problemi. U aprovuan konkluzionet dhe pėrgjigja e flet-rrufesė. Pasdite nga ora 16:30 u takova me fshatarėt qė u janė prerė pemėt. Mė copėtuan zemrėn. Me tė drejtė ishin revoltuar nga akti. Barbar dhe antiligjor qe veprimi i kryetarit tė kooperativės dhe i sekretarit tė byrosė qė dhanė urdhėr pėr t’u prerė pemėt kėtyre. U fola. U gėzuan pėr faktin qė shkova dhe i vura nė dijeni si mendon udhėheqja, si e dėnon kėtė akt dhe pėr qortimin qė u bėri udhėheqja Komitetit tė Partisė dhe Komitetit Ekzekutiv tė Rrethit.

    vijon…

    AFRIM IMAJ

    Panorama

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ditari sekret personal i Hysni Kapos

    “Njė dorė bixhoz te vilat e Vlorės, Pilo Peristeri ua merr tė gjithėve”

    Emri:  Hysni-kapo-ne-festen-e-kongresit-te-permetit-24-maj-1973-300x209.jpg

Shikime: 4232

Madhėsia:  22.6 KB
    Hysni kapo ne festen e kongresit te permetit 24 maj 1973

    DITARI I KAPOS/ Profesorėt qė bėnė Kongresin e Drejtshkrimit

    “Partia vlerėson lart kontributin e shkėlqyer tė profesor Ēabejt, Budės, Kostallarit dhe Mahir Domit”


    Kapo: Vizita e parė mjekėsore nga profesori francez
    “Pol Miliezi nė Tiranė, njė mik pėr kokė”


    …vijon nga numrat e kaluar

    Ajo qė ishte mollė e ndaluar, madje e dėnueshme pėr qytetarėt e thjeshtė, ishte e lejuar pėr byroistėt dhe shpurėn e atyre qė u vetėquajtėn “baballarė tė kombit” pėr gjysmėshekulli.
    Fakti i panjohur zbulohet pėr herė tė parė nga shėnimet nė ditarin e Hysni Kapos. I shpallur ligjėrisht shfaqje e huaj, bixhozi ka qenė njė nga lojėrat mė tė preferuara pėr Enverin dhe bashkėpunėtorėt e afėrt tė tij. Nė njė shėnim tė datės 9 dhjetor 1972, Kapo, duke iu referuar takimit me Hoxhėn nė vilat e udhėheqjes nė Vlorė, pasi pėrshkruan bisedat pėr situatėn ndėrkombėtare me liderin kryesor, shton njė episod tė pazakontė. “Si mbaruam bisedėn pėr politikėn, shėnon ai, kaluam nė argėtim. Bėmė njė dorė pesėkatėsh, ku vendin e parė e zuri si ngaherė mjeshtri Pilo Peristeri”. Ėshtė pikėrisht periudha kur nė ferrin e burgjeve tė regjimit regjistroheshin me qindra tė dėnuar pėr veprėn penale tė ushtrimit tė kumarit, pjesa mė e madhe tė penalizuar pėr pesėkatėshin e famshėm (!). Sidoqoftė, ky nuk ishte detaj i vetėm nė kontrastin e thellė tė statusit tė nomenklaturės me atė tė njerėzve tė thjeshtė, madje as mė i rėndėsishmi, por ndėr mė tė spikaturit pėr mėnyrėn si ėshtė konsumuar larg syrit tė njerėzve. Pjesa nė vijim e ditarit tė Kapos sjell nė njėfarė mėnyre kronikėn e ngjarjeve mė tė rėndėsishme tė vitit ’72 dhe periudhės sė parė tė vitit ’73, ku veēohet ceremonia pėr inaugurimin e varrezave tė reja tė dėshmorėve nė Tiranė, Kuvendi kombėtar pėr studimet ilire, nė tė cilin “shkėlqeu me referatin e tij Aleks Buda”, Kongresi i Drejtshkrimit tė gjuhės shqipe “vepėr e profesorėve tė shquar Kostallari, Ēabej, Domi, Dedja”, krijimi i komisionit pėr hartimin e Kushtetutės sė re etj. Sakaq, njeriu i afėrt i Enverit ka hedhur nė ditar mbresat e tij nga vizita nė Tiranė e profesorit francez Pol Miliez, i cili veē si mjek personal i kreut tė shtetit, ka edhe statusin e kryetarit tė shoqatės sė miqėsisė Francė-Shqipėri…

    Ditari i vitit 1972-1973

    22 prill 1972
    Bėra konkluzionet e seminarit nė Shkodėr. Fola rreth tri orė e gjysmė. Mbasi hėngra drekė, bashkė me Prokopin dhe Bilalin shkuam pėr tė vizituar hidrocentralin e Vaut tė Dejės. Prej andej, pasi u ndala nė fermėn e Lezhės, u ktheva nė Tiranė. Mbėrrita nė orėn 20:00. U gėzova pa masė qė Andin e vogėl e gjeta mė mirė dhe mė priti me aq dashuri.

    5 maj 1972
    Mora pjesė nė ceremoninė e vendosjes sė eshtrave tė dėshmorėve tė kombit nė vendin e ri. Mori pjesė gjithė udhėheqja, autoritetet diplomatike dhe familjet e dėshmorėve. Me kėtė rast foli Manushi. U vendosėn kurora. Shoku Enver dhe gjithė shokėt kaluan nė shenjė nderimi nė gjithė varrezėn. U kthyem nė shtėpinė e Partisė. Pasdite gjithė udhėheqja shkoi pėr vizitė tek Adil Ēarēani pėr t’i uruar 50-vjetorin e lindjes.

    8 maj 1972
    Sot u ēel Kongresi VII i Bashkimeve Profesionale. Merrnin pjesė 38 delegacione tė huaja.

    17 maj 1972
    Shkėmbyem mendime me shokun Enver mbi disa probleme tė Ushtrisė dhe mbrojtjes, mbi konceptet e dėmshme qė kanė disa oficerė qė janė skllevėr tė klasicizmit dhe tė Ushtrisė sė kazermės, mbi rrugėn qė duhet ndjekur pėr shkurtimin e periudhės sė shėrbimit ushtarak dhe tė pėrgatitjes sa mė tė mirė tė popullit pėr mbrojtje.

    27 maj 1972
    Me avion u nisa nė Gjirokastėr. Zgjati 30 minuta. Vizitova muzeun e armėve, qė ėshtė ngritur nė Kalanė e qytetit. Shumė bukur!

