Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kuriozitete që nuk i dini për meshkujt dhe femrat

    Kuriozitete që nuk i dini për meshkujt dhe femrat

    9 Gusht 2014 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip
    15


    grate dhe burrat (1)

    grate dhe burrat (2)

    grate dhe burrat (3)

    grate dhe burrat (4)


    Le të themi se ka ardhur momenti që të zbulojmë disa gjëra të reja për meshkujt dhe femrat. Nuk e kemi fjalën për karakterin e tyre apo për mënyrën se si ata/ato janë apo sillen në jetë. Më poshtë do të gjeni të renditura disa kuriozitete të përgjithshme të cilat lidhen me këto dy gjini. Fillojmë me meshkujt:

    1. Meshkujt e pabesë kanë një inteligjencë më të ulët, kjo sipas një botimi të një studimi shkencor.

    2. Një sondazh ka zbuluar se meshkujt harxhojnë një vit nga jeta e tyre në vëzhgimin e femrave.

    3. Gjysma e femrave të cilat humbin jetën nga vrasjet, vriten nga burrat, partnerët apo ish të dashurit e tyre.

    4. Meshkujt gënjejnë gjashtë herë në ditë.

    5. Rreziku i zhvillimit të kancerit te meshkujt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është 50%.

    6. Fertiliteti i meshkujve vihet në rrezik nga çfarëdo lloj kompjuteri që ata vënë në prehrin e tyre.

    7. Gjatë jetës së tij, një mashkull harxhon pothuajse gjashtë muaj për të rruajtur mjekrën.

    8. Meshkujt qerosë perceptohen si më të fortë në krahasim nga meshkujt me flokë.

    9. Meshkujt me gra simpatike kanë nivele më të larta kënaqësie në martesë.

    10. Një burrë 99 vjeç u divorcua nga gruaja e tij 96-vjeçare pas 77 viteve martesë, pasi ai zbuloi një flirt të saj në vitin 1940.

    11. Në Indi, një burrë është martuar me një qen, si rit ndëshkimi.

    12. Në vitin 2013, një burrë bleu një shtëpi pranë ish-gruas së tij, vetëm e vetëm që në kopshtin e tij të vinte një statujë që paraqiste gishtin e mesit të një dore.

    13. Pirja e duhanit nga meshkujt mund të shkaktojë impotencë.

    14. Meshkujt qenë të parët të cilët veshën taka të larta rreth viteve 1600.



    Çuditë e botës femërore

    1. Çdo 90 sekonda, një grua vdes gjatë shtatzënisë ose gjatë momentit të lindjes së fëmijës.

    2. Gratë përdorin 20.000 fjalë në ditë kur flasin.

    3. 20 gratë më të pasura në botë, thesarin e tyre e kanë trashëguar nga bashkëshorti ose babai.

    4. Një femër arrin ta mbajë pa e rrëfyer një sekret maksimumi për 47 orë e 15 minuta.

    5. Sipas shkencëtarëve, aroma e të sapolindurve i ekzalton femrat sa edhe droga e vartësit e saj.

    6. Femrat e Romës së lashtë përdornin pa kursim djersën e Gladiatorëve për të përmirësuar bukurinë dhe çehren e tyre.

    7. Një femër në Mbretërinë e Bashkuar posedon mesatarisht nëntëmbëdhjetë palë këpucë, por vesh vetëm shtatë prej tyre.

    8. Në Rusi ka 9 milionë femra më shumë se sa meshkuj.

    9. 40% e lindjeve në SHBA regjistrohen nga femra të cilat nuk janë të martuara.

    10. Femrat harxhojnë pothuajse një vit nga jeta e tyre për të vendosur se çfarë do të veshin.

    11. Femrat qajnë mesatarisht nga 30 deri në 64 herë në vit, ndërsa meshkujt 6 deri në 17 herë.

    12. Mesatarisht femrat gënjejnë katër herë në ditë, ndërsa meshkujt gjashtë herë.

    13. Femra (vajza) më e re e divorcuar është 10 vjeçe.

    14. Femrat mësuan të vishnin këpucë me taka nga meshkujt rreth viteve 1600.

    15. Izraeli është vendi i vetëm në botë i cili u kërkon me ligj femrave që të kryejnë ushtrinë.

    16. Në vend të dhimbjeve të zakonshme në gjoks, sulmet në zemër te gratë manifestohen me vjellje, dispepsi dhe dhimbje në shpatull.



    N.A

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...jt-dhe-femrat/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Kuriozitete që nuk i dini për meshkujt dhe femrat

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin

    7. Gjatë jetës së tij, një mashkull harxhon pothuajse gjashtë muaj për të rruajtur mjekrën.
    Imagjino po të mbledhësh dhe kohën që harxhon për leshrat e tjera .. i bie një dekadë

    13. Femra (vajza) më e re e divorcuar është 10 vjeçe.
    ..dhe arsyeja është se kishte bërë çiçin në breçka
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3

    Për: Kuriozitete që nuk i dini për meshkujt dhe femrat

    Një femër arrin ta mbajë pa e rrëfyer një sekret maksimumi për 47 orë e 15 minuta.
    Askush nuk e ve ne dyshim....
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  4. #4

    Për: Kuriozitete që nuk i dini për meshkujt dhe femrat

    @Wordlesh: Une harxhoj 20 minuta cdo dy tre dite, meqe e mbaj mjekren disa cm te gjate, pr anuk rruhem me brisk. Pra rreth 40 minuta ne jave, 160 minuta ne muaj. Cdo jave pres edhe qime te tjera, qe duam pak me shume kohe, si sqetullat dhe pjese te tjera... Nje 30 minutesh tjeter javor...

    Na iku jete duke rruajt lesht!!
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •