Seri aksidentesh, 4 të vdekur e disa të plagosur brenda pak orësh në vend
LAC-Katër viktima dhe disa të plagosur brenda pak orësh në një seri aksidentesh të ndryshme në vend.
Një viktimë është shënuar mëngjesin e sotëm në Laç si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja është shënuar rreth orës
07.00 së mëngjesit në superstraden Laç-Fushë Krujë, në vendin e quajtur tek farmaci “Hasi”, Kurbin kur mjeti autoveturë 'Peugeot', me targë LA 2781A, me drejtues shtetasin Anton Lleshi, 19 vjeç, banues në Laç, Kurbin, ka dalë nga rruga dhe perplasur me një shtyllë.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit dhe dëmtuar pa rrezik për jetën, pasagjeri Petrit Lleshi.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet proçeduriale.
Ndërkohë, po në Laç gjatë orëve të mbrëmjes janë aksidentuar, një 26-vjeçar, Alfred Gjini, i cili ka gjetur vdekjen në spitalin ushtarak, ndërsa ka mbetur i plagosur, Eduard Cakoni, 28 vjeç. Aksidenti u shënua tek Laguna e Patokut.
Po sot, por në orën 12:30 minuta në mesditën e së mërkurës një shtetas kosovar mbeti i vrarë në një aksident në Rrëshen-Kalimash. Makina me të cilën udhëtonte kosovari së bashku me 2 persona të tjerë u përplas pa hyrë në tunel. Automjeti doli nga rruga dhe si pasojë gjeti vdekjen shtetai kosovar 21 vjec, Liridon Fejza nga Mitrovica. Ndërkaq dy persona e plagosur janë babai e vëllai i viktimës, Ardian dhe Blerim Fejza, si edhe Fidan Ismaili 30 vjeç nga Fushë Kosova, të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia dyshon si shkak të aksidentit, shpejtësinë e madhe me të cilën udhëtonte automjeti tip Benz me targa UFP 442. Autmjeti është përplasur me trafikndarësen.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm, në aksin Kakavijë-Gjirokstër, një 40-vjeçare me inicialet, M.B nga Libohova ka mbetur e plagosur rëndë, pasi është përplasur nga një automjet në afërsi të stacionit të autobusit, ndërsa mësohet se ka ndërruar jetë me të mbërritur në Tiranë. Policia sakaq ka ndaluar drejtuesin e automjetit, Grigor Magallara.
Kurse dje në Tërbuf të Lushnjes, një mjet tip foristradë e tipit “Land Rover“ ka përplasur dhe aksidentuar shtetasin M.H., 29 vjec, i cili ka gjetur vdekjen në spital.
Ndërkaq sot në Tiranë, autobusi i linjës së “Unazës” përplasi një këmbësor në zonën e ’21 Dhjetorit”, pranë Institutit të Fiskulturës. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, kurse policia po heton shkaqet.
Kurse ne Pogradec rreth ores 12:45 në rrugën nacionale Korce- Pogradec, ne vendin e quajtur peshorja, automjeti I tipit Mitsubishi me targa PG 66 46 B, me drejtues shtetasin E.T, eshte perplasur me automjetin tip Wolsvagen me targa AA 672 IF, me drejtuese shtetasen V.H, rreth 21 vjec. Shtetasja V.H, eshte derguar ne Spitalin e Tiranes ne gjendje te rende per jeten.
(d.b/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...nd-205642.html
Krijoni Kontakt