    30 maj 1972
    Shkuam qysh nė mėngjes nė Ksamil. Ėshtė bėrė punė e mirė. Pastaj me katerin e marinės shkova nė Kakome. U takova me ushtarė e kuadro…

    20 qershor 1972
    Zhvilloi punimet Plenumi i KQ. Diskutuan gjithsej 26 veta. Nė fund foli shoku Enver…

    10 korrik 1972
    Festa e Ushtrisė. Shkova pėr vizitė nė familjen e komunistit dhe shokut tė vjetėr tė luftės, Hito Ramo nga Tragjasi, i cili vdiq dje. Shok i mirė, i varfėr, i vuajtur si ai, por i ndershėm, besnik i Partisė qysh nė ditėt e para, luftėtar i vendosur deri nė vdekje. Ai vdiq me nder, prandaj ne shokėt qė e njohėm e luftuam bashkė, do e kujtojmė gjithmonė. U gėzova qė njoha fėmijėt e tij tė rritur e tė edukuar, kuadro tė vlefshėm tė Partisė…

    28 gusht 1972
    Erdhi nė shtėpi (nė Vlorė) Tofik Deda, sekretar i KP sė rrethit. Mė informoi pėr muzeun dhe gjendjen e fshatit Tėrbac. Mė transmetoi dėshirėn e fshatarėve qė mė presin. U nisa. Nė fshat u takova e bisedova me njerėz tė shumtė. Dolėm nė fotografi…

    11 shtator 1972
    Shoku Enver priti profesor Milezin, kryetar i shoqatės sė miqėsisė Francė-Shqipėri. Morėm pjesė: Nexhmija, unė, Javeri e Mistua. Takimi shkoi shumė mirė. Pasdite mė bėri kontroll mjekėsor.

    15 shtator 1972
    U ēel Kuvendi Kombėtar pėr studimet ilire. Morėn pjesė shumė delegacione, afro 80 veta. Asiston shoku Enver dhe shokė tė tjerė tė udhėheqjes. Referati i mbajtur nga Aleks Buda ishte i shkėlqyer, me njė pėrgatitje tė lartė shkencore…

    16 shtator 1972
    Vazhdon Kuvendi Kombėtar pėr studimet ilire. Referoi Ēabeji. Referati i tij mė mahniti. Ėshtė me tė vėrtetė kapacitet shkencor qė tė nderon dhe tė imponon respekt.

    19 tetor 1972
    Biseduam me shokun Enver pėr perspektivėn e ndėrtimit tė hidrocentralit tė Komanit dhe vėshtirėsitė qė mund tė na nxjerrin “miqtė”. Biseduam mbi situatėn nė Jugosllavi dhe gjendjen e shqiptarėve ėt Kosovės.

    20 nėntor 1972
    Ngjarje me rėndėsi historike pėr vendin tonė. Sot ēelet Kongresi i Drejtshkrimit. Janė mbledhur linguistėt mė tė mirė tė vendit, nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, pjesa shqiptare, si dhe delegacionet e huaja. Raporti i Kostallarit ishte nė nivel tė lartė shkencor. Edhe pasdite Ēabeji, M.Domi, B.Dedja mbajtėn raporte me vlerė tė madhe. Punimet i ndoqi edhe shoku Enver..

    19 dhjetor 1972
    Nė Vlorė mė lajmėrojnė se do tė vijė shoku Enver. U gėzova shumė si e kanė lejuar mjekėt tė dalė. E pritėm bashkė me Gafurin. U interesua pėr shėndetin tim. Biseduam pėr ēėshtje politike dhe sidomos pėr situatėn nė Vietnam dhe qėndrimin amerikan ndaj bisedimeve Kisinger Le Duk Tho. Pastaj kaluam nė argėtim.
    Meqė ishte edhe Pilua (P.Peristeri) bėmė njė dorė pesėkatėsh. Natyrisht, rezultati dihet, mjeshtri Pilo doli nė vend tė parė si ngaherė.

    31 dhjetor 1972
    Paradite punova nė zyrė. Nesėr ėshtė festa e Vitit tė Ri.

    1 janar 1973
    Natėn e Vitit tė Ri u mblodhėm tė gjithė shokėt e Byrosė Politike me nė krye shokun Enver dhe shoqet tona dhe mjaft anėtarė tė KQ dhe e kaluam bashkė kėtė natė. Qėndruam deri nė orėn dy pas mesnate. Nė orėn 13:30, bashkė me Viton, shkuam pėr vizitė te shoku Enver. Qėndruam deri nė orėn 15:30.

    4 janar 1973
    Bėra mbledhjen me Komisionin e Kushtetutės, qė do tė hartojmė sė fundi. Fola pėr detyrat qė i dalin komisionit nė zbatim tė direktivave tė Kongresit VI pėr projektkushtetutėn e Republikės.

    13 janar 1973
    Nė takimin qė pata sot me shokun Enver, folėm pėr ēėshtje tė lėvizjes komuniste ndėrkombėtare dhe qėndrimin qė mban Kina.

    18 janar 1973
    Thirra Nesti Nasen. E dėgjova pėr punėt qė ka bėrė. E qortova pėr disa lėshime e pakujdesi qė ka treguar nė zgjidhjen e njerėzve qė pėrgatiten.

    25 janar 1973
    Sot shėnohet njė tjetėr fitore historike pėr vendin tonė: u themelua Akademia e Shkencave. Nė mbledhjen solemne qė ishte organizuar pėr kėtė qėllim nė sallėn e Kuvendit Popullor, isha caktuar pėr tė folur unė. Nė pushim tė seancave shoku Enver u takua e bisedoi me shkencėtarė vendės dhe tė huaj.

    22 shkurt 1973
    Njė tjetėr hap i gabuar i udhėheqjes kineze ndaj Amerikės: Kisingeri shkoi nė Pekin. U mirėprit sikur tė ishte mik, armiku i mbarė popujve dhe Kinės. Ku i ēon kjo politikė proamerikane shokėt kinezė? Kush fiton nga kjo?

    9 mars 1973
    Thirra Agim Meron(nė atė kohė rektor i Universitetit tė Tiranės-sėhnim i red.) dhe Karamanin(Yllin). Bisedova pėr disa ēėshtje tė Universitetit, qė sipas mendimit tim, duhet tė shikohen mė mirė si nga rektori dhe nga ministria. Nė Universitet ka liberalizėm, ē’thurje, hatėre, karrierizėm, arrivizėm, servilizėm, mungese disipline dhe pėrgjegjėsie, qė vijnė si nga dobėsitė e rektoratit e ministrisė, ashtu edhe nga puna e dobėt qė bėjnė organet dhe organizatat e Partisė. Duhet ndjekur me vėmendje dhe duhet analizuar thellė puna e Universitetit.

    15 mars 1973
    Nė ora 10 u bė mbledhja e komunistėve tė aparatit tė KQ. Nė orėn 12 30 erdhi shoku Enver. Ai mbajti njė fjalim shumė tė rėndėsishėm, ku u goditėn shfaqjet e liberalizmit dhe u demaskua armiku i Partisė Fadil Paērami. Mbledhja u mbyll mė 14 30.

    16 mars 1973
    Bėra mbledhje me Karamanin, Thoma Delianėn, Agim Meron, Shpresa Kenon dhe Deko Rusin. U fola pėr gabime qė janė bėrė nga universiteti dhe ministria e arsimit nė lidhje me kuadrin, ku ėshtė shkelur vija e Partisė. I porosita tė marrin masa, tė nderqin sa mė parė gabimet.

    vijon…

    Nexhmije Hoxha: Ministri i De Golit, mjeku i Enverit
    Kujtimet e tė vesė sė diktatorit pėr profesorin francez, miku i familjes


    Emri:  nexhmije-hoxha-pol-miljezi-300x176.jpg

Shikime: 2920

Madhėsia:  17.4 KB
    Nexhmije Hoxha, Prof. Pol Miljezi

    Shumė ėshtė pėrfolur se ē’e lidhi Pol Miliezin- njė katolik fanatik- me Enver Hoxhėn-njė komunist, po ashtu “fanatik”! Nė kėtė lidhje nuk ka asgjė pėr t’u ēuditur. Qė tė dy ishin figura tė njohura si pjesėmarrės nė rezistencėn antifashiste tė vendeve tė tyre. Pol Miliez ishte mik i afėrt i gjeneralit De Gol…Nė vitet e para, pas fitores mbi nazifashizmin, mė shumė se mjek, njihet si njeri politik e shtetėror, ai qe sekretari i parė pėr shėndetėsinė nė qeverinė e De Golit…Prandaj pėr Pol Miliezin Enveri kishte dėgjuar mė parė se Fiqret Shehu tė trokiste nė derėn e tij si mjek. Ajo kėtė e bėri me iniciativėn e saj dhe lidhur me probleme shėndetėsore tė bashkėshortit tė vet. Unė e njoha Pol Miliezin kur shkova nė Paris, mė 1967-n, mjaft e sėmurė, pėr analiza dhe konsultime lidhur me disa shqetėsime qė mė mbetėn pas operacionit tė tėmthit. Ai e mori nė dorė drejtimin e gjithė analizave e konsultave dhe u tregua i mrekullueshėm si mjek e si njeri.Pol Miliezi erdhi disa herė nė Shqipėri, herė vetėm, mė shumė me gruan. Por asnjėherė nuk erdhi i thirrur me urgjencė e me avion special, asnjėherė ai gjatė vizitave nė Shqipėri nuk vuri stetoskopin nė gjoksin e Enverit. Pėr kėtė nuk ishte nevoja. Ai takohej me mjekėt tanė, te tė cilėt kishte besim, sepse kishte marrė pjesė vetė nė specializimin e tyre dhe informohej prej tyre pėr gjendjen shėndetėsore tė Enverit. Pol Miliezi ftohej nė Shqipėri pėr pushime, pėr festat tona kombėtare. Sa herė ka ardhur, ėshtė takuar me Enverin, tė dy kanė biseduar gjatė pėr gjėra nga mė tė ndryshmet, pėr mjekėsi, pėr politikė, pėr filozofi, histori, kulturė etj., kemi ngrenė dreka bashkė familjarisht etj. Pavarėsisht nga kėto, pa diskutim, prof. Miliezi ka qenė mjeku personal qė ka ndjekur Enverin pėr 20 vjet, duke qenė i gatshėm tė jepte pėrvojėn e tij tė madhe dhe te kolegėve qė thėrriste nė konsulta me mjekėt tanė, kur kėta shkonin nė Paris ose kur ai vinte pėr vizitė nė Shqipėri. Kėtė ndihmesė ai e dha me njė korrektesė e xhentilesė tipike franceze, tipike tė njė humanisti e tė njė mendimtari tė lirė.Pol Miliezi ka thėnė shumė gjėra tė bukura e dashamirėse pėr popullin tonė dhe pėr ato qė realizoi nėn udhėheqjen e Enver Hoxhės, tė cilit ai herė i drejtohej si President i Republikės, herė si sekretar i parė, shumė herė “miku im” dhe nė ndonjė rast edhe “shoku Enver”. Mes Miliezit dhe Enverit ekziston njė korrespondencė, qė flet shumė pėr vlerėsimin e respektin reciprok. Para tyre tingėllojnė boshe dhe keqdashėse spekulimet qė kanė bėrė disa persona ose qarqe tė caktuara lidhur me ndonjė fjalė qė ka shkruar Miliezi nė librin e tij, ose qė ka thėnė nė ndonjė intervistė nė TV francez. Ne dimė se ēfarė u tha njerėzve tanė, pas asaj interviste, edhe pėr Mehmet Shehun, por unė ia lė tė drejtėn t’i publikojė personi vetė, kur tė botojė kujtimet e tij.


    AFRIM IMAJ

    Panorama

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ditari sekret personal i Hysni Kapos

    “Beqir Balluku me gruan morėn valutėn e ministrisė”

    Emri:  AGIM-MERO-DHE-TODI-LUBONJA-300x264.jpg

Shikime: 3534

Madhėsia:  20.3 KB
    AGIM MERO DHE TODI LUBONJA

    DITARI i HYSNI KAPOS: Grupin e kulturės e zbuloi Enveri

    Si nisi goditja e Fadil Paēramit, Todi Lubonjės e Agim Meros

    Zhvillimet e panjohura para Plenumit IV tė KQ dhe reagimet e para pėr Festivalin e 11 tė Kėngės nė RTSH

    “Ministri i Mbrojtjes ka njollosur figurėn morale tė komunistit”


