Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Bashkia Tiranë: "Edi Rama u ka shpallur luftë edhe semaforëve"

    Edhe një herë sot Bashkia e Tiranës ka akuzuar Policinë e Shtetit se ka bllokuar në mënyrë të jashtë ligjshme punimet për nyjen e re të semaforike.

    Nënkyertari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo tha se kryeministri ka shkuar deri në atë pikë se i ka hapur luftë semaforëve të kryeqytetit.

    Duke garantuar se bashkia e Tiranës do të vijojë të bëjë punën e saj në këtë segment, kërkoi nga kryeprokurori të hetojë shkeljen e të drejtave të njeriut, atë të rrëmbimit të 5 punonjësve të Bashkisë.

    Deklarata e plote

    “Sot, Policia e Shtetit përsëri ka bllokuar në mënyrë të jashtëligjshme punimet në nyjen e re semaforike. Sikur të mos mjaftonte rrëmbimi i punonjësve të Bashkisë së Tiranës dje, Policia përsëri ka thyer ligjin, ajo polici e cila duhet të jetë garant për zbatimin e ligjit dhe ka çnderuar edhe misionin e saj.

    Ne, tashmë e dimë se këtu kemi të bëjmë me një urdhër politik, urdhër që vjen drejtpërdrejt nga kryeministri Rama, për të bllokuar këtë projekt të Bashkisë së Tiranës, ashtu siç janë bllokuar me kohë edhe projekte të tjera. Marrëzia ka mbërritur tashmë deri në nivelin kur kryeministri u ka hapur luftë edhe semaforëve të qytetit. Qytetarët e Tiranës duhet të kuptojnë se çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, Bashkia e Tiranës përballet me bllokimin, me bllokimin e axhendës politike të kryeministrit.

    Qytetarët me të drejtë duan rritjen e cilësisë së jetës por kryeministri Rama ka një axhendë tjetër politike për qytetin. Qytetarët me të drejtë kërkojnë hapjen e vendeve të reja të punës në Tiranë. Bllokimi i projektit të tramit, bllokimi i projektit të bulevardit, bllokimi i projektit të terminalit multimodal, bllokimi i buxhetit nuk mundëson hapjen e vendeve të reja të punës.

    Këto janë projekte që mund të kontribuojnë për qytetin e Tiranës, me mijëra e mijëra vende të reja por interesat politike, axhenda politike e kryeministrit, mendësia e tij për qytetin e Tiranës i ka bllokuar të gjitha këto. Qytetarët duhet ta dinë shkakun e vërtetë të këtij bllokimi.

    Koha Jonë

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bashkia Tiranë: "Edi Rama u ka shpallur luftë edhe semaforëve"

    Incident polici-Bashki për 1 semafor, ndalohen 5 punonjës

    Policia e Tiranës ka bllokuar punimet e punonjësve të Bashkisë teksa po vendosnin një semafor në rrugë. Bozdo: Policia rrëmbeu punonjësit e Bashkisë me urdhër të Edi Ramës

    Bashkia e Tiranës dhe policia janë përplasur dje për vendosjen e një semafori në afërsi të shkollës ‘Harry Fultz’ në kryeqytet. Gjatë procesit të punës, policia ka shoqëruar 5 punonjës të Bashkisë, akt ky i denoncuar nga nënkryetari Enno Bozdo. Përmes një njoftimi për mediat, policia e Tiranës tha dje se kishte nisur hetimet mbi pesë punonjësit, për shkak se sipas saj kishin prerë pemët dhe dëmtuar trotuarin në zonën ku po vendosej semafori. “Policia e Tiranës ka bllokuar punimet dhe shoqëruar pesë punonjësit e Bashkisë Tiranë për të vijuar me verifikimin e dokumentacionit dhe lejes përkatëse për kryerjen e këtyre punimeve. Nga verifikimet paraprake është vënë në dispozicion shkresa me nr. Prot 8593 datë 11.06.2014, e cila është një urdhër pune i brendshëm i miratuar nga Drejtori i Planifikimit dhe Menaxhimit të Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës. Sqarojmë se punimet kanë vijuar edhe pa vendosjen në dijeni të INUK, ku në një distancë rreth 35 metra në trotuar, janë hequr pemët, pllakat e trotuarit, bordurat e betonit, duke mos zbatuar rregullat e sigurimit teknik gjatë punimeve”, – tha zëdhënësja e policisë së Tiranës. Sipas saj, punonjësit e Bashkisë hetohen për shkatërrim të rrugëve dhe prerje të drurëve dekorativë. Në lidhje me këtë ngjarje, nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo e vuri gishtin drejtpërdrejt tek kryeministrit Rama, si përgjegjës për këtë situatë. Sipas Bozdos, policia ka arrestuar punonjësit e Bashkisë me urdhër të Ramës, pasi vendi ku do ngrihej nyja semaforike, e cili do iu shërbente qytetarëve, prishte interesat e një biznesmeni, që është mik i ngushtë i Ramës. “Një akt shumë i rëndë ka ndodhur sot: pesë punonjës të Bashkisë së Tiranës janë rrëmbyer sot nga policia e Tiranës dhe mbahen ende në mënyrë të jashtëligjshme dhe kundër çdo norme të shtetit ligjor, në qelitë e komisariatit nr. 3. Punëtorët e Drejtorisë së Përgjithshme nr. 2 të punëtorëve të qytetit ishin përgatitur për të filluar punën për ndërtimin e një nyje të re semaforike në një zonë të Tiranës, si kërkesë e vetë banorëve të zonës”, – denoncoi Bozdo. Sipas tij, kjo ndodhi është e denjë vetëm për një vend totalitar dhe tregon se si ka pushuar së ekzistuari shteti ligjor në Shqipëri, se si interesat klienteliste dhe lidhjet e shkurtra me Edi Ramën mundësojnë që njerëz të lirë dhe në punën e tyre të rrëmbehen dhe të mbahen në qeli pa asnjë shkak, në shkelje të plotë të të drejtave të njeriut.


    MAPO

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bashkia Tiranë: "Edi Rama u ka shpallur luftë edhe semaforëve"

    Arrestimi i policëve bashkiakë, Bashkia çon në Prokurori Çipën e Zhupën

    Tiranë- Bashkia e Tiranës çon në Prokurori drejtorin e policisë së Tiranës dhe shefin e komisariatit numër 3 në kryeqytet.
    Lajmin e bëri me dije vetë Bashkia përmes një deklarate për mediat, ku bën me dije se ka depozituar sot në Prokurorinë e rrethit Tiranë kallëzimin penal kundër shtetasve Ardian Çipa, me funksion drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë dhe Gëzim Zhupaj, me funksion shef i komisariatit të Policisë, nr 3.
    Personat e sipërpërmendur, akuzohen nga Bashkia e Tiranës për shpërdorim detyre, bazuar në nenin 248 të Kodit Penal, për veprime dhe përmbushje të urdhrave arbitrare, bazuar në nenin 250 të kodit penal si dhe mosmarrjen e masave për pushimin e efekteve të veprimeve të jashtëligjshme, bazuar në nenin 251 të kodit penal.
    Sipas Bashkisë së Tiranës, Çipa dhe Zhupa me veprimet dhe mosveprimet e tyre janë direkt përgjegjës për veprën e heqjes së lirisë të 5 personave, punonjës të Bashkisë Tiranë dhe për bllokimin e jashtëligjshëm të punimeve për ndërtimin e nyjes semaforike, pranë shkollës “Harry Fultz”.
    “Në thyerje të plotë të ligjit dhe kompetencave që ligji i njeh Policisë së Shtetit, kjo e fundit është bërë vegël qesharake, duke zbatuar symbyllazi porositë politike të kryeministrit për të bllokuar Bashkinë e Tiranës. Nuk është hera e parë që institucione të cilat ligjërisht duhet të jenë të depolitizuara, keqpërdoren politikisht, në thyerje të rëndë të ligjit, për të bllokuar Bashkinë e Tiranës. Rasti flagrant i bllokimit të bulevardit të Tiranës tregon shumë për luftën politike të paprinciptë që kryeministri Rama i ka hapur Bashkisë dhe qytetarëve të Tiranës” thuhet në deklaratë.

    ORA NEWS

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •