Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    ISIS, Rishfaqet Lavdrim Muhaxheri vret të riun me antitank, më pas flet shqip

    Komandanti shqiptar i ''xhihadid'' ne Siri, ish-punonjes i Natos.

    Komandant ish-punonjësi i NATO-s
    Strukturat e SHISH dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, gjatë 7 muajve të hetimit të këtij grupi,kanë arritur të lokalizojnë, identifikojnë dhe qartësojnë rolin e secilit prej anëtarëve të kësaj celule terroriste. Sipas akuzës në krye të piramidës drejtuese qëndron shtetasi Kosovar, Lavdrim Muhaxheri, një ish-punonjës i NATO-s dhe KFOR-it. Fill pas tij radhiten dy imamët që ushtronin aktivitet të paliçensuar në Shqipëri Genci Balla dhe Bujar Hysa.

    Më tej, vinin dy organizatorët e tjerë Gerti Pashja dhe Almir Daci, të cilët vepronin në Turqi, ku prisnin muxhahedinët që vinin nga Shqipëria dhe më pas i dërgonin në drejtim të kufirit sirian, ku arrinin të depërtonin duke hyrë në qytetin e Alepos dhe zona të tjera, ku janë ngritur bazat e brigadës terroriste Al-Nusra, e cila është degëzimi i organizatës famëkeqe “Al-Kaeda”. Më tej struktura e piramidës drejtuese vijon me anëtarët e tjerë si Verdi Morava,Edmond Balla, Zeqir Imeri, Fadil Muslimani, Astrit Tola, Shkëlzen Dumani, Shyqyri Kaca, Orion Rreçi dhe Medi Manallari. Pjesa më e madhe e këtyre personave janë arrestuar me urdhër të prokurorisë, ndërkohë që pesë prej tyre janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    EMRAT E SHQIPTAREVE QE KANE SHKUAR NE SIRI


    JANE KTHYER

    Isa (Pëllumb) Nergjoni (Fetar – Jahja),
    Denis Shimili
    Medat Hasani
    Dritan Kosturi
    Çlirim Hate Kuqo
    Ylli Kujtim Bregu
    Eduart Muharrem Dursi
    Leonard Përleka
    Amiraldo Zdrava, (Abdullah),
    Kujtim Zeqir Tafa (Ebu Hatixhe)
    Zeqir Imeri, (Emri fetar Zekeria),
    Edmond Balla
    Erzen Gashi
    Kujtim Tota
    Armand Morina (Mahmud)
    Zyber Gurra
    Dionis Qevani (Abdulla),
    Edmond Suparaku (Ebu Bekër)
    Leart Salaj
    Ledio Mehmeti
    Gramoz Çengeli
    Gezim Ruçi
    Jetnor Hasa
    Asrimuhammed Tahiri
    Enes Miska
    Edmond Osmaj

    NUK JANE KTHYER

    Gerti Pashja (Ebu Muxhahid ose Muhamed)
    Almir Daci (Ebu Belkisa nga Pogradeci) me gruan
    Arjan Kallanxhiu
    Orges Merko (Zeyd Al Albani),
    Ervis Saliasi,
    Festim Kullaj
    Ermal Doçi,
    Bledar Veshti,
    Mustafa Kuçi,
    Artur Koçollari
    Besmir Cake,
    Mariglen Dervishllari
    Shpresim Gjoka
    Arber Zani,
    Mehdi Manallari
    Erdet Korro (Deti),
    Dorian Kuqo,
    Ervin Duka,
    Shpetim Shkoza,
    Shkëlzen Dumani me dy fëmijë
    Sherif Taushani grua e 3 fëmijë
    Erjon Basha grua e dy fëmijë
    Krenar Shuli me gruan e dy fëmijë
    Shyqyri Kaca grua e 3 fëmijë
    Ervin Hasanaj (Ebu Ahmed) gruan e 2 fëmijë
    Artur Korra
    Enes Cami
    Ilirjan Gjongecaj
    Eduard Dursi
    Altin Demirlika
    Alimira Kastrati me dy fëmijë
    Mehmet Stafasani grua e 5 fëmijë.

    TË VRARË

    Anri Maliqaj
    Ermal Xhelo
    Denis Jangulli
    Hamit Muslija
    Hasan Korvafaj
    Diamant Rasha (Ebu Amar)
    Bledian Hamza (Ebu Samed)

    shqiptarja.com
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Për: Komandanti shqiptar i ''xhihadid'' ne Siri, ish-punonjes i Natos.

    Mir se te vine "trimat" tane...Duhet te kandidojne radhes tjeter per deputet per te bere disa reforma qe na duhen ne Arnautistan.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Komandanti shqiptar i ''xhihadid'' ne Siri, ish-punonjes i Natos.

    Pse u kthyen ?? Keta eshte per ti paguar qe te rine larg....

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Siri: Muxhahedini shqiptar djeg pasaportën e Kosovës (Video)

    Siri, muxhahedini shqiptar djeg pasaportën e Kosovës -VIDEO



    SIRI - Lavdrim Muhaxheri, shqiptari nga Kosova i cili paraqitet si një ndër drejtuesit kryesor të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit, ka folur serish para muxhahedinëve. Në këtë video, Muhaxheri nga qyteza e Kaçanikut, flet në një arabishte të rrjedhshme dhe tund një thikë të madhe.

    Ndër të tjera, ai mohon përkatësitë e tjera të tij dhe thotë që është vetëm mysliman. Në fund, ai është ndër të parët që në një ceremoni publike gris pasaportën e Kosovës, i pasuar nga muxhahedinët e vendeve të tjera.

    Muhaxheri, i cili është shfaqur edhe herë të tjera në video nga luftimet në Siri, e quan pasaportën e Kosovës një dokument qafirash.

    Balkanweb

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Siri: Muxhahedini shqiptar djeg pasaportën e Kosovës (Video)

    ky te pakten qenka jihadist i sinqert ... ! E thote troc more vella mua nuk me plas per pashaporta shqiptare apo kosovare ! Une jam arab ... !

    Jo si keta te forumit ketu , qe fshihen pas identitetit shqiptar .... por vetem per turqine apo arabine enderrojne !

  6. 2 antarët më poshtë falenderuan IllyrianPatriot për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Al.. (19-05-2014),Cen Durimmadhi (19-05-2014)

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Për: Siri: Muxhahedini shqiptar djeg pasaportën e Kosovës (Video)

    Gjenocidi turk ishte monstruoz ndaj shqiptarëve.

    Dhunimet e grave shqiptare nga ana e osmanlinjeve me fjalet ” Allahu Akber” ? Emri:  26.jpg

Shikime: 1536

Madhësia:  18.4 KB

    “Shkodër. Viti 1478. Kështjella e Shkodrës rrethohet nga ushtritë osmane. Turqit sulmojnë pareshtur por mbrojtësit nuk dorëzohen dhe i zmbrapsin me sukses sulmet e barbarëve. Mehmet Fatihu që e drejtonte vetë fushatën, vendos zbatimin e një tjetër taktike për të terrorizuar mbrojtësit e qytetit. Ai sulmon dhe pushton kështjellat Zhabjakut, Drishtit e Lezhës. Pasi i rrafshon ato, banorët e marrë robër i sjell përpara mureve të Shkodrës. Disa mijëra gra, burra, pleq e fëmijë masakrohen në mënyrën më mizore pranë mureve të kështjellës. Me këto skena makabre, kryekrimineli islamik Fatih ka si qëllim të ligështojë mbrojtësit e kështjellës, dhe t’i detyrojë ato të dorëzohen. Kjo taktikë dështon. Më vonë qyteti dorëzohet sipas një traktati midis Venedikut dhe sulltanit. Banorët e qytetit largohen drejt Italisë, dhe në vend të tyre sulltani e popullon qytetin me islamikë të ardhur nga Anadolli, Afrika Veriore dhe Azia Qëndrore. Në librin e tij, “Shkodra dhe motet,” studjuesi Hamdi Bushati, ndër të tjera shkruan se “shumë nga myslimanët që u vendosën në qytetin e braktisur nga të krishterët ishin turq ose me kombesi te tjera jo shqiptare. Instalime myslimansh me prejardhje te huaj kane vazhduar te vertetohen deri ne kohet e fundit te pushtimit osman të Shkodres.” Ai vazhdon më poshtë: Te ardhur nga Turqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani etj perbejne numrin me te madh te familjeve te ardhura ne Shkoder.

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Për: Siri: Muxhahedini shqiptar djeg pasaportën e Kosovës (Video)

    Kosovë. Viti 1690.





    Një nga vitet më të zeza për shqiptarët e Kosovës......





    Sulltani vendos t’i japë fund një herë e mirë kryengritjeve dhe mosbindjes së shqiptarëve të Kosovës ndaj dhunës osmano-islamike. Sulltani firmos shfarosjen e plotë të popullsisë shqiptare të Kosovës. Për këtë qëllim, ai sjell nga Krimea një ushtri të madhe tartarësh të udhëhequr nga Nuredini, një nga bijtë e Hanit të Krimesë. Trupat tartare së bashku me ato turke vërshojnë në Kosovë duke mos lënë asgjë të gjallë. Krahinat jugore, perëndimore e lindore të Kosovës bëhen shkrumb e hi, nën thirrjet ‘allahu akbar’ dhe ‘vdekje shqiptarëve,’ thirrje që do të përsëriten rregullisht gjatë gjithë ciklit 600 vjeçar të sundimit osmano-islamik në trojet shqiptare. Në librin e historianit britanik Noel Malcolm kjo ngjarje tragjike përshkruhet në detaje. Tragjedia është kaq e madhe dhe masakrat kaq të tmerrshme saqë përfaqësuesi i qeverisë britanike në Edirne, shkruan se tartarët i shkaktuan një dëm shumë të madh popullsisë së Kosovës, nga e cila ndoshta nuk do ta marrin kurrë veten, ose të paktën për një kohë shumë të gjatë. Prishtina, Vuçiterna, Peja, Trepça, Prizreni, e shumë krahina të tjera kanë mbetur plotësisht të boshtasura. Vetëm nga fundi i i shekullit të 19-të, (pas plot 200 vitesh), qytetet e Kosovës do të fillojnë ta rimarrin veten nga kjo katastrofë, dhe numri i popullsisë do të arrijë përsëri në nivelet e para viteve 1690 (Një histori e shkurtër e Kosovës, f177). Nuk ka të dhëna të sakta se si u ripopullua Kosova pas shfarosjes së pjesës më të madhe të popullsisë shqiptare, por ndoshta këtë mund ta dijë Hashim Thaçi, vëllai i nipit të sulltanit, dhe gjithashtu mund ta dijë edhe kryetari i bashkësisë islame të Kosovës, Naim Tërnava, i cili feston 600 vjetorin e pushtimit osmano-islamik të Kosovës, dhe lutet për shpirtrat e sulltanëve që masakruan pa mëshirë shqiptarët” nga shkrimi i Z D. Gracioni në ZSH

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Al.. për postimin:

    bili99 (26-01-2015)

  10. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Për: Siri: Muxhahedini shqiptar djeg pasaportën e Kosovës (Video)

    Gazeta "Bota sot" ne lajmin e e dates 16 maj 2014


    Sa janë të fuqishëm radikalistët islamik në Kosovë!? Emri:  largea_geupet-islame1384796497.jpg

Shikime: 1722

Madhësia:  52.8 KB

    Elementet radikale që po shfaqen gjithkah në Kosovë dhe në çdo formë, në protesta, në veshje në rrugë, dhe që janë shumë prezent në internet, por edhe në media, duket se janë një llof fluskule. Fuqia e tyre reale në opinion duket shumë e brishtë. Një gjë të tillë e tregon mbi të gjitha mungesa e votave në zgjedhje.
    E vetmja parti me karakter fetar që garonte ishte Partia e Drejtësisë, por që edhe ajo mezi e kaloi një përqindëshin.
    Padyshim që një shtet si Kosova, me 90% të popullsisë myslimane, çështja e temave fetare bëhet shumë e ndjeshme. Sidomos kohët e fundit kur janë krijuar perceptime të ndryshme ndaj fesë, duke e marrë secili në mënyrën e vet.
    Ajo çka është më e keqja, është me disa të rinjë nga Kosova, të cilët kryerjen e xhihadit (luftës në rrugën e Allahut), e shohin shkuarjen në Siri. Të tillët edhe po e keqinterpretojnë fenë. Jo shumë kohë më parë një grup ekstremistësh kishin kërcënuar Policinë e Kosovës, për shkak se këta të fundit kishin arrestuar disa nga grupi i tyre, të kthyer nga Siria në Kosovë.

    http://botasot.info/kosova/252245/gr...fuqi-virtuale/

  11. #9
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Lavdrim Muhaxheri dhe islamizmi fundamentalist - Max Brym

    Lavdrim Muhaxheri një “kryeprerës i ISIS“ nga Kosova, para pak kohësh kishte postuar fotografi të tmerrshme në faqen e tij në Facebook. “Luftëtari i Zotit” nga Kaçaniku, tregonte foto sesi në Siri ia këpuste kokën një “armiku” të ISIS (Shteti i Irakut dhe Sirisë).



    Fotoja e tmerrshme e ish-punëtorit të ushtrisë amerikane në Kosovë, shkaktoi tmerr dhe një debat të gjerë mbi rrezikun e islamit fundamentalist në Kosovë. Në të vërtetë, në Kosovë ekziston një skenë ende e vogël e fundamentalistëve islamë. Ekzistojnë hoxhallarë që mbajnë ligjërata me përmbajtje të urrejtjes, madje së fundmi në Kaçanik, busti i Skënderbeut – Heroit Kombëtar të shqiptarëve, u pështy dhe simbolikisht u “rrah”. Ndërkaq, një deputet nga radhët e PDK-së mbron tezën se, Skënderbeu është vetëm një Krisht dhe jo një figurë e identifikimit të popullit shqiptar.

    Aktualisht, vetëm një pjesë e vogël e qytetarëve të shoqërisë kosovare përfaqësojnë, identifikohen përmes një politike islame fundamentaliste. Sido që të jetë, ky rrezik nuk bën të nënçmohet. Mirëpo është edhe e pasuksesshme të thërrasësh verbalisht kundër islamit politik. Krijimi dhe zhvillimi i kësaj rryme nuk mund të analizohet e shkëputur nga kushtet shoqërore në Kosovë.
    Kosova është vendi më i varfër në Europë. Procesi i privatizimit si dhe doktrina e neoliberalizmit po e zhysin shoqërinë kosovare gjithnjë e më shumë në varfëri dhe në pashpresë. Mbi këtë tokë po rritet politika fundamentaliste islame.

    Islamizmi është vetëm ana e kundërt e neoliberalizmit. Islamizmi është produkt i dëshpërimit kontrarevolucionar. Është e pamundur të luftohet ky fenomen pa zgjidhur çështjen sociale në Kosovë. Çdo anëtar i kapitalizmit neoliberal në të vërtetë është një promovues i fundamentalistëve islamë.

    Islamistët nuk kanë të bëjnë asgjë me luftën për drejtësi sociale dhe luftën kundër kapitalizmit. Islamistët promovojnë të ashtuquajturën “luftë të kulturës”. Nga kjo luftë nuk do të mbushet asnjë bark dhe nuk do të nxehet asnjë banesë. Supa falas e organizatave kuvajtiane dhe salafiste në Kosovë është vetëm ngjitës i lirë për t`i kapur njerëzit e dëshpëruar. E nevojshme dhe e ngutshme është lufta kundër mjerimit social në Kosovë. Vetëm mbi këtë bazë izolimi i islamit fundamentalist është i mundshëm. Kush e injoron këtë ndërlidhje dialektike, në të vërtetë paraqitet vetëm si promovues i rrymave fundamentaliste.

    Laicizmi është i drejtë, por nuk mund të jetësohet përderisa shoqëria vazhdimisht zhytet në nevojë dhe mjerim. Privatizuesit dhe islamistët janë dy anët e një medaljeje reaksioniste. Lenini mbi këtë ka shkruar: “Religjioni është një art i të llomotiturit intelektual, ku robërit e kapitalit i mbysin fytyrat dhe kërkesat e tyre për një jetë të njerëzishme”. Kjo thënie vlen veçanërisht për tipat si Lavdrim Muhaxheri dhe islamistët fundamentalë.

    http://ina-online.net/opinione/45632.html
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  12. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-08-2014
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    51

    Për: Lavdrim Muhaxheri dhe islamizmi fundamentalist - Max Brym

    Kam degjuar per kete hero. Keshtu, nga ana ime do jete me mijera here i falenderuar. "Viktima" (sikur e quajne mediet shqiptare pro-PERENDIM) qe nje mercenar çifut i cili pati masakruar nje familje te tere myslimane ne Siri dhe Lavdrimi ka bere shume mire qe i ka hequr koken. Ndryshe nga heroi, une me koken e "viktimes" edhe futboll do luaja. Gjithsesi duke u bazuar ne te dhenat qe kam degjuar ne lidhje me "viktimen".

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •