Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ja përse duhet t’i hani edhe farat e shalqirit

    Ja përse duhet t’i hani edhe farat e shalqirit

    2 Gusht 2014 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip
    35

    A e dini se kur konsumoni shalqi duhet të hani edhe farat e tij? Ato janë të pasura me vitamina dhe kripëra minerale, të cilat i sjellin mjaft të mira organizmit tonë

    Shalqiri (1)

    Shalqiri (2)

    Shalqiri (3)

    Shalqiri (4)


    Shalqiri është një nga frutat më të preferuara gjatë verës. Ai është i lehtë dhe i freskët, ideal si një copëz vakti në mesditë dhe i pasur me ujë. Perfektë për t’u ngrënë në ditët më të nxehta për t’i dhënë hidratimin e duhur trupit tonë. Por shpesh, kur hahet shalqi, të gjithë kanë tendencën t’i heqin farat e tij, duke menduar se nuk bëjnë mirë, kur në fakt është e kundërta. Farat e shalqirit janë plotësisht të ngrënshme, ndërsa trupit tonë i sjellin përfitime të ndryshme. Konkretisht, farat e shalqirit janë të pasura me substanca ushqyese, me kripëra minerale si hekur dhe magnez, që mbajnë nën kontroll qarkullimin e gjakut, proteina, duke kaluar te vitaminat e grupit B dhe acidet yndyrore të pangopura, të cilat janë shumë të dobishme për uljen e kolesterolit të keq. Ndërkaq, vitamina E, e cila gjendet në brendësi të farave të shalqirit, është më se e domosdoshme në luftën kundër radikaleve të lira për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të hequr lodhjen.



    Por si mund të hahen farat e shalqirit?

    Ka disa persona që i hanë në të njëjtën kohë me fetat e shalqirit, ndërsa disa të tjerë i preferojnë të thara sipas traditës lindore: në rastin e parë kanë një efekt laksativ, gjithsesi mos e ekzagjeroni.



    Përfitimet e tjera të frutës së kuqe

    Shalqiri ka formë sferike dhe mund të peshojë nga 5 deri 20 kg, i mbështjellë nga një lëvozhgë e gjelbër e çelur me shirita të gjelbër të errët, me trashësi nga 2 deri 4 cm brenda së cilës ndodhet masa për ushqim në ngjyrë të kuqe të ndezur. Por ka edhe shalqinj me ngjyrë të verdhë të çelur. Përmban shumë ujë dhe është i mirë për të sëmurët që vuajnë nga veshkat, ndërsa ai ka shije të ëmbël. Më së shumti kultivohet në vendet europiane si Greqia, Shqipëria, Maqedonia, Italia dhe Spanja.



    - Shalqiri është i pasur me elektrolite dhe ujë, pra është dhuratë e natyrës për të luftuar vapën tropikale, etjen dhe dehidratimin.

    - Ndonëse ka pak kalori (30 kalori në 100 g), shtatzënat që kanë prirje për të ngrënë tepër shalqi, duhet të kenë kujdes, sepse rritet niveli i sheqerit.

    - Shalqiri është jashtëzakonisht i pasur me fitonutrientë dhe antioksidantë që ruajnë shëndetin.

    - Burim i shkëlqyer i vitaminës A, antioksidant natyror, (100 g shalqi i freskët ofron 569 mg apo 19% të nevojave ditore për këtë vitaminë). Vitamina A është e rëndësishme për ruajtjen e lëkurës së shëndetshme, ndërsa mbron edhe shumë funksione të tjera të trupit, përfshirë aty edhe shëndetin e mushkërive dhe të zgavrës së gojës.

    - Shalqiri është i pasur me antioksidantë të tillë si likopeni, betakaroteni, luteina, zeaksantina dhe kriptoksantina. Këta antioksidantë janë të efektshëm në parandalimin e kancerit në zorrën e trashë, prostatë, në gjinj dhe mushkëri.

    - Është burim i shkëlqyer i kaliumit, që është i domosdoshëm për baraspeshën e elektroliteve, për kontrollin e rrahjeve të zemrës dhe tensionin e gjakut. Është i rëndësishëm për parandalimin e goditjeve kardiake dhe atyre në tru.

    - Përmban sasi të mëdha vitamine B6, B1, C, si dhe magnez. Ushqimi i pasur me vitaminën C ndihmon sistemin imunologjik, kurse mangani si element është me rëndësi për lëkurën dhe kockat.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...t-e-shalqirit/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Ja përse duhet t’i hani edhe farat e shalqirit

    Shalqini apo Shalqiri? Kush eshte forma korrekte ? lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #3
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Ja përse duhet t’i hani edhe farat e shalqirit

    I thone edhe... karpuz.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Ja përse duhet t’i hani edhe farat e shalqirit

    bostan...karpuz i thone llaka-llakat ne greqi...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  5. #5
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Ja përse duhet t’i hani edhe farat e shalqirit

    Edhe karpuz, edhe bostan vijne nga turqishtja.

    Me bostan nenkuptohet jo vetem shalqinjte, por edhe pjeprat.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •