Jeta e Eposit qė flet shqip

nga Dafina Kabashi

Emri:  kulture-1407569833.jpg

Shikime: 517

Madhėsia:  6.0 KB

Nė Malėsinė e Lezhės, ende jeton lahutari mė i moēėm shqiptar, Gjokė Nanaj. Ai ėshtė 104 vjeē. Dhe ndonėse me njė shekull jetė nė shpinė, vazhdon t’i japė jetė eposit qė flet shqip.

Dokumentari “Eposi i kreshnikėve nė pesė vende tė Ballkanit”, ka paraqitur vendet nė tė cilat ende jeton eposi shqiptar.

Lahuta, veshja kombėtare e zėri i rapsodėve kanė pėrshkuar gjithė dokumentarin, ku nuk kanė munguar edhe informacionet mbi lashtėsinė e eposit dhe jetėn e tij nė kohė deri sot. Rapsodet Lumturie Nonaj e Ajshe Muriqi-Fetaj janė zėrat e femrave qė sot mbajnė gjallė kėngėt e vjetra. Por edhe rapsodėt Sylė Haziri, Isak Nishevci, Bijtė e Sefės e Isė Elezit, janė ata qė vazhdojnė t’i kėndojnė ato.

Pėr studiuesin Zymer Neziri, pėrgjegjės i Kėshillit Organizues, eposi ėshtė njė vlerė para sė cilės duhet tė pėrkulen fillimisht shqiptarėt, pastaj edhe bota.

“Eposi ėshtė vlerė e jashtėzakonshme, njė prej vlerave mė tė mėdha dhe saktėsisht mund tė them se nė poezinė gojore tė shqiptarėve nuk ka vlerė mė tė madhe, jo vetėm nė poezi por as nė prozė”, thotė Neziri. Sipas tij, eposi nuk bėn jetė tė mirė, sepse vetė bartėsit e eposit nuk janė nė gjendje tė mirė. “Jetojnė nė kushte tė vėshtira, nuk kanė njė pėrkujdesje tė shtetit qė do tė duhej ta kishin, prandaj kjo ėshtė ndonjė prej vėshtirėsive qė atyre nuk u jep vullnet qė t’ia marrin njė kėnge”, ka thėnė ai nė konferencėn e dytė shkencore ndėrkombėtare, me temė “Gjendja e tashme e eposit tė kreshnikėve nė pesė vende tė Ballkanit: Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi”, qė nė qendėr kishte eposin e kreshnikėve.

Albanologu i njohur, Robert Elsie, i cili ka vite qė merret me gjuhėn, letėrsinė e kulturėn shqipe, ka thėnė pėr gazetėn se eposi ka njė histori tė gjatė, por tani ėshtė nė fund tė kėsaj tradite.

“Kemi edhe lahutarė tė gjallė sot nė botėn shqiptare, nė botėn sllave nuk ka mė, pak a shumė ka pėrfunduar”, thotė Elsie pėr “Zėrin”.

Sipas tij, ka shumė rėndėsi qė tė dokumentohet eposi, kėngėt e kėsaj pasurie shpirtėrore, qė tė bėhet e njohur e gjithė tradita shqiptare. Ai thotė se e rėndėsishme ėshtė edhe njohja e eposit nga UNESKO si pjesė e trashėgimisė botėrore.

“Pėr mua ėshtė me rėndėsi qė tė dokumentohen fondet e kėngėve qė ekzistojnė nė Kosovė, nė Shqipėri dhe nė vendet e tjera”, thotė Robert Elsie, pėr tė cilin eposi i pėrket shekullit XVII dhe XVIII, por qė kjo nuk do tė thotė se nuk ka shtresa edhe tė mė hershme.

Ardian Marashi, drejtor i Qendrės sė Studimeve Albanologjike nė Tiranė, ka thėnė se me anė tė konferencės sė organizuar nga Instituti Albanologjik i Kosovės janė mbledhur studiuesit dhe specialistėt mė tė mirė kombėtarė dhe ndėrkombėtarė “pėr tė sjellė njė ndriēim tė plotė dhe tė thellė, mė tė dokumentuar dhe mė tė besueshėm rreth njėrit prej monumenteve kulturore dhe identitare mė tė qėndrueshėm tė kombėsisė shqiptare, eposin”.

Marashi ėshtė i mendimit, se nė Kosovė, ashtu si Shqipėri, kėrkimi shkencor vuan mė sė shumti nga pamundėsia pėr tė hartuar dhe pėr tė koordinuar politika shkencore dhe strategji kėrkimore afatgjate.

“Ndėrrimi i qeverive nė Shqipėri, si edhe nė Kosovė shoqėrohet fatkeqėsisht me ndryshimin e pamotivuar tė politikave kulturore dhe shkencore, ēfarė sjell nė mjaft raste braktisjen e projekteve kėrkimore tė nisura, tė cilat nga vetė natyra e tyre kėrkojnė frymėmarrje dhe kohėshtrirje mė tė gjatė sesa jeta politike e njė qeverie tė caktuar”, ka thėnė Ardian Marashi.


Zeqirja Neziri, nga Universiteti i Shkupit, tregon se nė Maqedoni eposi nuk ėshtė regjistruar diku deri nė vitet e ’80-ta tė shekullit tė kaluar, siē thotė ai, politika ka bėrė punėn e vet.

“Ky projekt i aktivizoi qė tė riaktualizohen ato vatra ku ishin dėshmuar pas viteve ‘80-tė mund tė ekzistojnė, gjenden elemente dhe natyrisht deri nė vitin 2010 ishin regjistruar njė kėngė nė Strugė, dymbėdhjetė nė Kėrēovė, pastaj nė Gostivar, nė Tetovė fondi ėshtė mė i pasur me rreth pesėdhjetė kėngė. Treva e Shkupit ka qenė e paeksploruar, njėsoj edhe Karadaku qė bėn pjesė, pjesa tjetėr e Shkupit”, ka thėnė Neziri, sipas tė cilit pas vitit 2010 u dėshmua se eposi ėshtė akoma gjallė, akoma ekzistojnė rapsodė.

Nė fshatin Tanushė janė gjallė dy rapsodė, Kadri Zymeri dhe Selim Sylejmani dhe ėshtė Hajdar Ahmeti, qė tė gjithė ende kėndojnė.

Zymer Neziri, bartės i projektit, ka thėnė se deri mė sot janė shėnuar rreth njė gjysmė milioni vargje dhe tani nė kėtė projekt po kalojnė nė shkallėn gjashtėqind mijė, pra ėshtė njė shifėr monumentale pėr eposin shqiptar, pėr eposin nė Ballkan, pėr eposet evropiane dhe pėr eposet evropiane.

“Janė rreth dhjetė vėllime me prozė, poezi dhe tregime. Planifikimi ishte tre, ne kemi mbėrri nė shkallėn dhjetė”, thotė Neziri.

Ekipi qė e ka realizuar projektin ėshtė i pėrbėrė nga Shaban Sinani, Zeqirja Neziri, Begzat Baliu, Bashkim Lajēi, Albin Sadiku, Vlorė Fetaj-Berisha dhe Zymer Neziri, i cili ka bėrė tė ditur se rezultatet janė nga tė gjitha viset e shqiptare nga Kraja, Mali i Zi, nga Malėsia e Madhe me qendėr nė Tuz, Malėsia e Lezhės. Por rezultate ka edhe nga Kurbini, Mati, Puka, Mirėdita, Dukagjini, sidomos nga Shala, nga Malėsia e Gjakovės, nė Krahinėn e Plavės, Gucisė, rrethinėn e Rozhajės, nė Rugovė, nė Rrafshin e Dukagjinit, nė krahinėn e Rekės, nė Llapushė, nė Drenicė, nė Shalė tė Bajgorės, nė Rrafsh nė Kosovės, Moravė, Medvegjė, Bujanoc, nė Karadak, Kumanovė, Tetovė, Shkup dhe nė Fushėgropėn e Kuēovės.

Lahuta instrumenti mė i vjetėr i veglave kordofone nė Evropė ende ėshtė nė pėrdorim nė viset tona.

“Ka disa lahutarė qė e kalojnė numrin 20 tė kėngėve”, thotė Zymer Neziri, derisa tregon se vazhdojnė tė ruhen elementet e vjetra tė eposit tonė, qeniet mitike, legjendariteti, figuracioni, poetika e kohės, poetika e hapėsirės, por edhe leksiku, sintaksa e vargut, orientalizmat. “Epikologjia do tė ketė brumė tė ri, do tė ketė dėshmi tė reja pėr kėtė lloj tė kėngės sė epikės legjendare. Edhe dosja e pėrgatitur pėr UNESKO-n e dorėzuar nė Qeverinė e Kosovės, qė bashkėrisht me Qeverinė shqiptare do tė jemi nė paraqitje nė UNESKO nė Paris”, ka thėnė Neziri.

Sa i takon kėsaj Ardian Marashi, nė emėr tė institucionit qė e drejton, ka thėnė se nė bashkėpunim me Institutin e Albanologjisė tė Kosovės do tė kurorėzojnė hyrjen dinjitoze tė eposit shqiptar nė listėn e vlerave universale tė trashėgimisė kulturore tė njerėzimit.



Zeri.info