    …vijon nga numrat e kaluar

    Dėnimi i Fadil Paēramit dhe Todi Lubonjės, finalizuar nė Plenumin IV tė Komitetit Qendror, ka qenė ngjarja mė e bujshme e vitit 1973. Pėrtej asaj qė ėshtė bėrė publike nė kohė, ditari i Kapos zbulon kronologjinė e fushatės sė fshehtė projektuar drejtpėrdrejt nga Enver Hoxha pėr goditjen e radhės, njohur ndryshe si goditja nė kulturė. Plenumi i qershorit, pėr sekretarin e KQ e ka pasur zanafillėn nė fjalimin e Hoxhės nė Presidiumin e Kuvendit Popullor mė 9 janar tė vitit 1973, ku goditi ashpėr Festivalin e 11 tė Kėngės nė RTSH. Kapo shkruan se kreu i Partisė e ka qartėsuar mė mirė projeksionin mbi kėtė ēėshtje nė Plenumin e 3 shkurtit 1973, i cili ishte paralajmėruar pėr probleme ekonomike, por qė Hoxha e devijoi tėrėsisht pėr shqetėsime tė rėndėsishme nė fushėn e kulturės dhe artit. Kur shumėkush nga tė pranishmit priste mendimin e tij pėr shkurtimin e veprave tė pesėvjeēarit, kushtėzuar nga bllokada e pashpallur e Kinės, siē ishte rendi i ditės, shėnon Kapo nė ditar, ai tronditi sallėn pėr rrezikun qė i kėrcėnohej Partisė dhe vendit nga “retė e zeza” qė ishin grumbulluar dhe shfaqeshin rrotull disa institucioneve si Radio Televizioni Shqiptar, Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve e sektorė tė tjerė tė kulturės dhe edukimit tė rinisė. Sidoqoftė, deri kėtu nuk bėhej fjalė pėr njė grup antiparti, por pėr shfaqje liberale qė kryesisht ishin demonstruar nė Festivalin e 11 tė Kėngės nė RTSH. Ajo qė do ta konturonte mė tė plotė objektivin e Hoxhės ishte fjala e tij nė mbledhjen e Aparatit tė KQ tė 15 marsit, tre muaj para Plenumit IV tė KQ tė Partisė. Fjalimi bombastik “Si ta kuptojmė dhe luftojmė me sukses rrethimin e egėr imperialisto-revizionist mbi vendin tonė”, i quajtur ndryshe “Hiroshima” politike mbi rininė dhe inteligjencėn, veniti ēdo shpresė pėr njė frymė liberale dhe orientim mė tė moderuar tė regjimit socialist. Nė ditarin e Kapos dallon pėrpjekja pėr ta bėrė sa mė bindės alarmin e shefit tė Partisė se Shqipėria vėrtet pėrjetonte rrethimin e egėr imperialisto-revizionist dhe kėrcėnohej nga njė rrezik potencial, qė kėtė radhė nuk vinte nga kufiri, as nga kundėrshtarėt tradicionalė, por nga njė lėvizje e brendshme e inspiruar nga agjentura perėndimore borgjezo-revizioniste. Shėnimet e ish-numrit dy tė Partisė rreth kėtij argumenti konfirmojnė se nga janari deri nė qershor, kur u zhvillua Plenumi IV i KQ, ka vijuar njė fushatė e jashtėzakonshme me reagime ndaj asaj ēfarė kishte ndodhur, liberalizimit tė papranueshėm nė arte dhe letėrsi, e cila do tė pėrmbyllej me dėnimin e tė gjithė “modernistėve” dhe kryqėzimin e krerėve tė lartė qė kishin drejtuar sektorėt e edukimit dhe propagandės. Sakaq, ndėr preokupimet e zėvendėsit tė Enverit nė kėtė periudhė, siē dokumentohet nė ditar, ka qenė angazhimi nė debatet me Beqir Ballukun, asokohe ministėr i Mbrojtjes, i cili pėrveē “kusureve” tė njohura, kėtė radhė kishte guxuar qė bashkė me gruan e vet tė merrte valutėn nė financėn e Ministrisė sė Mbrojtjes, e cila drejtohej prej tij. Kapo shkruan se gjenerali karizmatik shumė herė ka shkelur normat e moralit komunist dhe, ēėshtė mė e keqja, sipas tij, nė asnjė rast nuk ka reflektuar me partishmėri. Mė herėt, ish-sekretari i Komitetit Qėndror, qė mbulonte organet e diktaturės, ka mbajtur shėnim debatet me Ballukun, i cili duke mos pėrballuar pėrplasjet me gjeneral Dumen, ka kėrkuar tė dorėhiqet nga detyra e ministrit tė Mbrojtjes…

    Emri:  BEQIR-BALLUKU-ME-BASHKĖSHORTEN-296x300.jpg

Shikime: 4768

Madhėsia:  22.0 KB
    BEQIR BALLUKU ME BASHKĖSHORTEN


    Ditari i vitit 1973

    9 mars 1973
    Thirra Agim Meron (nė atė kohė rektor i Universitetit tė Tiranės-shėnim i red.) dhe Karamanin(Yllin). Bisedova pėr disa ēėshtje tė Universitetit, qė sipas mendimit tim, duhet tė shikohen mė mirė si nga rektori, edhe nga ministria. Nė Universitet ka liberalizėm, shthurje, hatėre, karrierizėm, arrivizėm, servilizėm, mungesė disipline dhe pėrgjegjėsie, qė vijnė si nga dobėsitė e rektoratit e ministrisė, ashtu edhe nga puna e dobėt qė bėjnė organet dhe organizatat e Partisė. Duhet ndjekur me vėmendje dhe duhet analizuar thellė puna e Universitetit.

    15 mars 1973
    Nė orėn 10:00 u bė mbledhja e komunistėve tė aparatit tė KQ. Nė orėn 12:30 erdhi shoku Enver. Ai mbajti njė fjalim shumė tė rėndėsishėm, ku u goditėn shfaqjet e liberalizmit dhe u demaskua armiku i Partisė, Fadil Paērami. Mbledhja u mbyll mė 14:30.

    16 mars 1973
    Bėra mbledhje me Karamanin, Thoma Delianėn, Agim Meron, Shpresa Kenon dhe Deko Rusin. U fola pėr gabime qė janė bėrė nga Universiteti dhe Ministria e Arsimit nė lidhje me kuadrin, ku ėshtė shkelur vija e Partisė. I porosita tė marrin masa, tė ndreqin sa mė parė gabimet.

    17 mars 1973
    Prita Fadil Paēramin sipas kėrkesės sė tij. E dėgjova. Dukej se reflektonte shumė cekėt nė lidhje me kritikėn qė i bėri shoku Enver. I fola tė thellohet. Ai ka faje tė rėnda ndaj Partisė. E porosita tė pėrgatitet e tė bėjė autokritikė, ndryshe do t’i ketė punėt keq. Kam pėrshtypjen se Fadili ka vepruar me ndėrgjegje kundėr vijės sė Partisė.

    19 mars 1973
    Sadik Bocaj mė raportoi pėr mbledhjen e Byrosė sė Partisė sė Radio Televizionit. Todi Lubonja (ish-drejtor i RTSH) nuk bėri autokritikė, megjithėse ishte kritikuar rėndė nga tė gjithė shokėt. Shkova dhe informova shokun Enver pėr takimin me Fadil Paēramin dhe mbledhjen e Byrosė sė Radiotelevizionit. I shfaqa mendimet e mia pėr kėta dy njerėz se nuk janė nė rregull me Partinė. Shoku Enver mė dha udhėzim tė punohet nė Parti e nė popull fjala e tij e 15 marsit.

    24 mars 1973
    Mora pjesė nė mbledhjen e Plenumit tė Komitetit tė Partisė sė Tiranės. U diskutua pėr fjalimin e 15 marsit tė shokut Enver. Diskutimet nė pėrgjithėsi ishin tė mira. Megjithėse duhej thelluar mė mirė sidomos nė shkaqet dhe pse shumė shokė tė Plenumit kanė mbajtur nė kokė shumė gjėra tė kėqija qė ia kanė parė dhe nuk ia kanė thėnė nė sy as Fadil Paēramit dhe as Partisė. Fadil Paērami nuk tha gjė: i bėmė shumė pyetje. Plenumi vazhdoi deri nė orėn 18:00. Nė fund bėra konkluzionet. Natyrisht dėnova Fadilin. Vura nė dukje se mjaft shokė nuk u thelluan sa duhet dhe ajo qė mė bėri pėrshtypje ishte fakti qė nė Plenum ka munguar kritika nga poshtė-lart. Pėr shembull: Tani qė foli shoku Enver pėr Fadil Paēramin ngrihen tė tjerėt e flasin plot fakte e gjėra tė kėqija pėr tė. Ku kanė qenė kėta shokė? Mbi punimet e Plenumit i raportova shokut Enver.

    30 mars 1973
    Mė raportuan pėr ēėshtjet qė kanė dalė nė mbledhjen e organizatės sė Partisė ku bėn pjesė Beqir Balluku. Ai dhe gruaja e tij kanė tėrhequr padrejtėsisht fonde nga arka e Ministrisė sė Mbrojtjes. Njoftova shokun Enver. Mė dha porosi si tė veproja. Thirra Beqirin. I fola pėr kėto veprime tė gabuara tė tij dhe tė gruas sė tij. E udhėzova tė bėjė autokritikė tė thellė. Beqiri ka kohė qė nuk ėshtė nė rregull…

    2 prill 1973
    Shoku Enver mė informoi pėr kritikat e rrepta qė i kishte bėrė Beqir Ballukut, qė njollosin figurėn morale tė komunistit, e sidomos tė kuadrit udhėheqės. Biseduam me shokun Enver pėr ca probleme nė ushtri.

    10 prill 1973
    U takova me shokun Enver dhe folėm pėr rrezikun e liberalizmit si dhe tė liberalėve. Bėmė mbledhjen e sekretariatit pėr rrezikun e liberalizmit.

    14 prill 1973
    Vazhdojnė diskutimet nė konferencėn e Partisė sė Universitetit. Nė pėrgjithėsi mirė. Agim Mero u mundua tė bėjė autokritikė, por jo tė plotė, duhet tė thellohet akoma. Pėr Todi Lubonjėn nuk foli ato qė di. Disa pedagogė janė dhaskalė, por jo punėtorė partie. Kritika duhet tė jetė mė e fortė, mė e hapur. Nė fund fola edhe unė. Ka oportunizėm, karrierizėm, liberalizėm e intelektualizėm.

    26 prill 1973
    Kinezėt po i hapin dyert. Kanė lejuar mė nė fund edhe martesat e kinezėve me tė huajt, duke kaluar nga njėri ekstrem nė tjetrin.

    30 qershor 1973
    Thirra Agim Meron, bisedova mbi disa mendime qė i kishte shfaqur Vitos. Nuk mė pėlqeu qėndrimi i tij. Si duket nuk do t’i thotė Partisė haptazi gabimet e tij tė rėnda dhe influencimin qė kanė ushtruar mbi tė Todi Lubonja e tė tjerė.

    12 korrik 1973
    Nė orėn 18:00 bashkė me Ramizin shkuam te shoku Enver nė Durrės. Biseduam. Na dha mjaft udhėzime tė rėndėsishme pėr zbėrthimin e vendimeve tė Plenumit IV tė KQ.

    12 gusht 1973
    Bashkė me Haxhiun shkuam nė festėn e Brigadės sė Parė. U bė parakalimi dhe mitingu me rastin e 30-vjetorit tė krijimit. Foli Haxhiu.

    1 shtator 1973
    Tė gjithė shokėt janė kthyer nga pushimet, kanė filluar punė. Shoku Enver erdhi, u takuam, biseduam mbi Kongresin X tė Partisė Kineze. Dha udhėzime si duhen kuptuar vendimet e tij.

    11 shtator 1973
    Nė Kili u bė grusht shteti. Aliende u vra. Fashistėt morėn fuqinė nė dorė. Ja ku tė ēon politika e “revolucionit paqėsor” e revizionistėve sovjetikė. Pompidu u nis pėr nė Pekin. Tė shohim ēfarė do tė bėjnė kinezėt me Francėn.

    22 shtator 1973
    Sot u nisa pėr nė Burrel pėr tė marrė pjesė nė stėrvitjen “Kaptina”. Shkuam nė komandėn e Korpusit. Komandanti mė raportoi pėr situatėn. Beqiri nuk mė priti. Ai ka shkuar nė drejtim tė Selishtės.

    24 shtator 1973
    Me Adilin vizituam brigadėn e Krujės. U takuam me ushtarėt, i pėrshėndetėm. Shkuam nė komandėn e Korpusit. U takuam me pjesėtarėt e batalionit tė Dibrės dhe ata tė shkollės Frashėri. Vizituam fortifikimet. Nė drekė u kthyem nė shtab. Midis Beqirit dhe Petritit ndodhi njė grindje pa vend. Shkaktari dukej qartė, ishte Beqiri. I qetėsuam, por Adilit dhe mua nuk na la pėrshtypje tė mirė qėndrimi i tyre. Nė darkė u kthyem nė Tiranė.

    25 shtator 1973
    Nė takim me shokun Enver i raportova pėr stėrvitjen, anėt pozitive dhe disa aspekte negative tė saj. I fola edhe pėr fėrkimet e Petritit me Beqirin. Mė dėgjoi me vėmendje.

    vijon…

    Shpėrthimi i Enverit nė Plenum: Fadili dhe Todi janė plehra

    “Ministri i Mbrojtjes ka njollosur figurėn morale tė komunistit”


    Emri:  enver-hoxha.jpg

Shikime: 2896

Madhėsia:  13.9 KB
    Enver Hoxha

    Fadil Paērami e Todi Lubonja janė elementė antiparti. Kėta plehra revizionistė na dalin tė predikojnė qė tė kaluarėn ta braktisim, themelet duhet t’i hedhim nė erė, pse ajo na qenka anakronike, ėshtė konservatore, nuk e do rinia. “S’duhet mė tė shkruajmė e tė krijojmė vepra qė tė entuziazmojnė, duhet flakur tej ēdo gjė qė ngjall emocione ose ndjenja patriotike”. “Modernia nuk i duron kėto”, thonė kėta plehra. Fadil Paērami, nė tė ashtuquajturėn autokritikė thotė: “Tė ndalemi ca nė ēėshtjen e vitit ’60 e tėhu” dhe kėrkon tė na shpjegojė se si “ky revolucionar i madh” mori pjesė “me tė madhe” nė luftėn e revolucionarizimit dhe veēanėrisht tė literaturės dhe tė arteve. Kjo i pėrngjet pėrrallės sė mizės dhe tė buajve, qė tėrhiqnin qerren e ngarkuar plot nė njė rrugė tė pėrpjetė.
    Ngritja e ēdo gjėje nė njė nivel mė tė lartė, po ashtu edhe nė literaturė dhe nė arte, janė vepra tė Partisė dhe tė punonjėsve dhe jo tė atyre qė bėjnė zhurmė si miza, qė pickojnė dhe sabotojnė. Nė ēdo periudhė tė jetės sonė ka pasur ngritje, ka pasur pėrparim, ka pasur progres. Kjo ėshtė karakteristika revolucionare e gjithė zhvillimit tonė. Tė moshuarit revolucionarė dhe krijues janė tė lumtur dhe ky ėshtė objektivi i tyre i jetės, t’u shėrbejnė me tė gjitha forcat atdheut dhe popullit dhe tė ndihmojnė, tė nxisin dhe tė inkurajojnė brezin e ri qė tė afirmohet, tė krijojė, tė marrė stafetėn, tė vazhdojė traditėn revolucionare mė me shkėlqim. Pėrse vallė Fadil Paērami po pėrpiqet tė na shpjegojė nė periudhėn e pas viteve ’60, qė pėr ne e pėr tė gjithė ėshtė e qartė? Apo pse pas vitit ’60 ai filloi tė shkruajė “dramat e tij tė famshme”? Gjepura!
    Dihet historikisht se, viti 1960 ishte fillimi i luftės sė hapur frontale heroike tė Partisė sonė kundėr revizionizmit modern sovjetik dhe botėror, ishte lufta pėr jetė a pėr vdekje e Partisė kundėr bllokadės revizionisto-kapitaliste.
    Kėtu fillon edhe starti i Fadil Paēramit dhe Todi Lubonjės, por jo nė rrugėn revolucionare tė Partisė, por nė rrugėn kundėrrevolucionare, antiparti, revizioniste. Faktet kėtė tregojnė. Ata mė kot duan tė humbasin gjurmėt e dhive tė zgjebosura nė kėtė det tė madh revolucionar, qė ka shpėrthyer nė vendin tonė. Ata nuk mund tė identifikohen dot me rininė tonė heroike, qė i pėrbuz, pse me pikėpamjet dhe veprimet e tyre pėrpiqeshin ta degjeneronin moralisht, ideologjikisht dhe fizikisht. Ata nuk mund tė identifikohen me njėsitet e mėdha tė shkrimtarėve, poetėve, kompozitorėve, kėngėtarėve e artistėve tė talentuar, pse ata i urrejnė, si njerėz pa vlerė, intrigantė, ngatėrrestarė, rrufjanė politikė, pėrkrahės tė rrymave dekadente borgjezo-revizioniste nė literaturė e nė art, dhe armiq tė betuar tė artit tonė realist socialist.
    Lufta e Partisė dhe durimi qė ka treguar pėr anėtarin e saj, Todi Lubonjėn, nuk bėri efekt te ai. Todi Lubonja mbeti njė mikroborgjez me tė gjitha karakteristikat meskine tė njerėzve me kėtė origjinė, qė nga zemėrvogėlsia dhe lufta e pėrpjekjet qė bėnte ai, si pėr tė pėrfituar favore dhe poste tė rehatshme, dhe deri te arroganca e megalomania pėr “vlerat e mėdha” tė vetvetes.
    Pėr tė, ashtu si edhe pėr Fadil Paēramin, vija e Partisė dhe horizontet qė hapte ajo ishin tė ngushta. Pėr “mendjet e tyre tė mėdha” duheshin hapur tė tjera perspektiva, “tė ēlirėta, tė gjera, pafund, liberale, moderniste”, nė ēdo gjė.


    AFRIM IMAJ

    Panorama

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ditari sekret personal i Hysni Kapos

    Kapo: Familjarėt e Enverit tė kurohen nė Paris

    Skedarėt e Bashkėngjitur 165138
    ENVER HOXHA NE VARREZAT E DESHMOREVE NE SHKODER

    Traditat historike, lufta, martirėt, heronjtė, kanė qenė preokupime konstante tė Enver Hoxhės. Mitizimi i tyre deri nė absurd, i shfaqur nė pamje tė jashtme si mani romantike, i ėshtė dashur diktatorit pėr tė pėrligjur pushtetin personal 40-vjeēar nė krye tė Partisė dhe tė shtetit komunist. Ditari i Hysni Kapos zbulon me dhjetėra shembuj e fakte, ku spikat pėrkujdesja e veēantė e Hoxhės pėr ta mbajtur nė qendėr tė vėmendjes revokimin e atyre, qė ai i quan vlera tė pazėvendėsueshme jo thjesht pėr edukimin komunist tė brezit tė ri. Nė shėnimet e numrit dy tė Partisė nga takimet konfidenciale me kreun e regjimit nė vitet 1977-1978, bie nė sy njė tendencė e tij pėr t’i dhėnė kėsaj ēėshtjeje njė theks tė ri, duke kaluar kėtė radhė edhe pėrtej Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare, tė cilėn e vlerėsonte epokėn mė tė ndritur tė popullit shqiptar. Ishte koha kur Hoxha sa kishte eliminuar grupet mė tė rrezikshme antiparti, atė tė kulturės, tė ushtrisė, tė sabotatorėve nė ekonomi dhe risjellja e tė “kaluarės sė lavdishme” nė qendėr tė vėmendjes sė opinionit publik, destinohej pėr tė rikuperuar sa tė mundte imazhin e cenuar tė regjimit dhe kupolės sė tij. Si asnjėherė tjetėr, kreu i Partisė, jo rastėsisht, kujtohet tė porositė pėr tė festuar me madhėshti ngjarje e pėrvjetorė tė harruar prej vitesh nga kujtesa zyrtare e propagandės komuniste. Kapo ka dokumentuar nė ditar kėshillat dhe udhėzimet e Hoxhės pėr ndėrtimin e Muzeut tė Krujės dhe atė tė varrit tė Skėnderbeut nė Lezhė, pėr kremtimin me madhėshti tė 100-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit dhe disa ngjarje tė tjera tė para Luftės sė Dytė Botėrore. Kalendari i pėrcaktuar nga kreu i Partisė, siē del nga shėnimet e Kapos, detajohet deri nė imtėsi. “Shoku Enver, shkruan ish-sekretari i KQ, duke folur pėr festimin e Lidhjes sė Prizrenit, udhėzon ngritjen e njė busti nė Shkodėr nė nderim tė figurės sė Isa Buletinit dhe porosit qė tė merret me kėtė drejtpėrdrejt Ramiz Alia”. Sakaq, Hoxha nuk harron t’i kthehet edhe njė ngjarjeje tjetėr, siē ėshtė ajo e betejės sė Drashovicės, pėr tė cilėn, siē shkruan Kapo, rekomandoi “njė monument tė mirė me kompleks luftėtarėsh, ku tė dalė dhe figura ime.” Sidoqoftė, kreu i regjimit nuk ka mbetur deri nė fund kaq bujar me historinė e monumenteve e pėrkujtimoreve. Fluksi nė rritje i tyre njė moment ka trazuar humorin e tij, aq sa ėshtė detyruar t’u drejtohet krerėve tė lartė nė mėnyrė eksplicite: Jo mė buste pėr tė gjithė heronjtė e vdekur! Me sa duket, mė nė fund udhėheqėsi i Partisė ka filluar tė mendojė pėr monumentet e heronjve tė gjallė, me tė cilėt parakuptohej enturazhi i figurave politike tė regjimit komunist. Ėshtė pikėrisht kjo periudha kur kupola e lartė nisi fushatėn pėr tė pagėzuar veprat e mėdha, Hidrocentralin e Fierzės, Kombinatin e Ēelikut nė Elbasan, atė tė Autotraktorėve nė Tiranė, e dhjetėra tė tjerė me emrin e Partisė sė Punės dhe tė diktatorit. Ndėr ngjarjet e tjera qė pėrmend Kapo nė ditar nga kjo periudhė, janė bisedat informale me Hoxhėn pėr “tradhtinė” e Kinės, refleksionet ndaj lajmeve qė vinin asokohe nga Pekini dhe histori interesante e zbuluar rishtas nga libri i gazetarit italian, Davide Lojalo “I Kordi”, nė tė cilin konfirmohet se Mao Ce Duni ka qenė njė mbėshtetės i zjarrtė i Hrushovit qysh nga viti 1956…
    Afrim IMAJ

    9 JANAR 1977

    Nėn disiplinėn mjekėsore duhet tė qėndroj nė shtrat. Besniku mė njoftoi se po vjen shoku Enver pėr tė mė parė. Zbrita nė korridor, e prita, i thashė tė mos ma japė dorėn se e zė gripi, por ma dha vetė me insistim. Qėndruam disa ēaste, u interesua pėr shėndetin. Menjėherė erdhi Andi e Linda e morėn shokun Enver nė qafė. I largoi Vera me Mediun. Erdhi Vitua. Biseduam. Pas 50 minutash u largua.

    16 JANAR 1977
    Sot lexova librin e gazetarit italian, Davide Lojalo, “I Kordi”. Ky libėr bėn fjalė mbi intervistėn qė i ka marrė Mao Ce Dunit mė 1956-n, kur gazetari, bashkė me delegacionin e Partisė revizioniste italiane mori pjesė nė Kongresin e Partisė Komuniste kineze. Sipas tij, thėniet e Mao Ce Dunit janė identike (faqe 95-103) Del qartė se Mao Ce Duni nga pozita antimarksiste e revizioniste ka qenė njė mbėshtetės i zjarrtė i Hrushovit dhe i Kongresit XX, njė antistalinist i tėrbuar. Mao Ce Duni flet me aq urrejtje pėr Stalinin, sa ua kalon edhe Hrushovit e Titos. Ai mbėshtet tezat e Toliatit. Kėto pohime tė Mao Ce Dunit, bėrė gazetarit italian qė nė vitin 1956, kanė rėndėsi tė veēantė pse nxjerrin nė shesh jo vetėm fytyrėn e Mao Ce Dunit si antimarksist e revizionist qė e ngriti nė qiell Hrushovin pėr tradhtinė qė bėri, por shpjegon dhe falsitetin e gjithė qėndrimit tė tij gjatė viteve ’60-’76, se gjoja luftoi kundėr revizionizmit modern dhe mbrojti marksizmin.

    18 JANAR 1977
    Nė ora 10:00 shkova nė zyrė. Shoku Enver mė kėshilloi tė qėndroj nė shtėpi e tė vij nė punė kur tė shėrohem.


    20 JANAR 1977
    Lexova librin e njė shkrimtari francez pėr historinė e Shqipėrisė, shkruar nė vitin 1914. Ėshtė interesant. Flet pėr origjinėn e shqiptarėve, pėr prejardhjen e tyre, gjuhėn, zakonet, popullatėn, gjeografinė, pasuritė e Shqipėrisė, luftėrave qė ka bėrė populli shqiptar qė prej kohėrave mė tė lashta e tė kohės sė Skėnderbeut e deri nė vitin 1914. Nė libėr ngrihet lart figura dhe heroizmi i Skėnderbeut dhe, mbas tij, si figurė e shquar del Ali Pashė Tepelena. Flet pėr pėrpjekjet e Ismail Qemalit pėr indipendencėn.


    22 JANAR 1977
    Mbasdite, nga ora 18:00 erdhi nė shtėpi shoku Enver, qėndroi deri nė orėn 20:00. Mė foli pėr kujdesin qė duhet treguar pėr punėn nė Ushtri, pėr disa shfaqje e qėndrime qė vihen re. Tė mos harrojmė punėn armiqėsore. Shkėmbyem mendime…



    TIRANĖ 5 SHKURT 1977
    Nė mbledhjen e sekretariatit tė KQ. Nė rend tė ditės dy probleme: Mbi filmin dhe kinofilmin dhe mbi mbjelljen e grurit. Shoku Enver bėri njė diskutim shumė tė rėndėsishėm mbi problemet e kinematografisė dhe tė filmit. Vlerėsoi lart punėn qė bėhet. Dha orientime e porosi. Pėr mbjelljet diskutimet qenė tė pakta. Fola edhe unė.

    17 SHKURT 1977
    Polaku Kazhimiezh Mijal nxori fytyrėn e vėrtetė prej revizionisti, armik i marksizmit dhe i Partisė tonė. I dėrgon letėr Byrosė Politike, ku del hapur kundėr tezave tė partisė sonė. Si avokat i revizionizmit kinez mbron tezėn e “tri botėve” dhe tė luftės kundėr social-imperializmit sovjetik, mbron tezėn pėr aleancėn e imperializmin amerikan. Me Ramizin shkuam te Rita, i uruam ditėlindjen

    11 MARS 1977
    Pasdite u nisa nė Vlorė pėr tė takuar shokun Enver. Mbėrrita nė orėn 18:30. Nė orėn 19:00 shkova te shoku Enver. Biseduam deri nė orėn 23: 30.

    4 PRILL 1977
    Sot u shpallėn rezultatet e votimit qė u bėnė dje. Vetėm 60 veta kanė votuar kundėr. Njė rezultat i tillė nuk ėshtė parė asnjėherė nė votime. Ky fakt tregon pėr lidhjet e ēelikta tė Partisė me popullin.

    29 GUSHT 1977
    Renegati e tradhtari Tito me suitėn e tij, i ftuar nė Kore nga revizionisti Kim Ir Sen, pas pritjes triumfale qė iu bė, sot nė ditėn e largimit u dekorua me titullin e “Heroit”, natyrisht pėr tradhtinė qė i ka bėrė ēėshtjes sė marksizmit e tė revolucionit. Ja kush ėshtė Kim Ir Seni-njė revizionist i qelbur! 7 SHTATOR 1977 Thirra ministrin e Shėndetėsisė, bisedova pėr shėndetin e disa shokėve dhe masat qė duhen marrė. Nė takim me shokun Enver folėm pėr vizitėn e Titos nė Kinė dhe marrėdhėniet tona me partitė marksiste-leniniste, kujdesi nė bisedat me ta, tė kuptojmė situatat e tyre.

    24 TETOR 1977
    Nė takim me shokun Enver na foli pėr punėn qė duhet bėrė kundėr koncepteve tė huaja pėr gruan (vajzat), mbi luftėn kundėr kriminalitetit dhe abortit.

    9 NĖNTOR 1977
    Vitua mbushi 55 vjeē. Sot e festojmė. Nė ora 10:00 erdhi shoku Enver me Nexhmijen. Na gėzuan shumė, dolėm nė fotografi. Gjatė ditės erdhėn shokė e shoqe pėr urim.

    10 DHJETOR 1977
    I raportova shokut Enver pėr analizėn e bėrė nė Ushtri. Shoku Enver u interesua pėr marrėdhėniet oficer-ushtar, pėr kritikėn, dhėnien llogari tė kuadrove, pėr marrėdhėniet komandant- komisar-sekretar, pėr teknikėn, armatimin, rregulloren e ushtrisė. Dha porosi tė rėndėsishme.


    21 DHJETOR 1977

    Vazhdon gripi. Temperatura 37,8. Erdhėn mjekėt mė dhanė kėshilla. Mė mori nė telefon shoku Enver, mė pyeti si jam. Mė tha: “U lodhe, nuk more parasysh kėshillat. Ki kujdes!” Sot jam mirė. Nė darkė temperatura shkoi 36,5.
    4 JANAR 1978

    Sot shoku Enver nuk doli nė zyrė. Ka pak rrufė. Na porositi pėr qėndrimin qė duhet tė mbajmė nė shtyp pėr konfliktin kamboxhiano-vietnamez

    5 JANAR 1978
    Vizitova Shefqet Peēin, qė u bė operacion.

    6 JANAR 1978
    Me Ramizin shkuam pėr tė parė shokun Enver nė shtėpi. Ėshtė mirė, por duhet tė qėndrojė edhe disa ditė brenda. Folėm pėr disa probleme tė rėndėsishme nė vend dhe disa ēėshtje tė rėndėsishme ndėrkombėtare.

    13 JANAR 1978
    Nė orėn 11:30 shkuam pėr tė parė shokun Enver nė shtėpi. Dukej mirė. Qėndruam mė shumė se njė orė. Shoku Enver na pyeti pėr punėt. I raportuam. Biseduam pėr ēėshtje kėrkimore shkencore dhe si t’i ndjekė ato mė mirė Partia.

    19 JANAR 1978
    Sot shoku Enver doli nė zyrė. U gėzuam shumė. Nė takimin qė patėm me tė, na foli pėr revolucionin teknikoshkencor dhe pėr ēėshtje tė tregtisė sė jashtme.

    27 JANAR 1978
    Me shokun Enver biseduam pėr luftėn e patriotėve shqiptarė tė Lidhjes sė Prizrenit, pėr figurėn e shquar tė Isa Buletinit. Shoku Enver dha porosi tė ngrihet njė bust i mirė pėr Isa Buletinin nė qytetin e Shkodrės. U ngarkua Ramizi. Shoku Enver u interesua pėr monumentin e Drashovicės dhe dha porosi tė bėhet njė monument i mirė me kompleks luftėtarėsh, ku tė dalė dhe figura ime.

    3 SHKUAR 1978
    Mehmeti mė dėrgoi letrėn qė u ka bėrė kinezėve pėr ēėshtjet ushtarake. Ka disa ēėshtje qė nuk duhen vėnė nė atė mėnyrė. Bisedova me shokun Enver. Edhe ai kishte disa vėrejtje. Nuk u duhet lėnė kinezėve pėrshtypja se nė Europė ka rreziqe, as se ne jemi tė kėrcėnuar nga armiqtė, pse kėshtu ėshtė teza e tyre.


    8 SHKURT 1978

    Nė orėn 13:00 shoku Enver erdhi nė zyrėn time, biseduam mbi qėndrimet e kinezėve ndaj vendit tonė dhe mbi letrėn qė kishte pėrgatitur Mehmeti pėr kinezėt. Mendimi i shokut Enver ėshtė tė kemi kujdes tė mos nxitohemi, tė mos bėhemi ne shkak pėr tė penguar marrėdhėniet ekonomike. Tė shfrytėzojmė mundėsitė pa lėshuar nė parime, duke ditur se ē’janė kinezėt. Pasdite me Ramizin, Viton dhe Semiramisin shkuam te shoku Enver pėr tė uruar ditėlindjen e Nexhmijes.

    18 SHKURT 1978

    Nė takimin e sotėm me shokun Enver biseduam pėr 100- vjetorin e Lidhjes sė Prizrenit, pėr masat qė duhen marrė nga ana jonė, pėr qėndrimin qė duhet tė mbajmė ndaj mbledhjes qė do tė bėhet nė Prishtinė pėr Lidhjen e Prizrenit, ku do tė shkojė dhe delegacioni ynė. Shoku Enver na porositi pėr propagandėn qė duhet t’u bėjmė ngjarjeve historike.

    5 MARS 1978
    Nesėr Titua niset pėr nė Amerikė pėr tė marrė shpėrblimin e shėrbimit, duke futur edhe kinezėt nė rrugėn e tij tė tradhtisė.

    26 MARS 1978
    Shoku Enver mė mori tė telefon nga Saranda e mė pyeti. U gėzova shumė kur dėgjova zėrin e tij. Ishte plotė gėzim e entuziazėm. I urova shėndet e gjithė tė mirat. I thashė shkurt se nuk ka ndonjė shqetėsim, ēdo gjė shkon mirė.

    5 PRILL 1978
    Dr. Isufi e Sulua erdhėn nga Vlora. Mė raportuan pėr gjendjen e mirė shėndetėsore tė shokut Enver. U gėzova. Biseduam pėr nisjen nė Paris tė Ilirit dhe Teutės. Mora masa. Porosita Ministrinė e Jashtme dhe tė Shėndetėsisė. Familjarėt e Enverit tė korohen nė Francė.

    21 PRILL 1978
    Qirjako Mihali mė njoftoi pėr turbinėn e hidrocentralit tė Fierzės. Ka avari, vėshtirė tė vihet nė funksionim. Kinezėt kanė sabotuar prodhimin. Kėshtu kanė bėrė e bėjnė edhe pėr pajisje tė tjera. Ata janė armiq. Duhet vigjilencė! Erdhi Behari nga Kina, na informoi shkurtimisht mbi gjendjen.

    24 PRILL 1978
    Me shokun Enver e Ramizin pamė projektet e Muzeut tė Krujės, tė varrit tė Skėnderbeut dhe tė vėllezėrve Frashėri. I aprovuam.

    3 MAJ 1978
    Riēard Niksoni nė librin e tij me kujtime thotė se “Mao Ce Duni shpreh gėzim qė nė Amerikė, Angli e Gjermani janė nė fuqi partitė e djathta tė kapitalit tė madh.” Mao Ce Duni, si antimarksist me damkė, ka xhevahire plot qė koha ēdo ditė e mė shumė i nxjerr nė shesh dhe demaskon fytyrėn e tij prej renegati.

    9 MAJ 1978
    Nė takim me shokun Enver biseduam lidhur me heronjtė e vdekur, pėr propozimet qė bėhen dhe kriteret qė duhen ndjekur. Shoku Enver mendon se nuk duhen ngritur buste pėr tė gjithė heronjtė e vdekur, por duhen marrė vendime tė veēanta. Tė gjithė u shfaqėm dakord.

    vijon

    Panorama

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •