Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    A do tė konvertohej Faik Konica?!

    A do tė konvertohej Faik Konica?!

    Nga: FOTAQ ANDREA

    A do tė konvertohej Faik Konica?!Siē kemi bėrė tashmė tė ditur nė Fletore koniciane nr. 2 (Kur puqen dy male nė vargmal miqėsie), letrat e Faik Konicės drejtuar poetit tė madh francez Apollinaire, qė ruhen nė Bibliotekėn Rishėljė tė Parisit, pėrmbajnė, krahas njė mori ēėshtjesh me interes tė pėrbashkėt pėr dy mjeshtėrit e mėdhenj tė gjuhės frėnge e shqipe, edhe shumė hapje zemre, si njė nevojė shpirtėrore pėr tė shfaqur secili prej tyre atė intime qė rrallė i besohet kujt, veē nė qofsh i lidhur me njė miqėsi tė pastėr nė shkallė tė epėrme. Ndodh kėshtu me Konicėn 28 vjeēar dhe Apolinerin 23 vjeēar, duke filluar nga ai vit 1903, kur nisin tė letėrkėmbejnė sė toku me besim tė mahnitshėm nuhatur sė largu te shoshoqi, jashtė kornizave tė modestisė sė shtirur. Sidomos kur nė kėtė mes, fjala ėshtė pėr ēėshtje delikate zemre, pėr ndjenjė dashurie tė fuqishme, atė qė, te gjeniu, bėhet shpesh burim frymėzimi pėrsosur artistikisht nė vepra tė pavdekshme.
    Dhe ndjenja e dashurisė, e vuajtjes dhe pėrvuajtjes shpirtėrore, dihet qė ēon larg. Nuk e kemi fjalėn kėtu pėr asi qarjesh e pėrlotjesh, aventurizma tė shpirtit me pėrfundime tragjike apo nė tė kundėrt, pėr dashuri nga ato flakėkashtet a tė rėndomtat qė mbarojnė nė bisht peshku. Jo, ka edhe njė ndjenjė tė fortė dashurie tė qėruar qė, nė mėnyrė tė skajshme merr formėn e mirėfilltė tė mėkatit dhe qė bėhet shtysė e fuqishme pėr vendimmarrje tė reja. Sjellim si shembull dashurinė e Tat Tanushit tė tė mahnitshmit Kutel te kryevepra "E madhe ėshtė gjėma e mėkatit"...
    Mė 28 tetor 1903, nė njė nga letrat e para tė Konicės drejtuar Apolinerit, kur tė dy gjenitė e ardhshėm po gatiteshin tė takoheshin nė Londėr, nė shtėpinė e shqiptarit, Faiku bėn njė rrėfim tepėr domethėnės, qė zbulon shumė anė tė panjohura tė jetės sė tij komplekse 18-20 vjeēare.
    Duket nė plan tė parė se kemi tė bėjmė me atė vendim tė famshėm tė Faikut pėr tė ndėrruar fe, pėr t'u shndėrruar nga mysliman nė katolik, pėr t'u mbiquajtur Dominik. Por, pėrpara se tė hyjmė nė thelbin e kėsaj ēėshtjeje, pėr ta kuptuar e zbėrthyer si duhet kėtė, lypset tė japim disa shpjegime paraprake lidhur me formimin e shėndoshė intelektual tė nxėnėsit dhe gjimnazistit Faik Konica.
    Ėshtė e njohur se, nga liceu francez i Kostandinopojės (Galata Saraji), ai shkoi nė Francė mė 1888, nė moshėn 12-13 vjeēare, dhe filloi drejtpėrdrejt kolegjin nė Lisieux tė Normandisė. Zakonisht, nė kėtė moshė, fillohej klasa e gjashtė e sistemit arsimor francez, vit shkollor i rėndėsishėm pėr vetė fillimin e adoleshencės qė pėrcaktonte ndarjen nga fėmijėria dhe nga fillorja (si dikur klasa e pestė e sistemit tonė shkollor). Nga klasa e gjashtė nė tė tretėn (me zbritje dhe jo me ngjitje si tek ne), janė katėr vite shkollore nė kolegj dhe mė pas fillon gjimnazi me tre vjet (klasa e dytė, e parė dhe terminali apo matura). ...Konica pėrfundon kėshtu mė 1893, nė moshėn 17 vjeēare (diplomė mature) shtatė vjet tė sistemit tė mesėm shkollor francez, kolegj dhe gjimnaz (apo lycée - lice - nė frėngjisht), qė do tė thotė se dy herė ka kapėrcyer njė vit shkollor. Por mbi tė gjitha, duhet mbajtur kėtu parasysh qė diploma e maturantit (e bashėlierit), ishte pėr vetė kohėn e njė rėndėsie madhore, pėrderisa - mjaft e rrallė - jepej nėpėrmjet saj titulli i mėsuesisė pėr shkollat e mesme. Sa pėr ilustrim, nė mesin e dytė tė shekullit XIX, nga 1320 profesorė gjimnazi nė tėrė Francėn rurale - qė numėronte 83 gjimnaze sipas studiuesit Antoine Prust -, 1000 vetė ishin pa diplomė tė lartė universitare.
    Mė 1893 dhe1894, brenda dy vjetėsh, Konica merr dy diploma universitare nė Monpėlie dhe Dizhon (edhe sot e kėsaj dite mund tė marrėsh diplomė universitare nė Francė pėr ēdo vit studimor qė bėn) dhe me kėto diploma nė xhep, si dhe me titullin e mėsuesisė dhe ēmimet e nderit, ai shkon ballėlartė nė verėn e vitit 1894 nė Shqipėri e vendlindje. Janė vitet mė tė rėndėsishme e mė tė lumtura pėr tė, jo vetėm pėr formimin e tij tė lartė intelektual e botėkuptimor, por edhe pėr aromėn e kėndshme tė rinisė qė mbart mosha 18-19 vjeēare. Pikėrisht nė kėtė moshė, Konica njeh dashurinė e parė tė zjarrtė me ojonaksen Hugon Sophie Josephine Annette. Vasha bukuroshe 15-16 vjeēare i ndihte tė atit berber (ėshtė e njohur qė nga ajo kohė simpatia e Faikut pėr zanatin e berberit) nė lokalin e tij si parukiere, ku me sa duket i riu Faik shkonte pėr tė ujdisur e bindur floknajėn e tij tė gjatė ("prej filozofi", siē shprehet ai tėrthorazi nė njė shkrim). Ishte pėr tė viti universitar 1894-1895, kur ai, jo vetėm i qepej me ngulm provimeve qė kalonte njė pas njė me sukses, por edhe u bindej, pėrmes tallazesh shpirtėrore, ndjenjave tė epshme tė dashurisė e cila, ndryshe nga sa mund tė pritej (tė bėhej pengesė), e bėnte ēuditėrisht me krahė, i jepte atė forcė shpėrthyese qė tek ndoca njerėz tė veēantė e shton edhe mė shumė dozėn pėrvetėsuese e vepruese tė intelektit dhe shndėrrohet nė frymėzim pėr ngadhėnjime tė reja. Por ama do tė ndodhte qė, para se tė merrte vendim pėr tė shkuar nė Paris (1895-1896) dhe mė pas nė Bruksel (ku jo vetėm ēel Albanian e tij nė mars 1897, por bėhet edhe baba me djalė tre muaj mė pas), tallazet shpirtėrore, me luftėn e tė kundėrtave nė vetvete, ndjenja e mėkatit prej djaloshi nė dashuri tė parė, njė lloj fanatizmi subkonshient i trashėguar, si dhe vetė trysnia patriarkale (kur familja e mbante me tė holla pėr shkollim, e "jo pėr dashuriēka") - tė gjitha kėto do bėnin qė, nė njė ēast tė dhėnė tė rinisė sė tij tė bukur, ai tė merrte njė vendim aq tė veēantė e tė papritur: konvertimin e tij nė fenė katolike, siē do ta shohim konkretisht mė poshtė nė rrėfimin qė i bėn Apolinerit.
    Nuk ėshtė e vėshtirė pėr tė bėrė lidhjen midis dashurisė djaloshare tė Faikut, ndjenjės sė mėkatit dhe vendimit tė tij pėr tė ndėrruar fe, e mbi tė gjitha pėr t'u bėrė murg nė moshėn 19 vjeēare. Shėnojmė nė parantezė se ėshtė e kotė tė spekulohet kėtu me tezėn e imoralitetit siē bėnė kundėrshtarėt e tij tė kohės qė ai i stigmatizoi e i lipsi aq bukur, apo siē duan sot tė denigrojnė figurėn e tij ndoca antikonicianė tė tėrbuar, qė shohin pėrherė vetėm bardhė e zi dhe me dogma veshoke nė kokė. Po ashtu, pėr mendimin tonė, ēdo interpretim i sotėm pėr "largpamėsinė" e Faikut me konvertimin e tij nė fenė katolike, si shembull e si paralelizėm historik qė u dashka ndjekur, - me emrin e Europės katolike nė gojė! - ėshtė thjesht spekulim apo moralizim patriotik i rremė, utopik dhe irreal pėr njė ēėshtje tepėr delikate e shpirtėrore siē ėshtė ajo e fesė.
    Nė fakt, kur bėn "rrėfimin" pėr moshėn e tij 18-20 vjeēare, vetė Konica 28 vjeēar i vitit 1903 (nė atė kohė kryeredaktor i njė gazete me emėr pėr kohėn siē ishte Albania e tij, dhe me njė mision tė lartė fisnik e patriotik nė shpirt) e shmang kryekėput motivin e dashurisė dhe "tė mėkatit" nė shpjegimin qė jep vetė ai pėr idenė qė "i shkrepi nė kokė" tė ndėrronte fe qė nė moshė tė re. Sigurisht qė ai do nxirrte nė pah nė kėtė mes, pėrpara Apolinerit, idetė mistike qė ushqente nga leximi nė atė kohė i librave filozofikė, e mbi tė gjitha vetė ndjenjėn e urrejtjes ndaj pushtuesve osmanė turq tė dheut tė tij. Sepse ai, fare mirė mund tė konvertohej nė katolik sikundėr veproi, por pa u bėrė aspak murg. Pėrse pikėrisht murg? Tė jetė kjo ide e tij thjesht njė "kokėkrisuri" pėr t'u mbyllur nė katėr muret e qelės, kur krejt dyert e sė ardhmes dhe tė lulėzimit intelektual i kishte tejet tė hapura? Nuk besojmė. Nė shpirtin e tij djaloshar, me siguri duhej tė jetė zhvilluar njė luftė e egėr ndjenjash tė kundėrta, me siguri duhet tė ketė ndjerė sikletin e parė apo "turpin" pėr vetė pasojat e dashurisė, gjer nė revoltė dhe hakmarrje ndaj vetvetes, e mbase edhe ndaj tė tjerėve (presioni i familjes sė Sofisė apo ndoshta edhe i familjes sė tij). Pėr kėtė, mjaft t'i referohemi kėtu njė prej shkrimeve tė tij nga mė tė bukurat, "Lulja e Maleve" (1897). Hollė-hollė, ashtu si nė mjaft shkrime tė tjera tė tij, tė dy personazhet kryesore tė tregimit Toskua dhe Moskua shfaqin, nė antitezė, njėfarė dyzimi tė vetė Faikut djaloshar arsimuar jashtė: i pari, i dhėnė me mish e me shpirt pas traditės, qė fatin e tij e lidh pas fatit tė vatanit dhe qė dashuron vashė vendi (Shegėn), me tė cilėn njeh lumturinė dhe lufton me armė nė dorė pėr ēlirimin e atdheut; i dyti, qė mendjen e kishte andej nga Parisi, nga studimet e ardhshme, nga modernia, nostalgjitė dhe dashuritė e zemrės. Vėrejmė kėtu kalimthi se shfaqja e vetvetes nė formė tė dyzuar, ashtu siē ėshtė vetė qenia njerėzore, do kėrkojė te Faiku jo vetėm forma letrare tė stėrholluara, por do shkojė tepėr-tepėr larg, nė forma mė tė sofistikuara dhe nga mė tė habitshmet, qė do jenė objekt i njė numri tė ardhshėm tė Fletore koniciane, gjithnjė nė zbėrthim tė enigmave tė tij tė pafundme...
    Por theksojmė se do tė ishte paksa e pavend dhe e paradokohshme tė thuhej nė mėnyrė tė prerė se mė 1894, kur shkoi nė Shqipėri pėr pushime e u rikthye nė Dizhon, Faiku e kishte gjetur tashmė udhėn e shpėtimit shpirtėror dhe tė arsyes madhore qė do ta drejtonte drejt vendimit pėr veprimtari patriotike konkrete. Sepse nė fakt, gjithēka do ndodhte nė mėnyrė graduale, tė natyrshme. Pėr mė tepėr qė ideja e veprimit patriotik do kėrkonte kohėn e vet tė pjekurisė dhe do shpalosej hapur vetėm kur ai do shkonte nė Paris mė 1895. Aty ai, jo vetėm qė ra nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me idetė e vrullshme tė kohės, por u lidh nga afėr edhe me miq tė mirė qė do t'i ēelnin sytė e mendjes. U lidh (i rekomanduar qė nga Dizhoni) me gjuhėtarin e moshuar franko-hebre Louis Benloew, ish dekan i fakultetit tė Dizhonit dhe miku i Dora d'Istrias e i De Radės, qė kishte bėrė studime madhore pėr shqipen dhe shqiptarėt. Me atė "gjysh" tė mirė, ai iu fut edhe mėsimit tė sanskritishtes dhe tė gjuhėve tė lashta hindu e veda. U lidh e u miqėsua me historianin po franko-hebre Léon Cahun, zv. Konservatori i Bibliotekės Mazarine. Dhe do tė ishte "baba" Cahun-i, autori i "Hasan Jeniēerit shqiptar tė vitit 1516", i Thrank Spiros, ai qė do t'i ndihte tė botonte nė dhjetor 1895 nė gazetėn "La Libre Parole" artikullin e tij tė parė "Shqipėria dhe Turqit" me pseudonimin Tepeleni (artikull tė cilin e kemi pėrkthyer dhe botuar tashmė). Nė fakt, kjo gazetė politike e rėndėsishme e Parisit ishte e njohur pėr frymėn e fuqishme polemiste dhe pėr pėrkrahjen qė i bėnte ideve socialiste tė kohės, duke demaskuar skandalet e rėnda, si ēėshtjen e famshme Dreyfus, masakrat e Armenisė nė Turqi dhe skandalin e Panamasė.
    Megjithatė, e gjejmė me vend kėtu tė vėrejmė se nuk mendojmė dhe nuk e pėrkrahim tezėn e parashtruar prej kohėsh se Konica djaloshar u lidh nė Paris me idetė socialiste tė epokės. Si trashėgimtar dhe pėrfaqėsues i feudalizmit, nga derė e madhe me emėr, ai asnjėherė nuk ka shprehur simpati dhe nuk i ka zėnė nė gojė idetė socialiste, madje as kur kėto ishin tepėr nė modė. Edhe vetė termin "revolucion", aq shumė tė lakuar nė atė kohė, ai e pėrmend tepėr rrallė dhe gjithnjė ka qenė kundėr kasaphanės klasore dhe formave terroriste. Nė fakt, te organi La libre Parole, ai thjesht botoi artikullin e tij Shqiptarėt dhe Turqit. Madje, duke pasur parasysh se nuk ishte dhe nuk ėshtė e kollajtė tė botohet njė shkrim nė njė organ kryesor tė Parisit (sidomos nė moshėn 20 vjeēare!), hamendėsojmė se duhet tė ketė qenė kunati i Leon Cahunit, George Schwob (nė atė kohė kryeredaktor i organit Le Phare de la Loire) ai qė duhet tė ketė ndėrhyrė pėr botimin e artikullit tė Konicės te e pėrditshmja parisiane La libre Parole. Fakt ėshtė se artikulli i parė i Konicės djaloshar Shqiptarėt dhe Turqit u botua i gjymtuar, nė njė kolonė e gjysmė gazete, kur ishte paraqitur nė redaksi si studim i plotė me shumė krerė. Jo vetėm kaq, por artikulli i Tepelenit do tė shoqėrohej edhe nga njė shėnim kritik pėrmbyllės i redaktorit H. Vernier, ku nuk pėrkrahej plotėsisht (me sa duket pėr arsye diplomatike) qėndrimi antiosman e i prerė i autorit tė shkrimit. E mbėshtesim kėtė hipotezė tonėn edhe me faktin se poshtė artikullit tė Tepelenit, nė tė njėjtėn faqe tė gazetės ėshtė botuar edhe njė shkrim i Raphaėl Viau Les égouts de Schwob (Gjirizet e Schwob-it). Pra ndihma e Cahun-it dhe ndėrhyrja e Schwob-it (babait tė simbolistit tė ardhshėm tė famshėm Marsel Schwob) duhet tė kenė qenė vendimtare edhe pėr fillimin e aktivitetit botimor tė tė riut Konica. Kėtu atij duhet t'i ketė lindur edhe vetė ideja qė tė botonte sa mė parė organin e parė tė shqiptarėve, nė shqip e nė frėngjisht, kryeveprėn Albania. Me siguri, ai e ka pėrpunuar prej muajsh nė kokė kėtė mendim, e ka rrahur e stėr-rrahur me "baba" Cahun-in, i cili, me pėrvojė tė gjatė botimore duhet ta ketė pėrkrahur e nxitur djaloshin patriot dhe erudit shqiptar.
    Nga ana tjetėr, po ta shohim nga afėr Faikun nė Paris nė ato vite (kur i ati ia kishte prerė ēdo tė ardhur financiare, pėr tė arsimuar tashmė me shkollė tė lartė djalin e dytė, Mehmetin), do vėmė re se ai jo vetėm ishte i pėrkushtuar pas mėsimit tė gjuhėve tė rralla, pas hulumtimit nė Bibliotekat Mazarine dhe tė Institutit tė Francės, por edhe pas kurseve qė ndiqte nė Akademinė franceze. Vėmė re kėshtu njė veprimtari tė ethshme shumė-pėrmasore nga ana e tij, si e si tė gatitej mirė pėr t'i hyrė botimit tė periodikut tė ardhshėm konician. Sepse, duke hequr dorė nga ideja pėr t'u bėrė murg apo pėr tė vazhduar studimet nė Universitetin e famshėm tė Irenės nė Gjermani, duke i hyrė Albanias nė Bruksel dhe duke marrė me vete edhe Sofinė shtatzėnė me tė cilėn bashkėjetonte, Konica djaloshar do tė zgjidhte paralelisht tri punė tė mėdha: do pėrcaktonte me pjekuri tė plotė tė ardhmen e tij patriotike, do zgjidhte fatin e jetės familjare me vashėn qė donte dhe mė nė fund, do zgjidhte problemin e tė ardhurave financiare pėr jetesė.
    E tillė pra, paraqitej gjendja shpirtėrore dhe botėkuptimore e Konicės 18-20 vjeēar nė Dizhon e nė Paris, para se tė ēelte Albanian dhe para se tė bėhej baba qė nė moshė tepėr tė re.
    Mė nė fund do thoshim se, pa i hyrė ēėshtjes sė fesė te Konica, qė kėrkon njė studim mė vete, ai me kohė do fitonte pozitat e ateizmit, tė objektiviteti shkencor, por duke respektuar thellė idenė e fesė gjatė gjithė jetės sė tij, sidomos ēėshtjen e fesė tek shqiptarėt. Pėr mė tepėr qė ai vetė mishėronte nė origjinė tė katėr fetė kryesore nė Shqipėri. Ishte, tė themi, i katėrfishtė, sepse: ishte mysliman i lindur (Faik), nė mjedisin ortodoks tė vendlindjes (Konicė), kishte tė trashėguar nė gjak bektashizmin e Ali Tepelenit (nuk mungoi tė firmosė te Albania me emrin Njė bektashi), e mė tej, njohu katolicizmin nė Shkodėr e u konvertua nė katolik nė Francė mė 1895, me emrin Dominik. Pikėrisht, me kėtė emėr tė fundit ai krijoi edhe personazhin e tij tė mrekullueshėm (vetveten), gjithė virtyte tė admirueshme, te romani ende i pabotuar i tij Sotiri e Mitka.
    Po japim mė poshtė letrėn e plotė tė Faikut drejtuar Apolinerit, duke i kėrkuar falje lexuesit pėr komentin tonė tė gjatė parahyrės, tė cilin e gjykuam tė domosdoshėm pėr tė kuptuar objektivisht dhe dashamirėsisht figurėn madhore tė gjeniut Konica, mendimtarit modern shqiptar.

