Partia Demokratike akuzoi sot se Policia e Shtetit ėshtė e angazhuar nė urdhėra politikė pėr interesa private, nė njė kohė qė po rritet pasiguria pėr qytetarėt.

Reagimi i partisė mė tė madhe opozitare vjen pas ngjarjeve tė rėnda qė kanė ndodhur nė kulmin e sezonit turistik nė dy prej plazheve mė tė frekuentuara nė vend, si nė Velipojė e Dhėrmi, tė cilat janė dėshmitė e pasigurisė nė rritje dhe ankthit tė krijuar tek pushuesit e tek qytetarėt.

Koordinatori Salianji, denoncoi pėrfshirjen e policisė nė cėshtje tė interesave private, me urdhėra politike tė Kryeministrit, dhe dėshtimin nė detyrėn e saj prioritare, qė ėshtė garantimi i sigurisė pėr qytetarėt.

“Nė kulmin e sezonit turistik, nė dy prej plazheve mė tė frekuentuara tė vendit, kanė ndodhur dje dy ngjarje tė rėnda kriminale. Nė Velipojė, pėrplasja me armė mes bandave, ka shkaktuar plagosjen e njė turisteje Ēeke duke sjellė panik mes pushuesve. Nė Dhėrmi, vrasja e njė tė riu, gjetja e trupit tė njė tė riu, ka sjellė ankth dhe pasiguri tek pushuesit e zonės.

Ndėrkohė qė ngjarjet kriminale kanė pushtuar Shqipėrinė, Policia e Shtetit, me urdhėr politik dhe pėr interesa private, ndalon punėt publike nė Tiranė pėr interesa tė Kryeministrit. Aty ku ka forca tė shumta policie, pėr tė ndaluar kėto punė publike, sot, nė mes tė ditės, nė mes tė Tiranės, grabitet me dhunė njė grua.

Kryeministri tė mos ndalė pushimet pėr ti bėrė opozitė Opozitės nė Facebook sepse ky nuk ėshtė shqetėsim pėr tė pėrfituar kapital politik por ėshtė shqetėsim i banorėve, i qytetarėve, i gjithė shqiptarėve pėr tė patur mė shumė rend dhe siguri publike nė vend”, tha Salianji.