Xhihadisti i vrarë, Patriot Matoshi ishte nxënës i Medresesë dhe i imamit kontrovers, Zekirja Qazimi
Patriot Matoshi, xhihadisti shqiptar nga Gjilani që u vra me snajper këto ditë në të ashtu-quajturin “Kalifati”, territori i pushtuar nga organizata terroriste Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS), ëhstë një ish-medresant i “Alaud-din’it”.
Medresenë ai e ka kryer në degën e kësaj shkolle publike në Gjilan, shkollë kjo e financuar nga Qeveria e Kosovës dhe e menaxhuar nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).
Express ka biseduar me një profesor aktual të Medresesë në Gjilan, i cili ka folur në kushte anonimiteti, dhe thotë se Patriot Matoshi, pos nxënës i Medresesë, ishte edhe “talebe”- nxënës nën përkujdesje specifike, i Zekirja Qazimit, imamit kontravers tek i cili “talebe” ishte po ashtu edhe Ridvan Haqifi, i cili, siç ka raportuar Express tash është komandanti që e zëvendësoi Lavdrim Muhaxherin në krye të shqiptarëve në ISIS.
(Në foton më poshtë, në mesin e turmes është edhe Patriot Matoshi duke dëgjuar ligjëratat e Zekirja Qazimit.)
Ndryshe, këto ditëNë luftimet e ashpra në territorin e okupuar nga ISIS është vrarë edhe një shqiptar nga Kosova, raporton Express.
Forumet e xhihadit thonë se ky person është Patriot Matoshi nga Gjilani. Express raporton se faqet e xhihadit e kanë sqaruar edhe mënyrën e vrasjes së tij.
"Para namazit të xhumas vllau ynë patriot matoshi vdiq (ra shehid ishaaAllah) nga plagët e rënda ndrroi (u godit nga një snajper) jetë luani i madhë i kosovë dhë në qastet e fundit të jetës së tij, ishte duke berë tekbir, Allahu subhaneu ue te ala e pranoft shehid dhe e bashkoft me pejgamberin (sala llahu alejhi ve selem) dhe me te gjithë shehidat ne xhennetin firdeus.Allahume amin", shkruan në në nga këto faqe, raporton Express.
Krijoni Kontakt