    (er.nu/MIlosao/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: A do tė konvertohej Faik Konica?!

    Faik Konica dhe Guillaume Apoliner, e vėrteta e njė miqėsie

    Nga: FOTAQ ANDREA

    Faik Konica dhe Guillaume Apoliner, e vėrteta e njė miqėsieNa e ka ėnda ta fillojmė kėtė shkrim me emrin e Skėnderbeut, si i pari shqiptar qė ēau edhe rrugėn e komunikimit epistolar me katėr papė tė Romės, me Raguzėn, Venedikun, Huniadin, Alfonsin, etj., falė kancelarisė sė tij tė fuqishme dhe ambasadorėve tė shkathėt e tė zotė qė dėrgonte ku ia lypte nevoja. Pas tij, do kulmonte epistolari apo letėrkėmbimi i Ali Tepelenės me Napolon Bonapartin, si dhe letėrkėmbimi i tė parit rilindės shqiptar De Rada me Lamartinin e madh, me nobelistin Frederic Mistral, etj. pa lėnė kėtu mėnjanė princeshėn e kulturės evropiane Dora d'Istrian, qė mbante lidhje me dijetarėt mė tė shquar tė Evropės.
    Dhe ja ku i vjen radha, pas tyre nė kohė, Faik Konicės, pėr tė zėnė po aq vendin e nderit nė lidhjet dhe marrėdhėniet e tij letėrkėmbyese me figura tė ndritura tė botės shqiptare tė kohės, me personalitete tė njohura tė Evropės, shkencėtarė, filologė, politikanė, diplomatė, shkrimtarė, artistė, etj. As qė do ishte nevoja tė pėrmendim kėtu mori emrash me tė cilėt ai korrespondoi nė rrafsh tė brendshėm: gati krejt garda klasike rilindėse shqiptare, sė cilės ai i dhuroi njė tribunė siē ishte "Albania" koniciane, jo vetėm pėr tė lartuar fuqimisht zėrin e shqiptarizmės, por edhe pėr tė themeluar e pėrsosur artin e tė shkruarit bukur tė shqipes.
    Nga ana tjetėr, nė rrafsh tė jashtėm, Konica do lidhej e do letėrkėmbente me ajkėn intelektuale albanologjike dhe me dijetarė evropianė tė fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX. Veēse, nė kėtė mes, nuk mund tė rrimė pa theksuar se si njė djalosh 21 vjeēar si Konica i drejtohet guximshėm me letėr kryeministrit britanik tė kohės, 79 vjeēarit Lord Gladstone, tek i shkruan pėr tė drejtat e Shqipėrisė. Dhe domosdo, "The Great old man" i kthen pėrgjigje, qė rilindėsi i ri shqiptar e boton tek "Albania" (nr. 2,1897). Po ashtu, veēojmė kėtu edhe letėrkėmbimin e Konicės, pėr vite me radhė, me "atin e tij shpirtėror", orientalistin e mrekullueshėm francez Leon Cahun, i cili do t'i ēelte kreshnikut tė Letrave moderne shqipe rrugėn e botimit qė nė moshėn 19 vjeēare me artikullin e tij tė parė nė frėngjisht "Shqipėria dhe Turqit".

    Takimi Apoliner - Konica
    Por, njė mendje e ndritur erudite, njė penė e stėrvitur mjeshtėrore, njė gjak fisnik i domoēėm, njė poliglot e "enciklopedi lėvizėse" si Faik Konica, nuk kish si tė mos haste udhėve tė jetės - qė herėt madje, dhe me parandjenjė e nuhatje origjinale -, njė emėr qė shpejt do ndriste nė rrafsh botėror: Guillaume Apollinaire. Ėshtė i rrallėkushi poet francez qė meritoi, me veprėn e tij atė emėr simbol tė Apolonit, "Perėndisė sė Poezisė", poeti qė u shfaq madhėrisht si teoricieni i madh i "Frymės sė re tė Modernitetit" nė krejt fushat e artit dhe letėrsisė, si pararendėsi madhor i surrealizmit, farkėtuesi i simbolizmit, i formave tė reja tė tė konceptuarit e tė tė shprehurit, nga kubizmi, te futurizmi, orfizmi, fovizmi, dadaizmi e gjer te arti naiv, automatizmi nė shkrim, kaligramet, ritmet magjike, etj. me talent tė paparė proteiform e gjithėpėrmasor.
    E ndėrsa Apolineri shpejt do bėhej miku dhe strumbullari i tėrė figurave tė ndritura tė fillim shekullit XX - Pikaso, Douanier Rousseau, Braque, Matisse, Cezanne, Max Jacob, A.Billy, A.Salmon, A. Jarry, e mė tej F. Picabia, P. Fort, J.Cocteau, Tzara, Breton, Delaunay, tė tėrė tė rinj magjikė tė shekullit XX, qė ēanė shtigje tė panjohura nė emėr tė kultit tė sė resė dhe tė origjinalitetit -, shqiptari Faik Konica, tek lartonte pėrditė emrin e Shqipėrisė me "Albanian" e tij, do rreshtohej edhe vetė nė paradėn e modernitetit tė kohės, do ndiqte hap pas hapi hapėsirėn kulturore, letrare dhe artistike evropiane, krahas zhvillimeve tė shpejta politiko-diplomatike tė Lindjes e Perėndimit.
    Ende nuk dihet si u puqėn fillimisht dy male pėr tė krijuar njė vargmal, njė epistolar faikio-apolinerian, nga i cili ruhen nė Bibliotekėn Kombėtare Franceze 45 letra tė Konicės drejtuar Apolinerit, 45 rubinė qė ndrijnė e vetėtijnė pėr nga tematika, erudicioni, shijet dhe stili i jetės, ku nuk mungojnė dertet e dashuritė, pėrparėsitė nė punėn intelektuale, planet, ėndrrat, kėnaqėsitė e ēkėnaqėsitė, lėēitjet, hokatė dhe hiret e shpirtit, madje as zogjtė dhe pulat e Konicės, qė Apolineri diti t'i shndėrrojė nė... minj!
    Thuhet pėrgjithėsisht se Apolineri "shkoi" i pari te Konica, ndonėse Konica i shkroi atij letrėn e parė mė 15 shtator 1903. Jo. As njėri dhe as tjetri nuk i "shkuan" shoshoqit, ashtu rastėsisht. Ishte diēka e natyrshme pjekja e tyre dhe, nė fakt, as qė ka rėndėsi kush e ka bėrė "hapin e parė" drejt tjetrit. Sepse, qė tė dy do njiheshin fillimisht nga larg; qė tė dy, nė rininė e tyre mė tė hershme, kishin qenė frekuentuesit e rregullt tė Bibliotekės sė famshme "Mazzarine", kryedrejtues i sė cilės ishte miku i tė dyve, orientalisti i madh Léon Cahun, autori i "Hasan Jeniēer shqiptarit" tė vitit 1516, njė roman historik nga mė tė mrekullueshmit pėr shqiptarėt, bėmat e tyre dhe tradhtinė e Venedikut. E Cahun - teksa rriti dhe mbajti afėr, atė fundshekull XIX, mes rafteve tė panumėrt tė Bibliotekės madhore parisiane jo vetėm nipin e tij tė njomė e tė brishtė, nė fizik e shije, Marcel Schėob, atė emėr qė shpejt do bėhej erudit dhe njė nga shkrimtarėt, poetėt dhe pėrkthyesit e shquar francezė, i afėrt me simbolistėt -, "plaku" Cahun, me shumė nuhatje, diti tė mbante pranė, me dashuri prindėrore, Faik Konicėn e viteve 1894-1895 dhe, mė pas, Gijom Apolinerin e viteve 1899-1900. Ishte njė simbiozė dhe osmozė e bukur lidhja e "plakut" me tė "riun", ashtu si nė vargjet e Viktor Hygoit, qė miku im Edmond Tupja i ka pėrkthyer jo pa patos e humor: "Rinia ėshtė e pashme, pleqėria ėshtė e hatashme".
    Pra, kemi njėfarė "dialogu intuitiv" Konica-Apoliner nga larg, nė kohė e hapėsirė, pėr njė njohje fillimisht tė tėrthortė e ndėrsjellė, aty nga vitet 1902-1903, midis dy tė rinjsh tė talentuar nė penė dhe tė pasur nė ide e refleksion artistik, qė i kishin dhėnė tashmė provat e tyre shijeholla nėpėrmjet botimesh. Por, pa bėrė njė "coq ą l'āne" siē thotė shprehja e bukur frėnge, pa kaluar "nga gjeli te magjari", pra andej-kėndej e tutje pėrtej, le tė ndalemi konkretisht te letrat e Konicės dėrguar Apolinerit (mjerisht gjithēka e paplotė!), qė vėrtet pėrbėjnė rreth 50 faqe A4, por qė fare mirė do mund tė komentoheshin nė mbi 500 faqe, duke iu referuar edhe studiuesve frėngj, tė cilėt jo fort janė ndalur mbi to. Pėrkundrazi, janė treguar, do thoshim, tė njėanshėm, ose mė mirė: shumė apolinerianė, e pak konicianė!

    Apolineri dhe dashuria e tij e parė e madhe
    Ėshtė thėnė e stėrthėnė tashmė nga hulumtuesit francezė, anglezė etj., se nė qendėr tė kėtyre letrave qėndron tema e dashurisė sė madhe tė Apolinerit pėr anglezen Annie Playden [Ani Plejden], me tė cilėn 21 vjeēari francez kishte rėnė nė dashuri qė nė vitet 1901-1902. Apolineri, nė kėrkim tė saj, do grishej dy herė nga Faik Konica (mė 1903 dhe 1904) qė tė bujte nė Londėr, nė shtėpinė e shqiptarit, e tė orvatej kėsisoj tė piqej e puqej me tė dashurėn e vet tė paepshme. Mė se e saktė. Letėrkėmbimi nis e lulėzon nė kėtė lėndinė tė shpirtit rinor siē ėshtė dashuria nė moshė tė re, dhe shumė letra tė para tė Konicės pėrqendrohen edhe mbi kėtė temė. Ky motiv fisnik qė nuk pėrjashton askėnd, nė asnjė moshė, ėshtė domosdo njerėzor dhe krejt i pėrligjshėm. Pėr mė tepėr qė mendje tė ndritura kanė ditur t'i japin emėr "Dashurisė", me pėrkufizime nga mė tė mahnitshmet, duke shkruar me penė tė frymėzuar pėr tė. Konica, me hiper-ndjeshmėrinė e vet tė tėrėsishme nė tėrė fushat e dijeve dhe ndjenjave, do ta pėrkufizonte Dashurinė, nė Letrėn 5, si njė "Dhembje dhėmbėsh nga tė zemrės... qė zgjat ndonjėherė pėr shumė kohė... dhe ėshtė e njė dobie tė madhe pėr pjekurinė e mendimit." Disa herė dhe pėr disa ēėshtje tė mėdha, do e shohim Faikun tonė tė vihet nė rolin e profesorit pėr Apolinerin - kur nuk ishte mė shumė se katėr vjet mė i madh nga ky pėr nga mosha. I shfaq kėtij pėrvojėn e pasur vetjake, dhe nuk mungon ta ngushėllojė Poetin, i cili shpejt do gjente te gurra Dashuri atė "In Spiritum" (Frymėzim) tė domosdoshėm, apo shqip, atė "Perėndi brenda Vetes". Dhe do rrjedhin nga kjo gurrė dashurie e Apolinerit pėr Ani Plejdenin dy pėrroska me ujė kristalor poetik, dy poema tė tij, kryevepra nė gjuhėn frėnge: "Kėnga e tė keqdashuruarit" dhe "I mėrguari i Landon Road", rruga ku banonte Ani, jo larg shtėpisė sė Konicės nė Londėr.
    Shumė herė shqiptari i dėrgon frėngut lajme pėr "mikeshėn" e tij, siē e quan Konica tė dashurėn e Apolinerit, duke u munduar ta psikologjisė nga afėr temperamentin e saj, luhatjet nė ndjenja tė "njė karakteri paksa tė ngulėt", disi tė ftohtė, tė mbyllur, tė heshtur, ("ndoshta keltik"- thotė ai), qė priret pėr ta ēuar ēdo dashuri drejt dėshtimit, sado e pėrndezur qoftė ajo. Shumė herė vetė Konica, pėrballė kėtij temperamenti tė ēuditshėm femėror e sheh veten disi nė siklet, dhe mjaft studiues, amerikanė e francezė, qė nuk kanė munguar ta kontaktojnė e intervistojnė drejtpėrdrejt Anin e moshuar tė viteve 60, e kanė anashkaluar kėtė rol ndėrmjetės, tepėr miqėsor, tepėr tė pastėr tė Konicės, si vėllai qė kėrkon t'i ndihė tė vėllait nė vuajtjet shpirtėrore.

    Njė foto e rrallė me shkrimin e Konicės
    Dhe jo vetėm kaq, por njė zbulim i kohėve tė fundit, njė foto e rrallė e Ani Plejdenit me gėrshetėn e saj tė prerė, (qė u shit nė ankandin Drouot tė Parisit mė 31 mars 2011) pėrmban, krahas fotos, shkrimin e shkrifėt tė Konicės, konkretisht nė frėngjisht: "Me urimet tona mė tė mira. (Z. dhe Znj.) F.b.K. 1904-5. Chingford."
    Kjo foto e veēantė ėshtė kuptimplote, dhe ēel disa pista tė pashkelura nga specialistėt e veprės sė Apolinerit e tė Konicės. Por, pėr tė mos e lodhur lexuesin, po i japim tė pėrmbledhura si ēėshtje: 21 vjeēarja Ani Pejden pret gėrshetin e vet nė fund tė vitit 1904 dhe ia beson Konicės pėr t'ia dėrguar Kostros (Apolinerit), pėrvuajtėsit shpirtėror tė saj. Po ashtu, i beson edhe foton me flokėt e prerė dhe me kapėn femėrore tė modės angleze. Pėrse vallė? Tė jetė njė gjest lozonjar femėror nga ana e saj pėr tė joshur edhe mė shumė djaloshin francez tė ndezur nga dashuria? Apo thjesht njė gjest lamtumire pėr tė, kur ajo po largohej pėrfundimisht nga Europa drejt Amerikės (janar 1905) pa qenė askush nė dijeni? Apo mos ėshtė thjesht njė grishje dhe provė nga ana e saj nė kuptimin: "Eja mė ndiq, nė mė do," thjesht si nė atė pėrrallėn arabe qė tė dashurit i ka hyrė gjembi nė shputė tė kėmbės dhe e dashura i thotė: "nė mė do vuaj, mbaje gjembin brenda zemrės". Dhe fakti ėshtė - siē del nga letrat e Konicės (Letra 25 - 2 shkurt 1905) - qė Apolineri desh u nis pėr nė Amerikė, pas sė dashurės dhe gjoja pėr "afarizėm" sikur tė mos kishte qenė Konica pėr t'ia prishur mendjen. E atėherė, hajt tė dihej se ē'udhė do merrte vetė jeta Apolinerit! Por e sigurt ėshtė (dhe po e themi me gojėn plot!) qė Franca do kish humbur doemos dhe pėrgjithnjė Gjeniun e saj tė ardhshėm, Heroin e saj tė Letrave moderne, sikur tė mos kishte qenė Faiku ynė pėr ta ndalur nė udhėn drejt Amerikės!...
    Nga ana tjetėr, kjo foto, me urimet e Konicės pėr vitin e ri 1905, pėrmban (krahas rolit tė tij si ndėrmjetėsi shpirtėror nė lidhjen dashurore Ani-Apoliner), edhe njė enigmė tjetėr nga jeta personale, plot mistere, e Faikut. Me siguri qė ai do na kish kėrdisur me sharje e mallkime (siē dinte vetėm ai ta bėnte mjeshtėrisht - dhe me tė drejtė!), tek s'lejonte kurrkėnd ta cenonte nė atė qė ai e kishte tė shtrenjtė, pikėn e dobėt, thembrėn e Akilit. Fakti ėshtė qė si Apolineri, si Ani e viteve 60 e kanė thėnė prerazi: "Konica ishte nė atė kohė i martuar nė Londėr". Por jo. Jo dhe jo. Siē dėshmojnė qartė letrat e tij, asnjėherė Konica nuk ka qenė i martuar, por vetėm ka bashkėjetuar (me dashuri tė pastėr) me dy mikesha, nė kohė dhe nė vende tė ndryshme: fillimisht me Sofinė (nga Ojonaksi i Francės, me tė cilėn pati, siē e dimė tashmė, djalin e tij tė vetėm Henrikun nė Bruksel) dhe, mė pas, me Antonian (nga Eks la Shapela e Gjermanisė, me tė cilėn bashkėjetoi nė Londėr pėr vite tė tėra), kjo e fundit e pasionuar pas gjuhėve tė lashta dhe letėrsisė. Vetė Apolineri e njohu nga afėr kėtė zonjė grua dhe kishte respekt pėr tė. Kėto dy "miket e zemrės", sipas shprehjes lasgushiane, janė tipizuar me penė tė rrallė tek "Dr. Gjilpėra" nė personazhet e Verės dhe Ingridės. Nėse nė letrat e tij drejtuar Apolinerit, Konica fillimisht e deklaron Antonian "mikesha ime", mė pas vėmė re qė po ai e cilėson "gruaja ime", dhe kėtė e bėn thjesht pėr tė shmangur, pėr ēdo rast, telashet e mėdha tė frymės konservatore e paragjykuese tė kohės, sidomos tė mjediseve shqiptare, qė tėrė kohėn kanė gėrvėlisur poshtėrsisht e pabesisht nė jetėn personale tė tjetrit, sidomos kur ky gėzon statusin e "personit publik". Le tė kėnaqemi pra duke thėnė qė Konica nuk ishte martuar veēse me shqiptarizmėn, me dijen, pėrparimtaren, modernen. Sepse pikėrisht kėtyre iu pėrkushtua tėrėsisht, dhe ia arriti pėr mrekulli. Kush mendon tė kundėrtėn, ne po i pėrgjigjemi me fjalėn e Konicės: "Ėshtė krim tė trazosh lumturinė e budallait". Ngaqė Konica diti, si askush, tė njohė, pėrtej gjithēkaje, edhe vetė shijen e jetės, tė shijojė artin e tė jetuarit, si rrallėkush.

    Paraja, Paraja!...
    Por episodi i dashurisė sė Apolinerit pėr Anin, ėshtė thjesht njė degė nė pemėn e lulėzuar tė miqėsisė faikio-apolineriane. Sepse trungu, siē thamė, pėrbėhej tashmė nga ndjenja fisnike e afrimit dhe e njohjes sė ndėrsjellė tė dy tė rinjve, me interesa tė mėdha nė fushat e dijes, kulturės dhe letėrsisė. Ėshtė e pamundur qė Apolineri, i rrethuar nga miq tė shumtė nė Paris, tė tėrė avanguardistė tė rrymave tė mėdha moderne, tė mos donte tė dinte mė shumė se si shqiptari i veēantė, pėr vite me radhė, botonte nė Bruksel e Londėr, njė revistė dygjuhėshe me famė nė rritje, dhe dėrgonte sakaq nė frėngjisht artikuj pėr botim tek "L'Européen".
    Nga ana tjetėr, s'ka si tė mos kujtojmė se nė njė mbledhje tė parė tė tė rinjve tė talentuar pėr themelimin e revistės "Le Festin d'Esope - Gostia e Ezopit" me kryeredaktor vetė Apolinerin, (tetor 1903), nordiku Arne Hammer, sekretar i "L'Européen", mes entuziazmit tė paradokohshėm rinor, parashtroi ēėshtjen mė pikante tė kohės: Ku do gjendej "verdhushka?" (paraja e shkretė!), pa tė cilėn kurrgjė nuk mund tė bėhej, si vetė buka qė s'bėhet dot pa miell.
    Paraja, paraja...! Ishte bėrė mendim i ngulėt pėr tė gjithė, sidomos pėr tė rinjtė krijues, pika kulmore e vuajtjes, mbijetesės, e ndrydhjes, shndėrrimit dhe shfrytėzimit tė talenteve, punės negėr, pengesė qė, o lypsej kapėrcyer, o rri e numėro pleshtat si nė doganėn koniciane tė Durrėsit. Dhe vetėm njė qėllim fisnik nė jetė, njė Motiv i Madh e gjen (se s'bėn!) rrugėn e shpėtimit nga hall-havaleja dhe haleja "para"! A nuk shkroi me shpejtėsi e talent tė rrallė vetė Apolineri, (nė emėr tė parasė e tė mbijetesės) romanet erotikė e plot humor "Dashuritė e njė hospodari" dhe "Bėmat e njė Don Zhuani", qė sot kategorizohen si romane tė erotizmit klasik? Po Konica ynė, a nuk shkroi edhe ai me pseudonimin Gjoni i Krujės (1909) dhe i shiti, shi nga halli "para", dy romane tė tij ende tė panjohura prej publikut shqiptar dhe tė pėrkthyera e studiuara nga autori i kėtyre radhėve?
    Por, le tė rikthehemi mė mirė tek Arne Hammer kur i propozon Apolinerit nė mbledhje e sipėr, atė fillim tetori 1903, ta mbajė vrapin fill e nė Londėr te Konica, i cili mbase do mund t'i ndihte, si bamirės, me ndoca tė holla, shoqėrisė rinore frėnge tė "Gostisė sė Ezopit" (sipas G. Vergnes, "Jeta plot pasion e G. Apolinerit", f. 114-122, Paris 1958). Askush nė fakt s'e di - dhe s'ka si ta dijė! - nėse Apolineri i parashtroi Konicės ndonjė kėrkesė financiare kur i bujti nė shtėpi nė Londėr (shi dy javė para daljes sė "Gostisė...") dhe kur ky e priti nė vatrėn e vet me mikpritjen dhe bujarinė e shqiptarit, i cili, kur tė hap derėn e shtėpisė, tė ka hapur edhe derėn e zemrės. Por, pa u ndalur gjatė te ēėshtja nėse Konica e ndihmoi apo jo Apolinerin me tė holla pėr tė promovuar revistėn frėnge "Gostia e Ezopit", mund tė hamendėsojmė - nga disa tė dhėna tė tėrthorta (si pėr shembull, viti 1903 ishte vit disi "i lulėzuar" financiarisht pėr Konicėn, duke qenė qė nė atė kohė ai sponsorizohej nga M.P. e Jashtme e Austrisė dhe telashet financiare do t'i rifillonin nga mesi i vitit 1904) - se shqiptari Konica duhet ta ketė ndihmuar fillimisht frėngun Apoliner, duke bėrė edhe njė gjest financimi pėr "Gostinė e Ezopit", gjest sado i vogėl e simbolik. Nga ana tjetėr, studiuesi dhe specialisti i shquar i veprės apolineriane Prof. M. Décaudin, nuk ka munguar ta rendisė Konicėn ndėr themeluesit e "Gostisė sė Ezopit". Po ashtu, reklama pėr revistėn "Albania" tė Konicės do tė figurojė pandalshėm, krahas revistave mė nė zė franceze, nė 10 numrat e revistės sė Apolinerit (nėntor 1903-gusht 1904).

    Konica i ushqen Apolinerit dashurinė pėr Shqipėrinė, e mė tej...
    45 letrat e Konicės drejtuar Apolinerit, tė karakterit dialogues - qė do tė thotė se janė pjesė e njė letėrkėmbimi dypalėsh - shtrihen nė l0 vjet (shtator 1903 - tetor 1913). Pak nga pikėpamja sasiore. Shumė nga pikėpamja cilėsore, po tė kemi parasysh edhe rrėmbimet, vėrshimet, turbullimet e jetės me diagramėn e vet tė ulje-ngritjeve shpirtėrore. Veēse me shumė tė drejtė akademiku L. Starova e ka pagėzuar lidhjen Konica-Apoliner si njė "Miqėsi Europiane", qė e tejkalon gjerėsisht kuadrin e miqėsisė sė thjeshtė. Dhe fakti ėshtė qė lekėrkėmbimi i tė dy Mjeshtėrve, tė gjuhės shqipe dhe asaj frėnge, nuk shfaqet kurrsesi si ēastėsor apo koniunktural. Pėrkundrazi, ai lind dhe pėrvijohet si njė bashkėbisedim zemrash e mendjesh tė ndritura, duke ēikur madje caqet e intimitetit, aty ku shprehja e bukur shqipe "miku i mirė duket nė ditė tė keqe" merr kuptimin e vet mė tė plotė e domethėnės. Sepse, kur Apolineri gjendet nė hall, Konica di t'i gjendet pranė, jo thjesht me fjalė tė mirė, por edhe me propozime e vepra. Po ashtu, kur Konica gjendet edhe ai nė hall, Apolineri do dijė t'i ndihė, siē do shohim nė shkrimin tonė pasardhės, "Fletore koniciane nr. 3".
    Nė fakt, personaliteti i veēantė i Faik Konicės, veprimtaria e tij politike e patriotike, si dhe puna e pandėrprerė studimore qė ai bėnte, lanė aq mbresa tė thella tek Apolineri, sa ky nuk do mungonte nga ana tjetėr t'i kushtonte mikut tė tij shqiptar katėr shkrime titulluar: "Faik beg Konitza", "Kartmonedha e njė diplomati tė vjetėr", "Shqiptari" dhe "Rreth dy veprave pėr ēėshtjen e gjuhėve artificiale", ku komenton studimin madhor tė Konicės "Ese pėr gjuhėt natyrale dhe pėr gjuhėt artificiale". Por ama, e veēanta e tė Pėrndriturit Konica ishte se ai ngacmoi tek Apolineri jo thjesht ndjenjėn e miqėsisė individuale, por nė radhė tė parė dashurinė e Poetit tė madh pėr njė popull tė tėrė, pėr popullin shqiptar, pėr historinė e tij, pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tij pėr pavarėsi e mėvetėsi. Kjo ishte njėra anė e medaljes. Ana tjetėr, qė duhet vėnė me tė madhe nė dukje, si njė meritė e padiskutueshme e Konicės, ėshtė se ai ngacmoi tek Apolineri, qė herėt dhe nga tė parėt, kozmopolitizmin e Poetit, dashurinė pėr popujt e vegjėl qė vuanin nga sundimet e huaja. Andaj dhe vite mė vonė e shohim Apolinerin tė shkruajė (1917), nė prag tė vdekjes sė tij tė parakohshme, njė parathėnie prekėse pėr popullin tonė:
    "Shqiptarėt, thotė ai, janė sot mė tė pastrit ndoshta tė indoeuropianėve. Nacionalizmi i shqiptarėve s'ka si tė jetė i dyshimtė, as edhe kombėsia e tyre. Lordi Hobhauz, qė kishte shoqėruar Lord Bajronin nė Shqipėri, shkruante nė fillim tė shekullit XIX, lidhur me popullsitė prej tė cilave pėrbėhej Perandoria osmane: "Vetėm shqiptarėt kanė ndjenjėn e kombėsisė, gjithė popujt e tjerė tė Perandorisė s'njohin grupim tjetėr veē atij tė fesė". Njė Shqipėri e vetme moderne... do zgjidhte doemos ēėshtjen e Kostandinopojės... Ēėshtja shqiptare u duket diplomatėve qė rregullojnė fatet e botės tepėr e vogėl nė krahasim me ēėshtjet tepėr tė mėdha qė i detyrohen vėmendjes sė Gjithėsisė sė tronditur. Diplomatėt e mėdhenj ndoshta gabohen. Ndoshta krejt tė habitur, do venė njė ditė nė Janinė a Krujė, kryeqyteti i lashtė i Skėnderbeut, tė vendosin me dorėn plot emocion themelet e njė Europe tė re". (Apoliner, Parathėnie pėr librin "Shqipėria dhe Franca" tė Elise Aubry).
    Njė Europė e re, njė Europė e Bashkuar. Ėshtė ėndrra e parė e Viktor Hygoit tek mbolli "Pemėn e Shteteve tė Bashkuara tė Europės" nė shtėpinė e tij qė mė 14 korrik 1870, ėndėrr qė iu desh rreth 80 vjet pėr t'u konkretizuar, pas luftėrash tė tėra. Sot, kur Shqipėria ėshtė nė prag tė realizmit tė ėndrrės sė saj pėr t'iu bashkėngjitur familjes europiane, ėndėrr qė u parapri e u parandie edhe nga fjalėt e mėsipėrme profetike tė Apolinerit, nuk ka si tė mos ndjejmė e bekojmė fuqinė e mendjeve gjeniale Konica-Apoliner, miqėsia e tė cilėve qėndron nė themel tė miqėsisė shqiptaro-frėnge, nė themel tė miqėsisė shqiptaro-europiane.

    (er.nu/Milosao/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: A do tė konvertohej Faik Konica?!

    Faik Konica, i biri dhe Wagneri nė njė histori ndryshe

    Nga: FOTAQ ANDREA

    Ėshtė e njohur se mė 1889, djaloshi 13-vjeēar Faik Schichgo Konitza e mban vrapin nga liceu perandorak Gallatasaraj i Stambollit nė liceun e Karkasonės, Francė, nga Lindja nė Perėndimin evropian, me njė hovje tė paparė, qė do ta bėjė adoleshentin shqiptar tė kapėrcejė me hapa talenti tė paradokohshėm dy klasė njėherėsh brenda njė viti shkollor. Dhe do ta vazhdojė kėtė hovje gjer nė mbarim tė kolegjit dhe liceut nė dy-tre qytete franceze, para se tė pėrfundojė si poliglot e filolog kurset e specializuara universitare tė Sorbonės dhe tė Kolegjit tė Francės, njohur ndryshe si Akademia Franceze.
    Pikėrisht, nė moshėn 13-vjeēare, Konica bie pėr herė tė parė nė kontakt me fyellin apo flautin qė, edhe sot e kėsaj dite ėshtė instrumenti simbol, mė klasik e domethėnės i orės sė muzikės nė kolegjin francez. Djaloshi Konica nuk do t'i ndahej mė fyellit magjik e magjeps, qė tė kujton sa titullin e veprės sė pėrkryer tė Mozartit, aq edhe rrėfimin Fyelltari i Hamelnit tė Prosper Merimesė. Do mėsonte kėsisoj qė herėt, krahas njė duzine gjuhėsh tė huaja, edhe "gjuhėn e perėndishme tė muzikės", siē e quan ai, duke mėsuar tė luante vetė nė gati tėrė instrumentet frymore, ku vendin e parė do e zinin klarineta, oboji dhe kornėmuza, apo gajdja angleze, siē na e dėshmon Apolineri.
    E jo vetėm kaq, por me mėsimin e "gjuhės sė perėndive, qė ka njė tėrheqje magjike", ai do dinte tė shijonte nė thellėsi tė shpirtit muzikėn klasike, shi atė Muzikė tė Madhe tė kompozitorėve gjenialė, qė parakalojnė gati tė tėrė nėn penėn e tij, nga Beethoveni, te Mozarti, nga Bachu, Shcuberti, Chopin, Bizet, Giordani, Verdi, Debussy, Rachmaninov, Ravel, Prokofiev, List, Dvorak, Massenet e deri mė nė fund te gjigandi Richard Wagner, 200-vjetori i lindjes tė tė cilit po vazhdon tė kremtohet kėtė vit me madhėshti tė paparė nė botėn e qytetėrimit e tė pėrparimit.

    Konica dhe i biri

    Vagneri! Me siguri kompozitori i madh gjerman e ka kulmuar nė mėnyrėn mė sipėrore krejt adoleshencėn e Faikut, pėr arsyen e thjeshtė se ai do shihte te Vagneri tė ndėrthureshin mjeshtėrisht e mrekullisht dy elementė themeltarė: Drama e jetės dhe Muzika hyjnore, si tipar i veēantė vagnerian i muzikės klasike. E themi kėtė pa kurrfarė mėdyshje, duke pasur parasysh se aty nga mosha 18-19 vjeēare, nė lulen e ēelur tė adoleshencės, krahas hoveve tė gjithanshme nė fushėn e dijes dhe muzikės, Konica do ndjente dhe do ndiqte edhe rrahjet e ethshme tė zemrės djaloshare, hovet e marra shpirtėrore, dridhjet e ėmbla mishtore, tek ra pėr herė tė parė nė dashuri me bukuroshen leshraverdhė ojonakse Hugon Sophie Josephine Annette, 15-16 vjeēare, dhe kur u bė me tė me djalė nė qershor 1897, nė Sent-Zhil tė Brukselit, djalė tė cilit Konica i vuri emrin Henrik Lohengrin beg Konitza Schischgo.
    Nuk ėshtė e vėshtirė pėr tė pikasur nė kėtė emėr tė tė birit tė Konicės mėnyrėn shqiptare tė tė shkruarit tė emrit Henrik, me k, dhe jo Henrique apo Henric, ashtu siē do duhej shkruar nė gjuhė tė huaj. Por nė mėnyrė tė veēantė bie nė sy kėtu emri ndajshtimor Lohengrin, qė tė kujton nė ēast veprėn e famshme tė Rikard Vagnerit, operėn Lohengrin, pėrqendruar te personazhi kryesor simpatik vagnerian me tė njėjtin emėr, "Kalorėsi me mjellmė".
    Ja njė gėzim madhor e madhėshtor nė jetėn e njė njeriu kur bėhet me fėmijė pėr herė tė parė! Dhe nė ē'moshė! Ja dhe njė pagėzim konkret vagnerian i foshnjės ardhur nė jetė me emrin Henrik Lohengrin Konitza! Gjėmojnė trumbetat e engjėjve dhe tė hyjve vagnerianė nė shpirtin e djaloshit Faik, si nė preludin e parė tė operės Lohengrin. Shqyen dhe ēahen retė nė furtuna qiejsh e ndjenjash, dhe nuk do tė vonojė drita e tejteshme e shpresės dhe e lumturisė pėr tė ardhmen, nėn rrezen e parė tė njė dielli shpirtėror patriotik. Konica, i bėrė me djalė, por edhe me fletė, nxjerr me shpejtėsi rrufe, atė vit 1897, numrat e parė tė kryeveprės sė tij Albania, nė Bruksel, boton nė frėngjisht esenė Mbi Edukimin (1898), ku nuk mungon tė pėrmendė publikisht, pėr herė tė parė e tė vetme, praninė e djalit tė tij nė jetė. Gjithēka premtuese fillimisht midis Faikut 20-vjeēar dhe Sofisė 16-vjeēare, e mes tyre engjėllushi Henrik Lonhengrin. Njė aventurė e tėrė, tėrė ėndje dashurore, ashtu si nė operėn e Vagnerit Tristani dhe Izolda, ku Dashuria (me germė tė madhe), qė ushqehet ethshėm nga arti lirik gjatė shekullit tė romantizmit, personifikohet tek kėta dy personazhe tė Mesjetės kelte nė shkallėn e saj mė tė epėrme. Dhe ashtu si Vagneri, qė e shndėrroi operėn nė dramė muzikore tė fuqishme, plot shkėndijime dhe ėndje tė mishit e gjakut, mbartur nė pentagrame hyjnore, po ashtu edhe Dashuria mes Faikut e Sofisė, shfaqur ėmbėl midis Dr. Gjilpėrės (Konica d.v.) dhe personazhit tė Verės nuk do vononte tė kishte njė pėrfundim fatal, kur udhėt e jetės zėnė e ndahen dhe zhurmė tronditėse e kataraktit alpin tė dashurisė vagneriane zė e shndėrrohet nė murmurimė pasionesh e zėnkash, nė pėrplasje botėkuptimesh, gjer nė shuarje tė plotė.
    Profesor Isak Sheme ėshtė i pari qė ka shfletuar dokumentet arkivore tė Brukselit pėr Faik Konicėn. Qė mė 1997, ai e ka pėrmendur tashmė faktin qė Faiku ka pas njohur njė vajzė nė Francė me emrin Sophie Annette Hugon, me tė cilėn ka pasur njė djalė, Henrikun (Vepra 5, f. 335). Por gjithė informacioni, ndonėse tepėr i vyer, kufizohet me kaq. Nė fakt, pas disa vitesh bashkėjetese tė lumtur nė Francė e Belgjikė me Sofinė, me hovet dhe pėrplasjet e duhive tė zemrės, Konica do detyrohet tė largohet nga Brukseli pėr nė Londėr (1902), duke vazhduar Albania-n e tij, teksa francezia Sofia, duke mos mundur t'i pėrshtatet shqiptarit Faik, do dashurohet pas njė piktori nė Bruksel, Sylvestre Arschoot, me tė cilin do kthehet nė Ojonaks tė Francės, vendlindja e saj, dhe do tė ketė edhe njė vajzė, Jeanne Joséphine Catherine, gjysmė motra e Henrikut, me baba tjetėr, e cila do tė ndėrronte jetė jo mė parė se nė maj 2007, nė moshėn 98 vjeēare.
    Henriku, djali i Konicės (qė u rrit nga e ėma Sofia, sė bashku me Katerinėn, gjysmė-motrėn e tij), mė 1920, do martohej me Marthe Suzanne Sieg, dhe do kishin pėr prikė njė lokal, Café des Sports nė Sent-Klod tė Zhyrasė, pikėrisht vendi nga ku Henriku do t'i shkruante letėr Fan Nolit nė kėrkim tė atit tė tij, e ndoshta edhe vendi ku do takohej mė pas (nė vitet 20-30) edhe me mikun e tij Sejfulla Malėshovėn, ish sekretarin e Nolit mė 1922.

    Pėr Vagnerin
    Por le tė kthehemi te Vagneri, te muzika dhe Konica, para se tė japim tė pėrkthyer letrėn e Henrikut. Shumė herė Konica e pėrmend emrin e gjenialit Vagner nė shkrimet e veta. Nė esenė Skicė metode pėr t'u duartrokitur nga borgjezėt, shkruar drejtpėrdrejt nė frėngjisht dhe botuar nga Apolineri te revista e tij le Festin d'Esope mė 1903, Konica, jo pa humor, e sheh edhe vetė rolin e dirigjentit brenda lėkurės vagneriane. Por nė mėnyrė tė veēantė vėren se nė epokėn e tij "kompozitori, pėr t'u vlerėsuar, duhet tė jetė vagnerian, tė ndjekė stilin vagnerian, qė e bėn muzikėn tė vijė gradualisht kreshendo, me mbisundim tė instrumenteve frymore". Ėshtė pikėrisht ky stil muzikor klasik elementi thelbėsor qė e dallon muzikėn tipike/atipike tė Vagnerit. Sepse, kur violinat shushurijnė ėmbėl njė vijė melodike me ulje-ngritjet e veta, si njė erė qė luan me gjethet e thara gjer nė vrumbullimė tė marrėzishme tė tyre, njė linjė e dytė melodike, nė harmoni tė plotė me tė parėn, vjen e dallgėzohet rėndė-rėndė pėrmes instrumenteve frymorė, pėr tė pėrfunduar ethshėm e furishėm nė shpėrthime furtunash tė detit e qiellit me njė bruhaha tė paparė. Gjėmojnė atėherė kimbalet, xingohet e oshtin ajri krejt, pėrmes rrezatimesh tė tilla shpuese qė paralajmėrojnė ngadhėnjimin hyjnor. Kėtė ndjesi, nuk ka si tė mos e provojė gjithkush qė pėrpihet nga muzika gjeniale e Vagnerit. Unė vetė, tėrė kėto ditė, me kufjet nė vesh, pėr gati njė orė majė biēikletės sime eliptike, u pėrpoqa tė ndjekė sa mė pranė veprėn e kompozitorit tė adhuruar tė Konicės. Dhe e trallisur, krejt qenia ime u pėrpi nga muzikė e tij, nga maja e flokut te thoi i kėmbės, si njė magji plot lirizėm.
    Nė tėrė kėtė madhėshti vagneriane, Faik fisnik Konica ynė, nė pararojė tė intelektualitetit evropian dhe tė modernitetit tė kohės, pėrkrah Apolinerit me shokė, do shkonte edhe mė tej pėr tė vlerėsuar veprėn e kompozitorit gjerman. Ai nuk do interesohej thjesht pėr muzikėn e kėtij kolosi klasik, por edhe pėr veprėn e tij tė shkruar, pėr esetė dhe shkrimet teorike e filozofike tė Vagnerit (rreth njėzet vepra).
    Pikėrisht, pėr tė pasqyruar mendimin e tij pėr muzikėn vagneriane, Konica do gjejė rastin pėr t'i shkruar njė letėr tė parė Apolinerit, gjeniut poet francez, aty nga shtatori 1903, shoqėruar nga njė koment i tij. Pėr fat tė keq, komenti ka humbur, por gjithēka lė tė kuptohet se Konica po interesohej nga afėr pėr rubrikėn e revistės L'Européen titulluar Njė anketė mbi Vagnerin, organizuar nga muzikologu dhe kritiku Hugo Tomicich. Apolineri, qė punonte nė atė kohė si redaktor i kėsaj reviste, fillon kėshtu, nga ajo kohė, njė letėrkėmbim tė rregullt me Konicėn. Nuk do mungojnė atėherė rastet kur do kuvendojnė sė toku pėr njė anketė tė re muzikore tė revistės le Festin d'Esope, lidhur me tematikėn Evolucioni 200-vjeēar i orkestrės. Dhe kohė mė pas, konkretisht nė vitet e Havardit, do e shohim tashmė Konicėn t'i hyjė edhe studimit tė Shopenhauerit e Niēes, duke ditur qė ndikimi i tyre ishte i madh nė veprėn vagneriane.
    Nga ana tjetėr, ėshtė i njohur edhe letėrkėmbimi i Konicės me bashkatdhetarėt, kur ndan me ta gėzimet e veta pėr Muzikėn e Madhe. Veēojmė kėtu letrėn drejtuar mikut tė tij Milto Gurra, ku Konica flet se ka shkuar nė 14 koncerte nė Vjenė brenda njė periudhe tė shkurtėr, duke ndjekur sonatat e Scarlattit, simfonitė e Mahlerit, tė babush Haydenit, tė Beethovenit, kantatat e Bachut, etj. etj. Dhe pėrmend njė pas njė me radhė tėrė dirigjentėt e njohur tė kohės, violinistėt mė tė mirė e gjer te orkestruesit dhe kantautorėt, me atė entuziazėm tė artdashėsit erudit qė di tė ngazėllehet nga "muzika e parajsės", pa hequr dorė njė hop prej saj.
    "Nė Bruksel, Londėr, Vjenė, Romė, thotė Konica, asnjėri s'ka qenė mė besnik, mė i rregullt se unė nė koncertet simfonike. Kur hyj nė tempull tė muzikės, kam njė tė qėlluar tė zemrės me shpejtime, ndjej nderim tė frikėsuar e tė pėrulur" (Vepra 2, 252). Sepse Muzika e Madhe ėshtė, siē shprehet ai, "Dritė e shpirtit tim", tek hedh nė kartė me kėtė rast njė vjershė nga mė tė bukurat, njė arie tė vėrtetė, mbėshtetur nė melodinė e Guiseppe Giordanit. Dhe ja si shkruan: "Drit' e shpirtit t'im, / Ki pakėz besim:/ Se pa ty s'rroj dot, / Jeta ėshtė kot. / Un' i mjeri heq, / Zemra mė rėnkon: / Si s'tė vjen keq,/ Pse mė mundon? (Vepra 1, f. 82).
    Kėtė fuqi tė magjishme tė muzikės klasike, Konica e ngre nė piedestal hyjnor nė shkrimin The sėeet poėer of music, duke mbėshtetur pėrkufizimin shekspirian se Muzika, tė ligėn e bėn tė mirė, dhe tė mirėn e shtyn tek e liga. "Muzika, do shprehet me kėtė rast Konica, nuk ėshtė qejf. Ėshtė fe. Muzika ėshtė lutja mė e madhe e fesė sonė, qė na lartėson e na forcon nė luftė me shėmtimet e jetės." Ja fjalė tė arta koniciane me pathos gjeniu, njė pėrkufizim mjeshtėror pėr Muzikėn e Pėrjetshme, qė "zgjon ndjenja nė fund tė shpirtit me fuqi tė ėmbėl", qė edhe njė tufė kuajsh tė hazdisur i zbut "po tė dėgjojnė njė erė (aire) muzike".
    E ndėrsa Konica nuk mungon tė lėvdojė e shenjtėrojė tėrė kampionėt e muzikės klasike, Vagneri, dhe vetėm Vagneri ha bukė veē tek ai. Sepse ai e mban tė mbėrthyer, pa e lėshuar, e dalldis nė mendime, e shpie tutje larg nė kujtime, te Sofia dhe Henriku, thjesht me atė mesazh tė pavdekshėm muziko-filozofik tė pranimit tė fatit, tė pėruljes para tij, por edhe tė shkėputjes nga rrėnimet e jetės dhe tė gjetjes sė baraspeshės shpirtėrore, gjer nė prehje e qetėsi fisnike mes furtunave.
    Atėherė, ashtu siē e shohim me sytė e mendjes Konicėn e ri, tė zymtė e tė menduar, duke dhėnė "koncertin e vet me klarinetė" nė shtėpinė e tij nė Londėr (1904), pėrpara mikeshės sė tij tė dytė Antonia (Ingrida e Dr. Gjilpėrės) dhe pėrpara Apolinerit, dy spektatorėt e tij tė vetėm, e shohim po ashtu Konicėn e mpakur dhe serioz (vitet 30-40), rėnė nė tė thella, tek ndjek ethshėm pėrmes gramafonit tė tij grykė-hinkė Preludin e parė dhe tė dytė tė operės Lohengrin. Domosdo, si ēdo prind, do dėshironte ta kish pranė Henrikun e tij, Lohengrinin e tij, pėr ditė tė mirė e ditė tė keqe, pas tėrė atyre tallazeve e luftėrave tė ashpra tė jetės, pas tėrė atyre gėzimeve e zhgėnjimeve qė kish kaluar. Domosdo i drithėrohet zemra dhe i dridhen mishtė pėr ēdo haber qė merr pėr tė nga Lamja i Vogėl (i urti dhe fisniku i pėrkorė Sherif Delvina mė ka pohuar se S. Malėshova lidhi nė Francė miqėsi me Henrikun) apo nga vetė Noli, i cili, siē e dimė, nė shuarjen e eruditit tė paarritshėm shqiptar, do tė organizonte ceremoninė e varrimit tė tij nėn tingujt magjikė tė uverturės Lohengrin nė dhjetor 1942, tinguj qė do merrnin me vete nė pafundėsi dhe do lartonin madhėrishėm emrin dhe figurėn emblematike tė atij qė themeloi gjuhėn letrare shqipe si thesarin mė tė ēmuar qė kemi sot, tė atij qė hodhi bazat e kritikės letrare, tė estetikės shqiptare, tė sociologjisė, filozofisė, qytetarisė moderne shqiptare, tė atij qė u pėrkushtua me mish e me shpirt pėr Pėrlindjen shqiptare, pėr prirjen dhe zhvillimin perėndimor evropian tė shpirtit tė pėrparuar kombėtar shqiptar.
    Duke u pėrulur gjithė nderim para Veprės sė Konicės, para Veprės sė Vagnerit, me njė anatemė pėr gojėshpuarit e gojėlėshuarit qė nuk dinė tė vlerėsojė gjeniun dhe gjeninė, s'na mbetet veē tė bėjmė njė thirrje pėr fisnikėt e shpirtit: Zotėrinj, hiqni kapat, kur tė pėrmendni emrat e tyre!

    (er.nu/Milosao/BalkanWeb)

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •